‘Shqipëria e bukur’, Rama ndan pamje nga Thethi në vjeshtë

Ngjyrat e ngrohta të vjeshtës e kanë bërë Parkun Kombëtar të Thethit një nga atraksionet më interesante për t’u vizituar në këtë stinë.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” ndau sot pamje nga Thethi, i cili vijon të tërheqë turistë vendas e të huaj gjatë gjithë vitit.

I ndodhur 70 km larg Shkodrës, Thethi është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve në të gjitha stinët, por në vjeshtë ai është magjik.

Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë Monumenti i Natyrës si Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit./atsh/KultPlus.com

Ky është trendi që do të dominojë gjatë vjeshtës

   

Çanta ikonë nga Chanel dhe xhaketa nga Burberry ishin dhe janë pjesët më ikonike me tegela për shumë dekada. Që në sezonin e kaluar, shtëpitë më të mëdha të modës e sollën sërish në plan këtë trend, pasi nevoja e vajzave/grave moderne për rehati dhe stil është më e madhe se kurrë.

Nëse e doni trendin dhe bëni pjesë në grupin e personave që guxojnë me veshjet e tyre, mund të zgjidhni një version total. Si fillim, mund të investoni në një xhaketë me tegela, e cila është ideale për ditët e vjeshtës. / KultPlus.com

Ministrja Hajdari paralajmëron rritje të çmimeve në vjeshtë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar se në vjeshtë mund të ketë sërish rritje të çmimeve.

Sipas saj, ka statistika që tregojnë se ndoshta mund të ketë rritje.

“Ne nuk mund ta parashikojmë rritjen, ka statistika që thuhet se ndoshta në vjeshtë mund të ketë rritje por ndoshta nuk mund të ketë rritje sepse nuk e ke paraparë luftën”, ka deklaruar Hajdari.

E pyetur se cili është plani pasi janë të vetëdijshëm se një krizë tjetër mund të vijë në vjeshtë, Hajdari tha se “sikur të kisha me shumë miliarda në Kosovë do të kisha vepruar shumë lehtë, të mbushi arkën e shtetit me të gjitha furnizimet dhe ta sigurojë tregun e Kosovës”.

Tutje, Hajdari ka deklaruar se do të zhvillojnë masa dhe paketa përkrahëse, por se kjo varet nga buxheti.

“Gjithçka shkon në mundësinë e buxhetit, sa të kemi buxhet kemi mundësi të zhvillojmë edhe masa dhe paketa përkrahëse. Sa të kemi buxhet kemi mundësi të jemi edhe pjesë e stabilizimit të tregut. Por çka mundemi tani për tani të veprojmë, të ndalim lojën e pafavorshme dhe lojën jo fer të lojtarëve që janë spekulant në treg”, ka deklaruar Hajdari në Tëvë 1.

Ajo ka folur edhe për rezervat shtetërore. Tha se në rezervat shtetërore kanë shtuar 10 milionë euro furnizim me grurë, vaj dhe sheqer.

“Kur erdha si ministre e re kuptova që rezerva e shtetit duhet të pasurohet më shumë dhe u mora me politiken e furnizimit për rezervën shtetërore. Kemi grurë dhe të gjitha produktet elementare, jemi furnizuar dukshëm më mirë. Tash do të ketë pasurim edhe më të lartë është çështje muajsh dhe më shumë, pasurim më të lartë edhe në korrik kur kemi të korrurat vendore.

Kemi shtuar plus 10 milionë euro furnizimin që është me grurë me vaj dhe sheqer. Mbi 60% e rendimentit është rritur në prodhimin vendor, duke e hequr edhe akcizën. Ne e kemi rezervën për situata më të vështira në rast të luftës, ose fatkeqësive natyrore, ne synojmë në afat më të gjatë të jemi me më shumë furnizim të rezervave shtetërore që të balancojmë edhe tregun përmes rezervës shtetërore nëse lejon buxheti”, ka deklaruar Hajdari./ KultPlus.com

‘Në sofrën time ka speca, bukë e kripë…’

Poezi nga Nâzım Hikmet

Ditët sa vijnë e gjymtohen,
shirat janë në të zbrazur,
dera ime, deri në fund ty të pret e hapur..

Pse mbete kaq vonë???

Në sofrën time ka speca, bukë e kripë,
Në një kutruve, verën që ruajta për ty,
E piva deri në gjysmë i vetëm,
duke të pritë…
Pse mbete kaq vonë???

Por ja frutat e mjalta
Qëndrojnë në degë, të pjekura flakë,
Do të binin në tokë,
Nëse do vonoheshe edhe pak!.. / KultPlus.com

Tetor

Poezi nga Rina Mujku

Mëngjes vjeshte,
Duket sikur çdo gjë ka vetëm një ngjyrë,
Një ngjyrë që veç ‘e bukur’ quhet
Mbulon çdo pemë, çdo rrugë, çdo ndjenjë hijshëm, këndshëm në çdo mënyrë,
Prandaj veç e bukur i thuhet.

Erë e ftohtë, për veshët melodi
Me të cilën flokët vallëzojnë,
Ngrohtësinë e saj ua falë vetëm atyre
Që të ftohtin vërtetë e shijojnë.

Dhe sa herë që gjethet lozonjare i vështron
Lehtë duke u lëkundur e pastaj duke rënë,
Të bëjnë të zhvishesh edhe në brendësi
Nga çdo brengë që zemrës mund t’i kesh vënë.

Mëngjes vjeshte, panorama më e sinqertë e shpresës.
E çfarë mund të të dhurojë më shumë siguri
Kur sheh se krejt ajo që po vdes
Do të lindë më e bukur përsëri?! / KultPlus.com

Vjeshtë

Poezi e shkruar nga Naime Beqiraj.

Në palestër hartash, objekte të verdhme moti
Zhurmat si trokitje, hijëzuar ultë, krejt pa taka
Një kopsht me vete dhe rrugën kah mediton Zoti
Prap vjeshtë, prap prush i kuq, edhe kur s’i del flaka

I dua pemët që thur ti, edhe në mos i hëngsha
Kur me shije planeti syrin ma thirrin mes rreshtash
E praruar me drita, mollë e ftua në mos u bëfsha
Në dorë më ke, n’krahëror, sa e ëmbël vjeshta

Duke i pyetur xhamat të pasqyruar me shije
Drita është e ëmbël edhe kur nuk qet sy dielli
Si ta kthej vjeshtën kur bora të ndjell fryrje
Atëherë, kur urtas, nuk nis të errët as qielli

Vjeshta vjen e prajshme si urtake e Zotit
Pushon pak, kur i kthen ngjyrat në simfoni
Si palë ëndërrash barkas kur ndryshon moti
E si copa perlash, kur pikat ju bijnë përbri

E priste edhe me hënën që fshihej përballë
Atë krijesë të vogël që i rrinte duke qeshë
Në netët e njoma as cigare nuk kishte kallë
Mister lajmëronte qielli, mandej vinte vjeshtë

Qëlloi e bukur e madhe – për tu zvogëluar
Vec rrezja përbirohej në skaj buze duke qeshë
Askush nuk nxirrte fuqi për ta zëvendësuar
Ajo vec një ishte, mandej bëhej vjeshtë

Nisi t’i studionte prap ngjyrat e Van Gogut
Plepat e praruar, dritat, gjethet, shiun duke reshë
Impresionizmin, diellin dhe erën e sfondit
Si pika të gravuara, si malli që lind në vjeshtë

Kur kapërceu shkallët, pika gjethi luanin mbi kokë
Pemët elegante, sytë prapë ia kishin dehë
Bukuria jote nuk mësohet në asnjë shkollë
Bukuria jote nuk qetësohet, sepse është vjeshtë

E një erë e jugut pikë pikë i zhduk kurorat
Bijnë në tokë të vet, përzihen me hijeshi
E ndërton prap ngjyrshmëri sa do janë të vogla
E mbas gjurmëve të vjeshtës – pikon dashuri