Pesëdhjetë vjet më parë, më 7 dhjetor 1970, kancelari gjerman, Willy Brandt u ul në gjunjë para monumentit që përkujtonte shkatërrimin e getos hebreje të kryeqytetit polak.
Dhe ky gjest është kujtuar sot nga qeveria gjermane me një film me metrazh të shkurtër të asaj kohe, postuar në faqen e qeverisë në Twitter.
“Brandt manifestoi kështu ndjenjën e turpit për viktimat e krimeve të regjimit nacional-socialist”, thuhet në video.
Dhe zgjedhja e tij për t’u ulur në gjunjë emocionoi shumë persona, duke u bërë një “moment historik në pajtimin” mes Polonisë dhe Gjermanisë./atsh/ KultPlus.com
