VOGUE shkruan për disenjatoren shqiptare, fustani i saj zgjedhet si më i famshi gjatë pandemisë

Disenjatorja e njohur shqiptare, e cila karrierën e saj e ka zhvendosur në Amerikë, tash e sa kohë po përjeton suksesin e punës së saj, ku sëfundi është bërë edhe pjesë e prestigjiozes Vouge, shkruan KultPlus.

Matoshi e projektoi për herë të parë fustanin e saj në korrik të vitit të kaluar. Në momentin që ajo e postoi atë në rrjetin social Instagram, fustani u bë shumë i njohur dhe i pëlqyer.

”Modelja e njohur amerikane, Tess Holliday e kishte veshur fustanin në Grammy, ndërkaq në postimin e fotografisë së asaj mbrëmjeje, ajo i referohej fustanin si ”nëse Lana del Rey dhe Torta me luleshtrydhe do të kishin një fëmijë’, kjo thënie më pas u bë virale”, deklaroi Matoshi për Vouge.

Padyshim që Matoshi këtë fustan ua ka dhuruar njerëzve më me ndikim, të famshmëve. Fustani me luleshtrydhe aktualisht është artikulli më i shitur nga koleksioni i Matoshit, së bashku me maskën kordinuese. ”Shumica e njerëzve që e blejnë fustanin tani, nuk e dijnë se ku do ta veshin atë, por ju pelqen ta veshin edhe në shtëpi.”, tha Matoshi para se të pohonte ‘Unë nuk do të di se ku ta vesh, nuk kam veshur fustan që nga fillimi i pandemisë”, shton tutje Matoshi për Vouge.

Arsyet pse fustani me luleshtrydhe është një histori suksesi, në kundërshtim me gjithçka që dimë për zakonet e epokës pandemike të blerjes është tek fakti është që veshja është e njohur pikërisht sepse nuk është praktike. Fustani i dedikohet ngjarjeve më të mëdha, si Met Gala, Oscar, kryesisht rasteve të veçanta.

”Por më shumë se kaq, ajo qepje e ëmbël e luleshtrydheve është thellësisht nostalgjike, në një pafajësi fëminore që ndihet veçanërisht qetësuese. Dhe megjithëse Matoshi e krijoi atë në një epokë parandemike, ky realizm i shërbeu asaj si frymëzim. “Shumica e modeleve të mia janë frymëzuar nga fëmijëria ime,” tha Matoshi. “Ndihem sikur gjërat që më bëjnë të ndjehen më mirë janë luleshtrydhet, veshja, fustanet, natyra në përgjithësi.”, përfundon Vouge.

Bashkangjitur gjeni artikullin e plotë nga Vouge. / KultPlus.com

https://www.vogue.com/article/strawberry-dress-lirika-matoshi-popular?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=onsite-share&utm_brand=vogue&utm_social-type=earned&fbclid=IwAR1-AGlcMgf_6z1tvt1ECJzoDmr9larikhH6IVUnKmj0cZI4P8RO4y-R-Ac

Kylie “pushton” ballinën e Vogue

Kylie Jenner është përsëri vajza që ka pushtuar ballinën e Vogue derisa ajo ka pozuar me një fustan të kuq për të treguar “fuqinë dhe vendosmërinë” në numrin e Hong Kong.

Kylie Jenner është dukur jashtëzakonisht bukur derisa ka pozuar për edicionin e “Vogue Hong Kong”.

Biznesmenja e kozmetikës, 22 vjeçarja, ka pasur të veshur një fustan të Yves Saint laurent gjatë fotosesionit.

Edhe kësaj here ajo ka treguar se pse është njëra prej grave më të njohura në botë. /GazetaExpress/ KultPlus.com

‘Vogue Italia’ vjen me një botim special në krizën e koronavirusit

Sipas kryeredaktorit, kjo kujton krizën e vitit 1929, ku rrobat u kthyen të bardha, një ngjyrë e zgjedhur për tshprehur pastërti në të tashmen dhe shpresë për të ardhmen.

Revista e modës,  “Vogue Italia” ka reaguar ndaj pandemisë së koronavirusit me një botim të veçantë, duke paraqitur për herë të parë në historinë e revistës, një kopertinë krejtësisht të bardhë.

“E bardha është para së gjithash respekti. E bardha është rilindja, drita pas errësirës, bashkimi i të gjitha ngjyrave. E bardha është uniforma e atyre që kanë shpëtuar jetë ndërsa rrezikojnë vetë.

Është koha dhe hapësira për të menduar, dhe për të heshtur gjithashtu. E bardha është për njerëzit që po e mbushin këtë kohë dhe hapësirë me ide, mendime, histori, vargje, muzikë dhe dashamirësi ndaj të tjerëve”, tha kryeredaktori i “Vogue Italia”, Emanuele Farneti.

Sipas tij kujton krizën e vitit 1929, ku rrobat u kthyen të bardha, një ngjyrë e zgjedhur për tshprehur pastërti në të tashmen dhe shpresë për të ardhmen.

“Mbi të gjitha, e bardha nuk dorëzohet; është një faqe e zbrazët për t’u mbushur, pjesa kryesore e një historie të re që do të fillojë”, tha Farneti. /shqiptarja/ KultPlus.com

Rihanna bën histori në kopertinën e “British Vogue”

Rihanna bëri histori duke u bërë gruaja e parë që shfaqet në kopertinën e ”British Vogue” e veshur me një durag si simbol të fuqisë së njerëzve me ngjyrë. Shën.red. Durag, ose do-rag ose du-rag është një shall që vendoset në kokë, kryesisht për të mbajtur më mirë gërshetat. Duragët u përdorën fillimisht nga gratë e varfëra punëtore dhe skllave të shekullit XIX.

Pas Black Power Movement, lëvizje për fuqizimin e komuniteti afro-amerikan, duragët u kthyen në aksesor të zakonshëm dhe u përdorën nga shumë personazhe të njohur, duke përfshirë reperë dhe atletë. Duragët u bënë simbol të mbijetesës dhe fuqisë së afro-amerikanëve.

“A e kisha imagjinuar ndonjëherë që do të shihja një durag në kopertinën e Vogue?”,-shkroi në Instagram redaktori i British Vogue, Edward Enninful. Në postim ai zbuloi se ishte ideja e Rihanna-s që të shfaqej me durag, i cili u krijua nga kapelebërësi i njohur, Stephen Jones.

“Për setin fotografik, ajo dëshironte një dekadë të re. Kemi punuar me një arkiv të konsiderueshëm për të gjetur një propozim të ri. Ishte ora 2 e mëngjesit kur më ra telefoni dhe më tha ”Po sikur të përdorim një durag?”. /KultPlus.com

Lady Gaga në ballinën e revistës “Paper” me fotosesion 3D

Pop ylli Lady Gaga i ka hijeshuar dy ballina të ndryshme të revistës “Paper”, për numrin e përvitshëm të titulluar “Spring Transformation”.

Fotografitë e këngëtares janë prodhuar në formatin 3D nga artisti i njohur belg, Frederick Heyman, transmeton Koha.

Gaga në shenjë respekti i ka mirëpritur botuesit e revistës në studion e saj muzikore personale, për ta dëgjuar albumin e saj të gjashtë me titull “Chromatica”.

Në këtë artikull, pop ylli amerikan fol për traumat të cilët i ka përjetuar në të kaluarën dhe faktin se si e ka menaxhuar dhimbjen e saj, në mënyrë që të arrijë ta shkruajë këtë album.

“Të jesh i lumtur nuk është një gjë e thjeshtë. Unë vuaj nga depresioni klinik. Diçka ndodhë në trurin tim ku dopamina dhe serotonina nuk funksionojnë siç duhet, dhe si pasojë unë nuk e kam të lehtë të ndihem e lumtur,” çka shpjeguar tutje Gaga në intervistën e realizuar.

Revista “Paper” publikohet çdo tre muaj nëpër kioskat dhe në formë digjitale.

Në klipin e Dua Lipës flitet shqip (VIDEO)

Në videon e Dua Lipës për revistën ”Vogue”, dëgjohet një fjali në shqip, e cila përkthehet ndërkohë me titra anglisht.

Nëse e keni parë një herë këtë video me siguri nuk e dalluat zërin e një vajze që thotë ”Ajo veshi Marc Jacobs”.

Artistja kosovare me famë në botë e ka shpërndarë këtë video në Instagram, ku ndiqet nga afërisht 40 milion njerëz. Dua gjithmonë ka treguar për origjinën e saj dhe sesa krenare ndihet që është shqiptare. Vetëm të përmendim koncertet e mbajtura në Kosovë, ”Sunny Hill Festival”, ku performojnë artistët më të mirë botërorë. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=aO_76YhBymM&feature=emb_title

Dua Lipa realizon klip të veçantë për “Vogue”

Dua Lipa është emër shumë i kërkuar edhe për kampanja reklamuese nga brende të njohura.

Së fundi, këngëtarja bashkë me “Vogue Magazine”, ka realizuar një klip të shkurtër, përmes së cilit prezanton disa prej koleksioneve të “Javës së Modës në Nju Jork”.

Dua vesh koleksionet e vjeshtës 2020 të stiluara nga dizajnerë të njohur, teksa paraqitet me stil të viteve ’90-ta.

Me anë të këtij klipi, ajo synon të tregojë se si është një ditë e një artisti. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=aO_76YhBymM&feature=emb_title

“Vogue”: Dua Lipa, artistja që vjen nga trashëgimia e protestës

Prejse është bërë super e suksesshme, ajo ka përdorur platformën e saj për ndryshime pozitive, qoftë duke themeluar “Sunny Hill Academy” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, apo duke folur mbi pabarazinë gjinore në industrinë muzikore.

Ky është një nga vlerësimet e bëra nga versioni australian i revistës së njohur “Vogue” për artisten me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, me të cilën edhe ka realizuar një intervistë teksa ajo është në pritje të realizimit të albumit të saj në Los Angeles. Pasi përmend rrugëtimin e këngëtares 24-vjeçare nga koha kur ajo u bë artistja më e shfaqur në “Spotify” e deri te rrëmbimi i dy çmimeve “Grammy”, revista thekson se Dua është një yll me synime, një femër e re e vendosur për të sfiduar çështjet globale.

“Nuk është aspak keq për një vajzë nga Londra veriore (me prindër nga Kosova, që kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar më 1992)”, shkruan “Vogue”.

“Duas gjithmonë i është dashur të lëvizte. Pasi ishte kthyer nga Londra në vendlindjen e prindërve në Kosovë, në moshën 12-vjeçare, ajo e bindi babanë e saj, këngëtar i dikurshëm rocku, dhe nënën, një punëtore në industrinë e turizmit, që ta lejonin të kthehej vetë në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar kur ishte vetëm 15 vjeçe. Ajo qëndroi te një i afërm i familjes dhe studioi në Sylvyia Young Theatre School, duke jetuar përmes modelimit dhe duke postuar coversa të Jamie XX dhe Mila J në YouTube”, shkruan “The Vogue”.

Në artikullin, që ka si autore gazetaren Hattie Collins, thuhet se ngritja e shpejtë e Duas drejt suksesit botëror ka qenë e papritur.

“Sigurisht se askush, e mbase as vetë Dua, nuk mund të ketë parashikuar një trajektore të tillë të jashtëzakonshme, meqë ajo hyri qetësisht, por vendosmërisht, në ndërgjegjen e muzikës pop në vitin 2015 me debutimin e saj ‘New Love’”.

Në intervistën e saj për revistën australiane, Lipa ka folur edhe për albumin e saj të dytë që pritet të lansohet brenda pak javësh. / Koha.net / KultPlus.com

Adriana Lima dhe Irina Shayk shkëlqejnë në ballinën e Vogue

Supermodelet e famshme botërore, Irina Shayk dhe Adriana Lima, kanë pozuar për ballinën e revistës Vogue të Spanjës për muajin gusht. 

Kjo fotografi atraktive e tyre më pas është postuar edhe nga Shayk, në llogarinë e saj personale në Instagram.

“Kur femrat bashkohen dhe fuqizojnë njëra-tjetrën, ndodh magjia”, ka shkruar Irina në postimin e saj, duke e etiketuar Adriana Liman si motër.

Vajzat shfaqen tejet në formë, derisa duket se kanë ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën.

Shayk këtë muaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga partneri i saj, Bradley Cooper, gjersa Lima është parë në krah të afaristit Emir Uyar.

Lidhja e saj pason pas ndarjes nga shkrimtari i njohur turk, Metin Hara. /Telegrafi/ KultPlus.com

Dua Lipa për Vogue flet për feminizmin dhe imazhin e trupit

Kur Dua Lipa kishte nënshkruar kontratën e parë për incizimin e këngëve në moshën 18 vjeçare, ajo punonte si kameriere. Tani, 23 vjeçarja e palodhshme mbush arenat, shkruan Vogue, ballina e së cilës mbulohet pikërisht nga këngëtarja shqiptare në numrin special të janarit.

Suksesi i saj – Ajo është eksporti më i madh i Britanisë së Madhe që nga Adele – vjen në një kryqëzim të rëndësishëm për gratë në art, me ndjeshmërinë e saj të hapur që vlërsohet si zgjedhje pozitive, shkruan më tutje Vogue, përcjell Koha.net.

Në intervistën ekskluzive për revistën britanike Dua Lipa flet edhe për feminizmin.

“Feminizmi për mua nuk është urrejtje ndaj burrave, por është ‘ne meritojmë mundësitë e njëjta”, thotë Lipa. “Dëgjoni aq shumë për burra të fuqishëm e të rëndësishëm që e kanë ndryshuar botën, madje edhe në histori dhe ngjarjet e njerëzimit, disa tregime nisin ‘burrat e bënë këtë’”.

Nuk ka asnjë dyshim se këngëtarja kosovaro-britanike është duke shkruar një fat tjetër për veten. Miliona fansa po presin të jenë dëshmitarë të evolucionit të saj në kapitullin e ri.

Dua Lipa tregon se ndihet mjaft me vetëbesim me trupin e saj, shkruan koha.net

“Ndjehem mjaft rehat me trupin tim, gjithmonë ka diçka që s’të pëlqen, por është shumë më e shëndetshme që t’i thoni vetes çdo ditë dy gjëra që i pëlqeni për veten. Unë i them – e di çfarë, lëkura ime duket për mrekulli, s’do të vendosi ‘make-up’, dhe nuk them – o Zot, ke ngrënë pasta çdo natë këtë javë”, shprehet Dua Lipa, e cila së fundmi është nominuar për dy çmime Grammy./KultPlus.com

Ata që kanë lindur në vitin 1973, ndajnë të njëjtin vit me zbulimin e syzeve “Vogue”

Syzet e markës “Vogue” për herë parë janë prodhuar në vitin 1973, duke marrë të njëjtin emër si revista e famshme e modës, ndërsa tani numëron 45 vite në treg.

Stilet Vogue dallohen nga dizajni i tyre inovativ, për larminë e gjerë të ngjyrave dhe kornizave. “Vogue” është bërë një markë me të vërtetë bashkëkohore ndërkombëtare e modës që i përshtatet konsumatorëve ndërsa tashme me këtë markë identifikohen edhe shumë personalitete të njohura të fushës së modës./ KultPlus.com

Beyonce zbulon prejardhjen (FOTO)

Në një intervistë për revistën “Vogue”, ku ka folur ndër të tjera për racën, imazhin e linjat e trupit, fëmijët e saj dhe krijimtarinë, Beyonce ka bërë publik edhe një lajm të paditur më parë. Faktin që ajo rrjedh nga një ish-pronar skllevërish.

“Kam kërkuar për prejardhjen time dhe kam mësuar se vij nga një pronar skllevërish, i cili ra në dashuri dhe u martua me një skllave”, tha ylli amerikan i muzikës. “Zbulimin duhej ta thelloja edhe më tej me kalimin e kohës. Kam kërkuar se çfarë do të thotë kjo dhe jam përpjekur ta vendos këtë në perspektivë. Tashmë besoj se, është pikërisht kjo arsyeja përse Zoti më bekoi me binjakët e mi. Energjia mashkullore dhe femërore kanë mundur të bashkekzistojnë dhe të rriten në gjakun tim për herë të parë. Lutem që jam në gjendje të thyej mallkimet e brezave të tërë në familjen time dhe që fëmijët e mi të kenë një jetë më pak të komplikuar”, vijoi më tej ajo.
https://www.instagram.com/p/BmI27Y9lc78/?taken-by=beyonce
Beyonce tha se familja e saj ka një “lidhje të marrëdhënieve të prishura mashkull-femër, abuzimi me pushtetin dhe mosbesimi. Vetëm kur pashë këto, u binda se isha në gjendje të zgjidh këto konflikte në marrëdhënien time personale”, duke iu referuar kështu mosmarrëveshjeve martesore mes saj dhe bashkëshortit Jay Z, teksa është thënë se ai është i pabesë, transmeton tch.

Ajo e përshkroi atë “si një ushtar dhe një sistem mbështetjeje kaq i fuqishëm” për vet këngëtaren, në momentin kur solli në jetë binjakët Rumi dhe Sir.

Beyonce zbuloi gjithashtu se binjakët ishin sjellë në jetë përmes operacionit cezarian të detyrueshëm dhe se, ndryshe nga koha kur solli në jetë fëmijën e saj të parë, Blue Ivy, ajo i rezistoi presionit për të ndjekur “gjërat që shoqëria thoshte mbi pamjen e trupit të saj”, e për të përqafuar më pas “faktin e të qenit e kolme”.
https://www.instagram.com/p/BmI2-WKlyIl/?taken-by=beyonce
Imazhet shoqëruese të intervistës janë bërë nga një fotograf 23-vjeçar, Tyler Mitchell, i cili bëhet i pari afrikano-amerikan që publikon një foto të tij në kopertinën e “Vogue”.

“Ekzistojnë shumë barriera social-kulturore mbi atë se çfarë më pëlqen të bëj, për të prezantuar një pikëpamje të ndryshme për njerëzit që mund të ndihen sikur zërat e tyre nuk kanë vlerë”, tha këngëtarja amerikane./KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmI3AWyFVp7/?taken-by=beyonce

Kalendari Pirelli 2019 frymëzohet nga “Liza në Botën e Çudirave” (FOTO)

Pirelli e ka gati kalendarin për vitin 2019, realizuar mjeshtërisht nga Albert Watson. Gigi Hadid, Misty Copeland, Laetitia Casta dhe Julia Garner janë yjet e përzgjedhur për të pozuar, njësoj si për rolin e një ylli kinematografie.

Është hera e parë që britaniku Watson, i punësuar i revistës prestigjioze “Vogue” realizon një kalendar të tillë.

Kalendari i Pirellit është i njohur botërisht për ekskluzivitetin e tij vit pas viti dhe i dhurohet klientëve dhe personazheve të famshëm.

Watson, lindur në Skoci në vitin 1942, ka krijuar disa nga fotografitë ikonë dhe portretet më të famshme të Steve Jobs dhe Alfred Hitchcock.

Fotografitë e tij i kanë siguruar të ardhura marramendëse revistave Harper’s Bazaar, Time dhe Rolling Stone si dhe për brendet më me emër si Prada, Channel, Levis dhe Revlon.

Fotografitë për Pirellin janë realizuar për më shumë se 10 ditë në muajin prill, në Miami dhe Nju Jork. Për herë të parë, kalendari i Pirellit është publikuar në vitin 1963.

Aktorja Julia Garner luan rolin e një fotografeje në një kopsht botanik, e cila aspiron të realizojë portrete. Bashkë me të në foto shfaqet edhe Astrid Eika.

Gigi Hadid luan rolin e një gruaje të suksesshme, në krah të saj shfaqet stilisti Akeksandër Wang. Fotot e bukuroshes janë realizuar në Nju Jork. Tema e këtij kalendari, ideuar nga redaktori i “Vogue”, Edward Enninful është “Liza në Botën e Çudirave”./a.a/KultPlus.com

Festivali “Photo Vogue” trajton çështje të rëndësishme përmes fotografisë (FOTO)

Vogue Italia është nikoqire e një seri shfaqjesh në Milano duke përfshirë tema sensacionale shoqërore dhe politike në mënyrë që të nxis debat përmes imazheve goditëse nga fotografët më të njohur, përcjellë KultPlus.

Festivali i “The Photo Vogue” në Milano do të paraqes tri ekspozita. E para quhet “Moda dhe Politika në Vogue Italia” dhe shfaq ambiciet e revistës për të qenë një katalizator për ndryshim – në mënyrë të shpejtë dhe delikate.

Çështjet që trajtohen në këtë ngjarje përfshijnë gjininë, pasurinë, mjedisin, protestën dhe ndërtimin e identitetit. /KultPlus.com

Vogue: Kryeqyteti i Shqipërisë është transformuar në një destinacion të gjallë dhe ekonomik

Nuk ke ku të ulesh në hapësirën e bollshme të Radios në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Është e enjte mbrëmje, një grup në stilin e New Orleans luan melodi ritmike dhe tavolinat janë plot me njerëz që konsumojnë Aperol Spritzes, nis kështu artikulli i Vogue për transformimin e kryeqytetit shqiptar.

Në oborrin plot ngjyra të ngjashëm me një serë, i pajisur me rafte me lule prej nga ku varen kafaze zogjsh, vjen një përzierje bisedash dhe të qeshurash nga të rinj e më të moshuar të ulur në stola mes tymit të zbehtë të Marlboro Lights. Këtu vibrimi pozitiv dhe i shkujdesur ndihet qartë dhe bën eko në të gjithë restorantet, baret dhe lokalet e lagjes dhe në gjithë Tiranën.

E veçante dhe ftuese, kjo ish fortesë e Komunizmit është e gjallë dhe ekonomikisht e përballueshme, dhe banorët janë të hapur dhe miqësorë.

Interesi në vendet e Ballkanit është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, me udhëtarët kuriozë që kërkojnë qetësinë e detit Adriatik dhe të qyteteve mesjetare me mure prej guri si Dubrovniku në Kroaci dhe Kotori në Mal të Zi. Tirana nuk mishëron një tërheqje të tillë tradicionale, piktoreske. Përkundrazi, ajo impresionon si një qendër urbane plot gjallëri, me një personalitet të fortë të formuar nga një histori e trazuar. Pak a shumë si Sarajeva që i ka lënë pas mizoritë e viteve 1990 për t’u shndërruar në një kryeqytet të begatë Europiano-Lindor, Shqipëria po lë pas dekadat e tmerrit dhe izolimin të saj duke parë drejt së ardhmes.

Radio gjendet në një lagje të quajtur Ish-Blloku, e njohur gjithashtu si Blloku. Sot Blloku është një vorbull pulsuese dhe elegante argëtimi, me tarraca të panumërta në natyrë të mbushura me klientë të veshur mirë. Atmosfera është e ngrohë dhe e qetë dhe ndonjëherë të kujton Athinën dhe Palermon.

Megjithatë, gjatë viteve të komunizmit Blloku ishte zonë e ndaluar për këdo që nuk ishte anëtar i udhëheqjes. Deri në rënien e komunizmit në vitin 1991, rajoni nuk ishte i huaj për socializmin. Por pesha që Shqipëria mbajti nën udhëheqjen e mësuesit stalinist-maoist i kthyer në diktatorin Enver Hoxha, ishte veçanërisht e përqendruar dhe shtypëse. Hoxha mbizotëroi mbi Shqipërinë për më shumë se 40 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 1985 dhe thuhet se ka burgosur, torturuar dhe vrarë rreth 100,000 qytetarë shqiptarë. Jashtëzakonisht paranojak, ai urdhëroi ndërtimin e më shumë se 750,000 bunkerëve prej betoni me qëllim që të zbuste frikën e tij kronike nga pushtimi i huaj. Kthimi në këtë të kaluar të mundimshme është i domosdoshëm për të kuptuar Tiranën e sotme, ku një pikënisje e privilegjuar është Muzeu Historik Kombëtar i Sheshit Skënderbej, një koleksion kronologjik objektesh arkeologjike.

Akoma më mbërthyes është Bunk’Art, një prej atyre bunkerëve të fshehtë kundër luftës bërthamore në skajet e kodrës së Tiranës, që është transformuar tashmë në një muze. Këtu, në një labirint galerish, shëtisni në zyrën e Hoxhës dhe shikoni një video hipnotike të varrimit të tij. Në qendër të qytetit ndodhet Bunk’Art 2, një përkujtimore për viktimat e regjimit të Hoxhës, i mbushur me fotografi dhe dokumente domethënëse. Jo larg prej këtu ndodhet Shtëpia me Gjethe, që më parë shërbente si qendra e policisë sekrete të Sigurimit të Hoxhës, ndërsa tani është kthyer në një muze që hedh dritë mbi taktikat interesante të mbikëqyrjes së asaj epoke.

Pasi pasurohesh me njohuri për trashëgiminë e Shqipërisë, trashëgimi e mbushur me vdekje, tirani dhe spiunazh, ndoshta bëhet më e qartë se përse Tirana tani është kaq miqësore, njerëzit e saj kaq gazmorë: Më në fund ata po jetojnë jetën e lirisë dhe të krijimtarisë, të frymëzuar dhe të nxitur nga vetë ata popuj ndërveprimi me të cilët iu ndalua me dekada të tëra. Tirana nuk është ende një parajsë turistike, pa dyshim që është pjesë e hijeshisë së saj, por pushuesit po shohin potencialin për të kaluar kohën këtu.

Specialistët e turit të Evropës Qendrore dhe Lindore JayWay Travel, e kanë shtuar Shqipërinë në listën e tyre të lokaliteve vitin e kaluar, dhe Administratori dhe themeluesi Jay Ternavan thotë se ai e kupton pse Tirana është gjithnjë e më shumë në harmoni me vizitorët. “Teksa dëgjon gjithandej të flitet për turizmin e mbipopulluar, është kënaqësi të shkosh në një kryeqytet ku je i vetmi që shëtit me një makinë fotografike të varur në qafë”, thotë ai. “Ajo ka një energji që të befason. Është një qytet i ri në një vend që ka parë kohë të vështira, por mikpritjet e ngrohta ju bëjnë të ndiheni optimist për të ardhmen e këtij qyteti”

Gëzimi, një guide eksperte nga Tours Albania, ka përcaktuar një ditë turistike të organizuar nga JayWay Travel. Ai me vetëbesim shpjegon ndërlikimet e qytetit të tij teksa pijmë një kafe ekspres në barin e Sky Club dhe më tregon panoramën e Tiranës. Ai përcakton një sërë vizitash në pikat turistike kryesore, pasuar nga një drekë në King House, një restorant kiç por i ngrohtë ku ai ka punuar si adoleshent dhe ku kamarierët shkojnë e vijnë me tabaka që mbajnë pica të sërmëdha dhe pjata që lëshojnë aromë mishi të pjekur në skarë të të njëjtës madhësi. Ai sugjeron që të pi një raki tek Komiteti, ku tullat, dantellat dhe muret janë dekoruar me pllaka, duke kontribuar kështu në atmosferën e modës së vjetër. Ushqimi dhe pijet janë elemente jetësore shoqërore të kulturës së Tiranës.

Një nga restorantet më të bukura të qytetit është Mullixhiu, pranë Parkut të Madh të Tiranës ku ndodhet një liqen i qetë artificial. Një shtëpi fshati moderne e mbuluar me dru, Mullixhiu përkrah mentalitetin slow food. Shefi i tij është Bledar Koka, i cili ka punuar në Londër dhe në legjendarin Noma në Kopenhagen. Tirana është thelbi i Shqipërisë, thotë Kola, një “qytet i gjallë plot energji dhe shpresë. Gjithashtu, ajo po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion gastronomik “, shton ai duke treguar për klimën dhe peizazhin e larmishëm të vendit, që e lejojnë atë të eksperimentojë me përbërës si shafranin shqiptar, gjethet e egra dhe manin. “Produktet e freskëta dhe organike nuk janë një luks për ne,” thotë ai. “Mund të kemi peshk të egër direkt nga deti ose kërpudha nga malet brenda disa orësh”.

Ushqimi i shëndetshëm po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për banorët e Tiranës, një qytet i mbushur me të rinj të cilët kalojnë mëngjeset në tarracën e Biotekës, ku konsumojnë smoothies me avokado, mollë jeshile, ananas dhe nenexhik, ose shkëmbejnë dy fjalë me kamerierin tek À la Santé, ku menyja, në të njëjtën kohë e shëndetshme dhe krijuese, anon drejt supave të përditshme si ato me kopër barishtore dhe gaforre, dhe sallatave me spinaq, portokall dhe djathë të bardhë. Tek E7E, një librari, galeri dhe kafene me një meny çuditërisht të pasur, ata çlodhen për orë të tëra në oborrin e saj ku konsumojnë fërgesë të shoqëruar me bukë shtëpie dhe lëng rrushi. Pranë Piramidës, një monument komunist në rrënim e sipër, ndodhet Padam, në oborrin e të cilit ata konsumojnë një gotë verë.

Përsëri në Bllok, ku ju pret një margerita tek Colonial Café, një bar koktejesh me dekor qetësues Aziatiko-jugor dhe nargjile. Ndërsa tek Tribeca mund të konsumoni një negroni teksa dëgjoni versionin e rivizituar nga Madeleine Peyroux të “Dance me to the End of Love”. “Popullsia e qytetit është trefishuar më shumë se në 20 vjet, duke sjellë shqiptarët që dikur kishin emigruar dhe tani janë kthyer me njohuri të shkëlqyera të bareve, restoranteve dhe jetës së natës. Shefat dhe barmenët më të mirë kanë ardhur nga qytetet e mëdha evropiane prej ku fituan aftësitë të cilat ata po i ushtrojnë dhe po ua kalojnë me sukses të tjerëve”, thotë DJ i Tribecës, Lura Elezi. “Një energji e madhe vjen nga ky popull i ri që ka trashëguar mikpritjen dhe ngrohtësinë e Ballkanit të kombinuar me frymën e Mesdheut. Të gjithë këta të rinj udhëtojnë dhe shohin botën, dhe ne mendojmë se Tirana ka gjithçka që duhet për të qenë një vend i ri i preferuar”.

Së bashku me plazhet e Rivierës Shqiptare dhe pamjet e mrekullueshme natyrore në pjesën jugperëndimore të vendit në Detin Jon, Tirana e zhurmshme është një fillim i këndshëm, kozmopolit, për një aventurë bregdetare në Ballkan./ KultPlus.com