Fituesja e çmimit Nobel të sapo shpallur shkrimtarja franceze Annie Eranaux, e njohur për angazhimin e saj social dhe bindjet e saj të majta, ka qenë pjesë e një grupi turistësh që kanë vizituar Shqipërinë komuniste në vitin 1975. Madje jo vetëm kaq, por falë imazheve që ka filmuar me një kamer “Super-8” bashkëshorti i saj i ndjerë, ne kemi mundësi të shohim sot filmimet e asaj që nobelistja ka përjetuar gjysëm shekulli më parë. Dhe kjo si rezultat i një çudie. Njëri nga djemtë e saj, kineast, i ka mbledhur të gjitha arkivat filmike të prindërve dhe ka ndërtuar me to një dokumentar tëkstin e të cilit e bën vetën nobelistja Ernaux.
Kështu, në dokumentarin që u prezantua vitin e shkuar në festivalin e Kanës dhe që do të jetë në kinematë franceze në dhjetorin e ardhshëm, ne qemtojmë edhe rreth 6 minuta nga eksperienca e Annie Ernaux në Shqipërinë e mbyllur hoxhiane.
Shkrimtarja tregon plot hollësi. Që nga zgjedhja e këtij udhëtimi misterioz, tek fakti që duhej të ndryshonte veshjen në aeroport: “Na detyruam të ndryshojmë veshjet. Na zhveshën nga shenjat e dekadences borgjeze. Gratë hoqën pantallonat dhe veshën fustanet” tregon ajo me zërin e saj” për vendin ku ende “peisazhet nuk ishin defiguruar nga dyndja e betonit”.
Cifti udhëton bashkë me 8 turistë të tjerë në Tiranë, Durrës, Butrint dhe nobelistja e ardhshme kalon kohën duke lexuar të vetmin roman që e ka gjetur të përkthyer në frengjisht: “Juga e bardhë” e Jakov Xoxës. Ajo evokon qetësinë e qyteteve pa makina, shpjegon karakteristikat e regjimit shqipëtar, dështimin për ndërtimin e njeriut të ri, dhe pamundësinë për tu takuar me njerëzit e zakonëshëm ndërsa bënin plazh përpara hotel Adriatikut.
“Ne nuk e imagjinonim athere që nga të gjitha statujat e ngritura për lavdinë e regjimit pas 20 vjetësh nuk do të mbetej asgjë”, tregon Ernaux e cila përshkraun udhëtimin në Shqipëri krahas atyre në Bashkimin Sovietik dhe në Kilin e Salvador Aliendes.
Ky dokumentar mund të gjendet on line edhe në faqen e tevevizionit franko gjerman ARTE.tv. / Lapsi.al / KultPlus.com