Reagon Çitaku: Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë për veprimet politike, jo për dukjen e saj

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Adrian Kastrati ka publikuar një pjesë të një përshkrimi satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike, por jo për dukjen dhe peshën e saj.

“Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike. Aty e para që do ta kritikoj do të jem unë vet. Ama, me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.

Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike. Aty e para që do ta kritikoj do të jem unë…

Posted by Vlora Citaku on Sunday, April 4, 2021

Kastrati, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ndonëse nuk ka sqaruar nëse postimi i tij ka cak ndonjë figurë të caktuar publike, ka bullizuar me peshë nëpërmjet vargjeve të Konicës.

“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.”, shkruhet në postim. / KultPlus.com

Çitaku përfundon mandatin si ambasadore: Te shërbej si Ambasadore e Kosovës në ShBA ka qenë nderë i jetës sime

Vlora Çitaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), shkruan KultPlus.

Këtë gjë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e sajMinistria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falenderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Suksese dhe mbarësi në angazhimet e rradhës Ambasadore Çitaku”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

https://twitter.com/MFAKOSOVO/status/1367143088028856325?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1367143088028856325%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvlora-citaku-perfundon-zyrtarisht-mandatin-si-ambasadore-kthehet-ne-kosove%2F

Pas përfundimit të detyrës është deklaruar edhe Vlora Çitaku. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çitaku ka thënë se shërbimi si ambasadore e Kosovës në ShBA ka qenë nder.

“Faleminderit nga zemra! Të shërbej si Ambasadore e Kosovës në SHBA ka qenë nderi i jetës sime”, ka shkruar ajo.

Vlora Çitaku është ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA që prej shpalljes së pavarësisë.

Ajo më parë ka qenë ministre e Integrimit Europian dhe ish-zëvendësministre e Jashtme.

Çitaku ka qenë deputete në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrim evropian./KultPlus.com

Faleminderit nga zemra!

Çitaku: Ka ardhur koha të kthehem në shtëpi, përfaqësimi i Kosovës ka qenë nderi i jetës time

Pas shtatë muajsh pritjeje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka firmosur dekretin për tërheqjen nga detyra të ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në SHBA.

Vendimi për kthim të ambasadores Çitaku dhe disa të tjerëve, ishte marrë më 3 mars nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, por duhej edhe dekreti i presidentit dhe Thaçi e ka firmosur atë më 2 tetor.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka njoftuar publikun për këtë vendim, teksa është shprehur se përfaqësimi i Kosovës në Shtete e Bashkuara ka qenë nderi i jetës së saj.

“Pas mbi pesë vjet në Uashington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka qenë nderi i jetës time. Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe. Isha me të vërtetë i privilegjuar që isha në gjendje të përsëris tregimet e pabesueshme të rinisë mahnitëse të Kosovës në WashingtonDC dhe në të gjithë SHBA”, ka shkruar Çitaku. / KultPlus.com

Çitaku dorëzon medaljen e “Udhërit të Lirisë” në Shtëpinë e Bardhë

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku i ka dorëzuar medaljen ‘Urdhri i Lirisë’, këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump Rober O’Brien.

Pas kësaj, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë që kanë lehtësuar normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Thellë i nderuar për t’u prezantuar me medaljen e meritave të presidentit të Kosovës. SHBA-të, ishin krenare për të lehtësuar angazhimin historik të normalizimin ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë moment”, tha ai.

Ndërsa presidenti i vendit, Hashim Thaçi e pati dekoruar presidentin amerikan, Donald Trump me medaljen ‘Urdhri i Lirisë./Indeksonline/KultPlus.com

Çitaku do të prezantojë rolin e grave në proceset shtetndërtuese, në Universitetin e Harvardit

Vlora Çitaku do të marrë pjesë në një panel të organizuar nga Universiteti i Harvardit, shkruan KultPlus.

Këtë lajm e ka dhënë vetë Çitaku përmes rrjetit të saj social Facebook.

Ajo do të marrë pjesë duke e prezantuar rolin e grave në proceset shtetndërtuese në kuadër të European Conference, Thw World is Watching.

Postimi i plotë i Çitakut:

Kënaqësi e veçantë të jem e ftuar nga Universiteti i Harvardit për të prezentuar në një panel të veçantë për rolin e grave në proceset shtetndërtuese në kuadër të European Conference, The World is Watching.
Dua posaçërisht ta falenderoj studenten nga Kosova, znj Zoja Surroi, falë angazhimit të së cilës unë sot do të kem mundësi të ndajë përballë një audience të zgjedhur rrëfimet e grave nga Kosova. /KultPlus.com

Çitaku: Të jem Ambasadore e Kosovës në Washington është nderi i jetës sime

Ditëve të fundit u demantua lajmi se Xhamajka e ka njohur shtetin e Kosovës, informacion ky për të cilin presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, deklaroi ta ketë marrë nga Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, shkruan KultPlus.

Politikanë e qytetarë të thjeshtë reaguan ndaj këtij lajmi në mënyra të ndryshme, duke kërkuar ndëshkimin e personave përgjegjës për këtë lajm të rremë.

Çitaku ka thyer heshtjen përmes nja statusi në llogarinë e saj personale në Facebook, ku ka sqaruar më në detaje situatën.

Ndër të tjera, Çitaku ka potencuar se të gjitha do të sqarohen me kohë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Çitakut.

”Zëvendës Kryeministri i Kosovës, z.Haki Abazi qenka marrë pak me mua. Më paska quajtur mua dhe Ambasadën në SHBA instrumente në shërbim të Presidentit, e jo të Kosovës.

Nuk është hera e parë që z.Abazi merret me mua dhe shpif kundër meje. Nuk e kam kuptuar ende pse. Nuk i jam përgjigjur më herët sepse z.Abazi nuk ka mbajtur post publik dhe nuk ka pasur përgjegjësi publike.

Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamajka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje.

Çdo gjë do të sqarohet me kohë.
Zv Kryeministrit i them publikisht, meqë asnjëherë, si zv Kryeministër, nuk më ka kontaktuar që ta sqarojë situatën në fjalë, nëse nuk dëshiron të kontaktoi me mua, atëherë le ta kontaktojë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Për më tepër, është e ditur botërisht që unë jam emëruar Ambasadore përmes çelësit politik, njësoj si shumë Ambasadorë tjerë. Kjo nuk është shkelje apo diçka e jashtëzakonshme. Në fakt, është e rregulluar me ligj. Si Ambasadore, unë i kam shërbyer Kosovës. Kam punuar me nder tërë jetën time. E tillë do të vazhdoj të jem.

Nuk do të lejojë që puna dhe mundi i kolegëve të mi të njolloset e të përbaltet. Është e frikshme kur institucionet baltosen për inate politike e personale.

Jam shumë krenare me punën e kolegëve të mi dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem para shantazhit publik.

E kam thënë edhe më herët, të jem Ambasadore e Kosovës në Washington DC është nderi i jetës sime.” / KultPlus.com

Vlora Çitaku me veshje kombëtare në Shtëpinë e Bardhë (FOTO)

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA shumë herë ka prezantuar veshjet shqiptare edhe në misionin diplomatik, shkruan KultPlus.

Edhe kësaj radhe, Çitaku ka përzgjedhur një veshje të tillë, dhe pikërisht për vizitën e saj në Shtëpinë e Bardhë, ku është organizuar pritja vjetore për korin diplomatik.

Për këtë veshje ka njoftuar vetë Çitaku, e cila e ka postuar edhe një fotografi.

“Në pritjen vjetore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për korin diplomatik, me kostumin kombëtar të qëndisur nga Tolinda Gojani Hasani”, ka shkruar Çitaku./KultPlus.com  

Ambasadorja Çitaku: E turpshme pritja e lojtarëve anglezë në aeroport

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, ka reaguar ndaj pritjes që ju është bërë lojtarëve anglezë në aeroport, duke e konsideruar një veprim të turpshëm, shkruan KultPlus.

Pritja u ishte bërë nga disa vajza që i prisnin me lule në dorë, veprim ky që u kritikua shumë edhe nga të tjerët.

Çitaku reagoi përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook.

Postimi i plotë:

” S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme. Më ngushëllon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk e kemi prodhu atë skenë” / KultPlus.com

Vlora Citaku publikon fotografi të nënës së saj me veshje kombëtare

Ambasadorja e Kosovës në OKB, Vlora Citaku, ka publikuar një fotografi familjare ku nëna e saj shihet me veshje kombëtare. Ajo ka rrëfyer edhe për historinë e asaj veshjeje, shkruan KultPlus.com

“Thesari më i çmuar i familjes tim. Veshja kombëtare, nga rrethi i Drenicës.
Kur nana u martua, gjyshja dhe gratë e fshatit i bënë dhuratë veshjen tradicionale të rrethit.
E tëra e punuar në dorë nga gjyshja dhe gratë e Radishevës.
Nana e ka ruajtur me fanatizëm dhe e ka veshur vetëm në raste shumë të veçanta si ky mëposhtë.
Xhyzepina, Tomasina dhe Luigji, arbëresh nga Sicilia, vinin çdo verë në Seminarin për Gjuhën dhe Kulturën Shqipe. Nana gjithmonë i ftonte në banesën tonë modeste, dhe e gjithë familja ishim në funksion të argëtimit të tyre.
Bazuar nga mosha e Jeta Çitaku Cana në dorë të babit, kjo fotografi duhet të jetë shkrepur para 33 vitesh.
P.S roli im ka qenë me recitu poezi. Eremira Citaku me i ra qiftelisë, Diella defit. Ylli ka shpëtu ma lehtë më duket”, ka shkruar Citaku në Facebook.

Vlora Çitaku: Në luftë kisha shku me Muriqin

Emocione të mëdha u përjetuan në ndeshjen e sotme, që u zhvillua në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Sonte, të gjithë u bënë bashkë për të përkrahur Kosovën, kush nga afër e kush nga larg, shkruan KultPlus.

Ambasadorja Vlora Çitaku, nuk e fshehu entuziasmin e saj kur Muriqi, shënoi golin e dytë, duke deklaruar se me të do të shkonte edhe në luftë.

Statusi i plotë:

”Ky ekip është fantastik!
Muriqin e du fort. Për ju që e keni kqyrë Game of Thrones, a po bre si Dorthraki?! Fearless. E kam thanë edhe ma herët, në luftë kisha shku me të.” / KultPlus.com

Reagon Vlora Çitaku rreth ndarjes së çmimit “Nobel” për Peter Hendke: Vendim i turpshëm

Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe shkrimtari austriak Peter Handke, janë fituesit e fundit të çmimit prestigjioz “Nobel” për Letërsinë, që u nda sot në Suedi.

Mirëpo, njëri nga fituesit ka ngjallur debat, pasiqë shkrimtari Peter Handke ka qenë një adhurues i madh i Milosheviç-it, shkruan KultPlus.

Rreth kësaj çështjeje ka reaguar edhe ambasadorja Vlora Çitaku, e cila veprimin e ka konsideruar skandaloz. Ku përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook, ajo ka thënë:

Skandaloze!

 Komiteti Nobel vendos që të shpërblejë me çmimin e këtij viti në letërsi shkrimtarin Peter Handke – një njeri që lavdëroi Milosheviç-in – “Kasapi i Ballkanit” dhe mbështeti regjimin e tij gjenocid. Nuk ka asgjë fisnike në lidhje me këtë! Ky është një vendim absurd dhe i turpshëm. / KultPlus.com

Nga ditari i Vlora Çitakut: Më ra t’fikt

Kishnarekë 1998

Ka qenë ditë e ngrohtë tetori. Viti 1998. 
Bashkë me Hazir Rekën dhe një grup gazetarësh të huaj ishim nisur për në malet e Kishnarekës. Kishte kohë që në malet e asaj zone po gjenin strehim mijëra banorë të fshatrave përreth. 

Rruga deri në pjesën malore ku po strehoheshin fshatarët e zonës ishte më e gjatë dhe më e mundimshme se sa që pritëm. Më në fund, e gjetëm vendin ku po strehoheshin gra, të moshuar e fëmijë. Për sa të jem gjallë nuk do të harroj dhimbjen, varfërinë, vujtjet që më panë sytë atë ditë. Si përkthyese e re kisha shoqëruar gazetarët në zonat e luftimeve anë e kënd Kosovës. Kisha parë masakra e varre. Lufta na kishte rritur para kohe. 
Por, të vdekurit nuk flasin. 

E gratë e fëmijët që kishin gjetë strehë mes malit na flisnin. Dëgjuam rrëfimet e grave që nën breshëritë e plumbave dhe tanksave ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Kishin parë duke u djegur në flakë kujtimet dhe mundi i tyre jetësor. Shumë prej tyre kishin humbur më të dashurit. Po mbaheshin të fortë. Dhe çdo gjë ndanin me njëri tjetrin. Gjumin e bënin në mal të hapur.

Nuk e mbajë mend saktë se si ndodhi, por teksa po intervistonim një grua në moshë, e tronditur nga rrëfimi i saj dhe nga ajo që po shihja përreth më ra t’fikt. 
Kur më erdhi vetëdija pas disa sekondash e pashë veten në prehër të një vajze të bukur e cila më flladiste ballin me një peshqir të bardhë si bora. Në mes të asaj skamje nuk e di se ku e kishin gjetë kafen dhe sheqerin, po kafe më sollën. 

Kurrë në jetë nuk jam ndjerë më e turpëruar me veten. Ato vajza, moshatare të mija jetonin çdo ditë me atë realitet të rëndë, e unë nuk pata forcë të duroj një ditë, ndonse isha aty vetëm për disa orë, plus, paguhesha majëm për punën time. Sa turp. 
Aq sa turpërohesha nga dobësia ime, po aq ndjehesha e skuqur nga kujdesi që bashkëmoshataret e mija aty në mes të malit po tregonin ndaj meje. Imagjinojeni, në vend se unë të isha e fortë e t’i inkurajoja ato, ato po me jepnin forcë e po kujdeseshin për mua.

Posaqërisht njëra prej tyre. E re, e bukur, e zgjuar, asaj jeta nuk i kishte ofruar rrugë tjetër, pos asaj për në mal. Doja ta falenderoja disi për kujdesin ndaj meje. Para me vete nuk kisha, sepse ne që dilnim në teren gjatë luftës, na thonin të mos mbanim para me vete sepse do të na i merrte policia serbe nëpër postblloqe. 
E nxorra unazën nga gishti dhe ia dhashë. Pasi mora pak veten, u përshëndetëm dhe u nisëm për në Prishtinë./KultPlus.com

Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë, Vlora Çitaku darkon përkrah Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë ku ishin të ftuar shumë zyrtarë të lartë, në mesin e të cilëve edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan KultPlus.

Mirëpo, në këtë darkë, ajo që bie në sy është se Çitaku ka darkuar pikërisht përkrah presidentit të SHBA-ve, gjë që e ka potencuar edhe vet Çitaku.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Vlora Çitakut, e cila ka njoftuar se me presidentin Trump ka folur edhe për shtetin e Kosovës.

Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj./KultPlus.com

Vlora Çitaku organizon pritje për nder të Gjeneralit Wesley Clark

Për nder të 20 vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO në Kosovë, ambasadorja e Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku ka organizuar një pritje për të falënderuar Gjeneralin Wesley Clark, i cili ka pasë një rol kyç në kohën e vështirë të Kosovës.

Çitaku për këtë ceremoni ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social facebook, e cila ka ndarë edhe fotografi nga kjo pritje.

“Pata nderin dhe kënaqesinë e veçantë që me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrejs ushtarake të NATO në Kosovë të organizoj pritje për nder të Gjeneralit Ëesley Clark. 
Dua të falenderoj Kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të kongresit amerikan z. Eliot Engel per fjalimin domethënës. Jemi te inkurajuar nga prezenca dhe fjalim i ndihmes sekretarit per Europe zotit Phillip Reeker .Falenderojme zotin Jim O’brien, zotin Matt Palmer, Daniel Server, Mike Hatzel, Jim Hooper dhe shume e shume te tjere qe na nderuan sonte.
Falenderim i veçantë për komunitetin shqiptaro amerikan. Pa punën dhe sakrificën e tyre liria jonë do të ishte e pamundur.
Jemi te fortë, bashkë.”, ka shkruar Çitaku./KultPlus.com

Çitaku: Do të angazhohem që të sjell Amazon në Kosovë

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, është takuar me presidentin e teknologjisë amerikane Amazon, Jeffrey Preston Bezos.

Çitaku është shprehur e lumtur që ka takuar sërish Bezos pas tri vitesh atëherë kur edhe ndodhi takimi i tyre i parë në një darkë dhe ka premtuar që do të angazhohet që ta sjellë atë dhe fondacionin e tij në Kosovë.

“Kënaqësi e veçantë ta takoj sërish Jeff Bezos. Amerika është e veçantë, jo vetëm pse është fuqia më e madhe ushtarake në botë, por edhe sepse në të, njerëz me potencial inovativ si Bezos mund të fillojnë nga zero, pa asgjë. Pa hile. Dhe të ndërtojnë të ardhmen. Amazonin e dua, sepse librat i ka bërë cool sërish.

U ndjeva mirë që Bezos e mbante mend Kosovën dhe dollinë time për vendin tim, të bërë para 3 vitesh kur rastisëm të ishim në të njëjtën darkë. Do të angazhohem që zotin Bezos dhe fondacionin e tij ta sjellë në Kosovë.
Mbi të gjitha, pak ditë më parë, Bezos dha një shembull fantastik, duke denoncuar publikisht shantazuesit e tij. Shembull që duhet ndjekur. 
Amerika është e madhe!”, ka shkruar Çitaku në Facebook. / KultPlus.com

Fshati ku e duan shumë Vlora Çitakun, marketi e mban emrin e saj

Një market në Skendraj mbanë një emër të çuditshëm.

Emri i një shitoreje në Runik të Skenderajt mbanë emrin e Ambasadores së Kosovës në SHBA. Vlora Çitkut.

Ky market tash e disa vite është bërë karakteristik për të gjithë qytetarët që e shohin atë. E Runiku, njihet edhe si vendlindja e nënës së Vlorës, Sala Ahmetajt.

Siç duket dajët e kanë nderuar Çitakun në fshatin e tyre.

Vlora Çitaku: 20 vjet më parë na çliruan, vitin tjetër e mirëpresim Anglinë në Prishtinë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, i është gëzuar lajmit që Kosova është kualifikuar në të njëjtin grup me Anglinë.

Ajo ka thënë se 20 vjet më parë, ushtarët anglezë erdhën në Kosovë për ta çliruar atë, ndërsa vitin tjetër kombëtarja angleze do të mirëpritet në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

“20 vjet më parë, burra dhe gra të rinj anglezë erdhën në uniforma, si shenjtorë që marshonin, duke çliruar vendin tim Kosovën. Vitin tjetër, ne do ta mirëpresim Anglinë në Prishtinë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Instagram.

Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë të ambasadores Çitaku.

Vlora Çitaku: Kjo fitore nuk e kompenson dështimin tim dhe të kolegëve të mi, po një leksion të mirë na e dhatë

Kosova ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Azerbajxhanit duke siguruar pozitën e parë në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Fitores së Kosovës në këtë mbrëmje i është gëzuar edhe ambasadorja Vlora Çitaku, duke shkruar se pikërisht futbollistët i dhanë një lekison të mirë politikanëve.
“Ndosha më mirë sonte ne që jemi në diplomaci mos me folë hiç. Në fakt, u mata shumë mos me shkru. Po su durova.

Qe po e them : Faleminderit o djem. Një popull të ngrysun nga disfata e mëngjesit e bëtë me lot gëzimi.
Sigurisht, kjo fitore nuk e kompenzon dështimin tim dhe të kolegëve të mi. Po një leksion të mirë na e dhatë, na mësuat si bëhet ekipi. Si luftohet për fitore. Na mësuat se kthimi është i mundshëm edhe pas humbjes.
Faleminderit, përulësisht. Fadilin e keni ba krenarë sot”, ka shkruar ajo./KultPlus.com

Fjalimi i fuqishëm i Çitakut në OKB: Kosova është shtet i të rinjve, i Majlinda Kelmendit e Distria Krasniqit

Në Këshillin e Sigurimit po diskutohet për raportin tre mujor mbi gjendjen në Kosovë.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku foli për luftën në Kosovë si dhe gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.

Çitaku përmendi realitetin e luftës, të 20 mijë grave të dhunuara si dhe mijëra të tjerëve të vrarë.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova u bë arenë e luftës. Më shumë se një milionë kosovarë u nxorën jashtë vendit, e gjithë kjo si pjesë e spastrimit etnik që ndodhi. 20 mijë gra u dhënuan e dhjetëra mira u vranë. Këto nuk harrohen lehtë, sidomos kur Serbia refuzon të marr përgjegjësinë për to. Nuk ka pasur përgjegjësi morale në këtë luftë. Ka pasur pushtues dhe të pushtuar. Dhe të gjithë ishin e dijnë se kush ishte pushtues e të pushtuar”, ka thënë ajo.

Ajo vazhdoi fjalimin e saj duke thënë se Kosova ka ndryshuar.

Sipas saj Kosova është shtet i të rinjëve, Majlinda Kelmendit e Distria Krasniqi.

“Ne nuk jemi viktima të ditës së djeshme, jemi kampionë të ditës së sotme. Si kosovarë nuk do të lejojmë që e kaluara të na definojmë. Jemi shteti i Majlindës i Distrias dhe femrave që e kanë ngritur Kosovën duke u mbështetur vetëm në aftësitë e veta. Jemi Republikë e re e cila është njohur nga shumica e shteteve të botës. Jemi të vendosur për të bërë çdo përpjekje të mundshme, dhe të mos lejojmë fqinjin verior të na i minojë përpjekjet tona”,

Çitaku foli edhe për vizitën e presidentit Thaçi në Ujman, çështje për të cilën parprakisht u ankua ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“Presidenti i Kosovës mund të vizitojë çdo pjesë të Kosovës pa kërkuar leje nga askush. Atë ditë nuk ka ndodhur asnjë incident. Incidenti fatkeqsisht ndodhi ditën tjetër kur pronari i lokalit u sulmua me bombë nga strukturat paralele në veri”.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA foli edhe për UNMIK-un, për të cilin tha se është një mission që bazohet në një realitet të kaluar dhe jo në rrethana aktuale.

“UNMIK-u nuk është më mission paqeruajtës dhe administrative. Ilustrim për këtë është vetë Rezoluta 1244, ku i referohet një realiteti alternative një realiteti që nuk ekziston më”, tha ai.

“Kosova është e pavarur dhe do të jetë tash e përgjithmonë. Këto sesione nuk i ndihmojnë paqes dhe dialogut. Kjo tryezë është shndruar në një teatër, është keqpërdorur për të ndikuar në popullatat e vendit tonë”, shtoi ajo.

Ndërkaq më herët, ministri i Jashtëm serb në fjalimin e tij u ankua për vizitën e presidentit Thaçi në Ujman, vrasjen e Ivanoviqit dhe njohjet. /KultPlus.com

Vlora Çitaku viziton Tiranën, mahnitet me ndryshimet

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka qenë së fundmi në Tiranë dhe shprehet se është mahnitur nga puna dhe ndryshimi që Veliaj ka sjellë në qytet.

Ajo thekson se Tirana është sot padyshim qyteti më atraktiv për t’u vizituar.

“Sapo u ktheva pas një dite të mrekullueshme të kaluar në qytetin e Tiranës. U mahnita me ndryshimet që pashë. Tirana është sot padyshim qyteti më atraktiv për t’u vizituar në pjesën tonë të botës. E lumtur që pashë gjithashtu shumë turistë. Të lumtë, Erion Veliaj”, shkruan Çitaku në twitter.

Vlora Çitaku, në bardhësinë e qiellit bën simbolin me shqiponjë

Simboli i shqiponjës dykrerëshe nuk është praktikuar asnjëherë më shumë se kohëve të fundit.

Ishin futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ata të cilët pas shënimit të golave kundër Serbisë festuan me simbolin e shqiponjës, e ku si pasojë u dënuan nga FIFA me nga 10 mijë euro. Ky vendim i cilësuar si i padrejtë nga të gjithë, ka nxitur lojtarë e tifozë, personalitete të shquara të artit e njerëz nga politika që ti kundërpërgjigjen FIFA-së duke bërë simbolin shqiptarë gjithandej.

Ndërsa sot, është Vlora Çitaku ajo e cila simbolin e shqiponjës ka vendosur ta bëj në një vend më të veçantë se gjithë të tjerët. Ajo ka zgjedhur bardhësinë e qiellit.

“Ai moment kur nuk ke frike, as dhimbje, as dëshirë, as ambicie, uri… vetëm paqe #fluturolartë, #shqiponjë. Qielli nuk është limiti, paqe”, ka shkruar Ambasadorja Vlora Çitaku poshtë fotografive. / KultPlus.com