Poezi nga Milivoj Slaviček
Tashti nâna jéme udhëton. Nânat gjithnji janë përngut’
Ato udhëtojnë nga njana këmishë
e djemve tek tjetra
Nga kopsa në kopsën e nji guje
Ato udhëtojnë imagjinatës së thmive të tyne
Nepër restorane dhe dhomat ku flejnë
Përmas u shkojnë t’bijve
Nânat jetojnë nër diellin e bijve
Dhe kângëve knue lezëm
Nânat janë gjithnajat e dashtuna, t’brishtat nâna
Që shkojnë përhershëm
Në ni pasiguri t’bukur, në ni ankth t’vogël
Ato shkruejnë kartën që kurrë nuk i biem në fund
T’voglat t’largëta nâna që sa t’jetë jeta
Praninë e tyne kemi me niè.
Të gjitha nânat tona për të cilat heshtim.
Të cillat na krahasojnë veç me vet ne.
Ato udhëtojnë pandalun në nifar thelbi
diskret,
ato kurrë nuk luejn veni nga sokaçe dashtunie
Dhe ende, ato janë gjithmonë në udhë për me dalë në Botë: i biri!
P’ej uzdaje n’uzdajë, p’ej meraku n’merak
Shamizeza.
Shqipnue nga Halil Matoshi. / KultPlus.com