Ministrja Dumoshi: Kontributi i Ramadan Musliut ishte dhe do të mbetet shumëdimensional

Ka vdekur sot poeti, publicisti e kritiku letrar, Ramadan Musliu. Vdekja e tij ka prekur familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët.

E pikëlluar për vdekjen e Musliut është shprehur edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi. Vdekjen e tij Dumoshi e konsideron humbje të madhe për kulturën dhe artin në përgjithësi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të poetit, publicistit, kritikut letrar dhe studiuesit Ramadan Musliu.

 Kontributi i Ramadan Musliut ishte dhe do të mbetet shumëdimensional. Ai ishte njëri prej kritikëve letrarë më të dalluar të letrave shqipe, si poet solli poezinë me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme, e si publicist qe i spikatur dhe me dije të thellë kulturore.

 Vdekja e tij e hershme është humbje e madhe për kulturën dhe artin në përgjithësi në Kosovë.

 Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin kulturor në Kosovë dhe për të gjithë ata që patin rastin ta njohin”, ka shkruar Dumoshi. / KultPlus.com