Presidentja Osmani: Polonia do të na dhurojë 100 mijë doza të Pfizer

Polonia ka ndarë 100 mijë vaksina Anti-COVID për Kosovën. Ndonëse nuk janë dhënë informacione për kohën kur vendi do të furnizohet me to, presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se autoritetet polake do t’i dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer për vendin.

Kosovës i janë ndarë edhe 100 mijë vaksina Anti-COVID falas.

Polonia ka vendosur t’i dhurojw  100 mijë vaksina Pfizer për vendin.

Kështu ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani, teksa ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë Kosovës gjatë pandemisë.

 “Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar ajo në Twitter./KultPlus.com