Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka zhvilluar bisedime në Kiev me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, përcjell KultPlus.
Vizita e zotit Johnson në Kiev nuk u njoftua paraprakisht dhe treguesi i parë se ai ishte në qytet erdhi kur fotografia e takimit të tij me Presidentin Zelensky është postuar në Twitter nga ambasada e Ukrainës në Londër.
“Ata do të diskutojnë mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe kryeministri do të përcaktojë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake”, bëhet e ditur nga MB.
Andriy Sybiha, nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, tha: “Britania e Bashkuar është lider në mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. Lider në koalicionin kundër luftës. Lider në sanksionet kundër agresorit rus.”
Johnson është lideri i fundit perëndimor që udhëton në kryeqytetin ukrainas për bisedime me presidentin e vendit.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell bënë vizita të dy të premten dhe kancelari austriak Karl Nehammer më herët të shtunën. /KultPlus.com
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar përmes një postimi në Twitter në faqen e saj, ku thotë se BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës.
Postimi i saj vjen pas bisedës telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, , për “vrasjen mizore të civilëve në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë”.
Ekipet do të jenë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust. Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë çuar në një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë.
“Unë fola me Presidentin Zelenskyy për vrasjen mizore të civilëve në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë. BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore për të dokumentuar krimet e luftës në koordinim me Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës. Europol dhe Eurojust do të mbështesin po ashtu,”- shkruan Ursula von der Leyen në postimin e saj në Twitter. / KultPlus.com
Në ceremoninë e çmimeve ‘Grammy’, pati një paraqitje speciale edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky me një dedikim emocional për viktimat e pushtimit rus në vendin që ai udhëheq, shkruan KultPlus.
Paraqitja speciale e Zelensky për këtë ceremoni u bë përmes një video që ishte inçizuar më herët, ku ai vlerësoi lart edhe rolin e muzikës.
“Lufta nuk na lë të zgjedhim se kush do të mbijetojë dhe kush do të qëndrojë në heshtje të përjetshme”, vazhdoi ai. “Muzikantët tanë veshin veshje të blinduara në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale, madje edhe atyre që nuk i dëgjojnë. Por muzika do të depërtojë gjithsesi”, ka thënë ai.
Zelenskiy lavdëroi bashkatdhetarët e tij duke thënë: “Ne mbrojmë lirinë tonë. Të jetojmë. Të dashurojmë. Të tingëllojmë. Në tokën tonë, ne po luftojmë Rusinë që sjell heshtjen e tmerrshme me bombat e saj. Heshtja e vdekur. Mbushni heshtjen me muzikën tuaj! Mbushni atë sot për të treguar historinë tonë”.
Ai iu kërkoi shikuesve të “Grammy Awards” që të mbështesin publikisht Ukrainën: “Unë kam një ëndërr që ata të jetojnë”, tha ai për popullin ukrainas. “Dhe të lirë. Të lirë si ju në skenën e Grammyt”.
Një paraqitje speciale pati edhe Dua Lipa së bashku me këngëtaren Megan Thee Stallion. /KultPlus.com
Një video ka qarkulluar në rrjete sociale ku Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shihet duke performuar përpara presidentit aktual të Rusisë, Vladimir Putin, është e rreme, përcjell KultPlus.
Në ditët e sotme është bërë shumë e lehtë, e madje edhe si lloj trendi që videot të editohen dhe realisht të paraqitet në publik diçka që nuk është e vërtetë.
Në kohën kur nëpër botë po ndodhin gjëra të jashtëzakonshme, siç është pushtimi rus në Ukrainë, videot e rreme janë shpërndarë në sasi të madhe.
Rasti i tillë është edhe kjo më poshtë:
Early 2000s. “KVN”, the famous Russian comedy competition TV show. Volodymyr Zelensky, the captian of team “Block 95” from his native Kryvy Rih, makes a mild joke at Putin’s expense. https://t.co/YQenIctcY8
KVN është një shfaqje televizive humoristike ruse (dhe dikur sovjetike) dhe një konkurs ndërkombëtar ku ekipet (zakonisht të përbëra nga studentë të kolegjit) konkurrojnë duke u dhënë përgjigje qesharake pyetjeve dhe duke treguar skica të përgatitura përpara një publiku.
Në videon më lart thuhet se në “KVN” ka qenë dikur edhe Zelensky dhe ka bërë një shaka me Putinin, i cili në atë kohë nuk ishte president i Rusisë. Ky i fundit madje edhe proklamohet sikrse e duartroket humorin e tij.
Mirëpo, kjo video është e rreme, me një kërkim të thjesht në internet shihet se kjo video është modifikuar apo edituar. /KultPlus.com
Presidenti i Ukrainës ka thënë se nuk ka mbetur asgjë nga Mariupol pasi Kievi i bëri thirrje Moskës që të lejojë civilët të evakuojnë qytetin port jugor të rrethuar.
“Nuk ka mbetur asgjë atje. Vetëm rrënoja,” tha Volodymyr Zelensky në një fjalim video në parlamentin italian.
Mariupol, një objektiv kryesor strategjik për Moskën, ka duruar javë të tëra të bombardimeve ruse.
Zyrtarët thonë se banorët kanë mbetur pa ushqim, ilaçe, energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm.
Ndërsa Zelensky po fliste, këshilli i Mariupolit tha se forcat ruse kishin hedhur dy bomba të mëdha në qytet, por nuk dha detaje për viktimat apo dëmet.
“Edhe një herë është e qartë se pushtuesit nuk janë të interesuar për qytetin e Mariupolit. Ata duan ta rrafshojnë atë me tokë dhe ta bëjnë një tokë të vdekur”, tha këshilli.
Rusia mohon të ketë shënjestëruar civilët.
Më herët, zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk, përsëriti thirrjet për një korridor humanitar për të lejuar largimin e civilëve.
Më vonë, ajo tha se të paktën 100,000 njerëz donin të largoheshin, por nuk ishin në gjendje. / KultPlus.com
Një stilist çek ka shpikur një mënyrë të re për të mbledhur para për ukrainasit që vuajnë nga lufta në vendin e tyre – duke bërë jastëkë që mbajnë portretin e presidentit të tyre, Volodymyr Zelensky, i cili thotë se është bërë një simbol seksi për disa.
Zelensky, i lodhur, i parruar por sfidues në bluzën e tij të gjelbër, është bërë fytyra e rezistencës së Ukrainës ndaj pushtimit të Rusisë, duke mbledhur bashkatdhetarët e tij nga bunkeri i tij në Kiev në transmetimet e përditshme në mediat sociale.
“Shumë njerëz e shohin atë si një lloj simboli seksi, kështu që më lindi ideja për të bërë një jastëk që do të dukej sikur ai është në të vërtetë në shtratin e tyre,” tha stilisti Tomas Brinek për Reuters.
Brinek, i cili drejton një kanal satirik në Instagram të quajtur TMBK, i cili ka më shumë se 540,000 ndjekës dhe zakonisht tall me politikanët, tha se edicioni i tij i kufizuar i jastëkëve të punuar me dorë ka tërhequr më shumë se 2,000 porosi dhe ka mbledhur rreth 420,000 kurora (18,900 dollarë) për një bamirësi. Ukrainas të prekur nga lufta./ KulPlus.com
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën ka bërë thirrje për paqe kuptimplotë dhe bisedime të sigurisë “pa vonesa” me Moskën.
Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës.
“Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar në rrjetet sociale.
“Është koha të takohemi, është koha të bisedojmë, është koha të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’iu duhen breza për t’u rikuperuar”, shtoi ai./ KultPlus.com
“Servant of the People”, seriali satirik që nisi karrierën politike të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, është sërish i disponueshëm për t’u parë në ShBA në Netflix.
Transmetuesi, që fillimisht e kishte serialin nga viti 2017 deri në 2021, thotë se filmi është rikthyer sërish që nga dita e sotme (e mërkurë).
“Servant of the People” ndjek një mësues (Zelensky), i cili papritur bëhet president pasi një zhurmë kundër korrupsionit bëhet virale në rrjetet sociale.
Shfaqja u zhvillua për tre sezone dhe përfundoi kur Volodymyr vendosi të kandidojë për president të Ukrainës në vitin 2019 nën flamurin e një partie të re politike, e quajtur gjithashtu “Servant of the People”.
Zelensky, i cili ka planifikuar të mbajë një fjalim në një sesion të përbashkët të Kongresit të mërkurën, ka qenë në qendër të vëmendjes së botës që kur Rusia pushtoi Ukrainën disa javë më parë.
Grupi televiziv suedez, Eccho Rights, ka licencuar shfaqjen në të gjithë botën, me Channel 4 të Mbretërisë së Bashkuar, MBC në Lindjen e Mesme, ANT 1 në Greqi dhe PRO TV midis blerësve.
“Seriali është një komedi, por edhe një dokument i rëndësishëm se nga vjen Zelensky”, tha partneri menaxhues i Eccho, Nicola Soderlund në një deklaratë duke njoftuar se shfaqja është sërish në treg.
“Presidenti i tij imagjinar është një njeri normal, i cili rritet në rolin e tij si një udhëheqës heroik dhe i adhuruar. Ndërsa skenari i botës reale me të cilin përballet Zelensky dhe populli ukrainas është shumë më i zymtë dhe i tmerrshëm sesa komedia e serialit, ka paralele të dukshme me situatën e botës reale dhe Servant of the People është një pjesë magjepsëse, e rëndësishme dhe historike televizive”./ KultPlus.com
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka lëshuar një video emocionuese përpara Kongresit Amerikan, ku jepen pamje se si Ukraina ishte në kohë paqeje dhe se si duket tani kur po pushtohet nga Rusia, shkruan KultPlus.
Kongresi Amerikan e priti me duartrokitje paraqitjen e Zelenskyt në një ekran gjigant, derisa ai po vazhdon të qëndrojë me gjithë familjen e tij në shtetin të cilin e udhëheq.
Sot janë shënuar 21 ditë nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa Zelensky ka paraqitur një video emocionuese në të cilën kërkohet mbyllja e qiellit në Ukrainë.
Si pjesë e fjalimit të tij në Kongresin Amerikan, Presidenti Volodymyr Zelensky ka lëshuar një video emocionuese që mbulon pamjet nga Ukraina në kohë paqeje me pamjet e tre javëve të fundit.
NATO ka refuzuar të zbatojë një zonë ndalim-fluturimi, duke thënë se kjo mund ta tërheqë aleancën ushtarake në një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë.
Me një violinë që luan në sfond, pamjet përfshijnë tekstin: ‘Kjo është një vrasje’.
Videoja pikëlluese lëshohet nga minuta 20:20. /KultPlus.com
Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje nënave ruse të premten që të mos dërgojnë fëmijët e tyre në fushëbetejë dhe të jenë të vëmendshme për vendndodhjen e tyre.
Zelensky u ka thënë atyre përmes një video-adresimi: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një shtet të huaj”.
Ai ka thënë që të mos besohen premtimet se fëmijët do të dërgohen diku për stërvitje, apo në kushte joluftarake, dhe që të veprojnë menjëherë nëse ka dyshime se do të nisen drejt Ukrainës.
Ky adresim vjen pasi Rusia ka pranuar të mërkurën, për herë të parë, prezencën e rekrutëve në mesin e forcave të saj në Ukrainë – shumica prej të cilëve nuk kanë qenë të trajtuar për luftë – dhe se disa prej tyre janë zënë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar pamje nga spitali i maternitetit që para pak orësh u bombardua nga rusët.
Duke e quajtur këtë sulm mizor, Zelensky tha se njerëzit janë nën rrënoja.
“Goditje e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitet. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota bashkëpunëtore që injoron terrorin? Mbylleni hapësirën ajrore tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzoren”, ka shkruar Zelensky.
Mariupol. Direct strike of Russian troops at the maternity hospital. People, children are under the wreckage. Atrocity! How much longer will the world be an accomplice ignoring terror? Close the sky right now! Stop the killings! You have power but you seem to be losing humanity. pic.twitter.com/FoaNdbKH5k
”Volodymyr Zelensky” do të quhet rrethrrotullimi përballë ambasadës së Ukrainës në Madrid, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit, Jose Luis Martinez-Almeida.
”Ky emërtim i dedikohet popullit ukrainas dhe presidentit të tij, Zelensky”, deklaroi Almeida duke e konsideruar presidentin si ”fanar të lirisë”.
”Shpreh gjithë mbështetjen e qytetit tonë për liderin e Ukrainës”, theksoi ai.
Për Martinez-Almeida, presidenti po ushtron detyrën ”heroikisht” kundër pushtimit rus. / KultPlus.com
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një video-adresim të postuar para pak minutash ka thënë se i kanë mbijetuar një nate që do të mund ta përfundonte historinë e Ukrainës dhe Evropës.
Kjo pasi forcat ruse kanë bombarduar mëngjesin e sotëm centralin më të madh bërthamor në Evropë i cili gjendet juglindje të Ukrainës duke shkaktuar zjarr të madh. “Ne i mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë e Ukrainës dhe Evropës”, ka thënë Zelensky.
Ndryshe, centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit. Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë. Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh.
U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore. Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian pas sulmit. Zelensky tha se nëse vazhdojnë bombardimet, fatkeqësia mund të jetë më e madhe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986. Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione se aktualisht nuk ka rrezik të lartë nga rritja e nivelit të radioaktivitetit. Centrali bërthamor Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë./KultPlus.com
Presidenti ukrainas Zelensky ka publikuar listën e shteteve që votuan kundër agresionit rus.
141 shtete kanë votuar pro rezolutës. 5 shtete kanë votuar kundër ndërsa 34 kanë abstenuar.
Pesë shtetet që votuan kundër janë: Federata Ruse, Bjellorusia, Korea e Veriut, Eritrea dhe Siria.
1/2 Вітаю схвалення ГА #ООН безпрецедентною більшістю голосів резолюції з рішучою вимогою до РФ негайно припинити віроломний напад на 🇺🇦. Вдячний усім і кожній державі, що проголосували «за». Ви обрали правильну сторону історії. pic.twitter.com/BP7nXgOXPa
Kombet e Bashkuara kanë votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës “në termat më të fortë të mundshëm”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.
Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Segiy Kyslytsya e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin.
Duke folur në Kombet e Bashkuara, ai tha se sulmi i Rusisë ka për qëllim zhdukjen e Ukrainës.
Kyslytsya shtoi: “Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi dhe bota u përgjigj në mënyrë të vendosur dhe të bashkuar”, tha ai. / KultPlus.com
Parlamenti Evropian është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme për shkak të luftës që po ndodh në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë, shkruan KultPlus
Të gjithë të pranishmit në sallën e Parlamentit Evropian janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur fjalimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Ne do të fitojmë dhe jam i lumtur që ju nuk jeni vetëm duke folur për këtë por po e shikoni. Do doja të dëgjoja që nga nju për ne të dëgjojmë që zgjedhja e ukrainës për europën për ju… Ky mengjes ishte tragjik për ne. Më shumë se 20 universitete janë në qytetin që u godit. Shumë të vdekur.
Ky është çmimi i lirisë. Ne jemi duke luftuar për tokën tonë dhe për lirinë tonë. Ne po luftojmë për të mbijetuar. Ne jemi duke luftuar gjithashtu që të jemi anëtarë të barabartë në europë. Besoj se sot ne do t’i tregojmë të gjithë se kush jemi.
Pa ju Ukraina do të jetë e vetme. Ne kemi treguar forcën tonë. Ne kemi provuar se ne jemi njësoj si ju. Tregoni se jeni me ne. Tregoni se nuk dop na lëshoni. Atëherë jeta do të fitojë mbi vdekjen”, tha ai. /KultPlus.com
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sapo ka nënshkruar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nga Parlamenti i Ukrainës njoftojnë se presidenti i vendit sapo nënshkroi aplikimin për të hyrë në Bashkim Evropian.
Këtë hap, Zelensky e ndërmori derisa ekipi i tij po negocion me ekipin rus, në mes të luftës.
“Ky është një moment historik”, është shkruar nga parlamenti i Ukrainës, në rrjetin social Twitter.
Ndërkaq, negociatat Ukrainë-Rusi, të cilat kanë nisur para pesë orësh, po vazhdojnë akoma. Një zyrtar i presidencës së Ukrainës ka njoftuar se tashmë ka nisur rundi i tretë i diskutimeve mes palëve.
Derisa delegacionet po zhvillonin bisedimet, qyteti ukrainas, Kharkiv, është sulmuar nga Rusia. Nga sulmet raketore atje, raportohet se janë vrarë shumë civilë dhe janë lënduar mijëra të tjerë.
“Sot kam nënshkruar aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Jam i sigurt se është e vërtetë”, ka shkruar Presidenti Zelensky në rrjetet sociale. / KultPlus.com
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit në OKB.
BBC shkruan se ai u shpreh se veprimet kriminale të Rusisë në Ukrainë janë në prag të një gjenocidi.
Formula sekrete e hollimit. Humbni 12 kg në 7 ditë
Rusia (dhe para saj BRSS) është një nga pesë vendet që prej vitit 1945 ka qenë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke i dhënë asaj të drejtë të fuqishme vetoje mbi çdo rezolutë që shqyrtohet nga ky organ.
Të premten në darkë Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit e cila dënonte agresionin e Moskës duke kërkuar tërheqjen e saj nga Ukraina.
Këshilli, i cili u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të shmangur konfliktet e ardhshme dhe për të promovuar paqen, ka katër anëtarë të tjerë të përhershëm: SHBA, MB, Franca dhe Kina./ KultPlus.com
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, që të evakuohet nga Kievi, por ai e ka refuzuar një gjë të tillë.
Sipas Associated Press, Zelensky tha se “Lufta është këtu; Unë kam nevojë për municion, jo për udhëtim”, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane me njohuri të drejtpërdrejta të bisedës.
Kujtojmë se sot është dita e tretë e luftimeve në mes Ukrainës dhe Rusisë./ KultPlus.com
“Ruani qetësinë! Jemi të fortë!”, kështu iu drejtua qytetarëve të vendit të tij presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas hyrjes së forcave ruse në Ukrainë. Presidenti me profesion komedian, i diplomuar për juridik, po luan ndoshta rolin më dramatik të jetës: atë të drejtimit të një vendi në kohë lufte, me tanke nga toka dhe raketa nga koka.
Po kush është Volodymyr Zelensky?
Volodymyr lindi më 25 janar të vitit 1978. Ai është politikan, aktor, komedian, si dhe presidenti i gjashtë dhe aktual i Ukrainës.
Kush janë prindërit e tij?
Volodymyr Zelensky u lind dhe u rrit nga dy prindër hebrenj. Babai i tij, profesor dhe drejtues i departamentit të Kibernetikës, në Universitetin Ekonomik të Ukrainës. Kurse nëna e tij me profesion inxhiniere.
Lidhja e hershme me luftën dhe tragjedia familjare
Stërgjyshi i Volodymyr, bashkë me tre djemtë janë vrarë gjatë Holokaustit. I vetmi që mbeti gjallë ishte gjyshi i Volodymyr që shërbeu më vonë në Luftën e Dytë Botërore.
Dëshira për kthim tek rrënjët dhe pengesa që i bëri babai
Në moshën 16-vjeçare, Volodymyr kaloi një test dhe u pranua për studime në Izrael, tek rrënjët e tij, por babai e ndaloi. Ky i fundit, duke qenë vetë akademik, e regjistroi për Juridik në universitetin ku vetë punonte.
Profesioni që nuk e ushtroi kurrë
Edhe pse i ndoqi deri në fund studimet për Drejtësi, Volodymyr nuk e ushtroi kurrë si profesion. Ai dëshironte të bëhej aktor. Ndaj në moshën 17-vjeçare bën audicion dhe pranohet në një grup komedie. Aktron për shumë vite…
Rastësia mbret i botës
Volodymyr ishte president pa u bërë president. Në vitin 2015 u shndërrua në yll televizioni me rolin në serialin “Servant of the people”, ku luajti rolin e presidentit të Ukrainës.
Vetëm 3 vjet më vonë hodhi kandidaturën vërtet. Ishte nata e ndërrimit të viteve, 31 dhjetor i vitit 2018.
Fushata karizmatike e një komediani kandidat për president
“Zgjedhjet e kaluara kam votuar për Poroshenkon dhe kam gabuar”, kështu tha Volodymyr teksa garonte përballë tij, dhe në fund fitoi me 73.2% të votave.
Zelensky nuk ia ka ndjerë nevojën medias, as për fushatë e as për komunikime. Kjo për shkak të mosbesimit të tij ndaj pavarësisë së saj. Volodymyr Zelensky u ka besuar rrjeteve sociale dhe YouTube-it. Aty i publikon komunikimet e tij.
Jeta personale
Volodymyr, sot 44 vjeç, është i martuar me Olena Kiyashkon, shoqen e tij të klasës. Olena është shkrimtare dhe arkitekte. Ata u lidhën në martesë në vitin 2003. Kanë një djalë dhe një vajzë. Oleksandra erdhi në jetë në vitin 2004, Kyrylo në 2013-ën.