Eja të vdesim, e dashur, shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti, a s’e dëgjove në TV si kryelajm? Eja të vdesim, e dashur, s’ka rëndësi në rron si rob a zot, arkivoli është gati, dy metra vend gjithashtu, makinë e funeralit, kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu. Eja të vdesim, e dashur, ç’na duhet kjo jetë, e rëndësishme është të vdesësh si zotni; mbylle TV-në, të vdesim qysh tani./ KultPlus.com
Eja të vdesim, e dashur, shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti, a s’e dëgjove në TV si kryelajm? Eja të vdesim, e dashur, s’ka rëndësi në rron si rob a zot, arkivoli është gati, dy metra vend gjithashtu, makinë e funeralit, kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu. Eja të vdesim, e dashur, ç’na duhet kjo jetë, e rëndësishme është të vdesësh si zotni; mbylle TV-në, të vdesim qysh tani./KultPlus.com
Poeti Xhevahir Spahiu feston sot 79-vjetorin e lindjes. Ai u lind më 1 mars të vitit 1945, në Malind.
Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe. Që nga viti 1968 punoi si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë. Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.
“Poetët e përmasave të Spahiut janë një bekim për një komb, e të gjithë ne jemi me fat që një mjeshtër i penës si Spahiu, vazhdon të na frymëzojë dhe emocionojë me vargjet dhe poezitë e tij”, kishte vlerësuar Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
4 vjet më parë, me rastin e 75-vjetorit të tij, Spahiu u nderua nga Presidenti i Republikës me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Poet, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që solli në poezinë shqipe ndryshime cilësisht të spikatura në formë e përmbajtje dhe guxoi t’i japë asaj dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet”./ KultPlus.com
Poeti Xhevahir Spahiu feston sot 78-vjetorin e lindjes. Ai u lind më 1 mars të vitit 1945, në Malind.
Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe. Që nga viti 1968 punoi si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë. Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.
Presidenti Bajram Begaj e uroi sot poetin Xhevahir Spahiu si dhe i shprehu atij mirënjohjen për pasurimin që i ka bërë përgjatë dekadave gjuhës dhe letërsisë sonë.
“Poetët e përmasave të Spahiut janë një bekim për një komb, e të gjithë ne jemi me fat që një mjeshtër i penës si Spahiu, vazhdon të na frymëzojë dhe emocionojë me vargjet dhe poezitë e tij”, shkroi Presidenti i Republikës, në një postim në rrjetet sociale.
Gjithashtu dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka uruar poetin me rastin e 78-vjetorit.
“I urojmë jetë të gjatë plot frymëzime të reja”, shkruan QKLL, që me këtë rast ka publikuar edhe një nga poezitë e Xhevahir Spahiut.
3 vjet më parë, me rastin e 75-vjetorit të tij, Spahiu u nderua nga Presidenti i Republikës me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Poet, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që solli në poezinë shqipe ndryshime cilësisht të spikatura në formë e përmbajtje dhe guxoi t’i japë asaj dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet”./ KultPlus.com
Në kufirin mes viteve, për ato që ikën, për ato që vijnë mendimi pezull rri.
Ty që m’u shfaqe në dhjetorin e bardhë, nuk di ku të të fus, nuk di! Ish pasditja e fundit e një viti në ikje. Ora e Vlorës përudhte shkëmbime vështrimesh të dridhshme.
Sido që të jenë ngashnjimet e ardhshme, këto do të mbeten të papërsëritshme.
E unë në kufirin mes viteve, prerë nga një pyetje si ky qiell me vetëtimë: Ku të të fus, në ato që ikën, a në ato që vijnë? / KultPlus.com
Të prekësh heshtjën tënde sic prek një send, të shohësh thëllë në ata sy, ku dashuria hepohet si anije e të mos duash të jesh përherë me ty? Të ecësh me krahun mbi supet e tua e të harrosh oshtimën e kaltër, limonat mbi krye, peshkarexhat si zjarre të natës? Të jësh me ty, tok me ty të qeshësh e mos kuptosh se si përpiqet deti të dalë jashtë guaskës së vetvetës? Të jesh me ty? Të jesh me ty! /KultPlus.com
Jetoj brenda syve të tu, në sytë e mi ti ke shtëpinë. S’jemi vetvete secili është tjetri. Vera ime ka dy skaje: njëri në pranverë, tjetri në vjeshtën tënde. Ti hyn në të djeshmen time humb rrugën si ai që ka humbur kujtesën. Unë hyj në të ardhmen tënde, Humb rrugën si ai që në pyll s’ka kaluar asnjëherë. Sa do doje të kishe në duar të djeshmen time! Sa do të doja të kisha në duar të ardhmen tënde! Kë të pyes? Cilin yll? Cilën kohë? Për të djeshmen time ti mund të pyesësh një lumë, dy lisa, një dem, edhe varrin, varrin e nënës. Krejt e kotë. T’i lëmë pyetjet. Pyetjet le të marrin një sy gjumë. Sonte jemi vetëm e sotme. / KultPlus.com
Xhevahir Spahiu sot feston ditëlindjen e 77-të, është poet dhe autor këngësh shumë i njohur, shkruan KultPlus.
Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe, derisa që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë.
Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.
Poezitë e tij vlerësohen sikurse të magjishme, që të mbushin trupin dhe mendjen me pozitivitet të madh. /KultPlus.com
Eja të vdesim, e dashur, shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti, a s’e dëgjove në TV si kryelajm? Eja të vdesim, e dashur, s’ka rëndësi në rron si rob a zot, arkivoli është gati, dy metra vend gjithashtu, makinë e funeralit, kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu. Eja të vdesim, e dashur, ç’na duhet kjo jetë, e rëndësishme është të vdesësh si zotni; mbylle TV-në, të vdesim qysh tani. /KultPlus.com
Të prekësh heshtjën tënde siç prek një send, të shohësh thellë në ata sy, ku dashuria hepohet si anije e te mos duash të jesh përherë me ty? Të ecësh me krahun mbi supet e tua e të harrosh oshëtimen e kalter, limonat mbi krye, peshkarexhat si zjarre te nates? Te jesh me ty, tok me ty te qeshesh e mos kuptosh se si perpiqet deti te dale jashte guaskes se vetvetes? Te jesh me ty? Te jesh me ty!/KultPlus.com
Eja të vdesim, e dashur, shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti, a s’e dëgjove në TV si kryelajm? Eja të vdesim, e dashur, s’ka rëndësi në rron si rob a zot, arkivoli është gati, dy metra vend gjithashtu, makinë e funeralit, kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu. Eja të vdesim, e dashur, ç’na duhet kjo jetë, e rëndësishme është të vdesësh si zotni; mbylle TV-në, të vdesim qysh tani. / KultPlus.com
Jetoj brenda syve të tu, në sytë e mi ti ke shtëpinë. S’jemi vetvete secili është tjetri. Vera ime ka dy skaje: njëri në pranverë, tjetri në vjeshtën tënde. Ti hyn në të djeshmen time humb rrugën si ai që ka humbur kujtesën. Unë hyj në të ardhmen tënde, Humb rrugën si ai që në pyll s’ka kaluar asnjëherë. Sa do doje të kishe në duar të djeshmen time! Sa do të doja të kisha në duar të ardhmen tënde! Kë të pyes? Cilin yll? Cilën kohë? Për të djeshmen time ti mund të pyesësh një lumë, dy lisa, një dem, edhe varrin, varrin e nënës. Krejt e kotë. T’i lëmë pyetjet. Pyetjet le të marrin një sy gjumë. Sonte jemi vetëm e sotme. / KultPlus.com
Në pyje vjeshta ndezi zjarre në zemër zjarr më ndeze ti; po diç gjëmoi lart në maledhe nga gjëmimi rrodhi shi.
Dhe fryu një erë e dimri i bardhë i shtriu krahët gjer tek ne; u drodhën drurët, gjethet ranë si copëra flakësh mbi xhade.Të dy mbështetur pas një reje Të dy, dy sy në gjithësi; unë bie, ngrihem brenda teje e brenda meje digjesh ti.
Sa vjen, dëbon vetminë e plogët sa shkon, vetmia flet përçart; për ne s’do thonë arkeologët statuja që nuk patën fat.
Në pyje vjeshta ndezi zjarre lejlekët nisi s’di se ku; mbi hi do fryjë erë e marrë kur të mos mbetet asnjë / KultPlus.com
Eja të vdesim, e dashur, shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti, a s’e dëgjove në TV si kryelajm? Eja të vdesim, e dashur, s’ka rëndësi në rron si rob a zot, arkivoli është gati, dy metra vend gjithashtu, makinë e funeralit, kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu. Eja të vdesim, e dashur, ç’na duhet kjo jetë, e rëndësishme është të vdesësh si zotni; mbylle TV-në, të vdesim qysh tani. / KultPlus.com
Jetoj brenda syve të tu, në sytë e mi ti ke shtëpinë. S’jemi vetvete secili është tjetri. Vera ime ka dy skaje: njëri në pranverë, tjetri në vjeshtën tënde. Ti hyn në të djeshmen time humb rrugën si ai që ka humbur kujtesën. Unë hyj në të ardhmen tënde, Humb rrugën si ai që në pyll s’ka kaluar asnjëherë. Sa do doje të kishe në duar të djeshmen time! Sa do të doja të kisha në duar të ardhmen tënde! Kë të pyes? Cilin yll? Cilën kohë? Për të djeshmen time ti mund të pyesësh një lumë, dy lisa, një dem, edhe varrin, varrin e nënës. Krejt e kotë. T’i lëmë pyetjet. Pyetjet le të marrin një sy gjumë. Sonte jemi vetëm e sotme. / KultPlus.com
Eja të vdesim, e dashur, shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti, a s’e dëgjove në TV si kryelajm? Eja të vdesim, e dashur, s’ka rëndësi në rron si rob a zot, arkivoli është gati, dy metra vend gjithashtu, makinë e funeralit, kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu. Eja të vdesim, e dashur, ç’na duhet kjo jetë, e rëndësishme është të vdesësh si zotni; mbylle TV-në, të vdesim qysh tani. /KultPlus.com
Do të shkonim në Kosovë në një festival poetik. Në kafe Roma po pinim kafe me Xhevon duke pritur Ilir Kadinë. Kisha një parandjenjë krejt të sigurtë se Xhevua nuk do kishte marrë me vete as pasaportë as kartë identiteti.
-E ke marrë pasaporten ose karten e identitetit?- e pyeta.
-Po-me tha.
Pas pak, e pyeta prapë. E njëjta përgjigje. Pa nxiri njëherë, i thashë. Ik o pirdhu më tha. Pastaj edhe po të mos i kem marrë kufi shqiptaro-shqiptar është. Ne kufi Xhevua futi dorën nëpër xhepa dhe nuk kishte asnjë dokument. Iliri u pre fare se ai u kish dhënë fjalën organizatorëve që do na çonte ne të dyve. Per më tepër një ditë i kushtohej poezisë së Xhevos.
Unë dola nga makina dhe s’po mbaja dot të qeshurit. Nëpunësi nga ana tjeter e kufirit ngriu: nuk dinte ç’të bënte.
-Nuk na e ke dëgjuar ndonjëherë emrin-i thamë.
-Iu njoh shumë mirë- tha- po ligjet janë ligje dhe mund ta pësoj une-tha.
Iliri mori Orgesin, djalin e Xhevos në telefon. Për fat të mirë ai kishte lidhje me komandantin e postës nga ana jonë e kufirit i cili erdhi dhe bisedoi me komandantin e postës nga ana tjetër. Ne hymë në Kosovë. Dhe sot e kësaj dite nuk e kam të qartë: a ishte një harresë e natyrshme njerëzore apo ishte nje sfidë që Xhevua donte t’i bënte kufirit shqiptaro-shqiptar? / KultPlus.com
Atje brenda, pas mureve të trasha, pas mureve të rënda, atje brenda, thonë natën e varrosnin, thonë ditën e përsosnin, sa shpresa, sa ëndrra atje brenda. Atje brenda? Një mëngjes u gdhinë të tmerruar, panë se vetveten e kishin harruar dhe nisën vetveten nga gjumi ta zgjonin, ta miklonin, të kërkonin: kush vila, kush plazhe, kush paga të larta, kush blloqe të reja, avione, parajsa, duart dhe këmbët si në ethe i shtrinin.
Eja të vdesim, e dashur, shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti, a s’e dëgjove në TV si kryelajm? Eja të vdesim, e dashur, s’ka rëndësi në rron si rob a zot, arkivoli është gati, dy metra vend gjithashtu, makinë e funeralit, kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu. Eja të vdesim, e dashur, ç’na duhet kjo jetë, e rëndësishme është të vdesësh si zotni; mbylle TV-në, të vdesim qysh tani.