Në orën 12:30 të ditës së sotme një nga anëtarët e komunitetit të qendrës shoqërore “Termokiss” duke kaluar nga objekti në fjalë që gjendet në lagjen “Dardania” në Prishtinë ka parë që xhamat e kësaj hapësire janë thyer.
Derisa i njëjti ka lajmëruar edhe anëtarët e tjerë të komunitetit, të cilët më pas e kanë lajmëruar rastin në Polici.
Gent Thaçi një nga anëtarët e këtij komuniteti ka thënë për Indeksonline se nuk dihet kush e ka bërë këtë gjë.
“Nuk e dimë se kush e ka bërë këtë gjë. Jemi lajmëruar në orën 12:30 nga një anëtar i komunitetit, ndërsa më pas kemi lajmruar edhe Policinë dhe Komunën e Prishtinës, ku zyrtar nga Komuna kanë ardh në vendin e ngjarjes dhe kanë parë nga afër dëmet e shkakturara. Ndërsa përveç xhamave që janë thyer, dëme të tjera nuk ka”, ka thënë Genti.
Ndryshe Termokiss është qendër shoqërore e cila gjendet në lagjen Dardania, në afërsi të ngrohtores së qytetit ‘Termokos’ dhe shkollës ‘Dardania.’
Kjo qendër është nisur dhe drejtohet nga komuniteti, dhe ka për qëllim të ofrojë hapësirë për aktivitete argëtuese dhe edukative për qytetarët e Prishtinës. Hapësira ku komuniteti i Termokiss i zhvillon aktivitetet e saj është ndërtuar në fillim të viteve të ‘90ta por asnjëherë nuk është shfrytëzuar deri në korrik të vitit 2016, kur dhjetëra vullnetarë nga Kosova, Belgjika dhe Zvicra e funksionalizuan këtë strukturë nën ombrellën e projektit Toestand Mâche Prishtina./ KultPlus.com