Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përfundoi sot udhëtimin e tij nëpër Evropë me një notë pozitive.
“Londër, Paris, Bruksel kudo që kam folur këto ditë se si mund t’i forcojmë ushtarët tanë, kemi arritur marrëveshje shumë të rëndësishme dhe kemi marrë sinjale të mira”, tha Zelensky në një videomesazh sot në mbrëmje.
Ai tha se kjo vlen për raketat dhe tanket me rreze më të gjatë.
Zelensky shtoi se duhet më shumë punë për të bërë në sigurimin e avionëve luftarakë për forcat ukrainase, në nivelin e ardhshëm të bashkëpunimit.
“Në Londër, britanikët dëshironin vërtet që Ukraina të fitonte kundër pushtimin rus’, tha ai.
“Takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Paris ishte i rëndësishëm për të shkëmbyer opinione”, tha Zelensky.
“Do të ketë më shumë mbështetje,” i premtoi Zelensky popullit të tij.
Ai i quajti vizitat e tij në samitin e BE-së dhe Parlamentin Evropian si fillimi i një faze të re.
“Në këtë fazë të re të bashkëpunimit, Ukraina nuk do të jetë më vetëm një mysafire e institucioneve evropiane, por një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, tha Zelensky. /atsh /KultPlus.com
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, të nisin në fund të këtij viti.
“Synimi është që të nisin negociatat këtë vit dhe ky nuk është vetëm qëllim, po synim i madh”, ka thënë Zelensky në Kiev, në një konferencë të përbashkët me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Ukraina dhe BE-ja, ne jemi një familje”, ka thënë Michel.
“E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka shtuar ai, pa përmendur afate kohore.
“Vendosmëria juaj për të çuar vendin përpara lë mbresa”, ka thënë von der Leyen.
Ajo e ka pranuar se Ukraina ka bërë disa reforma, pavarësisht luftës, mirëpo ka shtuar se procesi për anëtarësim në BE nuk ka “afate të vrazhda kohore”.
Këto deklarata janë bërë në kuadër të një samiti që është mbajtur mes BE-së dhe Ukrainës në Kiev.
Anëtarësimi në bllokun evropian është proces tejet kompleks dhe i gjatë, pasi lidhet me harmonizimin e ligjeve të vendit përkatës dhe ato të BE-së.
Procesi nga statusi i vendit kandidat, të cilin Ukraina e ka siguruar vitin e kaluar, e deri te nisja e bisedimeve zyrtare, në të kaluarën ka zgjatur, me raste, më shumë se një dekadë./REL/ KultPlus.com
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të viktimave të Holokaustit, përcjell KultPlus.
Duke përkujtuar viktimat e Holokaustit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se indiferenca dhe urrejtja vazhdojnë të vrasin.
“Sot, si çdo herë, Ukraina përkujton miliona viktima të Holokaustit. Ne e dimë se indiferenca dhe urrejtja së bashku vrasin”, tha Volodymyr Zelensky, vetë një hebre vetë, në një video të postuar në mediat sociale.
Today Ukraine honors the memory of millions of victims of the Holocaust.
We know and remember that indifference kills along with hatred.
That is why it is so important that everyone who values life should show determination.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shpallur “njeriu i vitit” për gazetën britanike Financial Times, e cila i ka kushtuar presidentit ukrainas një artikull të gjatë.
“Nëntë muaj pas luftës brutale për mbijetesë kundër pushtuesve rusë, Volodymyr Zelensky shfaqet i lodhur, me rrathë të errët poshtë syve”, shkruhet në hyrje të artikullit, i cili tregon personazhin duke u nisur nga përvoja e tij si aktor në luftën kundër lideri trus Vladimir Putin.
“44-vjeçari Zelensky ka fituar një vend në histori për shfaqjen e tij të jashtëzakonshme të lidershipit dhe qëndrueshmërisë”, shkruan FT. /abcnews.al / KultPlus.com
Në një video të shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, shihet se si ukrainasit po qëndrojnë pa rrymë në një stacion treni, derisa Volodymyr Zelensky po filmon për gjigantin Netflix, shkruan KultPlus.
Problemet me rrymë kanë përfshirë një numër të madh shtetesh, pas sanksioneve ndaj Rusisë dhe ndërprerjes me furnizim të gazit nga kjo e fundit.
While the whole Ukraine sits without electricity, someone is filming Netflix show pic.twitter.com/kdxSNCkGXw
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident me makinë, përcjell KultPlus.
Një makinë pasagjerësh u përplas me automjetin presidencial dhe shoqërimin e tij në kryeqytetin Kiev, tha Sergii Nykyforov (zëdhënësi i Zelenskyt) në një deklaratë të shkurtër.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u konstatuan lëndime serioze”, tha ai.
Drejtuesi i makinës që u përplas me autokolonë ka marrë mjekim në vendngjarje dhe është larguar me autoambulancë.
Nykyforov tha se të gjitha rrethanat e aksidentit të trafikut po hetoheshin nga oficerët e zbatimit të ligjit. Ai nuk dha detaje të tjera.
Kjo vjen pasi Presidenti Zelensky, 44 vjeç, vizitoi të mërkurën qytetin e rimarrë të Izyum, një qendër kryesore logjistike në Ukrainën verilindore.
Ai falënderoi trupat që morën pjesë në një kundërsulm të shpejtë kundër pushtuesve rusë dhe mbikëqyri një ceremoni të ngritjes së flamurit
Ditët e fundit, ushtria e Ukrainës ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen. /KultPlus.com
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vazhdon që të befasojë të gjithë njerëzit anë e mbanë botës me guximin e tij, derisa një befasi u ka bërë edhe ushtarëve ukrainas, duke bërë një vizitë të paparalajmëruar, përcjell KultPlus.
Së fundmi është raportuar nëpër mediat ndërkombëtare se ofanziva e Ukrainës për të rikthyer tokat e pushtuara nga Rusia, po shkon me sukses.
Ukraina ka arritur që me ushtarët e saj të çlirojë qytetin e Iziumit, i cili ka një rëndësi të veçantë strategjikë në lindje të vendit.
Moska e kishte shfrytëzuar këtë qytet si një pikë për të dërguar përforcime në Donbas. Në atë rajon, tani skenaret kanë ndryshuar.
Rusët në masë të madhe po tërhiqen, kurse ukrainasit nuk kanë të ndalur me sulme të planifikuar deri në detajet më të vogla.
“Kur më herët shikonim lart, gjithmonë kemi dashur ta shohim qiellin e kaltër. Sot, po shikojmë lart, duam vetëm një gjë – flamurin e Ukrainës”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale përbri fotografive nga vizita në Izium.
“Flamuri ynë verdhë e kaltër po valon mbi Iziumin, që dikur ishte i okupuar. Kështu do të jetë në çdo qytet dhe fshat të Ukrainës. Po shkojmë vetëm në një drejtim – atë të fitores”, tha ndër tjera presidenti ukrainas. /KultPlus.com
Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.
“Po përpiqet të sulmojë me varfëri dhe kaos politik ku ende nuk mund të sulmojë me raketa”, tha Zelensky.
Ai po fliste disa orë pasi Rusia tha se tubacioni i saj kryesor i gazit në Evropë nuk do të rihapet siç ishte planifikuar.
Evropa akuzoi Rusinë se përdor furnizimet e saj me gaz për të shantazhuar Evropën në mes të konfliktit të Ukrainës, gjë që Moska e mohon.
Çmimet e energjisë janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt dhe furnizimet e pakta mund të rrisin kostot edhe më tej.
Ka frikë në rritje se familjet në BE nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston e ngrohjes këtë dimër.
Qeveritë në të gjithë kontinentin po mendojnë se çfarë masash të marrin për të lehtësuar krizën.
Gjermania, një nga vendet më të prekura nga ndërprerja e furnizimit rus – njoftoi një paketë ndihme prej 65 miliardë eurosh (56 miliardë £) të shtunën.
Kancelari Olaf Scholtz tha se Rusia nuk ishte më një partner i besueshëm i energjisë. Përplasja me Rusinë i ka detyruar vendet të mbushin furnizimet e tyre me gaz, me dyqanet e Gjermanisë që janë rritur nga më pak se gjysma në qershor në 84% të mbushura sot.
Evropa po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse në një përpjekje për të zvogëluar aftësinë e Moskës për të financuar luftën./ KultPlus.com
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë donatori më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, përcjell KultPlus.
Së fundmi presidenti Joe Biden ka vendosur të ndihmojë shtetin ukrainas me pajisje ushtarake në vlerë 775 milionë dollarë.
Pas këtij vendimi ka reaguar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili falënderoi kolegun e tij amerikan, Joe Biden, për paketën e fundit të ndihmës ushtarake.
“Unë e vlerësojë shumë ndihmë ushtarake amerikane në shumën prej 775 milionë dollarësh. Faleminderit president, për marrjen e këtij vendimi. Ne kemi ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm për të mposhtur agresorin. Ukraina do të jetë e lirë”, shkroi Zelensky në Twitter. /KultPlus.com
I highly appreciate another 🇺🇸 military aid package in the amount of $775 million. Thank you @POTUS for this decision! We have taken another important step to defeat the aggressor. 🇺🇦 will be free!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua publikut mbrëmë përmes një videoje, me rastin e luftimeve dhe granatimeve të ashpra që po ndodhin rreth termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia, përcjell KultPlus.
Forcat e armatosura të Ukrainës do të kenë një vëmendje të veçantë për të gjithë ushtarët rus që shpien në drejtim të centralit okupuar bërthamor, sipas Zelenskyt.
“Çdo ushtar e oficer rusë që shtie mbi central apo shtie përreth, duhet ta kuptojë se do të jetë objektiv i veçantë nga shërbimi ynë sekret, për njësitë tona elitare e në përgjithësi ushtrinë ukrainase”, shtoi Zelensky.
Zelensky paralajmëroi të gjithë ata që po ndihmojnë Rusinë, një ditë do të përballen me drejtësinë ndërkombëtare. /KultPlus.com
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka kërkuar vendeve perëndimore që të ndalojnë hyrjen e të gjithë qytetarëve rusë.
Në një intervistë me Washington Post, Zelensky tha se sanksionet më të rëndësishme kundër Rusisë do të ishin mbyllja e kufijve, “sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”.
Ai tha se rusët duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”.
Zelensky ka përjashtuar çdo bisedë paqeje me Rusinë nëse Rusia vazhdon me referendume në zonat e pushtuara. Ai këtë e tha pasi një pjesë e rajonit Zaporizhzhia, e pushtuar nga Rusia nënshkroi një dekret të hënën që parasheh një referendum për bashkimin me Rusinë./Gazeta Express/KultPlus.com
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të tij të shkatërruar pasi të përfundojë lufta.
“Është e nevojshme jo vetëm të riparojmë gjithçka që banorët kanë shkatërruar, por edhe të krijojmë një bazë të re për jetën tonë: të sigurt, moderne, të rehatshme, të aksesueshme”, tha ai në një fjalim.
”Kjo do të kërkonte investime kolosale, miliarda, teknologji të reja, praktika më të mira, institucione të reja dhe, natyrisht, reforma”, tha ai.
“Pavarësisht se sa e vështirë është për ne sot, duhet të kujtojmë se do të ketë një të nesërme”, tha Zelensky.
Një takim i rreth 40 vendeve potenciale donatore do të mbahet të hënën në Lugano të Zvicrës, ku qeveria ukrainase synon të prezantojë për herë të parë prioritetet e saj për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta./ KultPlus.com
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin port jugor të Mykolaiv në një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev, shkruan BBC.
Në një video të publikuar nga zyra e tij, ai shihet duke parë një ndërtesë banimi të dëmtuar rëndë në qytet, duke mbajtur një takim me zyrtarë rajonalë – duke përfshirë kreun e administratës rajonale të Mykolaiv, Vitaliy Kim – dhe duke dhënë çmime shtetërore.
Zyra e tij tha se ata diskutuan gjendjen e ekonomisë, rivendosjen e furnizimit me ujë dhe situatën bujqësore, transmeton KultPlus.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua kërcënimeve nga toka dhe deti. Ne nuk ndalemi së punuari për fitore”, thuhet në deklaratë.
Vizita e tij vjen një ditë pasi një sulm rus vrau dy persona dhe plagosi 20 të tjerë në qytet.
Qyteti është shënjestruar rregullisht nga sulmet e artilerisë dhe raketave ruse, thonë zyrtarët. /KultPlus.com
Mbi 31,000 ushtarë rusë kanë humbur jetën deri më tani në Ukrainë. Këtë e ka konfirmuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.
Sipas tij, “që nga 24 shkurti, Rusia ka paguar çdo ditë rreth 300 jetë të ushtarëve të saj për një luftë krejtësisht të pakuptimtë kundër Ukrainës”.
Gjatë fjalimit të tij të përnatshëm Zelensky foli edhe për “Librin e torturuesve” që do të lançohet në Ukrainë dhe që dokumenton krimet e luftës dhe kriminelët nga ushtria ruse.
“Këto janë fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike të dhunshme kundër ukrainasve. Dhe një “Libër i torturuesve” është një nga themelet e përgjegjësisë jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, ushtarëve të ushtrisë okupatore, por edhe komandantëve të tyre. Ata që jepnin urdhra. Ata që bënë të mundur gjithçka bënë në Ukrainë. Në Bucha, në Mariupol, në të gjitha qytetet tona, në të gjitha komunitetet që kanë arritur. Krijimi i këtij sistemi ka filluar prej disa kohësh”, deklaroi Zelensky./A2CNN/ KultPlus.com
Sot janë bërë 100 ditë që kur ka filluar pushtimi rus në Ukrainë dhe për këtë ditë, në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shënuar 100 ditëshin përmes një videoje prekëse.
Në atë video shihet edhe kryeministri i Ukrainës dhe aleatë të tjerë që po ndihmojnë vendin kur nevojitet më së shumti.
“Forcat e armatosura të Ukrainës janë gjithashtu këtu… njerëzit e kombit tonë janë këtu. Ne po mbrojmë Ukrainën për 100 ditë tashmë. Fitorja do të jetë e jona. Lavdi Ukrainës!”, ka thënë presidenti Zelensky.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po ndjek një “politikë të vazhdueshme kriminale të deportimit të popullit tonë” në zonat kryesisht të largëta të Rusisë.
Zelensky tha sot se më shumë se 200,000 fëmijë janë marrë deri më tani. Rusia “largon me forcë nga Ukraina si të rriturit ashtu edhe fëmijët. Ky është një nga krimet më të tmerrshme të luftës në Rusi. Në total, më shumë se 200,000 fëmijë janë marrë deri më tani. Këta janë jetimë nga jetimoret. Dhe fëmijë me prindër. Dhe fëmijë të divorcuar nga familjet e tyre”, tha Zelensky.
Sipas tij, shteti rus i shpërndan këta njerëz në territorin e tij, në rajone të largëta. “Qëllimi i kësaj politike kriminale nuk është thjesht të vjedhë njerëzit, por t’i bëjë të dëbuarit të harrojnë Ukrainën dhe të mos mund të kthehen”, shton presidenti.
Ai tha gjithashtu se deri më tani të paktën 243 fëmijë kanë humbur jetën gjatë luftës, 446 janë lënduar dhe 139 të tjerë janë të zhdukur./ KultPlus.com
Ukrainasit në qytetin ku u rrit presidenti, Volodymyr Zelensky, e kanë përshkruar atë si një “simbol” të luftës së Ukrainës kundër Rusisë.
Presidenti ukrainas është bërë një fytyrë e njohur që nga fillimi i pushtimit rus, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Shumë ukrainas në Kryvyi Rih i thanë Euronews se ishin me fat që kishin Zelenskyy si president dhe thanë se i besonin atij për të mbrojtur vendin.
“Ne i besojmë atij. Jemi krenarë për të, ai bashkoi të gjithë botën dhe besojmë se gjithçka do të jetë mirë me ne,” tha një grua.
Një grua tjetër, Liudmila, tha se Zelenskyy luante futboll me djalin e saj dhe ishte “e guximshme dhe e thjeshtë”.
Ish-aktori dhe komediani u zgjodh president në një fitore dërrmuese në vitin 2019 dhe tani ka qenë fytyra kryesore e ukrainasve teksa mbrojnë vendin e tyre, duke këmbëngulur se ai do të qëndronte dhe do të mbronte vendin e tij ndërsa Rusia pushtoi./ KultPlus.com
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se lufta e Rusisë në shtetin e tij mund të zgjidhet vetëm përmes diplomacisë.
Duke folur për televizionin ukrainas, ai ka sugjeruar se shteti i tij mund të dalë fitimtar në fushëbetejë – mirëpo lufta mund të ndalet “në tavolinën negociuese”.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa Rusia ka rritur përpjekjet për të marrë kontrollin e rajonit të Donbasit, i cili gjendet në lindje të Ukrainës, duke pretenduar fitore në betejën për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Forcat ruse kanë nisur edhe ofensivë ushtarake në provicën Luhansk.
Forcat e fundit ukrainase të bllokuara në Azovstal janë dorëzuar më 20 maj, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.
Ky njoftim ka ardhur pas sulmeve shkatërruese që kanë lënë gjithë Mariupolin nën rrënoja.
Ka shqetësime se rreth 20,000 njerëz kanë vdekur në këtë qytet.
“Ambientet e fabrikës, ku kanë qenë të fshehur militantët, janë nën kontroll të plotë të forcave të armatosura ruse”, ka thënë ministria përmes një deklarate.
Në të është thënë se 531 njerëz janë dorëzuar së fundi, duke e çuar në 2,439 numrin total të mbrojtësve ukrainas që kanë dalë nga ajo fabrikë.
Ukraina nuk ka konfirmuar diçka të tillë, mirëpo presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më herët se mbrojtësit në Azovstal kanë marrë mesazh të qartë nga komanda ushtarake që mund të dalin jashtë dhe të ruajnë jetët e tyre.
Rusia po ashtu ka nisur atë që duket se është sulm i madh për të marrë kontrollin e provincës Luhansk.
“Ushtria ruse ka nisur një fushatë intensive shkatërrimi në qytezën Sievierodonetsk, numri i bombardimeve është dyfishuar, ka granatime edhe nëpër ndërtesa banimi”, ka thënë guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday në kanalin e tij në Telegram.
Në orët e para të 21 majit, sirenat ajrore janë dëgjuar në një pjesë të madhe të Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe rajonin e Odesas në jug.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se i është kundërpërgjigjur ofensivës në Sievierodonetsk.
Për Rusinë ka qenë e rëndësishme marrja e kontrollit të Mariupolit, qytet me dalje në Detin Azov, për të krijuar një korridor tokësor me Gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar më 2014, si dhe për t’iu mundësuar trupave ushtarake kalim të lehtë në betejën për të kontrolluar rajonin e Donbasit.
Zelensky ka thënë se Rusia duhet të detyrohet që të paguajë për secilën shtëpi, shkollë, spital dhe biznes të shkatërruar.
Ai u ka bërë thirrje partnerëve të Ukrainës që të konfiskojnë fondet dhe pronën ruse nën juridiksionin e tyre dhe që ato para më pas t’i përdorin për të krijuar një fond për kompensimin e atyre që janë duke vuajtur.
Rusia “do të ndjente peshën e vërtetë të secilës raketë dhe bombë që ka nisur ndaj nesh”, ka thënë Zelensky përmes një video-adresimi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke shënjestruar ekonominë e shtetit dhe oligarkët rusë./rel/ KultPlus.com
Bluza e famshme me ngjyrë ushtarake e presidentit ukrainas Zelensky është shitur për 105 mijë euro në një ankand në Londër, sipas mediave të huaja.
Shuma do të jetë pjesë e fondit për Ukrainën. Mediat ndërkombëtare publikuan apelin e kryeministrit britanik Johnson i cili i kërkoi njerëzve të shpenzonin sa më shumë para dhe e cilësoi presidentin ukrainas si një nga liderët më të pabesueshëm të kohëve moderne.
Një tjetër objekt i vënë në ankanda ishte dhe një kanë uji në formë gjeli që iu dhurua Johnsonit gjatë takimit me Zelenskyn në Kiev. /abcnews.al/ KultPlus.com
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha për CNN se ka humbur besimin te bota, pas asaj që po ndodh në vendin e tij.
“Nuk i besoj më botës. Pas asaj që kemi parë në Ukrainë, kam humbur besimin te disa vende dhe te disa udhëheqës. Nuk i besojmë fjalëve të tyre. Pas përshkallëzimit të luftës nga Rusia, nuk kemi besim te fqinjët tanë”, tha Zelensky, kur u pyet për frazën “Kurrë më”, që përdoret nga udhëheqësit çdo vit, në ditën e përkujtimit të Holokaustit.
Madje, Presidenti ukrainas shkoi edhe më tej, duke theksuar se nuk i beson më as dokumenteve dhe ligjeve ndërkombëtare: “Edhe dokumenteve nuk i besoj më, sepse kemi një Memorandum Budapesti, por që u vërtetua se është vetëm një copë letër, që nuk vlen fare”.
Zelensky theksoi për CNN se ai ka besim vetëm te gjërat praktike dhe te populli ukrainas: “Jemi bërë pragmatikë. Nëse ju jeni miqtë tanë, na jepni armë, na ndihmoni me para, ndaloni Rusinë. Mund ta bëni këtë nëse jeni partnerët tanë. Ne për momentin kemi besim vetëm te vetja, te populli ynë, te ushtria jonë”./ KultPlus.com
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga territori në pjesën lindore të vendit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Ai gjithashtu njoftoi se ushtria e Ukrainës është e përgatitur të luftojë ushtrinë e Moskës në rajonin e Donbasit në një betejë që ai thotë se mund të ndikojë në rrjedhën e gjithë luftës.
Zelensky shtoi se vendi i tij nuk ka asnjë garanci se Rusia nuk do të përpiqet përsëri të pushtojë Kievin nëse është në gjendje të pushtojë Donbasin.
“Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për ne që të mos i lejojmë ata, të qëndrojnë në këmbë, sepse kjo betejë … mund të ndikojë në rrjedhën e të gjithë luftës. Sepse nuk i besoj ushtrisë ruse dhe udhëheqjes ruse,” vazhdoi ai. “Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë se fakti që ne i luftuam ata dhe ata u larguan, dhe ata po iknin nga Kievi — nga veriu, nga Chernihiv dhe nga ai drejtim — nuk do të thotë nëse ata janë në gjendje të kapin Donbas, ata nuk do të shkojnë më tej drejt Kievit”, ka thënë Zelensky. /KultPlus.com
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar për ndarjen e 800 milionë dollarësh në armë, municione dhe ndihmë të tjera të sigurisë për Ukrainën, përcjell KultPlus.
Ndërsa Rusia përgatitet të intensifikojë sulmin e saj në rajonin e Donbasit, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës aftësitë për t’u mbrojtur.
“Kjo paketë e re ndihme do të përmbajë shumë nga sistemet shumë efektive të armëve që kemi ofruar tashmë dhe aftësi të reja të përshtatura për sulmin më të gjerë që presim që Rusia të nisë në Ukrainën lindore. Këto aftësi të reja përfshijnë sisteme artilerie, raunde artilerie dhe transportues të blinduar të personelit. Kam miratuar edhe transferimin e helikopterëve shtesë. Përveç kësaj, ne vazhdojmë të lehtësojmë transferimin e aftësive të rëndësishme nga aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën”, ka thënë Biden.
I pari i ShBA-së ka njoftuar se populli amerikan do të vazhdojë të qëndrojë me popullin e guximshëm ukrainas në luftën e tyre për liri. /KultPlus.com
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar Parlamentit të Koresë së Jugut, ndërsa vazhdon thirrjen e tij për ndihmë ndërkombëtare.
Ai tha se forcat ruse kishin shkatërruar 938 institucione arsimore dhe pothuajse treqind spitale që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt.
Zelenskyy tha gjithashtu se trupat e Kremlinit kishin shkatërruar ‘me vetëdije’ zonat e banuara dhe qytetet me tanket dhe artilerinë e tyre.
“Tani kemi vetëm rrënoja në vend të qyteteve normale paqësore. Ne nuk mund të numërojmë as numrin e vdekjeve”, tha ai.
Udhëheqësi ukrainas tha se ekipet e urgjencës në veri të vendit po vazhdonin të pastronin rrënojat pas bombardimeve ruse, por një pjesë e rajonit ishte ende një fushëbetejë aktive.
Ai vazhdoi duke thënë se pushtuesit rusë kishin dërguar mijëra ushtarë dhe një numër kolosal pajisjesh në vend, në një përpjekje për të përgatitur sulme të reja.
Duke trajtuar situatën e rëndë në Mariupol, Zelensky tha se qyteti i rrethuar kishte mbetur i bllokuar që nga 1 marsi, me autokolona ushqimore të paaftë për të hyrë. / Klan Kosova / KultPlus.com