Disa anëtarë të Parlamentit Evropian dhe qeveri të vendeve të ndryshme evropiane, i kërkuan Komitetit të Nobelit që të shqyrtojë nominimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe popullit të vendit të tij, për Çmimin Nobel për Paqen.
“Burrat dhe gratë e guximshme ukrainase po luftojnë për të ruajtur demokracinë dhe vetëqeverisjen. Nga mospërfillja e presidentit ukrainas të zgjedhur në mënyrë demokratike Volodymyr Zelensky te njeriu i përlotur që i thotë lamtumirë familjes së tij për të luftuar për vendin e tij, njerëzit në mbarë Ukrainën po ngrihen për t’i rezistuar forcat e autoritarizmit”, shkruajnë ata.
Në mediat sociale, “Çmimi Nobel për Paqen” filloi të jetë në trend dhe u diskutua vetëm për popullin ukrainas dhe udhëheqësin Volodymyr Zelensky, prandaj pjesëmarrësit e letrës kërkojnë që procedura e përzgjedhjes për çmimin Nobel të rihapet dhe përzgjedhja të zgjatet deri me 31 mars, raporton marca.
Me këtë, ata kërkojnë të emërojnë zyrtarisht jo vetëm presidentin Zelensky, por edhe popullin e Ukrainës që ka qenë dëm kolateral i luftës së nisur nga Vladimir Putin, presidenti i Rusisë.
Çfarë shkruan në letrën e nominimit?
Në dritën e ngjarjeve të paprecedentë historikisht, ne kërkojmë me respekt nga Komiteti i Çmimit Nobel për Paqen që të rihapë dhe të rishqyrtojë procedurën e nominimit të vitit 2022 për Çmimin Nobel për Paqen.
Bota është tronditur nga imazhet e luftës që vijnë nga Ukraina. Miliona familje tani jetojnë në frikë, shtëpitë dhe mjetet e tyre të jetesës të kërcënuara nga bombardimet dhe një ushtri pushtuese. Ne jemi dëshmitarë të guximit të popullit të Ukrainës që po i reziston kësaj lufte të zhvilluar nga Federata Ruse.
Në këtë moment dhe në mbarë botën, qytetarët demokratë po bëjnë të njëjtën pyetje: çfarë mund të bëjmë për të mbështetur popullin e Ukrainës?
Ne besojmë se tani është koha për t’i treguar popullit të Ukrainës se bota është në anën e tyre. Prandaj, ju kërkojmë me përulësi, Komiteti, të merrni parasysh:
Zgjatni dhe kështu rihapni procedurën e nominimit për Çmimin Nobel për Paqen deri më 31 mars 2022 për të lejuar një nominim për Çmimin Nobel për Paqen për presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës.
Edhe pse jemi të vetëdijshëm se kjo është një thyerje e procedurës, besojmë se kjo prishje justifikohet me situatën e paprecedentë aktuale. Është detyra jonë demokratike të përballemi me autoritarizmin dhe të mbështesim një popull që lufton për demokracinë dhe të drejtën e tij për vetëqeverisje. / KultPlus.com