Presidentja Osmani në fjalimin vjetor: Kosova është projekt i rëndësishëm amerikan, misioni im buron nga vullneti qytetarë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin vjetor të saj në Kuvendin e Kosovës, ku edhe ka diskutuar çështje lidhur me fushëveprimtarinë e institucionit që ajo drejton dhe siç parashihet me Kushtetutën e Kosovës, shkruan KultPlus.

Osmani fjalimin e saj e hapi duke kujtuar zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe gjithashtu edhe pandeminë, e cila po vazhdon të jetë një problem global.

“Pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, përfaqësuesit tuaj duke respektuar vullnetin tuaj të qartë, më dhanë besimin që të udhëheq me institucionin më të lartë në vend. Gjej rastin që edhe njëherë t’iu falënderoj për këtë besim. Pandemia ka ndryshuar jetërat tona duke ndryshuar edhe mënyrën tonë të jetesës. Dua që se bashku me ju t’i kujtojmë bashkëqytetarët tanë që humbën jetën nga ky virus. Ne na duhet përkushtim global për ta luftuar pandeminë dhe për ta ruajtur ambientin. Si presidente kam bashkëpunuar me institucionet që qytetarët të kenë qasje në vaksina. Sot Kosova radhitet në vendet më të suksesshme në luftimin e pandemisë”, tha e parja e shtetit.

Me falënderime të përzemërta për aleatët e Kosovës, me një theks të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja ka bërë thirrje që qytetarët ta marrin dozën e tretë të vaksinës.

“Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më i rëndësishëm amerikan”, u shpreh më tej Osmani.

Osmani gjatë fjalimit të saj ka bërë të ditur se zyrën e presidencës e ka shndërruar në zyrë të hapur dhe transparente për të gjithë qytetarët.

“Institucioni që drejtoj është shpallur si institucioni më transparent në rajon, ndërkaq këtë përkushtim për transparencë të plotë karshi publikut, gjatë këtij muaji do ta dërgojmë në një nivel tjetër, ku në mënyrë proaktive do të publikojmë shpenzimet e mia dhe të kabinetit tim, por edhe ato të viteve paraprake, ku dëshmohet që përderisa shpenzimet tona janë shumëfish më të vogla, puna jonë për vendin është shumëfish më e madhe”, tha ajo.

Osmani në fund kujtoi edhe fjalimin e saj të parë inagurues si presidente e vendit, duke thënë se ne jemi tepër pak për të qenë të ndarë.

“Unë do të vazhdoj të punoj për ruajtjen e unitetit të qytetarëve dhe krijimin e një ambienti të shëndosh dhe ndërveprimi mes nesh dhe bashkëpunimi në çështje madhore jo vetëm të jetë i mundur po të shndrrohet në parim të pakapërcyeshëm për secilin prej nesh. Sikur e kam thënë në fjalimin tim inagurues si presidente, ne jemi tepër pak për të qenë të ndarë, ne duhet të kujtojmë vazhdimisht që vlera në të cilat janë të ndëruara shoqëria jonë bazohen në harmoninë e ndërsjellë”.

Falënderimet e saj në fund ishin për të gjithë qytetarët, duke rikujtuar se roli dhe burimi i saj burojnë nga vullneti qytetarë.

“Si presidente e juaja, si Presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës në çdo hap roli dhe misioni im burojnë nga vullneti qytetarë, Dua të ju falënderojë për besimin tuaj, e duke ju uruar shëndet të plotë juve dhe të gjithë qytetarëve, ju falënderojë shumë”, tha në fund ajo.

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe shumica e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk qëndruan në sallë atëherë kur Osmani po mbante fjalimin e saj. /KultPlus.com

Franca i dhuron Kosovës 117,000 vaksina Pfizer, Osmani: Beteja me COVID-19 ende nuk ka përfunduar

Franca sot i ka dhuruar Kosovës 117,000 vaksina anti-Covid, përcjell KultPlus.

Njoftimin e ka bërë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila përmes një postimi në Facebook ka falënderuar popullin francez dhe Presidentin Macron për këtë donacion.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të saj:

Angazhimi ynë institucional për luftimin e pandemisë është fuqizuar vazhdimisht përmes përkrahjes së partnerëve e aleatëve tanë.

Franca, dhe njëherë përgjatë këtij rrugëtimi sfidues, u dëshmua si një vend mik e solidar. Në emër të qytetarëve tanë, dua ta falenderoj Presidentin Macron dhe popullin francez për donacionin me 117,000 vaksina Pfizer. Një kontribut i duhur, në një kohë të duhur.

Kosova ka arritur një nivel të mirë të vaksinimit dhe qytetarët tanë kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë kolektive e vetëdijesimit. Por, kemi ende punë përpara. Siç u dëshmua në vende të tjera, doza e tretë është e domosdoshme për ta parandaluar një valë të re infektimesh.

Në prag të festave të fundvitit, dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes dhe më të dashurve tuaj është ruajtja e shëndetit tuaj. Andaj, ju lutem, vaksinohuni!./KultPlus.com

Osmani pret mbështetje nga Lituania për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Lituanisë, Jurate Raguckiene me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, të cilën e uroi për detyrën, duke i dëshiruar sukses në angazhim.

Në këtë takim, Presidentja Osmani, siç bën të ditur presidenca, theksoi se Kosova pret mbështetjen e shtetit të Lituanisë në përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkaq në kontekst të situatës politike në rajon, Presidentja Osmani ka potencuar rrezikun e destabilizimit nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentëve të tyre në Serbi. Sipas saj, nevojitet unitet dhe reagim kundrejt tendencave destabilizuese në rajon.

Të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në sferën e mbrojtjes, arsimit, shkëmbimit ekonomik dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Ambasadorja Raguckiene ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj ta mbështesë Kosovën edhe më tej dhe në të njëjtën kohë i ka bërë ftesë zyrtare Presidentes Osmani që në një kohë të përshtatshme për të dy palët, ta vizitojë Lituaninë. /KultPlus.com

Gradohet komandanti i FSK-së Bashkim Jashari

Komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari, me dekret të Presidentes avancohet në gradën Gjenerallejtënant.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ceremoni të veçantë shtetërore, gradoi sot Komandantin e FSK-së, gjeneral major Bashkim Jasharin, në gradën Gjenerallejtënant.

Me këtë rast, Presidentja Osmani-Sadriu tha se tashmë gjeneral Jashari është graduar në gradën më të lartë dhe u shpreh e bindur se Forca e Sigurisë së Kosovës do të udhëhiqet nga ai me profesionalizëm dhe nder.

“Kjo gradë bartë një detyrim të madh dhe jam e bindur si Presidente e vendit së bashku me qeverinë që e ka bërë këtë rekomandim se me aftësinë tuaj do të udhëhiqni me nder, krenari dhe integritet një Forcë e cila është ndërtuar mbi një sakrificë të madhe të popullit tonë”, theksoi Presidentja Osmani-Sadriu në këtë ceremoni.

Në këtë ceremoni gjithashtu morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe stafi i lartë ushtarak i FSK-së./ KultPlus.com

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari sot merr gradën gjenerallejtënant

Përmes një njoftimi, Zyra e Presidencës bën të ditur se ceremonia do të fillojë nga ora 10:00, shkruan KultPlus.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon gjeneralmajor Bashkim Jasharin në gradën gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Jashari kishte pranuar detyrën e komandatit të përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës më 1 dhjetor.

Ndërkaq, para disa ditëve, Gjeneralmajori ishte takuar edhe me të parin e shtetit, Albin Kurti. /KultPlus.com

Kush është Bashkim Jashari që nga sot do ta komandojë FSK-në? - Gazeta  Express

Osmani do ta gradojë nesër Bashkim Jasharin në gradën ‘Gjenerallejtënant’

Më 13 dhjetor, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një ceremoni të veçantë për të graduar Gjeneralmajor Bashkim Jasharin, shkruan KultPlus.

Përmes një njoftimi nga zyra e Presidencës, është bërë e ditur edhe agjenda mediale e presidentës për ditën e nesërme.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant”, thuhet mes tjerash në njoftim.

E gjithë kjo ceremoni do të gjej vend në zyrën e Presidencës.

Komandati i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Jashari, pati një takim para disa ditëve edhe me kryeministrin Albin Kurti. /KultPlus.com

Presidentja Osmani pjesë e maratonës bamirëse ‘Vrapo Babadimër’


Eventi i përvjetshëm “Vrapo Babadimër” u organizua edhe këtë vit dhe me gjithëpërfshirje të plotë u shënua edicioni i gjashtë, që pritet të ndihmojë më shumë se 700 familje, shkruan KultPlus.

Pjesë e maratonës ishte edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Ndërsa kujtojmë se organizatori i maratonës “Vrapo Babadimer” të Organizatës Jo-Qeveritare “Projekti 5 cent”, Jusuf Islami, ka thënë në një prononcim për KultPlus se gjithëpërfshirja dhe ndihma për njerëzit në nevojë është pikërisht synimi i tyre.

“Evente të tilla dhe maratona të ngjashme ka nëpër vende të ndryshme të botës. Qëllimi kryesor i tyre është bamirësia për njerëzit në nevojë. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq do të ndihmojmë më shumë se 700 familje, përzgjedhjen të cilëve e kanë bërë ata”, pati thënë Islami.

Ata kanë dhuruar edhe për shoqatën “Down Syndrome Kosova”, pasi që synim kryesor e kanë gjithëpërfshirjen.

Programi i kësaj maratone filloi në ora 11:00 me ç ‘rast pati edhe një program muzikor derisa me fillim nga ora 13:00 u zhvillua starti dhe finishi në sheshin “Nëna Terezë”. / KultPlus.com

Osmani i reagon Vulinit: E vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande tjetër

Së fundmi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar mbi deklaratën e politikanit serb, Aleksander Vulin, i cili ka thënë se “masakra e Reçakut është një trillim”, transmeton KultPlus.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se reagimi i Osmani ka qenë i menjëherëshëm, duke thënë se në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit dhe kjo gjë është një fakt i njohur.

Postimi i plotë i Osmanit:

Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën. Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur. Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, kishte vizituar këtë vend në atë botë dhe ishte tmerruar nga kufomat e masakruara. /KultPlus.com

Zbulohet shtatorja e William Walker në Reçak - Albinfo

Presidentja Osmani: Populli i Kosovës ka jetuar një periudhë të mohimit të të drejtave, jemi të vendosur t’i respektojmë ato

Para 73 vjetësh, Asambleja e Përgjitshme e OKB-së ka miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Lidhur me këtë, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që t’i mbështes të drejtat e qytetarëve.

Presidentja Osmani përmes një postimi në Twitter, theksoi se populli i Kosovës ka jetuar vetë një periudhë të mohimit të të drejtave elementare të njeriut.

“Në këtë ditë të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Si një popull që kemi jetuar një periudhë të mohimit edhe të të drejtave më elementare të njeriut, ne jemi të vendosur të sigurojmë që t’i mbështesim dhe respektojmë ato në mënyrë universal”, ka shkruar Osmani. / KultPlus.com

Osmani në Samitin e Demokracisë: Nga populli më pro-amerikan në botë, faleminderit të gjithëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar në Samitin e Demokracisë të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Demokracia është në themelet e shoqërisë së Kosovës, ka thënë Osmani, duke treguar gjithnjë e më shumë se tri shtyllat më të fuqishme mbesin ato të Presidentit Rugova: liri, pavarësi demokraci.

KultPlus iu sjellë deklaratën e saj të plotë 3 minutëshe:

“I nderuari President Biden,

Të nderuar pjesëmarrës,

Po ju drejtohem si Presidente e Republikës së Kosovës, një nga demokracitë më të reja por edhe më aktive në botë.

Së shpejti, Kosova do të shënojë 14 vjetorin e pavarësisë, por regjimet autoritare dhe gjenocidale i kemi luftuar për një kohë shumë më të gjatë se kaq. Demokracia është në themelet e shoqërisë sonë, ajo është e rrënjosur thellë në luftën tonë historike për liri dhe të drejtat e njeriut. Dhe, siç e parashikoi ati ynë themeltar, Presidenti Rugova, Republika jonë mbështetet fuqishëm në tri shtylla: liri, pavarësi, demokraci.

Sot, Kosova vazhdon të përparojë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me tranzicion paqësor të pushtetit, liri të pacenuar të mediave dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut të vulosura në kushtetutën tonë.

Por, Demokracia nuk është kurrë një projekt i përfunduar apo i kufizuar në kohë. Andaj sot, do të paraqesë zotimet e Kosovës për forcimin dhe zhvillimin e demokracisë sonë për të siguruar që ajo t’i rezistojë kohës. Ne do të:

1.    Forcojmë sundimin e ligjit përmes zbatimit të plotë të Strategjisë Kombëtare për Sundim të Ligjit, dhe një procesi të vetingut i cili do t`i rrënjosë integritetin, paanshmërinë dhe profesionalizmin në zemër të sistemit tonë të drejtësisë. Ne zotohemi për miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të avancuar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, vendosjen e ndalimit të udhëtimit për individët e huaj të përfshirë në abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, ndalimin e financimit të qeverive të huaja për partitë politike dhe ndalimin e institucioneve publike që të përdorin teknologji të vëzhgimit nga prodhues jo të besueshëm.

2.    Forcojmë rolin e gruas në shoqërinë tonë duke iniciuar veprime për harmonizimin e të gjitha ligjeve përkatëse me dispozitat e ligjit për barazinë gjinore, për të garantuar vendin e duhur të gruas në institucionet publike dhe rolet vendimmarrëse. Ne gjithashtu do ta miratojmë një strategji kombëtare të guximshme kundër dhunës me bazë gjinore për ta zbatuar Konventën e Stambollit, për ta frenuar këtë epidemi përmes parandalimit dhe mbrojtjes dhe duke i rritur dënimet minimale për të pasqyruar peshën e rëndë të krimeve me bazë gjinore.

3.    Do ta themeloj një Këshill Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili do të bashkojë institucionet publike dhe shoqërinë civile për të shtyrë përpara dhe monitoruar zbatimin e zotimeve tona. Ky këshill tregon përkushtimin tonë afatgjatë për ta përmirësuar demokracinë tonë.

Ne nuk duhet ta marrim demokracinë si të mirëqenë dhe duhet ta mbrojmë pa u dorëzuar asnjëherë. Qoftë një vend i madh apo i vogël, ne të gjithë mund të bëjmë një ndryshim, veçanërisht nëse i bashkojmë forcat. Andaj, ne zotohemi së do të punojmë me ju të gjithë për t`i arritur objektivat tona, për t`i ndarë praktikat më të mira, për ta kundërshtuar ndërhyrjen dhe propagandën ruse dhe për ta promovuar paqen në mbarë botën.

Në këtë frymë, unë do të organizojë një Samit Global për Gratë në Paqe dhe Siguri në vitin 2022 që do të bashkojë liderë nga e gjithë bota.

Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë.

Dua të falënderoj Presidentin Biden për lidershipin e tij në këtë përpjekje!

Nga populli më pro-amerikan në botë, faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim!”

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu: https://we.tl/t-BkwOsNzayr /KultPlus.com

Këtu mund ta ndiqni fjalimin e presidentes Osmani, në Samitin për Demokraci në SHBA (LIVE)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën në Samitin për Demokraci, i cili do t`i zhvillojë punimet virtualisht më 9-10 nëntor, dhe në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 100 shtete nga mbarë bota.

Hapja e Samitit do të bëhet nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ndërkaq Presidentja Osmani në fjalën e saj në këtë Samit do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.

“Në këtë Samit do të marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ata nga sektori privat, ndërkaq është paraparë të diskutohet për: forcimin e qëndrueshmërisë demokratike, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë dhe mbrojtjen kundër autoritarizmit, mbrojtjen e institucioneve demokratike, kundërshtimin e autoritarizmit digjital dhe afirmimin e vlerave demokratike”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës.

Ftesa për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci i është dërguar Presidentes Osmani nga presidenti Biden më 9 nëntor. Presidentja ka përshirë në delegacionin e saj që do të marrin pjesë virtuelisht në samit edhe përfaqësues të institucioneve të tjera publike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.  /KultPlus.com

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Demokraci, i cili do t`i zhvillojë punimet virtuelisht më 9-10 nëntor dhe në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 100 shtete nga mbarë bota.

Hapja e Samitit do të bëhet nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ndërkaq Presidentja Osmani në fjalën e saj në këtë Samit do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.

“Në këtë Samit do të marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ata nga sektori privat, ndërkaq është paraparë të diskutohet për: forcimin e qëndrueshmërisë demokratike, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë dhe mbrojtjen kundër autoritarizmit, mbrojtjen e institucioneve demokratike, kundërshtimin e autoritarizmit digjital dhe afirmimin e vlerave demokratike”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës.

Ftesa për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci i është dërguar Presidentes Osmani nga presidenti Biden më 9 nëntor. Presidentja ka përshirë në delegacionin e saj që do të marrin pjesë virtuelisht në samit edhe përfaqësues të institucioneve të tjera publike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.  /KultPlus.com

Presidentja Osmani mirëpret sanksionet e SHBA-ve ndaj grupit të krimit të organizuar në veri të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur sanskionet e SHBA-ve ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij të krimit të organizuar transnacional në veri të Kosovës përcjell KultPlus.

Ajo përmes një postimi në Tëitter  thotë se institucionet e Kosovës janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-të kundër grupeve të tilla kriminale.

“I mirëpres sanksionet e SHBA-ve ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij të krimit të organizuar transnacional në veri të Kosovës. Institucionet e Kosovës janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-të për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale.”- ka shkruar Osmani./KultPlus.com

Presidentja Osmani: Majlinda Kelmendi dëshmoi se nuk ka shtete të vogla që nuk mund të kenë sukses

Majlinda Kelmendi sot me një ceremoni shtetërore edhe zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së bujshme të saj.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore.

Kjo ceremoni po mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha se Majlinda dëshmoi se nuk ka shtete të vogla që nuk mund te kenë sukses

“Ka fituar çdo gjë që mund të fitohet. Falë përkushtimit te saj, flamuri i Republikës së Kosovës valoi në Rio.  Pa Majlinden dhe perkushtimin e saj, sot nuk do ta kishim as Distrian e Noran. Ajo dëshmoi se nuk ka shtete të vogla që nuk mund të kenë sukses”, tha presidentje e Kosovës, Vjosa Osmani.  

Majlinda konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

Ajo e arriti kulmin e karrierës në vitin 2016 kur ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike nga “Rio 2016”.

Ndër të tjera, ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane.

Në total, Majlinda i ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos.

Në gara të rëndësishme, ajo i ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Majlinda e kishte përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën e Londrës më 2012, ndërsa këtë vit mori pjesë në Olimpiadën e Tokyos, ku nuk ia doli ta mbronte titullin e kampiones.

Tash e tutje, Kelmendin do ta shohim në zejen e trajneres pasi ajo do të jetë asistente e trajnerit Driton Kuka. / KultPlus.com

Krerët shtetëror do bëjnë homazhe te busti i senatorit Bob Dole

Në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe vendosin kurorë lulesh dhe bëjnë homazhe te busti i senatorit Bob Dole.

Senatori Bob Dole, i cili kishte vizituar Kosovën për herë të parë, ka vdekur pas kancerit që u paraqit në mushkërit e tij.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole në një deklaratë gjatë të dielës.

Delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 29 gusht të vitit 1990 vizitoi Kosovën për herë të parë të udhëhequr pikërisht nga senatori Bob Dole.

Dole ka dhënë kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes së vendit të Kosovës. /KultPlus.com

Pusho në paqe miku i madh Senatori Bob Dole - Bota Sot

Osmani për vdekjen e senatorit Bob Dole: Do të jemi mirënjohës përgjithmonë

Senatori Bob Dole, i cili kishte vizituar Kosovën për herë të parë, ka vdekur pas kancerit që u paraqit në mushkërit e tij, përcjellë KultPlus.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar mbi vdekjen e senatorit, ku është shprehur gjithmonë mirënjohëse për kontributin e tij.

“Shumë e mërzitur të dëgjoj se senatori Bob Dole ka ndërruar jetë. Një hero i luftës, politikan shumë i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën”, shkroi Osmani.

Presidentja tutje shtoi se është mirënjohëse më së shumti për pjesën që Dole ka bërë për Kosovën, i cili ishte afër Kosovës gjithmonë në rrugëtimin për pavarësi. “Prehu në paqe mik”, përfundoi ajo.

Delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 29 gusht të vitit 1990 vizitoi Kosovën për herë të parë të udhëhequr pikërisht nga senatori Bob Dole. /KultPlus.com

Presidentja Osmani: Do të kujdesem që t’i ruaj dhe kultivoj trashëgiminë dhe miqësitë që i krijoi Ibrahim Rugova

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova në ditëlindjen e 77-të të tij.

Presidentja Osmani ka shkruar se si shefe e shtetit do të kujdeset maksimalisht që trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës e sidomos miqësia me ShBA-në të kultivohet edhe më tej.

“Si presidente e vendit do të kujdesem maksimalisht që trashëgimia e tij politike, miqësitë që i krijoi për ne, sidomos ajo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike anekënd botës, të ruhen e të kultivohen më tej.Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse këtij kolosi të dijes, të kulturës e të politikës”, ka shkruar ajo.

 Osmani poashtu ka thënë se sot është ditëlindja e ideatorit të Republikës së pavarur të Kosovës.

“Sot është ditëlindja e ideatorit të Republikës sonë të mosvarme, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Në çdo ditëlindje të tij, ne e kujtojmë atë me mallin e respektin që bijtë e bijat e vendit e tregojnë për atin themelues të shtetit të tyre. Por, e kujtojmë edhe si njeri model, skajshmërisht të butë në pamje e në komunikim, por po kaq këmbëngulës e të vendosur në vizionin e tij për ta realizuar ëndrrën e brezave për të jetuar të lirë”, ka shkruar Osmani./KultPlus.com

Avokatët nga rajoni mblidhen në takim te Presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim avokatët e popullit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, Avokaten e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca, Avokatin e Popullit të Maqedonisë së Veriut, Naser Zyberi dhe komisionarin për mbrojtje nga Diskriminimi, Republika e Shqipërisë, Robert Gajda.

Në takim me ta, Presidentja Osmani ka theksuar se mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe mbrojtja nga diskriminimi i çfarëdo lloji, është prioritet absolut i të gjitha institucioneve të vendit. Presidentja Osmani i ka inkurajuar avokatët e popullit nga të tri shtetet që ta  rrisin bashkëpunimin në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, synim i cili nuk njeh kufij.

Presidentja Osmani deklaroi se besimi i qytetarëve në institucione të pavarura është bazament i demokracisë, e njëkohësisht edhe parakusht për zhvillim të vendit. Ajo poashtu tha se Institucioni i Avokatit të Popullit ka rëndësi të madhe për secilin shtet, meqë ky institucion jo vetëm që trajton ankesat e qytetarëve, por njëkohësisht edhe promovon të drejtat dhe liritë e njeriut. /KultPlus.com

Presidentja Osmani: Në nderim të atyre që ishin e mbesin udhërrëfyesit tanë për liri

Presidentja, Vjosa Osmani së bashku me kryeministri Albin Kurti dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, tek kompleksi memorial në Prekaz, shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë dhe tek varri i Adem Demaçit, shkruan KultPlus.

Këto homazhe ata i bënë me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

“Sot, më 28 nëntor, në nderim të atyre që ishin e mbesin udhërrëfyesit tanë për liri.”- ka shkruar ajo në Facebook./ KultPlus.com

Presidentja e Kosovës uron 28 nëntorin: Kjo datë ka shumë peshë historike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu e ka uruar festën e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se kjo datë ka shumë peshë historike, pasi në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, UÇK-ja u paraqit për herë të parë publikisht.

Po ashtu, Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona ndërmjet motrave e vëllezërve, sikurse edhe ato strategjike.

Më 28 nëntor të vitit 1912, populli shqiptar e kurorëzoi aspiratën për  Shqipërinë e pavarur. Ky akt së bashku me ngritjen e flamurit në Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuam me mund dhe sakrifica.

Kjo datë ka shumë peshë historike. Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë.

Në 109-vjetorin e pavarësisë, uroj që Shqipëria krahas Kosovës të ketë sukses në të gjitha fushat! Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona ndërmjet motrave e vëllezërve, sikurse edhe ato strategjike!

Gëzuar Dita e Flamurit, urime dita e Pavarësisë së Shqipërisë!

Zoti i bekoftë Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës! / KultPlus.com

Osmani dhe Kurti homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz: Kjo ditë na mbush me gëzim, krenari dhe përgjegjësi

Presidentja e vendit Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë nisur ditën me homazhe në Komplesin Memorial në Prekaz me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë.

Presidentja Osmani tha se janë në Prekaz për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë.

“Jemi këtu sot më 28 nëntor, për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, por vazhdoi edhe me shumë sakrifica të shqiptarëve për liri. Prandaj, sot e filluam ditën tek komandanti Adem Jashari dhe Familja Jashari, për të nderuar sakrificën e tyre, sepse 28 Nëntori, përveç simbolikës së shpalljes së pavarëisë së Shqipërisë, është edhe datë kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe kur për herë të parë ka dal publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Osmani.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se 28 Nëntori lidhet me ngjarjet e rëndësishme historike të vendin tonë. Ai u shpreh se kjo ditë na mbush me gëzim, me krenari dhe përgjegjësi.

“Datë themelore e identitetit kombëtar-shqipëtar, e që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike tonat. Prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë, te Adem Jashari në Prekaz dhe padyshim që kjo është një ditë e cila na mbush me gëzim, me krenari dhe përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendim, për të shtuar demokracinë në vendin tonë, janë më të rëndësishme se kurrë më parë”, tha Kurti.

“Përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, për pavarësi e për bashkim”, u shpreh tutje kryeministri.

Të dy kanë uruar qytetarët për festat e nëntorit./ Express / KultPlus.com

Kosova merr mbështetje të mëdha nga Kanadaja, takohen Osmani e Trudeau

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Kryeministri Trudeau ka përgëzuar Presidenten Osmani për mandatin që ka për të shtyer përpara shumë nga vlerat që kanë rëndësi për Kanadanë. Tutje, ai theksoi se qëndrimi i vendosur i Presidentes për demokracinë dhe kundër korrupsionit, pikëpamjet progresive qoftë për mjedisin apo për fuqizimin e grave, janë fusha në të cilat Kanada pret të punojë me Kosovën.

Presidentja Osmani ka potencuar shumë fusha në të cilat mund të hapen kapituj të ri të bashkëpunimit me Kanadanë, nga fusha e mbrojtjes e diplomacisë e deri tek tregtia e arsimi. Sipas saj, Kosova mund të përfitojë nga përvoja kanadeze, posaçërisht sa i përket përfshirjes së grave në vendimmarrje.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin Trudeau për mbështetjen e Kanadasë ndaj Kosovës në periudha të ndryshme kohore. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani i ka vlerësuar si të shkëlqyeshme marrëdhëniet me Kanadanë dhe ka përmendur se në këtë frymë gjatë kësaj vizite ka  dekoruar Forcat e Armatosura të Kanadasë me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin e tyre në kuadër të forcave të NATO-s, gjatë intervenimit në Kosovë, më 1999 si dhe për shërbimin e tyre në Kosovë mbi dy dekada. 

Presidentja Osmani mori mbështetjen e kryeministrin kanadez për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin e njohjeve, duke theksuar se synimi i Kosovës është integrimi në strukturat euro-atlantike. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova po zbaton reforma gjithpërfshirëse, të cilat synojnë forcimin e rendit dhe ligjit, por edhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të huaja dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

Duke folur për gjendjen aktuale në rajon, Presidentja Osmani ka theksuar se diskursi nxitës nga Serbia i mbështetur edhe nga shtrirja e ndikimit rus në rajon, paraqesin rrezik potencial për destabilizim të rajonit dhe janë në kundërshtim me vlerat euroatlantike. /KultPlus.com

Me vendim të presidentës, sot ditë zie në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën, 24 nëntor 2021, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga aksidenti në Bullgari, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari, shkruan KultPlus.

“Shpallet zija shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në shenje solidarizimi dhe nderim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht ne aksident trafiku në Bullgari”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Presidencës

Me vendim të presidentes Osmani, flamujt shtetërorë ulen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. /KultPlus.com

Osmani për Xhemajl Mustafën: Liria do të jetë e plotë kur do të ketë drejtësi për vrasjen e tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për veprimtarin Xhemajl Mustafa, në 20 vjetorin e vrasjes së tij, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka shkruar se Xhema i vuri themelet e informimit të drejtë të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Presidentës Osmani:

Sot, në njëzetenjëvjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt të thellë Xhemajl Mustafën, njërin ndër veprimtarët më të rëndësishëm për liri dhe pavarësi, bashkëpunëtorin e Presidentit Rugova, njeriun e urtë e dijetarin e shquar të Kosovës, Xhemën e Llapit, e Xhemën e Prishtinës, agut të lirisë të së cilës i shkruante në netët e errëta të robërimit, pa e ditur se pasi të mbërrinte ky ag, në një natë sterrë, një dorë tinëzare do ta shuante pabesisht.
Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje.
Intelektual i mirëfilltë, Xhema i vuri themelet e informimit të drejtë të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.
Ne do ta kujtojmë përjetësisht Xhemën tonë. Vepra e tij mbetet shembëlltyra më e mirë se si punohet urtësisht për vendin, pa u ndalur, deri në vdekje. E them sërish që liria do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për vrasjen e tij, sikur edhe të shumë veprimtarëve të tjerë të vrarë pas luftës. /KultPlus.com