Revista Time emëron Volodymyr Zelenskyn dhe “shpirtin e Ukrainës” si personin e vitit 2022

Revista Time ka emëruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe “shpirtin e Ukrainës” si personin e vitit 2022, përcjell KultPlus.

Çmimi shkon për një ngjarje ose person që mendohet se ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet globale gjatë 12 muajve të fundit.

Finalistët e tjerë përfshinin protestues në Iran, udhëheqësin e Kinës Xi Jinping dhe Gjykatën e Lartë të SHBA, shkruan BBC.

Redaktori i revistës tha se vendimi ishte “më i prerë në kujtesë”.

“Në një botë që kishte ardhur duke u përcaktuar nga përçarja e saj, pati një bashkim rreth kësaj kauze, rreth këtij vendi,” shkroi Edward Felsenthal.

Ai shtoi se “fryma e Ukrainës” u referohej ukrainasve në mbarë botën, duke përfshirë shumë që “luftuan prapa skenave”. Kjo përfshin njerëz si Ievgen Klopotenko, një kuzhinier i cili u ofroi mijëra ushqime falas ukrainasve dhe mjekja Yuliia Payevska e cila u kap, e më pas u lirua pas tre muajsh në robëri ruse.

Kopertina përmban një profil të Zelenskyy-t me xhupin e tij klasik të gjelbër ushtarak, i rrethuar nga figura individuale dhe turma protestuesish. Ato janë të ndërthurura me luledielli të verdha të ndezura dhe flamuj të Ukrainës blu-verdhë. /KultPlus.com

Zelensky paralajmëron se Rusia do të sulmojë anëtarët e NATO-së

Lufta në Ukrainë po vazhdon, derisa sot po bëhen 18 ditë që kur filloi okupimi rus në këtë vend, transmeton KultPlus.

Për këtë çështje, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, po vazhdon të kërkojë ndihmë nga superfuqitë, për të ndalur luftën.

Zelensky tha se ai kishte paralajmëruar NATO-n se pa sanksione parandaluese, Rusia do të fillonte një luftë dhe se Moska do të përdorte Nord Stream 2 si armë.

“Tani po e përsëris përsëri: nëse nuk e mbyllni qiellin tonë, është vetëm çështje kohe para se raketat ruse të bien në territorin tuaj, në territorin e NATO-s, në shtëpitë e qytetarëve të NATO-s”, tha Zelensky në një fjalim të fundit me video.

“Tani është e qartë,” tha ai. /KultPlus.com

Zelenskyy falënderon platformat që ndihmojnë dhe qëndrojnë krah për krah me ukrainasit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka falënderuar platformën “Meta” për ndihmën e dhënë gjatë luftës në vendin e tij, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në Twitter, Zelenskyy ka falënderuar Metën dhe platformat e tjera të cilat kanë një pozicion aktiv duke ndihmuar dhe duke qëndruar krah për krah me ukrainasit.

“Lufta nuk është vetëm një opozitë ushtarake në tokën e Ukrainës. Është një betejë e ashpër edhe në hapësirën informative. Dua të falënderoj Meta dhe platforma të tjera që kanë një pozicion aktiv që ndihmojnë dhe qëndrojnë krah për krah me ukrainasit”, shkroi Zelenskyy.

Në ditën e 18-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus. /KultPlus.com

Zelensky i drejtohet botës pas sulmit rus në spital: Keni fuqi, por po e humbni njerëzoren

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar pamje nga spitali i maternitetit që para pak orësh u bombardua nga rusët.

Duke e quajtur këtë sulm mizor, Zelensky tha se njerëzit janë nën rrënoja.

“Goditje e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitet. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota bashkëpunëtore që injoron terrorin? Mbylleni hapësirën ajrore tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzoren”, ka shkruar Zelensky.

Ndërkaq, pamjet e shkatërrimit të spitalit i ka publikuar edhe kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko.

Ai shkroi se Rusia ka kaluar kufirin e njerëzorës.

“Mos e quani veten qenie njerëzore”, shtoi ai. / KultPlus.com

Një rrethrrotullim në Madrid merr emrin e Zelenskyt

”Volodymyr Zelensky” do të quhet rrethrrotullimi përballë ambasadës së Ukrainës në Madrid, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit, Jose Luis Martinez-Almeida.

”Ky emërtim i dedikohet popullit ukrainas dhe presidentit të tij, Zelensky”, deklaroi Almeida duke e konsideruar presidentin si ”fanar të lirisë”.

”Shpreh gjithë mbështetjen e qytetit tonë për liderin e Ukrainës”, theksoi ai.

Për Martinez-Almeida, presidenti po ushtron detyrën ”heroikisht” kundër pushtimit rus. / KultPlus.com

Zelenskyy bisedon me Edi Ramën: E vlerësojmë ndihmën e ofruar nga Shqipëria

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryesminitrin e Shqipërisë, Edi Rama, shkruan KultPlus.

Përmes një shkrimi në “Twitter”, Zelenskyy shkroi se në bisedën me Edi Raman u diskutua për pushtimin rus në Ukrainë dhe kohërat e vështira nëpër të cilat po kalon populli ukrainas.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Biseduam për luftën ndaj pushtimit rus. Gjithashtu, diskutuam edhe për punën e përbashkët në kuadër të Bashkimit Evropian. E vlerësojmë ndihmën e ofruar nga Shqipëria në këto kohëra të vështira. Po bëjmë çdo gjë që të ndalim luftën”, shkroi ai.

Zelenskyy është duke zhvilluar telefonata të ndryshme telefonike me zyrtarë të shteteve të botës. /KultPlus.com

Presidenti Zelensky publikon listën e shteteve që votuan kundër agresionit rus

Presidenti ukrainas Zelensky ka publikuar listën e shteteve që votuan kundër agresionit rus.

141 shtete kanë votuar pro rezolutës. 5 shtete kanë votuar kundër ndërsa 34 kanë abstenuar.

Pesë shtetet që votuan kundër janë: Federata Ruse, Bjellorusia, Korea e Veriut, Eritrea dhe Siria.

Kombet e Bashkuara kanë votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës “në termat më të fortë të mundshëm”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.

Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Segiy Kyslytsya e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin.

Duke folur në Kombet e Bashkuara, ai tha se sulmi i Rusisë ka për qëllim zhdukjen e Ukrainës.

Kyslytsya shtoi: “Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi dhe bota u përgjigj në mënyrë të vendosur dhe të bashkuar”, tha ai. / KultPlus.com

Presidenti Zelensky nënshkruan aplikacionin për anëtarësim të Ukrainës në BE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sapo ka nënshkruar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nga Parlamenti i Ukrainës njoftojnë se presidenti i vendit sapo nënshkroi aplikimin për të hyrë në Bashkim Evropian.

Këtë hap, Zelensky e ndërmori derisa ekipi i tij po negocion me ekipin rus, në mes të luftës.

“Ky është një moment historik”, është shkruar nga parlamenti i Ukrainës, në rrjetin social Twitter.

Ndërkaq, negociatat Ukrainë-Rusi, të cilat kanë nisur para pesë orësh, po vazhdojnë akoma. Një zyrtar i presidencës së Ukrainës ka njoftuar se tashmë ka nisur rundi i tretë i diskutimeve mes palëve.

Derisa delegacionet po zhvillonin bisedimet, qyteti ukrainas, Kharkiv, është sulmuar nga Rusia. Nga sulmet raketore atje, raportohet se janë vrarë shumë civilë dhe janë lënduar mijëra të tjerë.

“Sot kam nënshkruar aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Jam i sigurt se është e vërtetë”, ka shkruar Presidenti Zelensky në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Zelenskyy: Presidenti nuk është një ikonë apo një idhull, varni fotot e fëmijëve tuaj në zyrë dhe shikoni ato sa herë që merrni një vendim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kishte premtuar një qeverisje të ndershme dhe transparente të drejtuar nga njerëzit për popullin, shkruan KultPlus.

Unë me të vërtetë nuk dua fotot e mia në zyrat tuaja, sepse Presidenti nuk është një ikonë, një idhull apo një portret. Varni fotot e fëmijëve tuaj dhe shikoni ato sa herë që po merrni një vendim”, tha Volodymyr Zelenskyy, në fjalimin e tij inaugurues kur u bë president.

Në fjalimin e tij inaugurues, Zelenskyy, i cili është një komedian me profesion dhe dikur bënte shaka për t’u bërë president i Ukrainës, kishte prezantuar ëndrrën e një qeverie të drejtuar nga liderë që nuk kanë për qëllim të sundojnë, por t’i shërbejnë njeriut të zakonshëm.

Presidenti ii Ukrainës, është një komedian që luajti një president imagjinar në një sitcom televiziv derisa ai u bë i tillë.

Zelenskyy fitoi famë duke luajtur rolin e një mësuesi të thjeshtë shkolle që bëhet president i Ukrainës në shfaqjen televizive “Shërbëtori i Popullit”.

Ai në fjalimin e tij të parë u bëri thirrje ukrainasve që janë të frustruar me elitën oligarkike të vendit dhe dështimin për të tharë kënetën pas revolucionit të vendit të vitit 2014. /KultPlus.com