Sot bëhen 7 vjet nga vdekja e këngëtarit dhe autorit të shumë hiteve, Florian Kondi, i njohur si doktor Flori i grupit “West Side Family”.
“7 vite mungesë, por një pafundësi pranie!”, ishin fjalët me të cilat këngëtari i ndjerë u kujtua nga shoku i ngushtë, Roland Hysi, i cili po ashtu e ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram. / KultPlus.com
Remiksi i këngës “Kthema kohen” bëri që të gjithë t’i kthejnë edhe njëherë sytë nga producenti i njohur Cricket i cili edhe njëherë vulosi që krijimet e tij kanë një veçanti që nuk do kohë që të marrin me vete, shkruan KultPlus.
Projektet e tij po vijnë një pas një por i fundit i cili erdhi mbrëmë është remiksi i këngës “Mesazhi”, këngë kjo e cila edhe sot dëgjohet me shumë nostalgji nga të gjithë.
Kjo këngë e cila para shumë vitesh është kënduar nga West
Side Family atë kohë kur mori zemrat e publikut, sot ajo ka ardhur në jetë edhe
njëherë përmes Cricket dhe Numen.
Donat Prelvukaj i njohur si Cricket, është shprehur i emocionuar
për këtë projekt të cilin e ka vlerësuar pasi ai është shprehur se më këtë këngë
është rritur, madje e cilëson si kryevepër.
“Ky nuk është një projekt i radhës për mua, është më shumë se kaq. Kjo këngë më ka shoqëruar që kur isha i vogël me moshë. Tani jam shumë krenarë dhe e kam me shumë emocion ta ndajë me ju këtë kryevepër. Kjo mundësi më është dhënë falë familjes së të ndjerit DR.FLORI i cili jeton mes nesh me veprat e tij. Dua të shpreh falënderim të sinqertë për familjarët e Dr. Florit dhe dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për Alban Kondi-n dhe Flori Mumajes-in për lejen e dhënë për të bërë remix këtë këngë. Shpresoj të përcjell ndjenjat e përjetuara nga unë. Shijojeni!”, ka shkruar Cricket ne momentin e lansimit të këngës. / KultPlus.com
“Beso” është kënga më e re e grupit West Side Family. Grupi shumë i dashur për publikun shqiptar ka zgjedhur fundvitin për t’i dhuruar fansave këtë këngë.
Ata rikthehen pas 8 viteve mungesë duke sjellë edhe zërin e regjistruar të Doktori Florit, i cili është ndarë nga jeta prej 3 vitesh.
Edhe pse larg fizikisht, në projektin më të ri të West Side Family është i pranishëm edhe Doktor Flori. Ai është në notat, tekstin dhe klipin e këngës. Ai qëndron i palëvizur në buzëqeshjen e tij të përhershme, në një fotografi që qëndron përjetësisht në mur. / KultPlus.com
Grupi West Side Family ishte një nga grupet më të famshme në Shqipëri. Landi, Miri dhe Dr. Flori sollën për publikun shqiptar këngë të paharrueshme.
Por shumë vite pas shpërbërjes së grupit dhe vdekjes së këngëtarit Dr. Flori, anëtarët e tjerë të West Side Family, Landi dhe Miri kanë vendosur të ribashkohen në një projekt të ri.
Dy këngëtarët po punojnë për nxjerrjen e një kënge të re. Të ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ në taksinë Rudina Dembacaj, ata treguan se po punojnë prej 6-7 muajsh për realizimin e këngës , që do vijë së bashku me një videoklip, raporton Ora News.
Ky projekt ka qenë pikërisht edhe arsyeja e kthimit të Armir Shahinit në Shqipëri, i cili jeton në Gjermani së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën 5-vjeçe./ KultPlus.com