Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Honoré de Balzac ishte një shkrimtar francez i shekullit të 19-të. Balzaku ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i apasionuar si pas jetës mondane ashtu dhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më se miri snobismit të tij. Megjithëse ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerëz të cilëve u detyrohej para, Balzac për një farë kohë arriti të realizonte ëndrrën e tij për të qenë njëri i pasur. Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.
Fillimisht vepra e tij duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore: Studim zakonesh, studim filozofik e studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës, parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit. Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar ; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton : Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.
“Xha Gorio” është një nga romanet e tij më të njohura dhe më të lexuara në botë. Në këtë vepër Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk interesohen fare për to . Ngjarja vendoset në “Pensionin familjar” pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë. Një atmosferë mortore kishte mbuluar Parisin tashmë. Atyre ditëve ndërroi jetë edhe Xha Gorio dhe Eugjeni nuk i realizoi ambiciet e tij për të qenë i pasur mirëpo gjeti diçka më tepër se ç’kërkone. Ai gjeti Delfinën, ndërsa për varrimin e Xha Gorioit morën pjesë shumë pak persona dhe asnjëra nga vajzat e tij nuk ishte aty. Delfina kishte mbetur pa vetëdije , kurse Anastasia nuk do të shkonte për të mos iu prishur grimi dhe teni i fytyrës, me arsyetimin se nuk e lejonte i shoqi.
Honoré de Balzak ka analizuar në mënyrën më të qartë jetën sociale dhe ndryshimet klasore të Francës së shekullit 19, duke e parë dhe paraqitur jetën parisiene me një vështrim prej guximtari pa asnjë zmbrapsje për t’i përplasur fytyrës realitetit sjelljen dhe moralin e sistemit të Francës të asaj kohe. Ai bëri analizën më realiste të vendit dhe kohës kur jetoi pa i tërhequr grushtet kurrë duke ravijëzuar mbi të gjitha se “qerrja e civilizimit, ashtu si qerrja e një kamioni të rëndë, ndërpritet thuajse lehtësisht nga një zemër që shtypet nga të tjerët në rrugën e saj. Ajo shpejt thyen këtë pengesë në timonin e saj dhe vazhdon kursin e rrugës triumfuese”.
Tragjedia e “Xha Gorioit”
Është ky një reflektim i zymtë me të cilin Honoré de Balzak fillon tragjedinë e tij të zemrës “Xha Gorio”. Në periudhën e post-Napoleonit në Paris, qyteti në të cilën Balzak jetoi, kishte shumë nga tiparet e ditëve aristokratike para revolucionit që përfshiu largimin e Luigjit XVI. Gjatë asaj kohe supozohej se tri shtresat nuk ekzistonin formalisht, por megjithatë nuk ishte një sistem i ngurtë kastash të shumta me fuqi në vend. Të gjithë kishin pozicionin e tyre. Dhe pozita sociale ishte ajo që kishte një rëndësi të madhe në këtë botë, mbi të gjitha sallonet luksoze dhe njerëzit që hynin në to dhe që gjykoheshin duke iu referuar rrethanave, pavarësisht revolucionit. Nëse dikush nuk ishte një anëtar i denjë i klasës së lartë, ai ishte krejt pa vlerë, duke bërë që jeta e njërit apo vdekja, lumturia ose mungesa e saj ishin pa pasoja. Një njeri si “Xha Gorioi ” që është edhe titulli i romanit, është si ajo qerrja e rëndë nga e cila Balzak flet i pamëshirshëm gjatë gjithë rrugës që do të lëvizë duke paralajmëruar në çdo centimetër që bën padrejtësinë e klasave. /KultPlus.com