Ka vdekur shkrimtari Vlladimir Bukovski

Disidenti sovjetik dhe shkrimtari Vlladimir Bukoski ka ndërruar jetë të dielën në Cambridge, Angli, në moshën 76 vjeçare.

Siç raportohet, Bukovski “vdiq si pasojë e ndaljes së zemrës në një spital, ndërsa gjendja shëndetësore e tij në kohë të fundit ishte e keqe”.

Bukovski njihet për lëvizjen disidente në BRSS, ndërsa më 1972 ishte dënuar me dy vjet burgim dhe pesë vjet ekzil “për shkak të aktivizmit antisovjetik”, njofton agjencia TASS, transmeton Koha.net.

Bukovski është i përkthyer edhe në shqip. / KultPlus.com