Rama përgëzon iniciativën ‘Vrapo Babadimër, ofron mbështetje të plotë nga Komuna

Në mesditën e 12 dhjetorit është zhvilluar eventi i përvjetshëm “Vrapo Babadimër”, me ç ‘rast përmes bamirësisë dhe gjithëpërfshirjes synohet që të ndihmohen familjet në nevojë në prag të festave të fundvitit, shkruan KultPlus.

Në këtë event ishte i pranishëm edhe kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u deklarua shumë i lumtur që takoi qytetarët në këtë organizim.

“I emocionuar e i mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që kam takuar sot në shesh. E përgëzoj iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”, që na e solli edicionin e gjashtë të këtij aktiviteti që po bëhet tradicional me moton: “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”. E këtë vit ky aktivitet pritet ti gëzojë rreth 700 familje. Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave që kanë për qëllim ngritjen e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por gjatë krejt vitit. Ju faleminderit për pozitivitetin e shpirtin bujar të gjithëve”, ka shkruar ai në “Instagram”.

Ndërsa kujtojmë se organizatori i maratonës “Vrapo Babadimer” të Organizatës Jo-Qeveritare “Projekti 5 cent”, Jusuf Islami, ka thënë në një prononcim për KultPlus se gjithëpërfshirja dhe ndihma për njerëzit në nevojë është pikërisht synimi i tyre.

“Evente të tilla dhe maratona të ngjashme ka nëpër vende të ndryshme të botës. Qëllimi kryesor i tyre është bamirësia për njerëzit në nevojë. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq do të ndihmojmë më shumë se 700 familje, përzgjedhjen të cilëve e kanë bërë ata”, pati thënë Islami.

Ata kanë dhuruar edhe për shoqatën “Down Syndrome Kosova”, pasi që synim kryesor e kanë gjithëpërfshirjen.

Programi i kësaj maratone filloi në ora 11:00 me ç ‘rast pati edhe një program muzikor derisa me fillim nga ora 13:00 u zhvillua starti dhe finishi në sheshin “Nëna Terezë”. / KultPlus.com

Presidentja Osmani pjesë e maratonës bamirëse ‘Vrapo Babadimër’


Eventi i përvjetshëm “Vrapo Babadimër” u organizua edhe këtë vit dhe me gjithëpërfshirje të plotë u shënua edicioni i gjashtë, që pritet të ndihmojë më shumë se 700 familje, shkruan KultPlus.

Pjesë e maratonës ishte edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Ndërsa kujtojmë se organizatori i maratonës “Vrapo Babadimer” të Organizatës Jo-Qeveritare “Projekti 5 cent”, Jusuf Islami, ka thënë në një prononcim për KultPlus se gjithëpërfshirja dhe ndihma për njerëzit në nevojë është pikërisht synimi i tyre.

“Evente të tilla dhe maratona të ngjashme ka nëpër vende të ndryshme të botës. Qëllimi kryesor i tyre është bamirësia për njerëzit në nevojë. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq do të ndihmojmë më shumë se 700 familje, përzgjedhjen të cilëve e kanë bërë ata”, pati thënë Islami.

Ata kanë dhuruar edhe për shoqatën “Down Syndrome Kosova”, pasi që synim kryesor e kanë gjithëpërfshirjen.

Programi i kësaj maratone filloi në ora 11:00 me ç ‘rast pati edhe një program muzikor derisa me fillim nga ora 13:00 u zhvillua starti dhe finishi në sheshin “Nëna Terezë”. / KultPlus.com

Bamirësi dhe gjithëpërfshirje – synimi kryesor i maratonës ‘Vrapo Babadimër’, edicioni i gjashtë mbahet nesër

Eventi i përvjetshëm “Vrapo Babadimër” do të organizohet edhe këtë vit dhe me gjithëpërfshirje të plotë pritet të shënohet edicioni i gjashtë, që pritet të ndihmojë më shumë se 700 familje, shkruan KultPlus.

Organizatori i maratonës “Vrapo Babadimer” të Organizatës Jo-Qeveritare “Projekti 5 cent”, Jusuf Islami, ka thënë në një prononcim për KultPlus se gjithëpërfshirja dhe ndihma për njerëzit në nevojë është pikërisht synimi i tyre.

“Evente të tilla dhe maratona të ngjashme ka nëpër vende të ndryshme të botës. Qëllimi kryesor i tyre është bamirësia për njerëzit në nevojë. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq do të ndihmojmë më shumë se 700 familje, përzgjedhjen të cilëve e kanë bërë ata”, ka thënë Islami.

Ai tutje gjithashtu ka thënë se përmes këtyre eventeve, media të ndryshme evropiane dhe botërore marrin vëmendjen tonë dhe sigurisht që bëhet edhe promovimi i kulturës.

“Me organizime të bukura ne gjithmonë synojmë që të bëjmë promovimin e kulturës dhe jo vetëm në vendin tonë”, shtoi tutje Islami.

Organizatori i kësaj maratone gjithashtu bëri të ditur se përveç blerjës së kostumeve, ata kanë dhuruar edhe për shoqatën “Down Syndrome Kosova”, pasi që synim kryesor e kanë gjithëpërfshirjen.

Detaje të tjera për këtë event, Islami i nda me KultPlus duke treguar se pjesëtarë të KFOR-it kanë bërë një maratonë në kampet e tyre.

“Për shkak të situatës me COVID-19, pjesëtarët e KFOR-it kanë bërë një maratonë gjatë ditës së djeshme në ambientet e tyre, derisa kanë qenë në mbështetje të maratonës në katër vitet e fundit”, pohoi Islami.

Programi i kësaj maratone do të fillojë në ora 11:00 të dielën, me ç ‘rast do të ketë edhe një program muzikor derisa me fillim nga ora 13:00 pritet që të zhvillohet starti dhe finishi në sheshin “Nëna Terezë”. /KultPlus.com

Organizatorit të ‘Vrapo Babadimër’ i dëmtohet shtëpiza në shesh dhe i vidhen 40 kostume

Organizatori i aktivitetit tanimë të përvjetshëm “Vrapo Babadimër”, Jusuf Islami, ka ndarë një lajm shumë të keq me publikun në llogarinë e tij, shkruan KultPlus.

Ai ka bërë të ditur se gjatë natës së kaluar është bërë një dëmtim i shtëpizës së tij në sheshin “Nëna Terez”, e me ç ‘rast janë vjedhur edhe rreth 40 kostume babadimrash.

“Edhe pse isha tash i ftuar musafir ne program te mengjesit ne RTK, e pa mundur te jem, fotografia flet vet, rreth 40 kostume te vjedhura dhe damtim i shtepizes!”, shkroi ai.

“Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familje”, është motoja e aktivitetit të sivjetëm, që pritet t’i gëzojë rreth 700 familje në edicionin e tij të gjashtë. /KultPlus.com

May be an image of outdoors