Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ka takuar Presidentin e Kenias William Ruto me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve, shkruan KultPlus.
Lajmin për takimin me presidentin kenian e ka bërë të ditur vetë presidentja përmes një postimi në faebook.
“Kënaqësi të takoj Presidentin e Kenias, William Ruto për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Mezi presim ndërmarrjen e hapave të përbashkët që do t’i afrojnë tutje vendet dhe popujt tanë”, thuhet në postimin e Presidentes.
Përndryshe Presidentja Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në NewYork, me ftesë të Presidentit amerikan Joe Biden/KultPlus.com