“One Thing at a Time” i Morgan Wallen është albumi numër një në Shtetet e Bashkuara për të tetën javë radhazi.
Në vendin e dytë në tabelën Billboard 200 të së shtunës është “D-Day” e Agust D, e ndjekur nga “Folklore: The Long Pond Studio Sessions” i Taylor Swift, në pozitën e katërt është “Midnights” po ashtu i Swift dhe “Never Broke Again’s Don’t Try This at Home” i YoungBoy në pozitën e pestë.
Në të gjashtën është SZA me “SOS”, Wallen me “Dangerous: The Double Album” në të shtatën, “Gettin’ Old” i Luke Combs në pozitën e tetë, “Heroes & Villains” i Metro Boomin në të nëntën dhe “Lover” e Taylor Swift në pozitën e dhjetë./klankosova/KultPlus.com