Dy superjahtet e themeluesit të ‘WhatsApp’ ankorohen në portin e Durrësit

Dy superjahtet e themeluesit të “WhatsApp” Jan Koum janë ankoruar në portin detar të Durrësit për disa orë.

Superjahti “Moonrise” është një mjet lundrues motorik rreth 100 metra i gjatë, i konsideruar si një tjetër kryevepër e prestigjiozit holandez Feadship, lançuar në vitin 2020.

Në bordin e jahtit, që mbërriti në portin e Durrësit pak para mesnatës së kaluar nga Palma De Mallorca e Spanjës, sipas burimeve nga kapiteneria e portit ndodhet edhe vetë Jan Koum. Ndërkaq jahti tjetër “Nebula”, po në pronësi të Koum, përdoret si anije ndihmëse për  “Moonrise”./tch/ KultPlus.com

Dhjetëra milionë njerëz përdorin fshehurazi WhatsApp pavarësisht ndalimeve

 Dhjetëra milionë njerëz po përdorin zgjidhje teknike për të hyrë fshehurazi në WhatsApp në vendet ku është e ndaluar, tha sot shefi i platformës së mesazheve, Will Cathcart, sipas BBC.

“Do të habiteshit se sa njerëz e kanë provuar këtë”, shtoi ai.

Ashtu si shumë aplikacione perëndimore, WhatsApp-i është i ndaluar në Iran, Korenë e Veriut dhe Siri.

Dhe muajin e kaluar, Kina iu bashkua listës së vendeve që ndalojnë përdoruesit të hyjnë në platformën e sigurt.

Vende të tjera, duke përfshirë Katarin, Egjiptin, Jordaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë vendosur kufizime të tilla si, telefonatat zanore.

Por, WhatsApp mund të shohë se ku janë vërtet përdoruesit e saj, falë numrave të tyre të regjistruar të telefonit.

Kina urdhëroi “Apple” të bllokonte përdoruesit kinezë të iPhone nga shkarkimi i WhatsApp nga AppStore në prill, një veprim që Cathcart e quajti “fatkeq” – megjithëse vendi nuk ishte kurrë një treg i madh për aplikacionin.

“Kjo është një zgjedhje që Apple ka bërë. Nuk ka alternativa”, tha ai.

Sidoqoftë, përdoruesit e Android mund të shkarkojnë WhatsApp pa kaluar nëpër dyqanet zyrtare.

Cathcart tha se rritja e rrjeteve private virtuale (VPN) dhe shërbimi proxy i WhatsApp, i lançuar qershorin e kaluar, ka ndihmuar në mbajtjen e WhatsApp të aksesueshëm.

WhatsApp dhe Signal – të dyja aplikacionet janë të koduara, në mënyrë që vetëm dërguesi dhe marrësi mund të lexojnë përmbajtjen – Kina ka ndaluar Telegramin dhe ka kërkuar heqjen e Threads.

Cathcart e ka konsideruar prej kohësh eksportin e suksesshëm të platformave të teknologjisë perëndimore si një element kyç për përhapjen e vlerave të demokracisë liberale.

Por, ai pranoi se fuqia e tij po pakësohet, së bashku me idealet perëndimore të një interneti të lirë dhe të hapur. /KultPlus.com

WhatsApp-i po sjell ndryshimin e shumëpritur

Aplikacioni WhatsApp po zhvillon një funksion të ri që do t’ju lejojë të telefononi njerëzit drejtpërdrejt nga aplikacioni, pa i ruajtur në listën e kontakteve, raporton “WABetaInfo”.

Kjo risi do të jetë e disponueshme për ata që kanë aplikacionin beta për Android, versioni 2.24.9.28.

WhatsAppi nuk ka lejuar t’a telefononi dikë nga aplikacioni nëse numri nuk ka qenë i regjistruar në listën e kontakteve.

Nuk ka ende detaje se kur kjo veçori mund të jetë e disponueshme për përdoruesit në mbarë botën, por zakonisht nuk kalon shumë kohë kur veçoria fillimisht testohet në versionin Beta./KultPlus.com

Një veçori e re po testohet për WhatsApp, shkruani tekst dhe krijohet një imazh për ju

Meta sjell funksionin e krijimit të imazheve me inteligjencë artificiale në kohë reale në WhatsApp.

Ky opsion i lejon përdoruesit të krijojnë imazhe bazuar në përshkrime të thjeshta teksti, dhe t’i ndajnë ato drejtpërdrejtë nga biseda.

Siç raporton The Verge, ky opsion është ende në fazën testuese beta, ku i gjithë procesi është i thjeshtë.

Mjafton të shkruani një përshkrim teksti të diçkaje në bisedë, dhe duke përdorur këtë opsion do t’ju krijohet një fotografi me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Modeli i AI pas këtij gjenerimi të imazheve është programi Llama 3 i Meta-s, ai u prezantua në fillim të këtij muaji dhe shënon një kapërcim të madh në performancë mbi paraardhësit e tij.

Llama 3 jo vetëm që mund të bëjë fotografi dhe animacione, por gjithashtu mund t’u përgjigjet pyetjeve dhe të kryejë detyra të caktuara nëse e kërkoni./KultPlus.com

Inteligjenca artificiale vjen edhe në WhatsApp

Nuk ka pothuajse asnjë kompani teknologjike që nuk ka filluar me një lloj testimi të inteligjencës artificiale, IA. Falë programeve si ChatGPT, Bard, DALL-E dhe shumë të tjera, ne kemi parë tashmë mundësitë e ndryshme dhe mjaft mbresëlënëse të kësaj teknologjie dhe IA planifikon të zbatohet edhe në aplikacionin WhatsApp.

Tashmë mund të shohim se çfarë po planifikon kompania në versionin më të fundit beta, në të cilin disponohet një mjet i bazuar në inteligjencën artificiale, i cili ju lejon t’i krijoni ngjitësit tuaj. Kur shkruani një mesazh të ri, kur klikoni në opsionin e ‘sticker’, versioni beta tani shfaq gjithashtu një buton “create“. Duke klikuar mbi të hapet një tastierë ku mund të shkruani llojin e ‘sticker’ që dëshironi të bëjë IA. Këto do të mund të përdoren në korrespondencë me përdoruesit e tjerë përmes kësaj platforme.

Edhe pse ky opsion është ende në testim, pra është i disponueshëm në versionin beta të WhatsApp, nuk duhet të ketë dyshim se WhatsApp planifikon ta zbatojë atë në versionet zyrtare për Android dhe iPhone. Mund të supozojmë se ky opsion do të jetë një nga risitë më të njohura në WhatsApp sepse përdoruesit do të jenë në gjendje të bëjnë ‘sticker’ të personalizuar për çdo person, situatë ose grup brenda të cilit korrespondojnë.

Në shembullin e një mace duke hipur në një skateboard të postuar në faqen WABetaInfo, mund të shihni se si duken ‘sticker’ e krijuar nga IA.

Ky opsion është aktualisht i disponueshëm për një numër të vogël përdoruesish të WhatsApp dhe duket se do të duhet pak kohë para se të jetë i disponueshëm për të gjithë. Mund të presim një fazë tjetër testimi që do të jetë në dispozicion të përdoruesve të versionit testues të kësaj platforme, dhe pas kësaj ngjitësit e IA duhet të shfaqen edhe në versionet zyrtare të WhatsApp.

Meta shpesh eksperimenton me risitë dhe prezanton opsione të reja për WhatsApp-in për ta përmirësuar përvojën e përdorimit të kësaj platforme, por edhe për të qëndruar përpara konkurrencës. Ndër opsionet e fundit me të cilat kanë filluar testimin, pra që i kanë paraqitur tashmë, duhet të jetë mundësia e përgjigjes ndaj video mesazheve deri në një minutë, mundësia e mbylljes së zërit të numrave të panjohur, një kuti hyrëse e fshehur për mesazhet, etj./KultPlus.com

Jo vetëm mesazheve zanore, WhatsApp sjell risi

WhatsApp këtë të premte ka njoftuar se tashmë përdoruesit përveç opsioneve të deri tanishme do të kenë mundësi që të përdorin edhe një risi të re në këtë rrjet social.

Mark Zuckerberg ka njoftuar se tashmë përdoruesit mund të regjistrojnë dhe ndajnë video të shkurtra direkt në biseda.

“Video mesazhet janë një mënyrë për t’iu përgjigjur bisedave në kohë reale dhe për të thënë atë që dëshironi në 60 sekonda. Besojmë se ato do të jenë një mënyrë argëtuese për të ndarë momente ose për të dhënë lajme të mira. Në praktikë, funksioni është një evolucion i mesazheve zanore të cilat, kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë falë mundësisë për të ndarë zërin shpejt dhe në mënyrë të sigurt”, shpjegoi Zuckerberg.

Dërgimi i një mesazhi video është si dërgimi i një mesazhi zanor. Thjesht klikoni për të kaluar në modalitetin e videos dhe mbajeni për të regjistruar. Ju gjithashtu mund të rrëshqitni lart për të ngrirë dhe regjistruar video automatikisht. Videot do të luhen automatikisht në bisedë pa zë.

Për të aktivizuar tingullin, thjesht trokitni lehtë mbi videon. “Video-mesazhet mbrohen me enkriptim nga skaji në fund për të garantuar sigurinë e tyre. /abcnews/KultPlus.com

WhatsApp po sjell një super veçori të re

WhatsApp thuhet se po lanson një veçori të re të fokusuar në privatësi për anëtarët e komunitetit.

Funksionaliteti i ri që u tha më parë se ishte në testim, do t’i lejonte përdoruesit të fshehin numrat e tyre të telefonit kur i bashkohen ndonjë grupi.

Funksioni i quajtur “privacy number of phone”, thuhet se është i disponueshëm për të gjithë testuesit beta të Android dhe iOS.

Me këtë, përdoruesit mund të marrin pjesë në biseda dhe të tregojnë reagimet e tyre ndaj mesazheve duke fshehur emrat dhe numrat e tyre të telefonit nga anëtarët e tjerë të komunitetit.

Aplikacioni në pronësi të Meta-s nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht se kur synon të bëjë funksionin të disponueshëm për të gjithë përdoruesit./alsatm/KultPlus.com

Risia e “whatsapp”, injoron chat-et e padëshiruara

Whatsapp është duke punuar prej kohësh për gjetjen e një mënyre injorimi të bisedave të padëshiruara, të cilat na bombardojnë me mesazhe edhe kur nuk duam.

Sipas disa raporteve, kompania po zhvillon aplikacionin WhatsApp beta për Android dhe pritet ta paraqesë shumë shpejt. Ky aplikacion do të mundësojë shkëputjen nga biseda përmes arkivimit të tyre, pa qenë nevoja për t`u larguar plotësisht. Ndryshimi nga arkivimi normal është nga një person apo një grup chat-i është se biseda mbetet e arkivuar edhe pas një aktiviteti të ri.

Tani kur ju arkivoni ndonjë bisedë, WhatsApp e dërgon bisedën në fund. Por sapo një mesazh i ri nga personi ose grupi arrin, biseda rikthehet në krye. Aplikacioni WABetaInfo tani I zhvendos të gjitha bisedat ndaj të cilave nuk kemi më interes te seksioni Archived Chats.

Nga këtu një përdorues mund të shkojë tek “Notifications” nga ku dy opsione do të jenë disponibël; “Notify New Messages” ( lajmëro për mesazhe të reja) dhe “Auto-hide inactive chats” (Fshi chatet inaktive). Në këtë mënyrë, do të mund të shihen cdo moment, pasi aty janë të ruajtura edhe chatet që për momentin, nuk dëshirojmë t`i ndjekim.