Në vitin 1972, Xhemajl Mustafa kishte shkruar një poezi për figurën e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin.
Sot, KultPlus e sjell këtë poezi 6 vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit.
MES GRILASH – FENIKS
Akrostik Agimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimi Derisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tënde E në heshtje po tretem e fikem si jetimi Me ndezë dëshirat e fjetura si krande Dhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah ti E ëmbël është vdekja në qëllim – Me e puthë atë dritë në horizonte që rri Akoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtim Qetësi e natës kridhet në grila e mbërthyer I lodhur një zog diku me krahë të thyer Tash këngës ia thotë me afsh në gji – I amshuar balsam në varg qëndron Këngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënon Rrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi.
Në vitin 1972, Xhemajl Mustafa kishte shkruar një poezi për figurën e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin.
Sot, KultPlus e sjell këtë poezi në 4 vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit.
MES GRILASH – FENIKS
Akrostik Agimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimi Derisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tënde E në heshtje po tretem e fikem si jetimi Me ndezë dëshirat e fjetura si krande Dhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah ti E ëmbël është vdekja në qëllim – Me e puthë atë dritë në horizonte që rri Akoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtim Qetësi e natës kridhet në grila e mbërthyer I lodhur një zog diku me krahë të thyer Tash këngës ia thotë me afsh në gji – I amshuar balsam në varg qëndron Këngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënon Rrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi.
Në vitin 1972, Xhemajl Mustafa kishte shkruar një poezi për figurën e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin.
Sot, KultPlus e sjell këtë poezi në 86-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit. / KultPlus.com
MES GRILASH – FENIKS
Akrostik Agimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimi Derisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tënde E në heshtje po tretem e fikem si jetimi Me ndezë dëshirat e fjetura si krande Dhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah ti E ëmbël është vdekja në qëllim – Me e puthë atë dritë në horizonte që rri Akoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtim Qetësi e natës kridhet në grila e mbërthyer I lodhur një zog diku me krahë të thyer Tash këngës ia thotë me afsh në gji – I amshuar balsam në varg qëndron Këngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënon Rrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi.
Në vitin 1972, Xhemajl Mustafa kishte shkruar një poezi për figurën e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin.
Sot, KultPlus e sjell këtë poezi në 21 vjetorin e vdekjes së Xhemail Mustafës.
Një gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar dhe këshilltar politik i presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, Mustafa u vra mizorisht në Prishtinë në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan. / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për veprimtarin Xhemajl Mustafa, në 20 vjetorin e vrasjes së tij, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka shkruar se Xhema i vuri themelet e informimit të drejtë të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.
Ky është postimi i plotë i Presidentës Osmani:
Sot, në njëzetenjëvjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt të thellë Xhemajl Mustafën, njërin ndër veprimtarët më të rëndësishëm për liri dhe pavarësi, bashkëpunëtorin e Presidentit Rugova, njeriun e urtë e dijetarin e shquar të Kosovës, Xhemën e Llapit, e Xhemën e Prishtinës, agut të lirisë të së cilës i shkruante në netët e errëta të robërimit, pa e ditur se pasi të mbërrinte ky ag, në një natë sterrë, një dorë tinëzare do ta shuante pabesisht. Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje. Intelektual i mirëfilltë, Xhema i vuri themelet e informimit të drejtë të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës. Ne do ta kujtojmë përjetësisht Xhemën tonë. Vepra e tij mbetet shembëlltyra më e mirë se si punohet urtësisht për vendin, pa u ndalur, deri në vdekje. E them sërish që liria do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për vrasjen e tij, sikur edhe të shumë veprimtarëve të tjerë të vrarë pas luftës. /KultPlus.com
Besian Mustafa në 19 vjetorin e vrasjes kujton babanë e tij, Xhemajl Mustafën.
Mustafa tha se e mban mend babanë e vet punëtor dhe të heshtur.
“Qe 19 vjet të mbaj mend kështu, punëtor, në mendime, i mprehtë, i qetë, i heshtur, besnik, i afërt, gjithnjë duke gjetur gjuhë të përbashkët me të gjithë në çdo rrethanë”.
“Nuk të vranë ty. Vranë të ardhmen e fëmijëve të tyre”, ka shkruar Mustafa në Facebook. / KultPlus.com
Në vijim është një poezi e Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin e shkruar në vitin 1972.
Një vit e gjysmë pas luftës, Xhemajl Mustafën e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim.
Profesori universitar Ibrahim Berisha si dhe Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti sot kanë kujtuar ish-politikanin dhe gazetarin e njohur, Xhemajl Mustafën, i cili ishte vrarë pas luftës dhe që sot shënon 66-vjetorin e lindjes së tij.
Përndryshe, Mustafa ka qenë një ndër këshilltarët kryesor të presidentit Ibrahim Rugova dhe një emër eminent në fushën e gazetarisë, i njohur për virtyte të larta kombëtare dhe njerëzore brenda qarqeve intelektuale të kohës së tij, shkruan KultPlus.com
Profesori universitar dhe njëkohësisht edhe ish-bashkëpunëtori i tij, Ibrahim Berisha, shkruan për gjendjen e tij në rrethanat të jashtëzakonshme në Kosovë gjatë bombardimeve.
“Edhe në atë trazim të madh zotëronin debatet kulturore. Fare pak fliste për politikë. Ai nuk preferonte të bisedojë për politikë dhe as për njerëz të politikës. Gjatë bombardimeve dhe tmerrit në Prishtinë dhe Kosovë, unë nuk e dija se ai kishte mbetur me Besianin dhe Bahrien në Prishtinë. Lajme për të nuk kishte”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.
“Isha shumë i tronditur, por i gëzuar kur për herë të parë munda në korrik të vitit 1999 të flisja me të në telefon nga Strasburgu. Ishte po ai zë i plotë, i qetë. “Mbetem gjallë!, më tha. E mbijetoi presionin e tmerrshëm me një Lutje të Madhe për Prishtinën, për Kosovën dhe për shqiptarët fatkeqë. Lutja e tij gjithmonë ka qenë e njëjtë: paqe dhe liri”, vazhdon Berisha tutje.
Ndërsa, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shkruar për moszbardhjen e vrasjes së tij si dhe për një takim me të.
“Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim. E kam takuar disa herë në fundvitet e ’90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët”, ka shkruar Kurti në Facebook. / KultPlus.com