Xherdan Shaqiri largohet nga Kombëtarja e Zvicrës

Futbollisti Xherdan Shaqiri është larguar zyrtarisht nga Kombëtarja e Zvicrës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Shaqiri përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë periudhë.

“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me ekipin e Kombëtares së Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha t’i them lamtumirë ekipit të Kombëtares. Kujtimet e mira do të mbesin dhe po u them të gjithëve: Faleminderit”, ka shkruar Shaqiri./ KultPlus.com

Xherdan Shaqiri e shfaq admirimin për legjendën Fadil Vokrri përmes një postimi

Xherdan Shaqiri nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin e madh që e kishte dhe e ka për legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit e përmendi edhe ditë më parë, pas ndeshjes me Kosovën. ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, me të cilin kishte diskutuar rreth mundësisë që t’ju bashkohej “Dardanëve” disa vite më parë.

E tash, përfaqësuesi zviceran e ka shfaqur përsëri dashurinë dhe respektin për futbollistin e ndjerë, Fadil Vokrri, duke e postuar një fotografi në Instastory, ku në prapavijë të futbollistit të Chicago Fire shihet legjenda e futbollit të këtushëm.

Fadil Vokrri konsiderohet si futbollisti më i madh që e ka pasur ndonjëherë Kosova. /Gazeta Express/ KultPlus.com

Këngëtarja Bebe Rexha bën tifo për Xherdan Shaqirin (FOTO)

Xherdan Shaqiri, ka zhvilluar mbrëmë lojë për skuadrën e tij të re, Chicago Fire kundër Los Angeles.

Ndeshja përfundoi në rezultat 3-0 në favor të Los Angeles Angeles dhe fali shumë emocionet për të gjithë tifozët dhe spektatorët.

Pjesë e spektatorëve në stadium ishte edhe këngëtarja Bebe Rexha e cila nuk humbi rastin për të ndjekur nga afër bashkëkombësin e saj duke luajtur.

Ajo edhe ndau një postim në Instagram duke shprehur përkrahjen për futbollistin Shaqiri./KultPlus.com

Shaqiri renditet në mesin e më të pasurve të rinj në Zvicër

100 zviceranët më të pasur që nuk janë as 40 vjeç. Dy nga më të pasurit janë martuar me njëri-tjetrin. Më i riu në listë është vetëm 16 vjeç.

Njerëzit më të pasur në Zvicër janë kryesisht meshkuj. Lista vjetore e më të pasurve në “Bilanz” e tregon këtë pa dyshim. Por: Ka edhe të rinj super të pasur! Përveç kësaj, “Bilanz” publikon një listë të veçantë të 100 më të pasurve nën 40 vjeç.

Renditja ndahet në tre kategori: trashëgimtarët, sipërmarrësit dhe yjet. Burrat dominojnë gjithashtu listën e të rinjve të më të pasurve.

Top 10 përfshin 3 gra dhe 7 burra

Dy në dhjetëshen e parë formojnë një çift të vërtetë fuqish: Lorenz Frey (32), me një pasuri të vlerësuar nga 1 deri në 1.5 miliardë franga dhe Michèle Frey-Hilti (36), me një vlerë prej 1 deri në 1,15 miliardë CHF. Ai është drejtor i Grupit Emil Frey dhe një nga tre trashëgimtarët e mbrojtësit ëalter Frey (80), tregtar veturash dhe presidenti i ZSC. Ajo është mbesa dhe trashëgimtare e themeluesit të Hilti, Martin Hilti († 82), është ulur në bordin e drejtorëve të kompanisë së veglave dhe kryeson Fondacionin e Familjes Hilti.

Edhe në aspekte të tjera, top 10 në renditjen e të rinjve nën 40 vjeç dominohen nga trashëgimtarët. Në kategoritë e tjera ka edhe emra që njihen nga sporti, biznesi apo kultura: përfshirë këngëtaren e estradës Beatrice Egli (34) me një pasuri prej 2 deri në 5 milionë.

Femrat e shquara në listë përfshijnë gjithashtu tenisten Belinda Bencic (26) me 5 deri në 10 milionë dhe themeluesja e Carvolution, Léa Miggiano (28) me gjithashtu midis 5 dhe 10 milionë.

Ka një numër të mrekullueshëm atletësh në kategorinë e yjeve – ata zakonisht fitojnë pasurinë e tyre në moshë të re. Lista përfshin futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri (31) me rreth 20 deri në 50 milionë franga. Portieri i Kombëtares Zvicerane, Yann Sommer, gjithashtu hyn në renditje për herë të parë me rreth 20 deri në 50 milionë franga. “Bilanz” vlerëson pasurinë e yllit të tenisit Stan Wawrinka (38) po aq të lartë.

Max-Hervé George (34), CEO i kompanisë së listuar të pasurive të patundshme luksoze Ultima Capital, dominon kategorinë e sipërmarrësve. Bilanci vlerëson pasurinë e tij nga 450 deri në 500 milionë. Krahasuar me shumë të tjerë, ai tashmë ka hyrë në listën e 300 zviceranëve më të pasur.

Në moshën 16-vjeçare, Richard Schäli është më i riu në listë. Gjyshi dhe babai i tij janë të dy sipërmarrës, të dy punojnë në sektorin financiar, babai i tij aktualisht është investitori kryesor i Partners Group. Richard Schäli filloi në moshën 13-vjeçare si këshilltar financiar i super të pasurve pranë familjes. “Bilanz” vlerëson pasurinë e tij midis 2 dhe 5 milionë.

Richard Schäli është aq i ri sa nuk e ka mbaruar ende shkollën. Së shpejti dëshiron të studiojë në një universitet elitar të SHBA-së, teksa tregon në bilanc: “Duhet të fokusohem sërish te shkolla që të mos humbasë ekuilibri”./Albinfo.ch / KultPlus.com

Sporti vazhdon të mbetet si ambasadori më i mirë për Kosovën

Uranik Emini

Sukseset e Kosovës në sport kanë rezultuar që kjo e fundi të ngritet në piedestalet më të larta të botës dhe emri i Kosovës e himni i saj të jehoi edhe në vendet të cilat nuk e kanë njohur vendin më të ri në Evropë, shkruan KultPlus.

Për të shkruar rreth sukseseve të Kosovës në xhudo, ju duhet të bëni kërkime më të mëdha, kjo për faktin se sukseset në këtë sport për Kosovën janë shumë më të mëdha sesa në shumë sporte të tjera.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka, shijuan suksese të jashtëzakonshme këtë vit, duke dëshmuar edhe një herë tjetër fuqinë që sporti ka si një ambasador nëpër shtete të ndryshme. Të prirë nga trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, xhudistët nga Kosova patën shumë suksese këtë vit.

Distria Krasniqi

Duke filluar nga Grand Prix në Portugali më 28 janar, ku zuri vendin e parë, Distria Krasniqi, shijoi suksese të shumta këtë vit. Fitoi medalje të argjendtë në Grand Slam të Parisit, ndërsa ishte e para në Grand Slamin “Tbilisi”, “XIX Mediterranean Games 2022” dhe “Jerusalem Masters 2022”.

Loriana Kuka & Laura Fazliu

Që të dyja ishin në formën e tyre më të mirë të karrierës. Kuka e cila shijoi suksese në “Sarajeva European Open 2022”, duke fituar vendin e parë dhe “XIX Mediterranean Games 2022”, duke u stolisur edhe një herë tjetër me medaljen e artë. Ndërkaq, Fazliu në kategorinë (-63 kg.) fitoi në përballje me Flavia Favorini për të fituar vendin e parë dhe gjithashtu pati suksese të mëdha edhe në “”XIX Mediterranean Games 2022”.

Granit Xhaka

Granit Xhaka qeshi i fundit në përballjen me Serbinë në Kupën e Botës të mbajtur në Katar këtë vit. Kapiteni i Arsenalit ishte në qendër të një përleshjeje masive mes dy grupeve të lojtarëve pas një përplasjeje me mbrojtësin serb, Nikola Milenkoviç. Milenkoviç po tentonte të mbronte topin për një goditje goli kur u përplas me Xhakën dhe shtyu mesfushorin. Xhaka nuk u ndal dhe dyshja u përball me lojtarët nga të dyja palët duke u përfshirë në një përleshje që gradualisht u kthye në mes të parkut. Të dy lojtarët morën karton të verdhë për problemet e tyre, me Xhakën që duhej të tërhiqej nga skena nga shokët e skuadrës ndërsa tensionet vazhduan të përshkallëzoheshin. Xhaka u kurorëzua si më i miri i ndeshjes, në fitoren 3-2 të Zvicrës ndaj Serbisë. Ai u vlerësua shumë për gjestin e madh që bëri në këtë takim, duke veshur maicën me emrin “Jashari” përpara gjithë stadiumit.

Xherdan Shaqiri

Paraqitjet briliante të Shaqirit në Kupën e Botës, nuk kanë munguar asnjëherë. Në këtë rast, Shaqa ndan një rekord të madh së bashku me dyshen e jashtëzakonshme, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, duke qenë lojtarët e vetëm që kanë shënuar në tre botëroret e fundit. Për shqiptarët ishte gëzim edhe më i madh, për arsye se Shaqiri shënoi në portën e Serbisë, në fitoren 3-2 në Kupën e Botës.

FC Ballkani

Përpos që fituan për herë të parë në historinë e klubit të tyre, trofeun e Superligës së Kosovës, ekipi nga Suhareka shkroi histori edhe për diçka tjetër. Kosova për herë të parë po përfaqësohej në arenën ndërkombëtare nga një klub i Superligës së Kosovës dhe ishte pikërisht Ballkani që e bëri këtë gjë. Ballkani arriti që të fitojë një ndeshje, të barazojë një tjetër dhe të humb katër herë në mungesë të fatit dhe përgatitjeve të duhura për takimet evropiane. Me katër pikë të grumbulluara, historia e shkruar nga Ballkani do të jetë e pranishme çdo herë.

Kosova

Më 24 mars të këtij viti, Kombëtarja e Kosovës shënoi një fitore të madhe në takimin miqësor ndaj Burkina Faso, duke fituar me rezultat 5-0. Viti për Kosovën filloi mbarë. Më pas, në një tjetër takim miqësor, Kosova barazoi 1-1 me kombëtaren e Zvicrës, për të fituar më pas në kuadër të Nations League me rezultat 2-0 ndaj Qipros. Forma e mirë e Kosovës nuk ishte e tillë edhe në takimin me Greqinë, kur humbi 1-0 si mysafire më 5 qershor të vitit 2022. Edhe pse shënoi fitore në takimin me Irlandën e Veriut, 3-2, Kosova humbi edhe një herë tjetër nga Greqia, 2-0, dhe më pas edhe Irlanda e Veriut u hakmarr me rezultat 2-1 për të përfunduar ëndrrën e Kosovës në Nations League. Takimin e fundit në Nations League, Kosova e fitoi 5-1 në takim me Qipron. Ndërkaq, dy takimet e fundit, ai ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe përfunduan me barazim. 2-2 ndaj Armenisë dhe nga një gol shënuan secila kombëtare, Kosova e Ishujt Faroe më 19 nëntor.

Donjeta Sadiku

Boksierja Donjeta Sadiku mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Budva, një sukses historik. Ajo gjithashtu siguroi medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Getta Beqa

Getta Beqa fitoi dy medalje ari në Kampionatin Mesdhetar IFBB, Maltë duke siguruar një sukses të madh në arenën ndërkombëtare. /KultPlus.com

Xhaka e Shaqiri edhe një herë tjetër do të luajnë në Serbi

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë edhe një herë tjetër në Serbi, shkruan KultPlus.

Çdo herë kur janë përballur Serbia dhe Zvicra, tensionet kanë qenë gjithnjë të pranishme, e së bashku me ta edhe “shqiponjat”.

Dyshja shqiptare do të luajnë në Serbi ndeshjet e parë në vitin 2023 me Zvicrën, edhe pse kundërshtari do të jetë tjetër e jo Serbia.

Zvicra nis kampanjën kualifikuese për Euro 2024 në sfidën ndaj Bjellorusisë dhe kjo Kombëtare nuk do t’i zhvilloj ndeshjet si vendas për faktin se në kryeqytetin bjellorus Minsk situata është e paqëndrueshme mes luftës Rusi-Ukrainë.

Bjellorusia do t’i zhvilloj të gjitha ndeshjet jashtë shtëpisë të saj, derisa ndeshja e parë e tyre do të zhvillohet në Novi Sad të Serbisë. /KultPlus.com

Vjen reagimi nga Xherdan Shaqiri pas ndeshjes

Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.

Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Autori i golit të parë, Xherdan Shaqiri tashmë ka bërë reagimin e parë.

Ai ka shpërndarë një fotografi të Federatës Zvicerane, e publikuar pas kualifikimit tutje.

Zvicra në 1/8 e finales do të përballet me Portugalinë. / KultPlus.com

Kryeministri Kurti: Serbia nuk kalon, urime Zvicrës

Zvicra e ka zhvilluar sonte ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për Kampionatin Botëror, dhe kësisoj arriti që të kualifikohet në mesin e 16 kombëtareve më të mira në botë, shkruan KultPlus.

Me një epërsi 3:2, Zvicra ka fituar në ndeshjen me Serbinë.

Me këtë rast ka reaguar kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës. / KultPlus.com

Presidentja Osmani uron Shaqirin e Xhakën: Bravo shqipe

Zvicra e ka zhvilluar sonte ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për Kampionatin Botëror, dhe kësisoj arriti që të kualifikohet në mesin e 16 kombëtareve më të mira në botë, shkruan KultPlus.

Me një epërsi 3:2, Zvicra ka fituar në ndeshjen me Serbinë.

Me këtë rast ka reaguar Presidentja Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ajo në mbishkrim ka shkruar: Bravo shqipe 👐🏻👐🏻 / KultPlus.com

Goli fantasik i Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Serbisë (VIDEO)

Zvicra e ka zhvilluar sonte ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për Kampionatin Botëror, dhe kësisoj arriti që të kualifikohet në mesin e 16 kombëtareve më të mira në botë, shkruan KultPlus.

Me një epërsi 3:2, Zvicra ka fituar në ndeshjen me Serbinë.

Kujtojmë që Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.

Ndërkaq më poshtë KultPlus ua sjell golin fantasik të futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri, në këtë ndeshje. Goli u zhvillua në minutën e 20-të. / KultPlus.com

Zvicra me tre shqiptarë në Botëror

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës.

Në mesin e 26 futbollistëve të ftuar i shohim edhe emrat e tre shqiptarëve: të zakonshmit Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, ndërsa s’kishte vend për Andi Zeqirin, shkruan gazeta experess.

Helvetikët gjenden në grupin G të Botërorit së bashku me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.

Xhaka me shokë do ta nisin eksperiencën në “Katar 2022” me ndeshjen ndaj Kamerunit, më 24 nëntor, kurse duelin special me Serbinë do ta zhvillojnë më 2 dhjetor, e paraprakisht me Brazilin, më 28 nëntor./ KultPlus.com

Xhakës dhe Shaqirit “i ndalohet” shqiponja kundër Serbisë

“Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me gjeste, pavarësisht lojës”, tha drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami.

Zvicra dhe Serbia sërish do të ndeshen. Kësaj radhe në grupet e Kupës së Botës që zhvillohet në Katar.

Serbia dhe Zvicra do të takohen më 2 dhjetor në Doha, në xhiron e fundit të Grupit G, por siç raportohet lojtarët me origjinë shqiptare nuk do të lejohen të përsërisin më atë që bënë në Botërorin 2018, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami.

“Kupa e Botës nuk ka të bëjë vetëm me lojën me Serbinë, edhe nëse e dimë se sa e veçantë është kjo lojë, duke marrë parasysh atë që ndodhi në vitin 2018. Ne nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime, ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar. Ne duam të përfaqësojmë vlerat tona. Njëra prej tyre është: respekti. Ne tregojmë respekt për të tjerët. Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me gjeste, pavarësisht lojës”, deklaroi Tami.

“Nuk duhet të ketë fjalë, gjeste apo sjellje në përgjithësi që të nxisin reagime të tjera. Kur brohorasim, tregojmë gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Por ne nuk duhet të jemi provokues”, është shprehur ai.

Në Kupën e Botës së vitit 2018 Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan duke bërë shqiponjën dykrenare, në ndeshjen kundër Serbisë për çka edhe u ndëshkuan./ KultPlus.com

Shaqiri i ka dërguar një fanellë dhe një mesazh fansit të tij që po lufton me kancerin (VIDEO)

Xherdan Shaqiri, i cili njihet si një lojtar me zemër të mirë, e ka dëshmuar edhe një herë tjetër një gjë të tillë, shkruan KultPlus.

Ylli shqiptar, së fundmi i ka dërguar fanellën një fansit të tij, i cili është duke luftuar me kancerin.

Në mesin e shumë fansave nëpër botë, një prej tyre është një fans i quajtur Rick Thompson nga Charlotte, Karolina e Veriut.

Rick, i cili po shpresonte që të shihte Shaqirin në Chicago, nuk arriti që ta bëjë një gjë të tillë pasi ishte diagnostifikuar me kancer vetëm disa javë para ndeshjes.

Rickut iu është thënë që të shmang vendet e mbushura me njerëz dhe të shihte sa më pak TV.

Por Chicago i dërgoi atij një fanellë të Shaqirit me numrin 10 në shpinë dhe surpriza nuk u ndal me kaq, pasi Rick mori një mesazh edhe nga lojtari i tij i preferuar.

“Përshëndetje Rick, jam Shaq. Kam dëgjuar se jeni një fans i madh. Dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj gjatë gjithë karrierës sime”.

“Fatkeqësisht nuk arritët të shkoni në lojë. Unë kam një dhuratë për ju, një fanellë”.

“Shpresoj t’ju takoj një ditë. Ju uroj gjithë të mirat. Kthehuni më i fortë”, ka thënë Shaqa në mesazhin e tij.

Kjo dhuratë do të thotë shumë për Rickun, i cili e dëshmoi këtë gjë. /KultPlus.com

Shaqiri: Kur shkoj në Kosovë më bën telefoni çdo 10 minuta, u themi njerëzve që s’jam në shtëpi

Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi sot një ndeshje jashtëzakonisht të madhe miqësore.

“Dardanët” u përballen me Zvicrën në “Letzigrund Stadion” në Cyrih në pasditën e sotme.

Ndeshja e sotme u zhvillua nga ora 18:00. Kjo ishte ndeshja e parë miqësore mes dy përfaqësueseve.

Para ndeshjes, Xherdan Shaqiri që luan për Zvicrën e ka dhënë një deklaratë tejet interesante.

Futbollisti nga Gjilani thotë se ka aq shumë kushërinj sa që nuk i njeh një pjesë të tyre.

“Unë nuk shkoj atje (në Kosovë) shpesh dhe kjo bëhet më speciale për njerëzit kur të shkoj. Telefoni cingëron çdo 10 minuta kur jam atje”, tregon për mediumin zviceran “Blick” Shaqiri, i cili shpesh i lë prindërit e tij ta kapin telefonin për t’i “trembur” thirrësit.

“Ata ju thonë njerëzve se kam dalë”, shpjegon tutje Shaqiri.

“Nëna dhe babai im i kanë tetë vëllezër e mora. Unë kam shumë kushërinj në Kosovë, shumicën prej tyre nuk i njoh”, deklaron Shaqiri duke qeshur.

Në Zvicër, poashtu edhe në Kosovë, kjo ndeshje u konsiderua edhe “vëllazërore” për shkak se shumë shqiptarë kanë luajtur dhe luajnë te helvetikët.

Ndryshe, Kosova erdhi në këtë ndeshje pas fitores 5:0 ndaj Burkina Fasos, kurse Zvicra nga humbja 2:1 prej Anglisë. / KultPlus.com

Shaqiri: Të dy prindërit kanë tetë vëllezër e motra, nuk i njoh të gjithë kushërinjtë e mi

Gazeta zvicerane Blick është duke i kushtuar vëmendje të madhe ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Zvicrës, ku në ekipin kosovar do të luajnë Shaqiri e Xhaka, përcjellë KultPlus.

Pritet të jetë një interesim i madh i shqiptarëve në Zvicër për këtë ndeshje, dhe gazeta Blick është interesuar edhe për faktin se sa kohë do ti merrte që të vizitonte të afërmit e tij.

 “Nëna dhe babai, që të dy kanë tetë vëllezër dhe motra.  Unë kam aq kushërinj dhe kushërira në Kosovë, dhe nuk i njoh pothuajse të gjithë”, thotë ai dhe qesh për gazetën Blick./ KultPlus.com

Gjoni në Eurovision, Xhaka e Shaqiri në Euroligë, kontributi i kosovarëve ngrit Zvicrën në maja

Mund të themi lirisht që suksesi i shtetit zviceran në dy prej ngjarjeve më të mëdha botërore, atë të Eurovision dhe Euro 2020, erdhi pikërisht nga kontributi i djemve shqiptarë në këto fusha, shkruan KultPlus.

Gjon Tear’s, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri padyshim që janë bwrw edhe emrat më të përfolur në Zvicër, kjo falë suksesit që ata i siguruan këtij shteti. I pari në Festivalin e Këngës “Eurovision” dhe dy të fundit në lojën që u zhvillua mbrëmë e që Zvicrës i siguroi vendin në çerekfinale të Kompionatit Evropian për herë të parë duke e mposhtur ekipin favorit për ta fituar Euro 2020, Francën.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dy djemtë kosovarë që mbrëmë dëshmuan për profesionalizmin e tyre në fushë e madje UEFA e shpërbleu Granit Xhakën me çmimin lojtari i ndeshjes.

Kjo ishte ndeshja e dytë në të cilën kontributi i kosovarëve në ekipin zviceran ishte vendimtar për përparimin e tij në Euro 2020.

Teksa flasim për suksesin e djemve kosovarë mbrëmë, kthehemi vetëm një muaj prapa dhe kujtojmë suksesin e jashtëzakonshëm të Gjon Muharremit në Eurovision.

Me emrin artistik Gjon’s Tears, ky ishte shqiptari tjetër i cili përfaqësoi Zvicrën me këngën “Tout l’Univers” në Eurovision e kështu arriti të ja siguroj shtetit zviceran vendin e tetë në këtë garë të madhe të këngës.

Madje, Gjon’s Tears ishte në vendin e parë me 267 pikë mirëpo në fund votat e audiencës e shtynë Italinë në krye, por kjo nuk ka ndikuar asgjë tek artisti pasi për të të jesh fitues nuk do të thotë të jesh më i miri, por më i njohuri.

Gjoni me paraqitjen e tij, siguroi një nga rezultatet më të mira për Zvicrën në Eurovision.

Sukseset e tyre kanë bërë që t’i dojë edhe bota e shqiptarët janë më krenarë se asnjëherë për këto sukses të jashtëzakonshme të djemve përbrenda vetëm një muaji. / KultPlus.com

Xherdan Shaqiri shkëlqen në Euro 2020, shënon dy gola për Zvicrën

Sonte po zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Turqisë, ku padyshim Zvicra po dominon dukshëm, shkruan KultPlus.

Zvicra është duke e mundur 3 me 1 Turqinë, ku dy prej golave i ka dhënë shqiptari, Xherdan Shaqiri.

Ai golin e parë shënoi për Zvicrën në minutën e 26-të. Ylli shqiptar i Liverpoolit e mposhti portierin turk me një goditje spektakolare me këmbën e djathtë nga rreth 25 metra largësi.

Ndërkaq, ai shënoi një gollë tjetër në minutën e 68-të.

Ky ishte goli i dytë i Shaqirit në këtë ndeshje dhe në këtë evropian në përgjithësi./ KultPlus.com

Xherdan Shaqiri feston sot ditëlindjen

Futbollisti shqiptar i cili luan për Liverpool-in, Xherdan Shaqiri, feston sot 28 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.

Shaqiri ka lindur në Gjilan të Kosovës nga prindër shqiptarë nga Kosova. Ai emigroi në Zvicër në vitin 1992 me prindërit e tij dhe me tre vëllezërit dhe motrat e tij. Ata u vendosën në Gusht, një qytet i vogël në kontin Basel-Country, afër kufinjëve francez dhe gjerman.

Babai i tij nuk fliste dot gjermanishten zvicerane, kështu që ai filloi të lante pjata në një restorant, para se të punonte si ndërtues rrugësh. Mamaja e tij punonte si pastruese në zyra ndërtesash në qytet, duke u ndihmuar nga Xherdani dhe vëllezërit e tij. Babai i tij dërgonte para në Kosovë sa të kishte mundësi, gjë që do të thoshte se Xherdani dhe famijla e tij nuk kishin para shtesë për të shpenzuar, përveç në rastet e ditëlindjeve. Ai adhuronte sulmuesin brazilian Ronaldo, duke thënë se loja e tij ishte si “magji”.

Shaqiri filloi karrierën e tij si profesionist te FC Basel, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2009 .Pasi fitoi tre kampionate zvicerane rresht, ai kaloi te klubi gjerman Bayern München.Edhe pse nuk pati ndonjë sukses individual të madh, Shaqiri fitoi edhe tetë trofe të tjerë, përfshirë edhe Ligën e Kampioneve, në sezonin 2012–13, ku ekipi kompletoi tripletën. Në janar 2015, ai u transferua te Interi për 15 milion €, dhe shtatë muaj më pas, kaloi në Premier League te Stoke City. Pasi ekipi ra nga kategoria në përfundim të sezonit 2017–18, Shaqiri firmosi me Liverpoolin për 13.5 milion £.

Shaqiri zhvilloi më shumë se 20 ndeshje me ekipet e të rinjëve të Zvicrës. Ai debutoi me ekipin e parë në mars 2010 dhe tre muaj më vonë ishte pjesë e Kupës së Botës 2010. Ai gjithashtu luajti në edicionet 2014 dhe 2018; ai shënoi një tregolësh në një ndeshje të turnamentit 2014, duke regjistruar tregolëshin e 50-të të kompeticionit. Shaqiri gjithashtu ka luajtur edhe në UEFA Euro 2016, ku goli i tij i vetëm u shpall si më i bukuri i turnamentit./ KultPlus.com




The Sun shkruan për moskujdesin e Shaqirit: Shumë i kuq

Mediat angleze kanë “ngacmuar” Xherdan Shaqiri, pasi ai u kap nga paparacët në një jaht luksoz, në pushimet e tij verore në Ibiza.

Mesfushori i Liverpoolit vendosi të relaksohet në një festë, të cilën e ka shijuar në maksimum. Në një moment, Shaqiri shihet i rrethuar nga tri vajza.

Por, tabloidi britanik “The Sun”, është përkujdesur që të tallet me moskujdesin e futbollistit nga Zhegra.

The Sun shkruan se si Shaqiri ka harruar që të lyejë trupin për t’u mbrojtur nga dielli, transmeton KultPlus.

Tabloidi britanik shkruan se futbollisti shqiptar është bërë i kuq, ashtu si ngjyqrat e fanellës së Liverpoolit.

“Shumë i kuq. Shaqiri e harron kremin e rrezitjes teksa tregon se është djegur nga dielli duke pozuar në jahtin luksoz”.

Shaqiri momentalisht është në pushime, pasi me Liverpoolin u shpall kampion i Premierligës.

Ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë te “të kuqtë”, apo do të bëhet me tjetër skuadër. / KultPlus.com

Shaqiri, Xhaka e Mustafi bashkë me yjet e Premierligës me iniciativë për luftimin e koronavirusit

Lojtarët e Premierligës, përfshirë treshen shqiptare Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, e kanë marrë një nismë të përbashkët duke e hapur një fond për grumbullimin e të hollave për t’i ndihmuar Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe ta luftojë koronavirusin.

Iniciativa – e quajtur #Lojtarëtsëbashku – është marrë me qëllim për t’i ndihmuar mjekët dhe infermierët në vijën e frontit kundër pandemisë koronavirus në vend, transmeton Gazeta Express.

Sekretari i NHS-së, Matt Hancock, e ka mirëpritur ngrohtësisht këtë iniciativë zemërmadhe.

Anësori i Liverpoolit Xherdan Shaqiri dhe dyshja e Arsenalit Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi ishin në mesin e më shumë se 150 yjeve të Premierligës që e kanë shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e përbashkët të mërkurën mbrëma.

“Gjatë javës së fundit, ne si një grup i lojtarëve të Premierligës, kemi biseduar së bashku shumë herë me synim për ta krijuar një fond i cili mund të përdorët për të shpërndarë para aty ku ka nevojë më së shumti në këtë krizë të Covid-19; për t’i ndihmuar ata që po luftojnë në vijën e frontit të NHS-së”, thuhet në deklaratën e futbollistëve.

Më shumë se 7.000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Britani të Madhe. /Gazeta Express/ KultPlus.com

“Xherdan Shaqiri, sonte ma rrotullove barkun”

Xherdan Shaqiri ka qenë heroi i ndeshjes në derbin e Premierligës ku Liverpooli e mposhti Manchester United me rezultat 3-1.
Mesfushori shqiptar shënoi dy gola duke i mbajtur Reds në vendin e parë në tabelë pas javëssë 17-të.

Disa fjalë e emocione për të i ka ndarë edhe Adnan Mervoci, duke thënë se kjo i ka kujtuar paraardhësin e tij, Fadil Vokrrin.

Ma kujtove paraardhësin tënd!
Sonte po ta fali por tjetër herë jo dy gola përnjëherë!
Mëshirë o’ burrë, mëshirë se ma kujtove “Katunarin tim”, e paraardhësin tënd, Fadil VOKRRIN!
Po ku ka nderim e respekt për paraardhësin se suksesi i pasardhësit!
Xherdan, Zoti t’rujtë e mos u ndal!
Sonte ma rrotullove barkun për Fadilin por hallall Ty!

Foto: Me “Katunarin tim”, Paris, nëntor 1997

Politico: Era është 100 për qind e rritur në vendlindje, për dallim nga Rita Ora e Xherdan Shaqiri

Prestigjiozja “Politico” që bën listën e 28 personave që pritet të kenë ndikim në botë në vitin vijues, këtë herë ka përfshirë Era Istrefin si ambasadore të Kosovës.

Ndwrsa për Kosovën, krahas Erës përmenden edhe yjet Rita Ora e futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri. Por për dallim nga ta, “Politico” shkruan se “Istrefi është 100 për qind e rritur në vendlindje – provë për fansat e saj në vend se talenti mund të depërtojë”.

Era për vitin 2019 synon të sjellë albumin e saj të parë. “Politico” ka përmendur edhe stilin muzikor të Erës që krahasohet me Sian dhe Rihannan./ KultPlus.com

The Guardian shkruan për yjet shqiptare, nga Sunny Hill e deri tek tensionet e fundit mes Kosovës e Serbisë

Prestigjiozja The Guardian, sot i ka kushtuar një shkrim mjaft të gjerë yjeve kosovare që po mahnitin botën, përcjell KultPlus.

Gjithçka nisin me babanë e Dua Lipës, Dukagjin Lipa i cili tash është në përfundim të përgatitjeve të fundit për festivalin Sunny Hill i cili do të sjellë në Kosovë yjet botërore duke përfshi këtu edhe vetë Dua Lipën.

The Guardian në këtë shkrim, nuk lë pa përmend edhe Rita Orën, Era Istrefin, Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën.

“Me suksesin muzikor të këngëtareve si dhe me dhunti të futbollistëve me origjinë kosovare si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri gjatë Kupës së Botës, përceptimi ndërkombëtar i vendit po fillon të ndryshojë”, shkruan The Guardian.

The Guardian shkruan edhe për tensionet e fundit mes Kosovës e Serbisë në lidhje me kornizën e re për zonat me shumicë serbe që Prishtina duhet t’i bëjë.

“Familja Lipa shpreson që, për pak kohë, festivali të ndryshojë agjendën e lajmeve rreth Kosovës”, shkruan The Guardian. Ky është linku ku mund të lexoni shkrimin e plotë./ KultPlus.com