Kampionati Botëror që është pozicionuar këtë vit në Rusi sonte ka arritur në natën kulminante. Ky kampionat ishte mjaft i ngarkuar emocionalisht për shqiptarët anë e mbarë botës.

Këngëtarja Era Istrefi, sonte ktheu gjithë sytë e botës nga ajo me performancën e Himnit të Kampionatit Botëror. Ajo sonte performoi “Live it Up”, përkrahë emrave të njohur Will Smith dhe Nicky Jam. Ky sukses e fut Era Istrefin në mesin e artistëve më të njohura si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo, shkruan KultPlus.

Para kësaj, shqiptarët e Kosova u vendos në shumë media ndërkombëtare, falë ‘shqiponjës’ së futbollistëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Emocione të shumëfishta i dhuruan publikut shqiptar, e atyre që njihnin historinë e vendit të tyre. Në ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, ata triumfuan me dy gola ndaj kombëtares së Serbisë, duke e nxjerrë Zvicrën fituese të asaj ndeshje.

“Shqiponja”, në mes të Rusisë, në ndeshje me Serbinë u kushtoi Xhakës e Shaqirit me dënim nga FIFA, e cila i gjobiti me nga 10 mijë franga, ndërkaq kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Lichtsteineri me 5 mijë franga zvicerane. Nuk ishte vetëm Lichtsteineri, ai që iu bashkua ‘shqiponjës’ së Xhakës e Shaqirit. Shqiptarë anë e mbarë botës dhe jo vetëm u bashkuan me ta në simbolin e shqiponjës, nuk mungoi as mbështetja e figurave të njohura në botë.

Pas, kësaj qarkulluan shkrime të shumta e reagime në përkrahje e kundër të simbolit të tyre, por po shqiptarëve momenti i golave, e i shqiponjës, u ka marrë brohoritjet më të fuqishme, emocionet e forta./ KultPlus.com
