“Vrapo Babadimër” duke vazhduar kauzën e madhe, mbush kryeqytetin me babadimra për të shënuar një tjetër edicion të suksesshëm

Uranik Emini

Festat e fundvitit ndryshe njihen edhe si sezona ku jepen dhurata, dashuri, lumturi e shumë gjëra të tjera. Përtej mbështjelles së dhuratave në letër, në Prishtinë gjatë ditës së sotme ka ndodhur edhe një aktivitet tjetër, i cili tanimë është bërë i përvjetshëm, minimaratona “Vrapo Babadimër”.

Edicioni i shtatë i eventit “Vrapo Babadimër” u mbajt sot në Prishtinë, ku i gjithë kryeqyteti u mbush me babadimra, për të dhuruar për familjët në nevojë duke vrapuar në një shteg dhe duke dhuruar për të tjerët, shkruan KultPlus.

Organizatori i këtij manifestimi, Jusuf Islami, në një intervistë për KultPlus ka thënë se ky edicion ishte shumë i veçantë.

“Vrapo Babadimër edicioni i shtatë ka qenë një ndër edicionet më të bukura që ka qenë ndër vite, ku edhe na ka nderuar me prezencën e tij edhe kryetari i Komunës së Prishtinës. Rreth 1500 babadimra kanë qenë prezentë që e kanë zbukuruar qytetin”, tha ai.

Islami tregon se ata do të ndihmojnë rreth 200 familje në nevojë dhe gjithashtu edhe fëmijët në repartin e onkologjisë.

“Ne do t’i ndihmojë rreth 200 familjeve që janë në nevojë dhe fëmijëeve në repartin e onkologjisë. Ky është një aktivitet që po bëhet më i mirë vit pas viti. Gjithashtu, mund të shtojë se ky event është bërë edhe lajm nëpër media botërore, ka qenë një edicion që nuk do të harrohet lehtë. Me qytetin e dekoruar dhe gjithë babadimrat e pranishëm, shënuam një edicion tjetër të suksesshëm”, përfundon organizatori Islami.

“Vrapo Babadimër” shënoi edicionin e tij të shtatë, duke mbledhur njerëz nga e gjithë Kosova dhe duke i bërë bashkë për një kauzë të madhe, siç është ndihma për të tjerët. /KultPlus.com

‘Vrapo Babadimër’ rikthehet në edicionin e shtatë, mbi një mijë vrapues me qëllimin kryesor bamirësinë

Maratona e përvjetshme ‘Vrapo Babadimër’ rikthehet edhe këtë vit në edicionin e tij të shtatë, me qëllimin e njëjtë ku mjetet që do të fitohen përmes pjesëmarrësve në vrapim do të dhurohen për bamirësi, shkruan KultPlus.

Organizatori i maratonës “Vrapo Babadimer” të Organizatës Jo-Qeveritare “Projekti 5 cent”, Jusuf Islami, tha për KultPlus se kjo inicativë e cila për qëllim e ka bamirësinë, ka shënuar rritje të të interesuarve nga viti në vit.

“Nga edicioni i parë ku kemi ndihmuar 60 famije, ndër vite është rritur numri në 700 familje që kemi ndihmuar. Ndërkaq nga 100 vrapues pjesëmarrës është rritur numri në 2000 vrapues.”, tha ai.

Më tutje Islami tha për KultPlus se ndonëse kjo iniciativë ka për qëllim që të ndihmojë familje në nevoë, sivjet synojnë që t’i ndihmojnë edhe fëmijët në Klinikën e Neonatalogjisë me dhurata.

Edhe këtë vit, numi i të interesuarve pritet të jetë shumë i madh, e organizatori Islami tha se ky numër pritet të arrijë mbi  1000.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të blejnë kostumet e babadimrit në mënyrë që të marrin pjesë në këtë maratonë e cila përveç vrapimit do të ketë edhe aktivitete të tjera si program muzikor dhe balet.

Ndërkaq, të gjithë të interesuarit kostumet mund t’i blejnë tek shtëpiza në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ çdo ditë nga ora 11:00. Pakoja familjare kushton 20 euro, ndërsa sa u përket kostumeve për të rritur janë 10 euro dhe për fëmijë 5 euro kurse personat me nevoja të veçanta janë të liruar nga pagesa.

Mini-maratona humanitare “Bëhu Babadimër” organizohet me 25.12.2022 në orën 12:00, ndërsa prej orës 13:00 do të ketë edhe program muzikor dhe balet. Pikënisja nga rruga “George Bush”, tek Katedralja deri tek Skënderbeu./ KultPlus.com

‘Vrapo Babadimër’ bën gati ndihmat për 700 familje në nevojë, Kryqi i Kuq do bëjë përzgjedhjen

Eventi “Vrapo Babadimër” shënoi me suskes edicionin e gjashtë të organizuar ditë më parë, shkruan KultPlus.

Kjo maratonë ka synim që për çdo vit përmes bamirësisë dhe gjithëpërfshirjes që të ndihmojnë njerëzit në nevojë, sidomos në prag të festave të fundivitit.

Organizatori i kësaj maratone, Jusuf Islami, ka njoftuar se veçse ka filluar përgatitja e pakove ushqimore dhe dhurata për 700 familje me kushte të rënda ekonomike.

“Nëse nuk mund të bësh asgjë, atëhere jep dashni dhe pozitivitet”, ka thënë Islami përmes një njoftimi në “Facebook”.

Kryqi i Kuq ka bashkëpunuar me këtë event, derisa do të bëjnë përzgjedhjen e familjeve në nevojë. /KultPlus.com

Presidentja Osmani pjesë e maratonës bamirëse ‘Vrapo Babadimër’


Eventi i përvjetshëm “Vrapo Babadimër” u organizua edhe këtë vit dhe me gjithëpërfshirje të plotë u shënua edicioni i gjashtë, që pritet të ndihmojë më shumë se 700 familje, shkruan KultPlus.

Pjesë e maratonës ishte edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Ndërsa kujtojmë se organizatori i maratonës “Vrapo Babadimer” të Organizatës Jo-Qeveritare “Projekti 5 cent”, Jusuf Islami, ka thënë në një prononcim për KultPlus se gjithëpërfshirja dhe ndihma për njerëzit në nevojë është pikërisht synimi i tyre.

“Evente të tilla dhe maratona të ngjashme ka nëpër vende të ndryshme të botës. Qëllimi kryesor i tyre është bamirësia për njerëzit në nevojë. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq do të ndihmojmë më shumë se 700 familje, përzgjedhjen të cilëve e kanë bërë ata”, pati thënë Islami.

Ata kanë dhuruar edhe për shoqatën “Down Syndrome Kosova”, pasi që synim kryesor e kanë gjithëpërfshirjen.

Programi i kësaj maratone filloi në ora 11:00 me ç ‘rast pati edhe një program muzikor derisa me fillim nga ora 13:00 u zhvillua starti dhe finishi në sheshin “Nëna Terezë”. / KultPlus.com

​“Vrapo Babadimër” do t’i ndihmojë 350 familje

Për të pestin vit më radhë në Kosovë është mbajtur mini-maratona humanitare “Vrapo Babadimër”, e cila për shkak të pandemisë Covid-19, këtë vit e ka gjetur më ndryshe.

Organizatori Jusuf Islami ka thënë se qëllim kryesor është që t’iu dilet në ndihmë familjeve në nevojë, ku . Ai tha se qindra ndihma do të shkojnë në ndihmë të tyre.

Islami: Këtë vit po arrijmë t’i ndihmojmë 350 familje.

“Është edicioni i pestë që e zhvillojmë me “Vrapo Babadimër”, që qëllim kryesorë e ka t’iu dalim në ndihmë familjeve në nevojë. Këtë vit që është pandemia, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, vitin e kaluar kemi ndihmuar 700 familje, këtë vit po arrijmë t’i ndihmojmë 350 familje”, ka thënë Islami.

Ndërsa thotë se pjesëmarrja është e vogël, por prapë është duke u realizuar qëllimi që këto familje të ndihmohen.

Islami: Kosova hynë në mesin e 60 shteteve me një aktivitet të tillë

“Pjesëmarrja nuk është e kënaqshme, po prapë qëllimi çka e kemi fol njëherë, prapË po bëhet, pra po iu ndalim në ndihmë shumë familjeve, duke i qenë falënderues shumë bizneseve, Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prishtinës që tash e sa vite e përkrahin këtë iniciativë që tashmë është shndërruar në tradicionale, ku Kosova hynë në mesin e 60 shteteve me një aktivitet të tillë”, ka thënë Islami.

Islami shtoi se bashkëpunojnë me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, të cilët bëjnë përzgjedhjen e familjeve që do të ndihmohen.

Ai ka thënë se ndihmat do të dërgohen për familjet në shtatë qytete të mëdha të Kosovës. Sipas tij, ideja është që t’iu ofrohet gëzim këtyre familjeve, por edhe që të largohet ngarkesa psikologjike që është bërë nga pandemia./lajminet/ KultPlus.com

Babadimrat “vërshojnë” Prishtinën

Për të pestin vit më radhë, po mbahet minimaratona virtuale humanitare, ‘’Vrapo Babadimër’’.

Shitja e kostumeve është bërë nga 30 nëntor deri më 13 dhjetor tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Në kostume përfshiheshin numri maratonik, një medalje dhe maska anti Covid-19.

“Gjithmonë duke respektuar masat nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak të gjendjes aktuale pandemike, nuk do të ketë tubime. Vrapimi apo ecja 5km do të realizohet më 13 dhjetor dhe do bëhet në vende të ndryshme (nuk është e caktuar). Vrapimi ose ecja do të filloi nga mëngjesi deri në orët e pasdites”, thuhet në njoftimin e organizatorëve./ KultPlus.com