Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi ishte pjesë e samitit të parë virtual të të rinjve nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Presheva, i cili u organizua nga LDA Balkan në bashkëpunim me Balkan Network for Citizenship Education, i cili mblodhi shtetet e Ballkanit në një formacion dhe që u mbajt mbrëmë.
Ministrja Dumoshi ekspozoi programin e rinisë dhe prioritetet e saj dhe të MKRS-së për të rinjtë e Republikës së Kosovës. Fokus i MKRS-së gjatë mandatit të saj qeverisës do të jetë angazhimi dhe shfrytëzimi i potencialit rinor për të shtyrë përpara çështje të rëndësishme.
Temë e përgjithshme e këtij samiti ishte “Rinia e Ballkanit në Kohën e Pandemisë COVID-19.” Pjesë e samitit virtual ishin edhe përfaqësues nga vende të rajonit, ndër ta edhe -Genci Nimanbegu, zv.Kryetar në Parlamentin e Malit te Zi🇲🇪; -Ermina Lekaj Prljaskaj, Deputete në Parlamentin e Kroacise🇭🇷; -Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës 🇷🇸; -Irsa Ruçi, Drejtoreshë e Shërbimit të Përgjithshëm Kombëtar të Rinisë në Republikën e Shqipërisë 🇦🇱;
Ministrja Dumoshi, u shpreh e kënaqur që patën mundësinë të diskutojnë për nevojat dhe prioritetet e rinisë në këtë periudhë pandemie. Shtoi se vetëm duke i bërë të rinjtë pjesë integrale të proceseve institucionale, zhvillimi mund të marrë formë në vendet e Ballkanit jug-perëndimor. / KultPlus.com
Në kuadër të përkrahjes së drejtpërdrejtë të organizatave sportive, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nënshkroi edhe pesë memorandume bashkëpunimi.
Memorandumet u nënshkruan me Komitetin Paraolimpik të Kosovës, Federatën e Bjeshkatarëve Alpinistë, Federatën e Bilardos, Federatën e Sporteve për të Verbër dhe Organizatën e Tifozerisë Kombëtare ‘Dardanët’.
Memorandumet të cilat u nënshkruan janë në vazhdën e mbështetjes së përvitshme që MKRS-ja bën për organizatat që merren me sport në Republikën e Kosovës dhe mjetet që u ndahen atyre kanë për qëllim që ato t’i realizojnë planet dhe aktivitetet që kanë për objektivë për këtë vit.
Ndër tjera, ministrja Dumoshi i njoftoi drejtuesit e këtyre organizatave sportive se MKRS-ja po bën të pamundurën që t’u gjendet pranë sportistëve në këtë kohë të vështirë nëpër të cilën po kalojmë si pasojë e pandemisë. “Besoj se përkrahja që MKRS-ja po e jep, do ta bëjë më të lehtë tejkalimin e sfidave që po përballeni ju si organizata me veçantitë që keni secila prej jush. Unë si ministre do të angazhohem me të gjitha mundësitë që të dëgjoj dhe përkrah organizatat sportive”, u shpreh ministrja.
Ndërkaq, drejtuesit e organizatave sportive të cilat nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit e falënderuan ministren Dumoshi dhe ministrinë për vëmendjen dhe përkrahjen e kushtuar ndaj organizatave sportive në vendin tonë. Ata theksuan se pas qetësimit të gjendjes kur hiqet izolimi do të fillojnë menjëherë aktivitetet dhe përgatitjet që përpos realizimit të garave, pjesëmarrjes në to, do të angazhohen në rritjen e cilësisë dhe korrjen e rezultateve sa më të mëdha. / KultPlus.com
Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me federatat sportive edhe sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkruan memorandume bashkëpunimi edhe me dhjetë federata sportive.
Konkretisht, memorandumet u nënshkruan me Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës, Federatën e Boulingut, Federatën e Aeronautike, Federatën e Body-Buildingut dhe Fitnesit, Federatën e Autosporteve, Federatën Sportive të Punëtorëve, Federatën e Peshëngritjes, Federatën e Muay Thai, Federatën e Minigolfit dhe Federatën e Kik-Box-it të Kosovës.
Ministrja Vlora Dumoshi, i nënshkroi memorandumet në emër të MKRS-së ndërsa për federatat firmën e vunë drejtuesit e federatave përkatëse.
Këto marrëveshje mes MKRS-së dhe federatave bëhen më qëllim të përkrahjes financiare për federatat sportive për të realizuar objektivat dhe synimet që ato kanë planifikuar për këtë vit.
Të gjitha këto memorandume bazë ligjore kanë rregulloren për kategorizim dhe vendimin e ministres Dumoshi për caktimin e vlerës së pikëve.
Ministrja Dumoshi, fillimisht i priti në takim të përbashkët drejtuesit e federatave dhe i informoi për sfidat që do të ballafaqohet vendi ynë konkretisht edhe sporti, ajo iu premtoi që MKRS do të bëjë të pamundurën që t’u gjendet afër federatave edhe pas nënshkrimit të këtyre memorandumeve, shumë shpejt MKRS-ja do të transferojë në xhirollogaritë e federatave këstin e parë (tremujorin e parë) që federatat të kenë mundësinë të konkretizojnë fillimin e planit që kanë për këtë vit, tha ndër të tjerash ministrja Dumoshi.
Ministrja Dumoshi gjithashtu dëgjoi për sfidat dhe problemet që kanë federatat, dhe një gjë që u theksua ishte çështja e rregullores për kategorizimin e sporteve.
“Në këtë kohë të vështirë pandemie që po kalon vendi dhe gjithë bota jam e vetëdijshme që edhe federatat në vendin tonë po kalojnë një fazë të vështirë dhe ne si MKRS jemi maksimalisht të angazhuar që t’ju ndihmojmë për të lehtësuar barrën me të cilën përballeni secila federatë. Dua t’u informoj se edhe rregullorja për kategorizim është në planin legjislativ të sivjetmë për plotësim-ndryshim”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi.
Po ashtu, ministrja u shpreh se sporti dhe federatat do të kenë kujdesin dhe vëmendjen maksimale të ministres dhe MKRS-së.
Ministrja Dumoshi kërkoi nga të gjithë sportistë që të tregohen të kujdesshëm për shëndetin dhe nëpërmjet drejtuesve të federatave porositi që në bazë të mundësive, sportistë të përgatiten vazhdimisht ashtu që të rikthehen fuqishëm drejt sukseseve e fitoreve të reja.
Ndërkaq, drejtuesit e federatave e falënderuan ministren Dumoshi dhe stafin e MKRS-së për punën dhe përkrahjen që po japin për sportin. Ata u shprehën se do të vazhdojnë të angazhohen për të qenë të gatshëm që me kalimin e pandemisë t’i kthehen edhe më fuqishëm garave dhe sukseseve. / KultPlus.com
Të nderuar shkrimtarë, botues, publicistë, kritikë letrarë e krijues të fushës së letërsisë,
Shumë të dashur njerëz të letrave,
Sot, festojmë Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Autorit, datë kjo e caktuar nga UNESCO për të nxitur leximin e për të bërë librin pronë të të gjithëve.
Në këtë ditë, kur botës i ikën personalitete markante, si Shekspiri e Servantesi, shënojmë ditën për librin; si shpikja më e bukur për ndarjen e ideve përtej kufijve të hapësirës dhe kohës. Atij që mbetet shtysa dhe forca më e fuqishme e çrrënjosjes së varfërisë dhe ndërtimit të paqes.
Kosova mburret me trashëgiminë letrare që personalitet të shumta i lanë ndër vite. Ndaj me respektin më të përulur dua të kujtoj të gjitha personalitetet e shquara të letërsisë sonë të cilët përmes librave të tyre na ushqyen idealet e shpirtin. Të gjithë njerëzit e letrave, që me angazhimin e tyre e bëjnë dijen të qasshme për secilin prej nesh.
Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dua t’i siguroj të gjithë krijuesit, autorët e botuesit në Kosovë, që do të bëj përpjekjen e vazhdueshme përmes formave dhe kanaleve institucionale, për ruajtjen dhe mbështetjen e krijimtarisë letrare.
Duke njohur mirë sfidat e komunitetit krijues e botues në Kosovë, kujtoj që një segment tjetër i rëndësishëm po aq i ndërlidhur me krijimtarinë letrare e publicistike është edhe e Drejta e Autorit. Konsideroj se me gjithë hapat që janë ndërmarrë nga MKRS kundër piraterisë e falsifikimit, akoma na presin hapa të tjerë përmes të cilëve sigurojmë që puna e secilit autor të marrë vlerësimin dhe mbrojtjen që i duhet.
Shpreh konsideratën time më të thellë për angazhimin e secilit krijues, botues, kritik e publicist dhe ju siguroj për mbështetjen time të pa rezervë që bashkërisht librit në Kosovë, t’i falim ditë të tjera, edhe më të mira. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim kryetarët e katër komunave, Qëndron Kastrati, Kryetar i Komunës së Kamenicës, Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës dhe Naim Ismajli, Kryetar i Komunës së Shtimes.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte nënshkrimi i katër aneks memorandumeve për mbështetje financiare.
Ministrja Dumoshi dhe Kryetari Kastrati nënshkruan aneks memorandumin e bashkëpunimit për rinovimin dhe funksionalizimin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” dhe shtëpive tjera komunitare” i cili do të implementohet gjatë vitit 2020.
Ministrja Dumoshi dhe Kryetari Tahiri nënshkruan aneks memorandumin e bashkëpunimit, për projektin “Qendra e Kulturës në Vushtrri” do të implementohet gjatë vitit 2020
Ministrja Dumoshi dhe Kryetari Gjini nënshkruan aneks memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare për projektin “Ndërtimin Qendrës së Kulturës në Rogovë të Hasit” i cili do të implementohet gjatë periudhës 2020-2022.
Ministrja Dumoshi dhe Kryetari Ismajli nënshkruan aneks memorandumin e bashkëpunimit për “ndërtimin e Arkivit të qytetit të Shtimes”
Gjatë këtyre takimeve Ministrja Dumoshi shprehu mbështetjen e saj të pa rezervë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe theksoi që është prioritet i Ministrisë që drejton që të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha Komunat e Kosovës duke konkretizuar projekte të cilat do të jenë të frytshme edhe për nivelin komunal edhe atë qendror. Sipas mundësive të veta, MKRS do të mbështesë të gjitha Komunat që projektet e mira kulturore, sportive e rinore t’i jetësojnë në dobi të qytetarëve. / KultPlus.com
Gazetarja dhe këngëtarja e njohur kosovare, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë, sot u përcjell për në banesën e saj të fundit, shkruan KultPlus.
Si pasojë e pandemisë që ka kapluar edhe shtetin tonë, u pamundësua që këngëtarja të përcillej nga shumë njerëz.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, e cila përpos familjarëve të së ndjerës, ishte e vetmja e pranishme.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Dumoshit.
‘Sapo i dhamë lamtumirën e fundit Violeta Rexhepagiqit. Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte familja e ngushtë e saj dhe unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Violetën do ta kujtojmë përherë, të dashur, të qeshur e përjetë të gjallë në kujtimet tona. U prehsh në dritën tënde, Violetë!” / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim koordinatoren për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Ulrika Richardson, me të cilën diskutuan për situatën me të cilën po përballen institucionet e kulturës, rinisë e trashëgimisë me situatën në kohë të pandemisë si dhe biseduan politikat dhe programin që MKRS-ja ka për rininë dhe për përfshirjen e UNKT-së në projekte konkrete që do të realizohen në të mirë të të rinjve të Kosovës.
Ministrja Dumoshi e falënderoi Richardson, që ndonëse në kohë pandemie ka gjetur kohën t’i ndodhet pranë institucioneve të Kosovës, në veçanti Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke treguar gatishmërinë për të dëgjuar për sfidat dhe planet me të cilat përballet dhe merret MKRS-ja.
Gjithashtu, Ministrja Dumoshi e njoftoi Richardson për punën që po bën MKRS-ja në këtë kohë të vështirë të pandemisë duke punuar me staf të reduktuar por që nuk kanë ndaluar vetëm e vetëm që t’u ndodhemi pranë institucioneve kulturore vartëse të MKRS-së, federatave e komunitetit sportiv si dhe organizatave rinore e të trashëgimisë kulturore.
“Jam duke zhvilluar komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e institucioneve, të organizatave kulturore, të rinisë, sportit e të trashëgimisë. Jam i informuar për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat përballen ato dhe që do t’i kenë edhe pas kalimit të pandemisë, andaj kërkoj edhe nga entitetet e Kombeve të Bashkuara nën siglën e UNKT-së, mbështetje të çfarë do forme për MKRS-në dhe këto organizata të cilat do të kenë vështirësi të mëdha. Me një bashkëpunim të MKRS-së me UNKT- në në këtë rast do t’i ndihmonte drejtpërdrejt këto organizata”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi.
Ministrja e ka falënderuar përfaqësuesen Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, zonjën Richardson, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritashme që kanë dhënë për MKRS-në dhe u shpreh se e mirëpritet ndihmën dhe gatishmërinë e UNKT-së për ta përkrahur MKRS-në dhe fushat e kulturës, rinisë, sportit e të trashëgimisë në vendin tonë, qoftë drejtpërdrejtë por edhe në bashkëpunim edhe me organizatat tjera ndërkombëtare.
Ndërsa, përfaqësuesja e UNKT-së, Ulrika Richardson, e falënderoi takimin dhe gatishmërinë e ofruar për bashkëpunim me qëllim të përkrahjes më të madhe të organizatave që vijnë nga fushat e kulturës, rinisë, sportit e të trashëgimisë.
Richardson theksoi se ekipi e të cilin ajo e përfaqëson është e interesuar të përkrahë MKRS-në në fushat e rinisë dhe të trashëgimisë dhe u shpreh se është i nevojshëm vazhdimi dhe fuqizimi i mëtejmë i bashkëpunimit mes UNKT-së dhe MKRS-së. / KultPlus.com
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me nëntë federata, konkretisht me Federatën e Atletikës së Kosovës, Federatën e Boksit, Federatën e Karatesë, Federatën e Mundjes, Federatën e Notit, Federatën e Ping Pongut, Federatën e Sportit Shkollor, Federatën e Tenisit dhe Federatën e Xhudos të Kosovës.
Në emër të MKRS-së, memorandumet janë nënshkruar nga ministrja Vlora Dumoshi, ndërkaq në emër të federatave sportive memorandumet janë nënshkruar nga kryetarët e federatave përkatëse.
Qëllimi i memorandumeve është mbështetja financiare e federatave respektive në realizimin e objektivave dhe synimeve që ato kanë planifikuar për këtë vit. Përkrahja bëhet në bazë të rregullores për kategorizim dhe në bazë të vendimit të ministres Dumoshi për caktimin e vlerës së pikëve.
Me këtë rast, ministrja i njoftoi kryetarët e federatave se menjëherë pas nënshkrimit do të ndërmerren hapat e procedurat për transferimin e mjeteve financiare në xhirollogaritë e federatave për çerekun e parë të vitit, ashtu që federatat ta kenë më të lehtë ta përballojnë situatën e vështirë nëpër të cilën po kalojmë.
“Përmes memorandumeve që i nënshkruam sot me nëntë federata po vazhdojmë të tregojmë se institucion i gjendemi afër federatave dhe sportit në përgjithësi. Dje kemi nënshkruar pesë memorandume, dhe do të vazhdojmë edhe nesër të shkruajmë memorandumet me federatat tjera”, paralajmëroi ministrja duke sqaruar se në këtë kohë pandemie secila organizatë sportive ka nevojë për përkrahje.
Ministrja i informoi kryetarët e federatave se sporti do të përkrahet edhe nga fondi emergjent i ndarë për MKRS-në. Ajo uroi që kjo situatë e vështirë që po kalojmë të gjithë që të kalojë sa më shpejtë dhe porositi kryetarët e federatave dhe përmes tyre sportistët që të tregohen të kujdesshëm për shëndetin e tyre, por edhe vazhdimisht të përgatiten e të ushtrojnë sa të kenë mundësi pa i rrezikuar të tjerët dhe pa e rrezikuar as veten.
Ndërkaq, kryetarët e federatave e falënderuan ministren Dumoshi dhe u shprehën se do të vazhdojnë të angazhohen dhe të jenë të gatshëm që me kalimin e pandemisë t’i kthehen edhe më fuqishëm garave dhe sukseseve. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot pesë memorandume bashkëpunimi.
Këto memorandume bashkëpunimi u nënshkruan me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK), dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK).
Memorandumet në emër të MKRS-së janë nënshkruar nga ministrja Dumoshi, ndërkaq në emër të KOK-ut, ka vënë firmën kryetari Besim Hasani, duke siguruar kështu 3 mujorshin e parë të këstit.
Nga FFK-ja memorandumin e ka nënshkruar kryetari i Federatës, Agim Ademi. Poashtu kjo federatë u mbështet me vlerë financiare për realizimin e objektivave për vitin 2020.
Ndërsa, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ka nënshkruar memorandumin për përkrahje financiare.
Në emër të Federatës, së Volejbollit të Kosovës, ka nënshkruar kryetari i Federatës, Abedin Ibrahimi. Ndërkaq, për FHK-në, ka nënshkruar kryetari Eugen Saraçini.
Këto Federata të cilat nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit, nga nesër në xhirollogaritë e tyre do të kaloj kësti për tre muajt e ardhshëm në mënyrë që t’ju gjinden pranë sportistëve në këtë kohë të vështirë pandemie.
Ministrja Vlora Dumoshi, me këtë rast tha se përkrahja e MKRS-së për Komitetin Olimpik dhe katër federatat ju mundëson atyre të kenë planifikim më të mirë të aktiviteteve dhe të realizojnë programin e tyre në mënyrë më të suksesshme.
“Memorandumet që nënshkruam sot me KOK-un, FFK-në, FBK-në, FVK, dhe FHK-në, përcaktojnë nivelin e përkrahjes për këto organizata sportive. Kjo përkrahje bëhet në bazë të meritave të cilat janë përcaktuar me rregullore. Vetë mekanizmat që e organizojnë dhe zhvillojnë fushën e sportit në vendin tonë e kanë përcaktuar, dhe poashtu në MKRS në këtë kohë pandemie do vazhdojmë të jemi sa më afër sportistëve tanë”, u shpreh ndër të tjera ministrja Dumoshi.
Ajo tha se do të angazhohet që edhe në vazhdimësi ta mbështesë sportin në vend në mënyrë që t’ju krijohen lehtësira sportistëve dhe trajnerëve që t’i realizojnë qëllimet dhe të arrijnë suksese nëpër gara vendore dhe ndërkombëtare.
Ndërkaq, përfaqësuesit e organizatave të cilat nënshkruan memorandumet u shprehën të lumtur për nënshkrimin e këtyre memorandumeve duke falënderuar ministren për mbështetje në këtë kohë pandemie dhe premtuan që do vazhdojnë të punojnë fuqishëm që të sjellin në vend çmim dhe medalje të ndryshme. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se Qendra Kinematografike e Kosovës së bashku me filmbërësit kosovarë, do të shfaq filma me plfatforma të reja pas situatës së krijuar, shkruan KultPlus.com
“Këto prodhime dhe bashkëprodhime kosovare do të transmetohen për publikun gjatë këtyre ditëve dhe javëve të ardhshme”, thuhet ndër të tjera në postimin e saj në Facebook.
Këtu keni postimin e plotë:
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia dhe në pamundësi të shkojmë në kinema, Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me filmbërësit kosovarë, të cilët i ka mbështetur viteve të fundit, do të sjellin premiera të ndryshme filmike të cilat do të shfaqen në platforma të ndryshme televizive dhe mediume online. Këto prodhime dhe bashkëprodhime kosovare do të transmetohen për publikun gjatë këtyre ditëve dhe javëve të ardhshme, duke filluar këtë të diel, nga ora 20:30 në KTV, me filmin T’PADASHTUN nga Edon Rizvanolli dhe në ora 21:00, në TV21 filmin NJË TREGIM PRISHTINE të regjisores Burbuqe Berisha.
Sot, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të skenës së pavarur kulturore të Kosovës, shkruan KultPlus.com
Njoftohet se ata kanë zhvilluar diskutime lidhur me dëmet që po i shkakton coronavirusi në shtyerjen e aktiviteteve kulturore si dhe për qëllimin e Planit Emergjent pas situatës së krijuar nga COVID-19.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Sot, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, zhvilloi një takim virtual me përfaqësues të organizatave të skenës së pavarur kulturore, në kuadër të përgatitjeve për hartimin e Planit Emergjent për Kulturë, Rini dhe Sport, me qëllim të konsultimit rreth ndikimit të situatës së krijuar nga efekti i pandemisë globale COVID-19.
Në takim, ministrja Dumoshi i njoftoi pjesëmarrësit rreth qëllimit të Planit Emergjent dhe rëndësisë së planifikimit të një procesi transparent dhe objektiv të vlerësimit të përfituesve pas ndarjes së fondit shtesë për MKRS-në. Përveç hartimit të Planit Emergjent, ministrja shtoi që MKRS do të angazhohet për vlerësimin e aplikimeve për subvencionet e vitit 2020, në mënyrë që organizatat përfituese të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitete alternative apo të sigurojnë qëndrueshmërinë financiare.
Përfaqësuesit nga skena e pavarur Ares Shporta (Fondacioni Lumbardhi), Edonis Hashani (Termokiss), Florent Mehmeti (Teatri ODA), Nita Zeqiri (Fondacioni 17) dhe Veton Nurkollari (DokuFest) e njoftuan ministren rreth kërcënimeve që kjo gjendje i bën sektorit në afat të shkurtë dhe afat të gjatë, duke rezultuar në shterjen apo anulimin e programeve dhe festivaleve, duke rrezikuar vendin e punës të shumë punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve të skenës si dhe ekzistencën e shumë organizatave aktive të skenës që operojnë gjatë tërë vitit.
Palët po ashtu diskutuan për bashkëpunim rreth programeve digjitale dhe mënyrave alternative për vazhdim të jetës kulturore dhe përshtatje në rrethanat e reja. Pjesëmarrësit u pajtuan që ta koordinojnë komunikimin me organizatat tjera të skenës së pavarur dhe hisedarët kyç, duke ofruar një analizë të rreziqeve dhe kërcënimeve si dhe rekomandime për Planin Emergjent në kuadër të grupit punues”.
Minitrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me zëvendësministrin Yll Rugova, kanë zhvilluar sot një takim pune me drejtorët e Departamenteve të MKRS-së, shkruan KultPlus.com
Ministrja Dumoshi, ka kërkuar që të vazhdohet me kryerjen e detyrave në fushën e kulturës.
Këtu keni njoftimin e plotë të MKRS-së:
“Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendësministrin Yll Rugova, kanë mbajtur takim pune me drejtorët e Departamenteve të MKRS-së, me të cilët ka diskutuar për planet dhe punët që priten të realizohen këtë vit si dhe për propozimin që është dhënë nga Qeveria e Kosovës për një fond shtesë për MKRS-në, gjithnjë duke konsideruar rrethanat aktuale respektivisht gjendjen emergjente. Ne këtë kuadër, u diskutua për funksionimin me staf te reduktuar ne ministri dhe institucione.
Ministrja Dumoshi ka kërkuar që te vazhdohet me përmbushjen e obligimeve, duke realizuar kështu obligimet buxhetore të vitit 2019 si dhe angazhim maksimal për projektet kapitale në fushën e kulturës, rinise, sportit dhe trashëgimisë kulturore, që ato të trajtohen sipas prioriteteve dhe të njëjtat të finalizohen dhe procedohen pa vonesa.
Ministrja Dumoshi theksoi se secili projekt që kërkon mbështetje nga MKRS duhet të analizohet me kujdes pasi që kemi një numër të madh të organizatave dhe individëve të cilët implementojnë projekte të cilat i përfitojnë përmes thirrjeve publike të ministrisë, derisa ne fushën e sportit, sipas legjislacionit, do të nënshkruhen memorandumet me federatat sportive.
“Do të kujdesemi dhe angazhohemi që organizatat kulturore e sportive të kenë mbështetje edhe në këtë vit të vështirë që do ta kemi përpara”, u shpreh mes tjerash ministrja. Ajo theksoj se pas marrjes së vendimit për ndarjen e fondit emergjent për MKRS-në, do të themelohet grupi punues, ne përbërje të të cilit do të ketë edhe njohës të fushave përkatëse. Grupi do të përcaktojë kriteret për mënyrën e mbështetjes që mund t’i ofrohen organizatave dhe individëve në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore”.
Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Teatrit, mirëpo duke qenë se bota po kalon në ditët e një pandemie të vështirë, manifestimet e ndryshme për të festuar këtë ditë janë anuluar pothuajse në gjithë botën, shkruan KultPlus.
Këtë ditë e uroi edhe ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ku shprehi respektin dhe mirënjohjen e saj të madhe për punën e palodhshme që bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Bashkangjitur gjeni statusin e plotë të Dumoshit.
‘Në ditën Botërore të Teatrit dëshiroj t’iu uroj këtë ditë të gjithë profesionistëve të kësaj fushe, dhe njëkohësisht t’iu shpreh mirënjohjen dhe respektin tonë për punën e palodhshme që bëjnë ata për kulturën e Kosovës. Teatri përfaqëson vlera të larta nacionale dhe universale, prandaj jemi të përkushtuar për ta ndihmuar, të bindur se kështu e ndihmojmë avancimin e përgjithshëm kulturor të Kosovës. Kosova është e nderuar që ka një traditë të pasur në fushën e teatrit dhe ne jemi të përkushtuar që këtë traditë ta ruajmë dhe ta zhvillojmë më shumë. Po ashtu, në këtë ditë, dëshiroj të kujtoj me respekt të gjitha ata që kanë dhënë shumë ndër vite për teatrin shqiptar dhe që sot nuk janë më mesin tonë. Veprat e tyre janë themele të rëndësishme në historinë e kulturës sonë.’ / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, dhe drejtori i Departamentit të Sportit, Iber Alaj, kanë zhvilluar një video telefonatë me ekipin olimpik të xhudos, pas vendimit të tyre për të hyrë në karantinë, për të shfaqur mbështetjen e tyre për xhudistët e Kosovës.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Driton Kuka dhe xhudistët e Kosovës të cilët kanë pasur norma olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pas konfirmimit që këto lojëra janë shtyrë për një vit, kanë marrë vendim që ndonëse kanë qenë në Kosovë, prapëseprapë do ty hyjnë në karantinë.
Ministrja Vlora Dumoshi përmes këtij komunikimi është shprehur se e përkrah dhe e mirëkupton vendimin që kanë marrë ekipi i xhudos dhe ka thënë se kanë përkrahjen e saj të plotë dhe i inkurajoi xhudistët se përkundër shtyrjes së lojërave olimpike ata të stërviten vazhdimisht ashtu që të jenë të motivuar e të fuqishëm kurdo që mbahen lojërat olimpike, të cilat janë ëndërr e çdo sportisti.
Trajneri Kuka është shprehur se ky propozim i tij është përkrahur nga ekipi ashtu që mos të kenë kontakt me njerëzit tjerë, as vet mos të rrezikohen dhe mos t’i rrezikojnë të tjerët, por që me xhudistët të jetojnë së bashku si familje, për arsye të stërvitjeve.
Trajneri Driton Kuka e ka falënderuar mes tjerash ministren për video telefonatën dhe për mbështetjen e qasjen që ka treguar karshi ekipit të xhudos. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë
dhe Sportit ka ndarë një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së aktores së
madhe, Leze Qena, përcjellë KultPlus.
Dumoshi shprehet e pikëlluar për ikjen nga kjo jetë të Leze Qenës, por ajo shprehet se kujtimet për të do të jenë përherë në mesin tonë përmes veprës së pamohueshme që ajo ka lënë pas.
Telegrami i plotë i ministres
Dumoshi:
E nderuar familja Qena,
Me pikëllim dhe me keqardhje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta dhe nga ne e të dashurës, haresë tuaj e tonës, aktores tonë të madhe, Leze Qena.
Fizikisht më Lezja nuk do të jetë mes nesh por do të jetë përherë në kujtimet tona me veprën e saj të pamohueshme e të pashlyeshme që ka lënë pas.
Rolet e panumërta dhe të papërsëritshme të saj do të mbesin gjurmë të gdhendura në botën e artit e të aktrimit. Me praninë e saj, ajo e ka pasuruar çdo vepër artistike dhe i ka dhënë peshë roleve që ka zgjedhur t’i mishërojë në veten e saj.
Me korpusin e roleve të saj, Lezja ka depërtuar në mesin e secilit
prej nesh, duke na dhënë frymëzim, krenari e forcë për të vazhduar e tejkaluar
çdo sfidë që kemi kaluar qoftë si individë por edhe si popull.
Ajo do të jetë një shembull dhe referencë në historinë e artit të
aktrimit shqiptar por edhe më larg, se si me përkushtim dhe me shpritmadhësi,
veçori të cilat e kanë karakterizuar Lezen, njeriu bëhet i dashur nga të gjithë
dhe i pranuar nga secili.
Ndarja e Lezës është humbje e rëndë jo vetëm për familjen dhe
miqtë e saj, por ikja e saj do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për
artin dhe kulturën e Kosovës.
Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e
saj të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës dhe atë mbarëshqiptare.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Leze Qenës. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot në takim John Kennedy Mosoti, Drejtor i UNFPA-së për Kosovë, Serbi dhe Maqedoni Veriore si dhe Përfaqësues i UNFPA-së për Bosnje e Hercegovine. Në takim ishte e pranishme edhe Shefja e UNKT-së në Kosovë Ulrika Richardson.
Ministrja Dumoshi theksoi që është shumë e kënaqur me punën e mirë të agjencive të UN-it në Kosovë e veçanërisht UNFPA-së, punën e të cilës e çmon lartë.
Ndërkaq, Mosoti uroi Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës dhe e njoftoi me misionin dhe vizionin e UNFPA-së si dhe me projektet konkrete në Kosovë dhe me bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës për të shtyrë përpara çështje si edukata seksuale, aborti, struktura e popullsisë etj.
Në takim u diskutua për format e bashkëpunimit në çështje që kanë të bëjnë me angazhimin e të rinjve në projekte të ndryshme, meqenëse komponentë e rëndësishme MKRS-së është edhe Rinia.
Ministrja Dumoshi u shpreh se rinia është pjesa më vitale e Kosovës dhe aset i çmuar për të cilin duhet bërë akoma si në nivel institucional ashtu edhe në nivele tjera. Ajo u shpreh e gatshme të ofrojë të gjitha kapacitetet dhe ndihmën e Ministrisë që bashkërisht me të gjitha organizatat që veprojnë në Kosovë të fuqizojnë rininë përmes projekteve e aktiviteteve të ndryshme. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe disa nga krerët e Federatave Sportive, Kryetarin e FFK-së Agim Ademi, Sekretarin e FFK-së Eroll Salihu, Kryetarin e FHK-së, Eugen Saraqini, Kryetarin e FBK-së Arben Fetahu, Sekretarin e FVK-së Valon Nikqi, dhe Sekretarin e FNK-së Astrit Haliti, në këtë takim u diskutua lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr.01/07 të datës 11/03/2020 me qëllimi të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, ku nga afër u diskutua zbatimi i këtij vendim duke ditur që pjesëmarrja e qytetarëve në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë është në masë të madhe për të përcjellë aktivitetet të cilat janë të planifikuar nga organizatat sportive, kulturore dhe rinore sipas agjendave dhe kalendarit të aktiviteteve.
Gjatë këtij takimi bazuar në diskutimet u nxorën disa konkluzione që si masa parandaluese në pajtim me Vendimin do të pezullohen aktivitetet tek grup moshat e reja sipas procesit të pezullimi në sistemin arsimor (Stërvitjet në klubet, shkollat e sportit, kuvendet e punës të organizatave sportive,dhe tryezat të ndryshme), deri në Vendim tjetër nga Qeveria e Kosovës.
Komunat e Kosovë do të jenë në funksion të veprimeve si masa parandaluese do t’i dezinfektojnë objektet sportive në mënyre që aktivitet dhe garat të zhvillohen me numrin e caktuar sipas këtij Vendimi.
Ministrja Dumoshi falënderojë krerët e Komitetit Olimpik dhe të Federatave Sportive për bashkëpunimin dhe seriozitetin që të kemi vëmendje të shtuar. Fatmirësisht nuk kemi as një rast të konfirmuar nga institucionet shëndetësore dhe si MKRS do të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha organizatat sportive që të merren masa parandaluese duke ngritur nivel të prioritetit të veçantë. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës dhe Përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ajo zhvilloi një diskutim të hapur për bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, shkruan KultPlus.com
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Shefen e Zyrës dhe Përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën diskutoi mbi bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
Duke falënderuar për ndihmën e BE-së dhënë Kosovës përgjatë këtyre viteve, ministrja Dumoshi e njoftoi shefen Apostolova për planet e saj dhe projektet e MKRS-së.
Ministrja Dumoshi shpjegoi projektet e ministrisë që kanë synim avancimin e fushës së kulturës, angazhimin e rinisë dhe avancimin e sportit.
Ministrja e njoftoi Shefen e BE-së në Kosovë edhe për planet dhe politikat që ka për synim që t’i realizojë Ministria në të ardhmen dhe në këtë drejtim ministrja u shpreh së shpreson edhe në përkrahjen e Zyrës së BE-së në Kosovë, sidomos në promovimin e diplomacisë dhe diversitetit kulturor.
Gjithashtu, Ministrja shpalosi para delegacionit planet për hartimin e dy strategjive atë për kulturë dhe tjetrën për rini, për të cilat kërkoi edhe ndihmën dhe kontributin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ministrja Dumoshi tha se MKRS është plotësisht e përkushtuar të bashkëpunojë me Zyrën e BE-së në Kosovë për fushat si trashëgimia kulturore, rinia dhe sporti si dhe për avancimin dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së.
Ndërsa, përfaqësuesja e posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova e uroi Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës, e falënderoi për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me BE-së si dhe shfaqi interesim për projektet e MKRS-së veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, avancimin e kulturës dhe dialogun mes të rinjve“/KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ishte e pranishme në takimin e organizuar me iniciativën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe nën organizimin e Agjencisë për Barazi Gjinore, për shënimin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të grave.
Në fjalën e saj, Ministrja Dumoshi tha se debati për të drejtat e grave është debat që duhet të bëhet jo vetëm për 8 mars. Jemi zotuar që papunësia tek gratë të jetë një prej problemeve që do të trajtojmë me programin qeverisës andaj angazhimi drejt barazisë do të jetë preokupim i përditshëm për secilin vendim që marrim.
Ajo u zotua se do të shtyjë përpara agjendën për promovimin e të drejtat e grave si Ministre, në të gjitha dikasteret që drejton dhe siguroi të gjitha organizatat dhe iniciativat që kanë për vizion mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave se do ta kenë përkrahjen e Ministrisë që ajo drejton.
Shënimi i kësaj dite u bë përmes lansimit të Amandamentimit të Kornizës Ligjore për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, ku me ç’rast u prezantua edhe draftit final i Programit të Kosovës për Barazi Gjinore. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nënshkroi sot memorandumin e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në emër të të cilit e nënshkroi rektori i këtij universiteti, Marjan Dema.
Ky Memorandum i bashkëpunimit ka për qëllim të mbështesë Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në organizimin e “Javës së Universitetit”, dhe Manifestimin qendror për 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ministrja Dumoshi u shpreh shumë e nderuar që Ministria që ajo drejton ka mundësinë të mbështesë Universitetin e Prishtinës në këtë vit jubilar e të rëndësishëm për dijen dhe kulturën.
“Universiteti i Prishtinës përpos që është vatër e dijes dhe e konsolidimit kombëtar të Kosovës, ka luajtur rolin e patjetërsueshëm historik të shtetbërjes dhe në këtë gjysëmshekull jetë të tij, institucioni kryesor në fushën e arsimit duhet të përkrahet në maksimum sepse kësisoj avancohet, dija, shkenca, kultura dhe çdo fushë tjetër në Republikën e Kosovës”, ka vlerësuar ministrja.
Rektori Demaj, në anën tjetër e falënderoi Ministren Dumoshi e cila prej marrjes së mandatit ka shprehur vullnetin e gatishmërinë të jetë bashkëpunëtore për avancimin e dijes e arsimimit, përmes Universitetit të Prishtinës, kështu duke i kontribuar gjeneratave te reja që po shkollohen e edukohen në Prishtinë. / KultPlus.com
Për nder të festës së gruas, ka reaguar edhe ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlor Dumoshi.
Më poshtë KultPlus ju sjell reagimin e saj të plotë:
‘Shumëkush nuk na ka besuar. Disa edhe na kanë fyer e përçmuar pse kërkesat tona për barazi e të drejta që i meritojmë kanë qenë të zëshme. Ne nuk u dorëzuam. Sot jemi më të forta se kurrë.
Sot jemi bashkë; më askush nuk mund të na shkelë të drejtat apo të na fyej dinjitetin tonë prej gruaje.
Nuk ka qenë e lehtë për asnjërën prej nesh t’i thyejmë pengesat që jeta na i ka sjellë. Ata që është dashur të na përkrahin e mbrojnë shpesh herë na kanë tradhtuar e lënë vetëm. Por ne nuk jemi ndalë. Unë nuk jam ndalë.
Sepse kam besuar në dinjitetin tim; vlerat e mia nuk janë plaçkë që varen nga dikush. Ato më takojnë mua t’i mbroj e promovoj. Secila prej nesh kemi një këngë që kemi nisur dhe e cila ende nuk ka përfunduar. Aty ka nota gëzimi, trishtimi e vetmie por ajo kurrë nuk do të përfundoj e shtypur, e thyer dhe e mundur. Kënga jonë do të jetë forcë e motiv për gratë tjera që mos ta ndalin kurrë betejën.’ / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ndodhet në vizitën zyrtare të saj të parë si ministre në Tiranë, ku u prit nga homologia e saj Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Në takimin që u zhvillua në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, u diskutua për harmonizimin e aktiviteteve të kalendarit të përbashkët kulturor dhe për shtrimin e rrugës së bashkëpunimit në fushën e kulturës.
Kalendari i përbashkët kulturor do të reflektojë aktivitete të rëndësisë së madhe kulturore për të dy vendet, si iniciativë që institucionet dhe ngjarjet kulturore të realizohen suksesshëm si në Kosovë, si në Shqipëri.
Ministrja Dumoshi theksoi që është kënaqësi të vizitojë Tiranën në cilësinë e Ministres dhe se shpreson që kultura të jetë fushë ku vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtë.
Gjithashtu e informoi Ministren Margariti për planet që ka për Ministrinë që po e drejton, ndër të tjera, fuqizimin e institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore si dhe përkrahjen për skenën e pavarur e cila e pasuron jetën kulturore në Kosovë.
Në anën tjetër, Ministrja Margariti në pritjen e ngrohtë të organizuar për delegacionin nga Kosova, uroi Ministren Dumoshi dhe shprehu gatishmëri që dy ministritë të thurin plane të përbashkëta në rrafshin kulturor.
Ministria që ajo drejton konsideron që kalendari i përbashkët kulturor është një nga shtyllat e këtij bashkëpunimi dhe se do të angazhohet që aktivitetet brenda tij të jenë të pasura e përmbajtjesore.
Dy fushat që Ministrja Margariti theksoi që duhen të jenë në fokus të përbashkët janë kinematografia dhe libri. Dy ministritë do të gjejnë rrugë dhe mjete për të akomoduar propozimet nga dy vendet që në këto fusha të thellohet bashkëpunimi.
Kosova dhe Shqipëria kanë pasur një histori të bashkëpunimit të mirë në vitet e kaluara. Vlen të përmendet pjesëmarrja e përbashkët në shtandin e Festivalit Ndërkombëtar “Berlinale” të cilin Ministrja Dumoshi e ka vizituar sivjet.
Ministrja Dumoshi ftoi Ministren Margariti për një takim në Prishtinë me qëllim të harmonizimit të punës së mëtejme për kalendarin e përbashkët kulturor. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot përfaqësuesen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP-së) në Kosovë, Maria Suokko, me të cilën bisedoi për politikat dhe programin që MKRS-ja ka për rininë dhe çështjet që kanë të bëjnë me fushën e trashëgimisë kulturore.
Sipas komunikatës për media, ministrja Dumoshi e njoftoi përfaqësuesen e UNDP-së, Suokko, për planet dhe synimet që pritet të realizohen nga ana e MKRS-së në këto fusha, të cilat UNDP-ja i ka interes të veçantë.
Ministrja është shprehur se do të angazhohet maksimalisht që rinia e të gjitha komuniteteve, që jetojnë në Kosovë, të takohen e shkëmbejnë idetë inovative për avancimin e interesave të tyre, sidomos në edukimin dhe integrimin sa më të madh social të tyre. MKRS-ja do të investojë në krijimin e mëtejmë të hapësirave dhe infrastrukturës së nevojshme që të rinjtë në Kosovë të kenë ku të organizojnë dhe realizojnë aktivitetet e ngjarjet e tyre.
Gjithashtu ajo e ka informuar përfaqësuesen Suokko për planet që ka për fushën e trashëgimisë, në plotësimin dhe avancimin e legjislacionit që e rregullon këtë fushë. Ajo tha se MKRS-ja është e interesuar të bashkëpunojë me UNDP-në për zhvillimin e projekteve të cilat mundësojnë mbrojtje më të madhe të monumenteve, objekteve dhe hapësirave të trashëgimisë kulturore.
Ministrja e ka falënderuar përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e deritashme që kanë dhënë për fushat që i mbulon MKRS-ja, duke e mirëpritur gatishmërinë e UNDP-së që të bashkëpunojë edhe në të ardhmen për projektet në fushën e rinisë dhe të trashëgimisë kulturore.
Ndërsa, përfaqësuesja e UNDP-së, Maria Suokko, e uroi ministren për marrjen e detyrës dhe e falënderoi për gatishmërinë e ofruar për fuqizimin dhe përkrahjen e rinisë, duke i dëshiruar mbarëvajtje për punën dhe planet që ka për synim t’i realizojë dhe ofroi mbështetjen në këto fusha.
Po ashtu, Suokko, theksoi se organizata që përfaqëson është e interesuar që fusha e trashëgimisë kulturore në Kosovë të avancohet konform standardeve ndërkombëtare, duke mundësuar identifikimin e objekteve dhe lokaliteteve të reja arkeologjike dhe konservimin e restaurimin e tyre. /KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë në hapjen zyrtare të javëve të Frankofonisë, që u mbajt sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndër personalitetet e shumta të pranishme në këtë ngjarje ishin edhe Glauk Konjufca, Ministër i Punëve të Jashtme, Marie-Chrstine Butel, Ambasadore e Francës në Kosovë, Jean-Louis Seervais – Shef i Misionit të Belgjikës në Kosovë, Natacha Gomes – e ngarkuar me punë në Ambasadën e Luksemburgut.
Ministrja Dumoshi theksoi që anëtarësimi i Republikës së Kosovës në familjen e madhe frankofone po dëshmohet çdo vit se është një fat e privilegj, meqë përveç tjerash jemi bërë pjesë e një organizate, e cila udhëhiqet nga parime e vlera të larta civilizuese, shoqërore e demokratike, siç janë diversiteti kulturor, gjuhësor, solidariteti, paqja e mbrojtja e të drejtave të njeriut. Rreshtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës përkrah Ambasadës së Francës dhe shteteve tjera frëngëfolëse e frankofone përmes aktiviteteve të përbashkëta kulturore e artistike është dëshmia më e mirë e miqësisë sonë të thellë dhe familjarizimit tonë me frankofoninë.
Ministrja Dumoshi falënderoi përzemërsisht Ambasadën e Francës në Kosovë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të forcuar e thelluar lidhjet e dy shteteve dhe qytetarëve të të dyja vendeve, për angazhimin për kultivimin e miqësisë midis Kosovës e Francës.
Ngjarja “Javët e Frankofonisë” është shndërruar në një prej projekteve më të rëndësishme kulturore në Kosovë.
Viti 2020 shënon përvjetorin e pesëdhjetë të Organizatës Internacionale të Frankofonisë. Kosova u bë anëtare e asociuar në këtë organizatë, në vjeshtën e vitit 2018. / KultPlus.com