16 vite nga vdekja e regjisores Xhanfize Keko, kineastes së parë grua në Shqipëri

Më 22 dhjetor 2007, u nda nga jeta regjisorja Xhanfize Keko.

Kineastja e parë grua në Shqipëri ishte pionere e filmit shqiptar për fëmijë. Rrugëtimi i saj artistik nisi në vitin 1952, kur ushtronte profesionin e montazhieres dhe të dokumentaristes. Pas një përvoje të konsoliduar, në vitin 1971 do të ndërmerrte karrierën e regjisores.

Keko mund të cilësohet si regjisorja e “herëve të para”. Përgjatë angazhimit të saj 13-vjeçar, Keko realizoi 12 filma artistikë të mirëpritur edhe përtej vendit. Është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj të zhvilluar në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për realizimet “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. Për kontributin e saj në gjininë e filmit, u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit” në vitin 1984. / atsh/ KultPlus.com

Filmi i Xhanfize Kekos bëhet pjesë e Filmotekës Spanjolle

Janë bërë 15 vite që kur regjisorja e njohur, Xhanfise Keko vdiq.

Projektimi i filmit “Kur xhirohej një film” që Filmoteka Spanjolle programoi për këtë fund viti është një lajm i bukur jo vetëm për autoren por dhe kinemanë shqiptare.

Pas Parisit, Romës, Vjenës, Kopenhagës, Londrës, Berlinit, Frankfurtit, Zyrihut apo atyre më larg si Tel Avivi, Jerusalemi, Sao Paolo, New Yorku e Washington DC, Madridi është një tjetër kryeqytet që i bën nder listës së qyteteve dhe kryeqyteteve evropiane e botërore.

“Kuratorja dhe programuesja e njohur Dorota Lech, njëkohesisht dhe një nga programueset kryesore të Toronto Film Festival,  në tekstin hyrës të katalogut të ‘Filmoteca Espanjola’ për muajin Nëntor thekson se këto filma ofrojnë jo vetëm pamje të përditshmërisë të jetës së grave në këtë kohë, po tregojnë edhe botën krijuese që jetonin këto kineaste, duke nënvizuar guximin dhe talentin e artisteve të cilat u përpoqën t’i jetësonin vizionet e tyre përpara pengesave të panumërta, të dukshme dhe të padukshme”, tha producenti Genc Përmeti.

“Filmat e Xhanfize Kekos janë të veçantë e të sinqertë, prandaj ata kanë ngjallur interes në mbarë botën.  Mbi të gjitha të dashur sepse çdo kush nga ne shikon në to një pjesë të fëmijërisë së tij apo të saj”, shtoi ai. /Top Channel /KultPlus.com

Përkujtohet në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta regjisorja Xhanfize Keko

Si sot më 22 dhjetor 2007, ndërroi jetë regjisorja e filmave për fëmijë Xhanfise Keko (Çipi).

U lind në Gjirokastër më 27 janar të 1928. Keko i kreu studimet në Moskë për montazh kinomatografik. Karriera e saj ndryshoi në vitet në vazhdim duke kaluar si regjisore e filmave shumë të dashur me përfshirjen e fëmijëve si aktorë kryesorë në filmat e saj.

Një mbështetje në karrierën e saj ishte edhe i shoqi, regjisori dokumentarist Endri Keko. Filmat e saj edhe pse nën darën e propagandës ishin modeli i një dritareje për të dalë nga presioni politik i kohës dhe për t’i ofruar jo vetëm fëmijëve por edhe prindërve një model mbi edukimin fëminor. Një pjesë e filmave të saj kishin orientim nga e kaluara jonë kryesisht gjatë periudhës së pushtimit nazi-fashist dhe impaktit që kjo luftë la në memorien fëminore kolektive.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot korrespondecën e Komitetit të Arteve dhe të Kulturës mbi dërgimin për studime në Moskë të Xhanfise Çipi, si dhe propozimi për dhënie titulli “Artiste e Popullit”./atsh/KultPlus.com

Muaji i Xhanfize Kekos, shfaqen tre filma nga Danish Film Institute

Një lajm i mirë për kinematografinë shqiptare. Danish Film Institute i ka kushtuar një triologji gjatë këtij muaji autores shqiptare Xhanfize Keko. “Mimoza Llastica”, “Kur xhirohej një film”, dhe “Tomka dhe Shokët e tij”, janë tre filmat e përzgjedhur për t’u shfaqur në Kopenhagen përgjatë nëntorit.

“Janë vetëm tre autorë të cilëve i është dedikuar triologjia ose me saktë kanë një progrm të vecantë përgjatë muajit nëntor nga Danish Film Institute, që është Spike Lee, Bergman dhe Xhanfize Keko, ta kësh përkrah këtyre mjeshtrave është një nga arritjet më të mëdha të kinematografisë shqiptare para dhe pas viteve 90”, u shpreh producenti Genc Përmeti.

Gjithçka nisi në 2012, kur Mark Cousins, një nga kritikët më të shquar të kinematografisë botërore, vizitoi Shqipëinë dhe i bëri shumë përshtypje Xhanfize Keko, pikërisht për këndvështrimin e saj në ndërtimin e narrativës përmes këndvështrimit të fëmijëve.

“Cinemateka e Tel Aviv-it, dhe Jeruzalemit e përzgjodhi të kishte pjesë të programit të tyre “Kur xhirohej një film”. Një film tejet interesatn dhe i dikutueshëm për kohën kur është krijuar, pasi në atë kohënuk mun dtë flitej fare për cështjen e divorcit. Mos të harrojmë që Tomkën e kishim edhe tek Jeruzalem Film Festival vitin e kaluar dhe erdhi dita që po kërkohet më tepër produkte prej saj”, tha Përmeti.

Në sajë të programimit që Mark Cousin i bëri kinemasë për fëmijë, filmi “Tomka dhe Shokët e Tij”u shfaq edhe në British Film Institute. U rrit interesi për autoresn shqiptare në revistat më prestigjoze të kritikës së filmit në botë, duke u rritur interesi edhe për filmat e saj të tjerë./ KultPlus.com