Novelat e Agatha Christie cilësohen si më të preferuarat e studentëve

“Klasikët janë thelbësorë për kurrikulën mësimore”, këtë gjë e kemi dëgjuar edhe më parë. Por lind pyetja se pse në shkolla mësohet vetëm për disa prej tyre?, transmeton KultPlus.

Pse William Shakespeare e jo Agatha Christie?

Çfarë kanë shfaqjet e Shakespeare-it që mungon në romanet e Christie-s?

Romanet e Agatha Christie nuk kanë nevojë të përkthehen shumë nga anglishtja Elizabetiane në anglishten moderne. Kjo gjë pranohet mjaft mirë nga studentët, të cilët e preferojnë më shumë anglishten bashkëkohore.

Përfitimet e mësimit të veprave që përmbajnë mister janë mjaft të rëndësishme, kështu ato hapin një diskutim nga studentët rreth veprës, duke diskutuar të dhënat e caktuara në vepër, duke paraqitur teori se si mund të përfundojë romani. / KultPlus.com

Photo credit should read: PA Wire URN:23718838

Zbulohet shtëpia ku Shekspiri shkroi “Romeo dhe Xhuljeta” (FOTO)

Shtëpia e Shekspirit në Londër, në të cilën ka shkruar veprën “Romeo dhe Xhuljeta”, sapo është zbuluar falë kërkimeve më të fundit.

Historiani Xhofri Marsh ka një dhjetëvjeçar që analizon të dhëna të ndryshme për të kuptuar me saktësi se ku jetonte Shekspiri gjatë viteve 1590.

Marsh i nisi kërkimet menjëherë pasi u zbulua teatri elizabetian në Shorediç të Londrës Lindore, 2008. Historiani donte të dinte nëse Shekspiri ka qenë ende gjallë kur veprat e tij po shfaqeshin në atë teatër.

Studimet e mëparshme kanë dhënë idenë se Shekspiri ka jetuar në Londrën Qendrore, pranë Stacionit të Rrugës Liverpul, pasi u shfaq në regjistrat e taksapaguesve në vitet 1597-98. Por vendi i saktë nuk u identifikua asnjëherë.

Sipas Marsh, provat sugjerojnë se Shekspiri ka jetuar në një banesë me pamje nga oborri i kishës së Shën Helenës, në atë rrugë, si qiramarrës i “Kompanisë së Lëkurëshitësve”, një grup që organizonte tregtinë elizabetiane të lëkurës.

“Vendi ku Shekspiri jetonte në Londër na jep një kuptim më të qartë të aspiratave të tij në lidhje me punën dhe jetën private”, tha Marsh, i cili është edhe drejtor i Departamentit të Teatrit dhe Interpretimit te Muzeut “Viktoria dhe Albert”.

Ai shton se të jetuarit në një qytet si Londra e kanë rritur statusin e Shekspirit teksa zhvillonte karrierën, duke kërkuar një emblemë familjare dhe duke bërë plane që të jetonte në një shtëpi të shtrenjtë në Stratford. /Atsh / KultPlus.com