Granit Xhaka renditet në vendin e 16-të në listën për ‘Topin e Artë’

Granit Xhaka është renditur në vendin e 16-të në listën për Topin e Artë.

Mesfushori shqiptar ka pasur një edicion të jashtëzakonshëm dhe u bë pjesë e më të mirëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai sonte la emra të njohur prapa vetes, duke qenë mirë i renditur në garën për Topin e Artë.

Ky është natyrisht një sukses i jashtëzakonshëm dhe historik për të.

Granit Xhaka nominohet për ‘Topin e Artë’

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të “Topit të Artë”. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për mesfushorin shqiptar.

Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit, transmeton telegrafi, përcjell Albinfo.ch.

Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Jr. i Real Madridit, Rodri i Manchester City-t dhe Jude Bellingham, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar Topin e Artë.

Nominimi i Granit Xhakës është një dëshmi e suksesit të tij dhe ndikimit që ka pasur në fushë gjatë vitit të fundit, duke e bërë këtë një moment të veçantë për karrierën e tij dhe për tifozët e tij.

Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusein pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë./Albinfo.ch/ KultPlus.com

AFP shkruan për karrierën e bujshme të Shaqirit: Vetëm Xhaka me më shumë paraqitje për Zvicrën

Xherdan Shaqiri njoftoi pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar të hënën pas 125 paraqitjeve me Zvicrën dhe u bë lojtari i vetëm që ka shënuar në secilën nga tre Kupat e fundit të Botës dhe Kampionatet Evropiane.

Mesfushori Shaqiri, 32 vjeç, i cili tani luan me Chicago Fire në Shtetet e Bashkuara, është lojtari i dytë i Zvicrës me më shumë paraqitje pas bashkëlojtarit Granit Xhaka me 130 paraqitje.

Ish-anësori i Bayern Munichut dhe i Liverpoolit bëri debutimin e tij ndërkombëtar në mars 2010 në moshën 18-vjeçare. Ai përfaqësoi vendin e tij në katër Kupa Botërore dhe tre Kampionate Evropiane.

Në atë që ishte ndeshja e tij e fundit për Nati-n, Shaqiri shënoi në penallti teksa Anglia mundi Zvicrën 5-3 me penallti pas barazimit 1-1 në çerekfinalen e Euro 2024 në Duseldorf më 6 korrik.

“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares. Mbeten kujtimet e mrekullueshme dhe ju them të gjithëve: faleminderit”, ka thënë ai në rrjetet sociale.

Shaqiri tërhiqet si golashënuesi i katërt më i mirë i Zvicrës me 32 gola, pas Alexander Frei me 42 dhe Kubilay Turkyilmaz dhe Max Abegglen me nga 34 gola.

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) tha se shumica e golave ​​të tij ishin “bangers”.

Shaqiri shënoi për herë të parë për Zvicrën në humbjen 3-1 nga Anglia në Basel në vitin 2010, në paraqitjen e tij të shtatë.

Ai i shënoi të tre golat teksa Zvicra mundi Hondurasin 3-0 në Kupën e Botës 2014 në Brazil.

Goli i tij i fundit ndërkombëtar erdhi në Euro 2024, duke realizuar një super-gol jashtë 16-shit që çoi në barazimin 1-1 të Zvicrës me Skocinë në fazën e grupeve.

Ky gol do të thotë se ai u bë lojtari i vetëm që shënon në tre Kupat e fundit të Botës dhe në tre Eurot e fundit.

“Momente të veçanta”

Organi drejtues i SFV-së thuri lavde për gjurmët e Shaqirit në ekipin kombëtar të futbollit.

“Me Shaqirin, shkon edhe një pjesë e madhe e historisë së Natit. Vitet e fundit, mesfushori sulmues ishte njeriu për momente të veçanta”, tha SFV.

“Ju falënderojmë me gjithë zemër për angazhimet e shumta të paharrueshme dhe golat e asistimet e mrekullueshme në ekipin kombëtar dhe ju urojmë më të mirën për të ardhmen tuaj dhe shumë suksese”.

“Ju keni prekur dhe pushtuar zemrat tona me lojën dhe golat tuaja”.

Askush nuk ka shënuar më shumë gola për Zvicrën në turne finale sesa Shaqiri me 10: pesë në Euro dhe pesë në Kupat e Botës.

“Vetëm gjashtë lojtarë të tjerë kanë shënuar pesë ose më shumë gola në Euro dhe në Kupën e Botës: Michel Platini, Jurgen Klinsmann, Zinedine Zidane, Thierry Henry, Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku”, tha SFV.

I lindur në vitin 1991 në Kosovë, e cila atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë, familja e tij emigroi në Zvicër në vitin 1992.

Përveç të bëmave të tij ndërkombëtare, Shaqiri fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube me Bayern Munich dhe Liverpool, plus tre tituj të Bundesligës dhe Premier League.

Ai gjithashtu fitoi tre tituj të ligës zvicerane në vitet e tij të hershme me Baselin, në një karrierë që e ka çuar edhe në Inter Milan, Stoke City dhe Lyon. /Klankosova.tv/ KultPlus.com

Mediumi italian: Xhaka nuk i la lojtarët tanë ta prekin topin

Kombëtarja e Zvicrës fitoi dje ndaj Italisë me rezultatin 2-0, për të kaluar në çerekfinale të Euro2024.

Freuler dhe Vargas realizuan golat në këtë sfidë, për të eliminuar kampionin aktual të Europës.

Mediumi italian, Tuttomercatoweb, shkruan se Xhaka dhe Freuler e dominuan ndeshjen e djeshme.

“Freuler dhe Xhaka dominuan ndeshjen e djeshme ndaj Italisë, në një ndeshje që asnjëherë nuk ishte realisht në diskutim. Freuler, përveç golit të hapjes, e certifikoi paraqitjen me një ecuri të vazhdueshme, së bashku me Xhakën që nuk i la lojtarët tanë të preknin topin. Formë e shkëlqyer fizike dhe tani në çerekfinale zviceranët duan të vazhdojnë kështu”, shkruhet në postimin e Tuttomercatoweb.

Kujtojmë se Zvicra do përballet në çerekfinale me fituesin e duelit Angli – Sllovaki. /GazetaBlic Sport/ KultPlus.com

Ndodh edhe kjo, skuadrës së Xhakës dhe Shaqirit i vjedhin laptopët në prag të ndeshjes me Italinë

Trajnerëve të Zvicrës iu vodhën kompjuterë në Duseldorf gjatë Euro 2024, megjithëse asnjë të dhënë ose informacion sensitiv për ndeshjen e tyre të radhës kundër Italisë nuk është komprometuar, tha skuadra të martën.

Analistët video përgjegjës për përgatitjen e të dhënave dhe informacionit taktik për trajnerët e ekipeve nuk u rrezikuan pasi ishin në kampin e Zvicrës në Shtutgart, tha një zëdhënës i ekipit, duke konfirmuar se tre laptopë ishin marrë.

Të prekurit ishin pjesë e një delegacioni trajnerësh të rinj të ekipit kombëtar që po udhëtonin nëpër Gjermani për të vëzhguar dhe analizuar ndeshjet, bën të ditur Reuters.

“Asnjë e dhënë e ndjeshme apo asnjë informacion në lidhje me ndeshjen e ardhshme kundër Italisë nuk ka humbur”, tha zyrtari në një email.

Zvicra ka arritur në fazën eliminatore të turneut të saj të gjashtë radhazi të madh dhe do të luajë kundër Italisë në Berlin të shtunën.

Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë sonte nga UEFA në lojën Zvicër – Gjermani

Kosovari Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë në lojën e sotme mes Zvicrës dhe Gjermanisë.

UEFA ka vendosur për kapitenin e Zvicrës si lojtarin më të mirë të lojës së sotme.

Kjo është hera e dytë që Xhaka në Euro 2024 e merr këtë titull nga UEFA, ai e mori këtë edhe në lojën me Hungarinë.

Rezultati i lojës së sotme ishte barazim, 1 me 1. 

Xhaka: Jam shqiptar, me babë, babgjysh e gjak (VIDEO)

Futbollisti Granit Xhaka, po e kalon një sezon fantastike tek skuadra gjermane Bayer Leverkusen.

Prej transferimit të tij nga Arsenali, ai u bë lojtar kyç në planet e trajnerit, Xabi Alonso.

Ndërkaq babai i tij, Ragipi, e ka shpërndarë një video në Facebook, ku Graniti deklaron se është shqiptar “me babë, babgjysh e gjak”.

Por, e falënderon Zvicrën për mundësinë e dhënë për ta ndërtuar një karrierë prej sportisti.

“Po gjakun tim nuk e harroj kurrë”, dëgjohet duke thënë Xhaka.

Videoja e shpërdarë ka marrë goxha reagime në rrjet.

Fiton Arsenali, shënon edhe Xhaka

Arsenali ka arritur ta marrë një fitore të rëndësishme përballë Leeds me rezultat 4-1.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në pjesën e parë, ku Gabriel Jesus shënoi nga penalltia në minutën e 35-të të takimit.

Më të nisur pjesa e dytë, White shënoi për 2-0, ndërsa në minutën e 55-të, Jesus shënoi për golin e dytë personal.

Në minutën e 76-të, Kristensen shënoi një gol të bukur nga distanca për Leeds, ndërsa Xhaka në minutën e 84-të shënoi për 4-1.

Me këtë fitore, Arsenali është 8 pikë larg Cityt, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar./klankosova/KultPlus.com

Ambasada e Zvicrës me QUIZ: Fitoni një fanellë të kombëtares helvetike të nënshkruar nga Xhaka, Shaqiri e Zeqiri

Sa dini për marrëdhëniet Kosovë-Zvicër? Përgjigjuni saktë dhe fitoni një fanellë të kombëtares zvicerane.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka hapur një kuiz online interesant, ku përmes 10 pyetjeve në lidhje me njohuritë tuaja rreth marrëveshjeve Kosovë-Zvicër, ju mund të shpërbleheni.

E shpërblimi është një fanellë e Kombëtares së Zvicrës në futboll, e nënshkruar nga lojtarët e saj, pjesë e të cilës janë edhe yjet me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.

Kuzi do të ketë tre fitues, të cilët do të nxjerrën me short nga të gjithë ata që përgjigjen saktë në 10 pyetjet.

Kuzi është i hapur deri më 9 maj 2022, dhe mund të merrni pjesë duke klikuar këtë link: /Express/ KultPlus.com

Blick: Xhaka, Shaqiri e Zeqiri sot luajnë kundër vendlindjes së prindërve të tyre

“Sot do të jetë një lojë shumë e veçantë për Andi Zeqirin, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Yjet e kombëtares sonë për herë të parë në karrierën e tyre luajnë kundër Kosovës, vendit të prindërve, rrënjëve të tyre”, ka shkruar gazeta zvicerane Blick.

Kjo gazetë më pas ka potencuar se futbollistët Xhaka e Shaqiri do të mbushnin Letzigrund vetëm me të afërmit dhe të njohurit e tyre, pasi që kanë pas shumë kërkesa për këtë ndeshje.

“Xhaka, i cili luan ndeshjen e 100-të për Zvicrën kundër Kosovës, Shaqiri dhe Zeqiri mezi presin takimin special. Një lojë miqësore që kërkon miqësi. Zvicra dhe Kosova ndajnë një miqësi të madhe”, thuhet më tej në këtë artikull.

Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet në Zurich./ KultPlus.com

Xhaka tregon kush ia pagoi dënimin për shqiponjë

Granit Xhaka dhe Milot Rashica kanë dhuruar spektakël në Prishtinë, në një ndeshje bamirësie, që përfundoi 4:4.

Në këtë ndeshje, një gol shënoi edhe Xhaka, duke festuar me shqiponjë edhe pse kishte thënë se një gjë e tillë më nuk do të ndodhë, përcjell albinfo.ch.

Xhaka ndër të tjerash foli edhe për “shqiponjën” e bërë pas realizimit të golit në duelin me Serbinë në Kampionatin Botëror.

“Nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Në ndeshje pata shumë emocione dhe pas realizimit të golave u hupa krejt (qeshet). Nuk ishte diçka e planifikuar por doli e bukur. Fitorja ishte për Zvicrën dhe krejt shqiptarët”, deklaroi Xhaka.

“Një biznesmen shqiptar nga Amerika na ka paguar dënimin, faleminderit shumë”, deklaroi Xhaka. Ai ishte dënuar me 10 000 franga.

Kërkohet prania e simbolit të Shqiponjës nëpër ndeshje sportive përmes një peticioni

Vendimi i marrë nga FIFA për të dënuar lojtarët e kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner është parë si i padrejtë nga shumë njerëz të cilët në forma të ndryshme kanë vendosur që ta kundërshtojnë një vendim të tillë, shkruan KultPlus.

Diçka të tillë ka bërë edhe Shqipe Kajtazi e cila ka nisur një peticion i cili kundërshton vendimin e FIFA-së për ndalimin e shfaqjes së simbolit të shqiponjës.

“Kjo është diçka e gabuar duke u bazuar në faktin se në të gjitha ndeshjet e futbollit shfaqen simbolet kombëtare. Ky ehtë një diskriminim nga Shqiptarëve të cilët si mënyrë identifikimi e kanë shqiponjën kudo që shkojnë. Ndryshimi i këtij vendimi nënkupton se shqiptarët mund të bëhen pjesë e garave të ndryshme ndërkombëtare po pasur frikë dhe pa qenë të diskriminuar”, ka shkruar ajo.

Peticioni i saj tashmë ka arritur që të nënshkruhet nga 2 mijë e 474 njerëz.

https://www.change.org/p/swiss-football-association-appeal-the-fifa-decision-against-displaying-the-albanian-flag-eagle?recruiter=34227435&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=psf_combo_share_initial&utm_term=psf_combo_share_initial

Të tre lojtarët të cilët bënë shqiponjën në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë janë gjobitur nga FIFA me shuma monetare. 10 000 franga zvicerane për Xhakën dhe Shaqirin dhe 5 000 franga për Lishtajner, duke i konsideruar festimet e tyre jo sportive dhe një sjellje kundër principeve të “fair play”-t./ KultPlus.com

Adem Dermaku paraqiti punimet e tij me titull “Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner” në Cyrih

Mbrëmë në Kunst Salon Wolfensberger në Cyrih, është hapur ekspozita kolektive me titull “Lajmet nga vitet e fundit 1902-2018”, shkruan KultPlus.

Në këtë ekspozitë përpos artistëve të tjetër të huaj, është paraqitur edhe artisti kosovar Adem Dermaku, me tri punime. Ai për KultPlus, shpalosi punimet e tij me titull “Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner”.

“Punimet e zgjedhura në këtë ekspozitë janë prej vitit 1902-2018, në mediume të ndryshme të grafikës. Unë jam prezantuar me tri punime me titull “Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner”, ku në një mënyrë të thjeshtë simbolike, ironike kam paraqitur emocionet të cilat na i kanë dhuruar këta futbollistë në ndeshjen Zvicër – Serbi”, ka thënë Dermaku për KultPlus.

Secili nga punimet e artistit Adem Dermaku, ka numrin e lojtarit që mbanë në fanellë ndërsa janë punime unikate.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 30 gusht në Kunst Salon Wolfensberger të Cyrih-ut./ KultPlus.com

Karikatura goditëse për lojtarët e Zvicrës (FOTO)

Karikaturisti Alexandre Ballaman nga gazeta e përditshme “La Liberté” në Zvicër, është frymëzuar nga festimi i futbollistëve shqiptarë të ekipit kombëtar zviceran, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, duke e bërë shqiponjën dykrerëshe, dhe ndëshkimi me gjobë që morën si pasojë, për ta bërë karikaturën e ditës së martë.

Ai e ka vizatuar trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkovic duke u mbajtur ligjëratë lojtarëve të vet sesi të festojnë në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Ai i mëson ata se bërja e shqiponjës dykrerëshe, e cila gjendet në flamurin kombëtar shqiptar, është e ndaluar, ndërsa tri forma tjera ta festimi duke e bërë shqiponjën një krerësh lejohen.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Litschteiner, janë dënuar me gjobë nga FIFA.

Organi qeverisës i futbollit botëror vendosi dje t’i gjobisë Xhakën (10.000 dollarë), Shaqirin (10.000 dollarë) dhe Lichtsteinerin (5.000 dollarë) për “sjellje të pahijshme”./ KultPlus.com