Revista nga Wall Street Journal ka përzgjedhur Dua Lipën si yllin e kopertinës dixhitale për muajin janar, shkruan KultPlus.
Vitin e kaluar, ylli i popit ishte njëra ndër këngëtaret më të dëgjuara në të gjithë botën, derisa tani është duke u bërë gati që të lansoi një podcast dhe gjithashtu po punon në turneun e albumit “Future Nostalgia”.
“Unë gjithmonë e kam atë pikëpamje që ju duhen të jeni më larg zonës suaj të rehatisë në mënyrë që gjërat të shpërblehen për ju”, tha ajo për albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili u lansua pak kohë përpara se të fillonte mbyllja e shteteve të ndryshme të botës për shkak të COVID-19, pra, më 27 mars.
“Kështu, kur ndodhi pandemia dhe të gjithë ishin të shqetësuar në qoftë se ne duhet të lansonim albumin, unë thash ta hajë djalli mbase kjo është pikërisht ajo se çfarë na duhet. Kur të gjithë janë në shtëpi, ngase kjo është arsyeja kryesore pse ne duhet ta lasnojmë atë. Ishte e frikshme, sepse nuk e kishe idenë se kur do të përfundonte pandemia, për të gjithë ishte një pikëpyetje e madhe. Por unë e ndjeva se ne duhet ta bënim atë”, ka thënë Lipa për Wall Street Journal.
T’i besoni senseve tuaja dhe atë se çfarë trupi ju thotë, mund edhe të rezultoi e suksesshme, njësoj sikurse rezultoi për Dua Lipën, e cila përmes albumit arriti të transmetohej të shumë vende të ndryshme dhe madje të bëhej artistja e katërt grua më e dëgjuar në platformën “Spotify”.
Madje, ky album është nominuar edhe për çmimet Grammy, për çmimin albumin i vitit. /KultPlus.com