Ecja për vetëm 10 minuta në ditë mund të çojë në një jetë më të gjatë

Në një shkrim të publikuar nga mediumi amerikan, The New York Times, thuhet se dhjetë minuta ushtrime të moderuara çdo ditë do të parandalonin më shumë se 111,000 vdekje të parakohshme në vit, përcjell KultPlus.

Nëse pothuajse të gjithë ne do të fillonim të ecnim për 10 minuta shtesë në ditë, ne mund të parandalonim kolektivisht më shumë se 111,000 vdekje çdo vit, sipas një studimi të ri ndriçues të lëvizjes dhe vdekshmërisë.

Botuar këtë javë në JAMA Internal Medicine, studimi përdori të dhëna në lidhje me aktivitetin fizik dhe normat e vdekjeve për mijëra të rritur amerikanë për të vlerësuar se sa vdekje çdo vit mund të shmangeshin nëse të gjithë ushtroheshin më shumë.

Rezultatet tregojnë se edhe pak aktivitet fizik shtesë nga secili prej nesh mund të shmangë qindra mijëra vdekje të parakohshme gjatë viteve të ardhshme.

Sipas këtij zbulimi, nëse çdo i rritur i aftë që të ecte me një shpejtësi mbi mesataren ose nëse do të ushtrohej për 10 minuta shtesë në ditë, 111,174 vdekje në vit në të gjithë vendin, ose rreth 7 për qind e të gjitha vdekjeve në një vit të zakonshëm, do të shmangeshin. /KultPlus.com

A keni menduar ndonjëherë se kush dhe si e shpiku vrapimin?

Viti i largët 1748 konsiderohet interesant për faktin se po në atë vit u  shkip vrapimi nga Thomas Running i cili gjersa ecte për një moment dyfishoi ecjen. Dhe nga mbiemri i tij Running mori emrin vrapimi, shkruan KultPlus.

Megjithatë, vrapimi, nëse gjurmohet më thellë na shpie në Greqinë e lashtë tek Hermesi, Perëndia e Vrapimit.

Hermesi ishte i padukshëm teksa vraponte me një shpejtësi supersonike, krejt kjo si shkak i metabolizmit të tij të perëndishëm.

Vrapimi është në kontrast me ecjen, sepse njëra këmbë qëndron në tokë, në kontakt me tokën, derisa tjetra mbahet lart nga graviteti. Vrapimi konstatohet se është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. /KultPlus.com