Miss Kalifornia në SHBA vesh fustanin e disenjatores kosovare

Në një aktivitet artistik të organizuar në SHBA, ku mori pjesë edhe miss Kalifornia 2019, Erica Dann, u paraqit me një fustan të dizenjatores nga Kosova, Vjollca Llapashtica.

Lajmin e bën me dije vetë disejnatorja, që thotë se Erica Dann, ka publikuar disa foto në llogarinë e saj, duke e falënderuar për këtë kreacion.

“Ndër te tjerat e falënderoj disenjatoren Vjollcën që ma ka përgatitur fustanin perfekt”, citohet të ketë shkruar ajo.

Ndryshe, Vjollca Llapashtica, prej se ka filluar punën e saj, në vazhdimësi përkujdeset për artistet me famë botërore, të cilat marrin pjesë në aktivitete me rendësi nga jeta shoqërore.

Disenjatorja Vjollca Llapashtica, sjell koleksionin e ri (FOTO)

Disenjatorja Vjollca Llapashtica ka sjell koleksionin i ri me fustane të nusërisë 2019.

Ky koleksion brilant, sjell modele të ndryshme të fustaneve të nusërisë ku secili prej tyre ka veçantitë e veta.

Çdo model i këtij koleksioni është i punuar me detaje të ndryshme dhe është i papërsëritshëm.

Këto kreacione të punuara me delikatesë dhe unike mund t’i gjeni në atelienë e saj në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë. / KultPlus.com

Dizenjatorja Vjollca Llapashtica sjellë koleksionin e ri (FOTO)

Dizenjatorja Vjollca Llapashtica sapo ka publikuar koleksionin e saj më të ri që vjen me një llojllojshmëri ngjyrash, shkruan KultPlus.

Në këtë koleksion ku dominon ngjyra e bardhë, prezentë janë edhe vellot e bukura të punuara me material prej rrjeti me perla prej mëndafshi.

Llapashtica tregoi se një femër e cila mendon të veshë një fustan të veçantë mund ta gjej vetën tek ajo. Në këtë fotosesion, mund t’i shihni vetëm disa kreacione ndërsa të gjitha mund t’i gjeni në atelienë e saj në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë./ KultPlus.com


“Love your Color”, koleksioni më i ri i Vjollca Llapashticës (FOTO)

Disenjatorja e njohur Vjollca Llapashtica, nëpërmjet një fotosesioni e ka prezantuar koleksionin e saj për sezonin pranverë- verë 2018, të quajtur “Love your Color”, shkruan KultPlus.

Ky koleksion me mbi 40 kreacione, në brendinë e saj përçon mesazhe gëzimi, optimizëm dhe gjallëri, dhe është koleksion shumë femërorë.

Në koleksionin e prezantuar dominojnë fustane elegante dhe janë të krijuara me këto materiale; sedefe me dizajne të ndryshme, dantella me perla me gurë sfarofski, fustane të kombinuara me plish, tafte me dizajne të luleve të shtypura në te, poashtu një pjesë e këtij koleksioni është krijuar edhe me punë dore.


Të bashkangjitura disa pamje fantastike, ku duket se Llapashtica e gjithë kreativitetin e saj ka derdhur në këtë koleksion ./KultPlus.com

Vjollca Llapashtica me koleksion të ri, shtatë fustane për shtatë vjetorin e brendit (FOTO)

Koleksioni më i ri i disenjatorës Vjollca Llapashtica, ka vetëm shtatë fustane dhe secili nga ta është unik, e të cilët janë të punuar me peliçe, punë dore, gurë…, me ngjyra mbretërore, ari dhe argjend, qumështi, të zezë etj., fustane këto që janë punuar me materiale nga Italia dhe Franca.

Disenjatorja Llapashtica ka thënë për këtë koleksion se secili fustan është krijim në veti- unik, dhe sipas saj, këto krijime nuk përsëritën më: “Jo vetëm në rajon por edhe në Evropë e më tej, besoj se askush deri më sot kësi lloj koleksioni nuk ka krijuar deri më tani”, ka thënë ajo.

Ndërsa sa i përket pse vetëm shtatë fustane për një koleksion, Vjollca ka thënë se ky numër i pëlqen vajzën së saj të vetme, Emës, dhe nga ana tjetër, ajo këtë numër e ka përshtatë edhe me rastin e ërvjetorit të shtatë të punës së saj të suksesshme në Kosovë./KultPlus.com

“Statment new generation 2018”, vjen nga disenjatorja Vjollca Llapashtica (FOTO)

Disenjatorja kosovare Vjollca Llapashtica, sjellë koleksionin e saj të ri “Statment new generation 2018”, shkruan KultPlus.

Në këtë koleksion Llapashtica, ka sjellë mbi 50 kreacione-fustane të llojllojshme, elegante dhe kryesisht dominon ngjyra e plotë dhe e fuqishme.
“Përveç që i kam përcjelle trendët e fundit në botë, sidomos ato vende ku më shumë është prezentë eleganca, gjatë këtij koleksioni, kam pas parasysh edhe kërkesat, nevojat dhe shijen e klientëve të mia duke filluar nga Prishtina, Tiranë e deri në SHBA”, deklaroi Vjollca Llapashtica.

Në këtë fotosesion të prezantuar nga modelja Alba Hoti, mund t’i shihni vetëm disa kreacione ndërsa të gjitha mund t’i gjeni në atelienë e saj në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Vjollca, ka paralajmëruar së gjatë muajit dhjetor do të sjellë koleksionin tjetër me pallto të shkurtra dhe të gjata, elegante dhe për të gjitha moshat./ KultPlus.com