Vetmi

Poezi nga Vorea Ujko

Qytetet janë kuvende

ku na jetojmë pa thirrje

në vrull të maqinave

e në njëmijë antena

askush s’e merr

thirrmën time për shpëtim.

Kur unë të bie përdhe

i zhytur në gjak,

do të jem vetëm një maqinë

që ngatërron trafikun

e do të dëgjoj fishkëllimën

sepse jam nën kundravajtje.

Do të bëj miqësi

me qenin rrugaç

që takovan në periferi