James Augustine Aloysius Joyce (2 shkurt 1882 – 13 janar 1941) është një autor irlandez i cili konsiderohet si një nga autorët më me influencë në fillimet e shekullit XX-të. Ai është i njohur për romanin e tij “Uliksi” (1922), me veprën e shumë diskutuar “Fineganë zgjohuni” (1939, përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit” (1914), si dhe romanin gjysmë autobiografik “Portreti i artistit në rini” (1916).
Megjithëse pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi jashtë Irlandës, universi psikologjik dhe krijues i Xhojsit ishtë thelbësisht i lidhur me Dublinin e tij të lindjes, qytet i cili krijon sfondin dhe frymëzimin për të gjitha veprat e tij. Në veçanti, marrëdhënia e tij e hershme dhe e rrëmbyer me Kishën Romane Katolike të Irlandës është pasqyruar nëpërmjet një konflikti të brendshëm të ngjashëm në alter-egon e tij Stiven Dedalus-it.
Augustine Aloysius Joyce u lind më 2 shkurt 1882 nga John Stanislaus Joyce dhe Mary Jane Murray në periferi të Dublinit, në Rathgar. Familja e babait të tij, origjina e të cilëve ishte nga Fernoy Cork kishte dikur në zotërim një kripore të vogël dhe një punishte gëlqereje.
Ai quhet ndryshe edhe “Shkrimtar i Brezit te Humbur” ky emër i është dhënë pasi ai jetoi mes luftës së parë dhe të dytë botërore. Xhojsi ka lindur në Dublin, në një familje katolike irlandeze. I edukuar me ndjenja fetare e nacionaliste,në moshën gjashtë vjeqare prindërit e dërgojnë në kolegjin jezuit, ku qëndron tri vite larg familjes. Meqë ishte nxënës i talentuar kishte mundësi të shkollohej falas.
Vdiq më 13 janar 1941 në Zyrih, Zvicër./KultPlus.com