Vullkani Etna dhuron spektakël

Aktivitet i ri intensiv shpërthyes u regjistrua natën e kaluar në vullkanin Etna, në Siçili, me një burim spektakolar zjarri nga juglindja e kraterit, i shoqëruar nga emetime të reja shpërthyese që tejkaluan lartësinë prej nëntë kilometrash mbi nivelin e detit të shtyrë nga era në një drejtim të lindjes.

Në Etna u regjistruan dy vërshime lavash.

Njëra, pjesa e përparme e së cilës duket se është në një lartësi prej 2 900 metra mbi nivelin e detit, dhe tjetra nga skaji lindor, por pa tejkaluar bazën e kraterit.

Faza e re shpërthyese e vullkanit më të lartë aktiv në Europë, për momentin, nuk ka asnjë ndikim në operacionet e aeroportit ndërkombëtar ”Vincenzo Bellini” në Catania./atsh/ KultPlus.com

E’ passata a fontana di lava la nuova fase eruttiva del cratere di Sud-Est dell’Etna, con un forte aumento del tremore interno dei condotti magmatici dell’edificio vulcanico. Emerge anche una colata lavica che si riversa nella Valle del Bove ed ha raggiunto quota 2.800 metri, Catania, 12 Marzo 2021. ANSA/ORIETTA SCARDINO

Pamje mahnitëse të lavës së vullkanit Etna në Itali (FOTO)

Shpërthimet spektakolare të vullkanit në malin Etna e arritën kulmin të hënën në itali, duke krijuar pamje mahnitëse të lavës që rrodhi përgjatë 1.500 metrave.

Vullkani më aktiv i Evropës ka qenë edhe më aktiv javëve të fundit. Hiri që doli nga ky vullkan ka arritur deri në Catania, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Etna po bën spektakël këto ditë”, tha Marco Neri, ekspert i vullkanologjisë dhe anëtar i Institutit Kombëtar për Gjeofizikë dhe Vullkanologji.

“Ky është qartazi shpërthimi më i fuqishëm në kraterin jugor që është zbuluar më 1971. Nuk kemi parë shpërthime kaq të mëdha për vite të tëra, por momentalisht nuk ka rrezik për popullsinë, përpos tymit që mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe hirit që mund t’i mbulojë rrugët dhe ndërtesat”, shtoi ai.

Shpërthimet e shpeshta të Etnas nganjëherë e kanë ndryshuar peizazhin e Sicilisë juglindore. Shpërthimi që ka zgjatur më së shumti në këtë vullkan ka ndodhur në korrik të vitit 1614, kur aktiviteti shpërthyes i vullkanit kishte zgjatur dhjetë vjet.

Shpërthimi më i njohur dhe më shkatërrues kishte ndodhur më 1669, kur lava dhe tërmetet kishin shkatërruar disa qyteza dhe kishin arritur deri në det. / KultPlus.com