‘Vogue Italia’ vjen në Tiranë me ekspozitën “Fashion Panorama”

Si asnjëherë më parë, një emër si Vogue Italia, vjen në Tiranë. Kjo arrihet falë bashkëpunimit mes Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), Institutit Italian të Kulturës dhe Vogue Italia.

Fashion Panorama-The Italian New Wave është një projekt i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, me kurator ‘Vogue Italia’. Ekspozita bën ndalesën e saj të parë ndërkombëtare, në Tiranë.

Ekspozita u lind me synimin për t’i dhënë zë dhe shikueshmëri gjeneratave të reja të stilisteve dhe stilistëve italianë, duke përçuar gjerësisht vizionin dhe punën e tyre.

Synimi i ekspozitës është të rrëfejë modën bashkëkohore italiane përmes vizionit dhe punës së 10 stilistëve: ACT Nr 1, Gisele, Cormio, Lessico familiar, Magliano, Marco Rambaldi, Medea, Panconesi, Niccolo Pasqualetti dhe SSHENA, të cilët përkrah ripërpunimit të traditave artizanale në formë rishtare dhe me gjuhë e metoda novatore, kanë mundur të ruajnë një marrëdhënie të fortë dhe të integruar me industritë e tjera të lidhura me kulturën dhe krijimtarinë italiane, si dhe të trajtojnë në mënyrë origjinale aspirata dhe tema të dashura për shoqërinë bashkëkohore.

Gjithmonë në ndjekje të bashkëkohores dhe të interpretimit të rrymave dhe kontrasteve që përshkojnë shoqërinë, moda ofron mundësinë e ripërcaktimit të identitetit shoqëror dhe dëshirave, gjatë përditshmërisë tonë.

Ekspozita, e cila sapo ka nisur rrugëtimin e saj, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 qershor, në mjediset e COD./ atsh / KultPlus.com

Arilena Ara pjesë e “Vogue Italia”, në mesin e 8 vajzave më të fuqishme nga e gjithë bota

Arilena Ara së fundmi iu bashku botës së modës. Ajo është bërë pjesë e ‘Vogue Italia’ dhe ‘Milan Fashion Week’ në mesin e 8 vajzave më të fuqishme nga e gjithë bota.

Java Milaneze e Modës këtë vit i është besuar stilistes së famshme kineze, Sara Ëong, e cila do të mbledhë në një event virtual 8 vajza dhe gra më me influencë në glob. “For Powerful Women” do të bëjë bashkë këngëtare, modele dhe personalitete nga SHBA, Italia, Lindja e Largët dhe vende të tjera, të cilat do të tregojnë çfarë duhet të presin nga moda në vitin 2021 me anë të videove të realizuara nga stafi i tyre në bashkëpunim me gjigandët e modës.

Një nga këto 8 vajza të përzgjedhura nga vetë Wong është edhe artistja shqiptare, Arilena Ara.

Arilena do të jetë pjesë e eventit virtual, që do të transmetohet livestream ditën e sotme, 23 shtator, ndërkohë ajo ka realizuar edhe një set fotografik me veshje nga Sara Wong, i cili pritet të jetë publik në ditët në vazhdim përgjatë javës.

Në ditët në vazhdim do të kemi mundësi të shohim më tepër detaje nga Vogue në rrjetet e tyre sociale mbi setin fotografik të Arilenës dhe 7 vajzave të tjera. /Prive.al / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=351&v=DtadG4Fpe0s&feature=emb_title