Komuna e Rahovecit ka njoftuar sot, se varrimi i poetit Xhevdet Bajraj, i cili vdiq në javën e kaluar, do të bëhet të enjten e 30 qershorit.
Përpara ceremonisë së varrimit në ora 14:00, komuna ka organizuar homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zybera” në orën 14:00 dhe mbledhje komemorative në Shtëpinë e Kulturës në orën 15:00.
Ndërkaq, pas varrimit në kafenenë “Hardhia” do të mbahet një orë poetike me krijimtarinë letrarë të poetit Xhevdet Bajraj.
Pas një nate në tokën ku vazhdojnë të çelin lulet e fëmijërisë ku vazhdojnë të kalben ëndrrat mes lisave të përgjumur fillojnë të zgjohen sorrat dhe dielli i një qielli tjetër (nën të cilin kuptohet se ka shumë më tepër mënyra për të vrarë sesa për të bërë dashuri) Një burrë derisa po kthehej në shtëpi nga turni i natës ndeshet në park me një prostitutë lakuriq të vdekur që kishte të tatuazhuar në kërdhokull emrin e një shqiptari nga Kosova E gjora nuk i kishte dy javë që kishte dalë nga përralla / KultPlus.com
Një grua e shndërruar në një grusht dheu ende e mban mend që dikur kishte dashuruar shumë aq shumë sa tani nga ajo në një fushë pa Zot mbinë lule Nganjëherë por vetëm nganjëherë kafshët u afrohen i nuhasin ato e dridhen pastaj e lëshojnë një zë të dhimbshëm si në ditën e parë të botës. / KultPlus.com
Në një ambient të këndshëm, i shoqëruar nga rakia e shoqëria Xhevdet Bajra ka promovuar dy librat e tij më të fundit, shkruan KultPlus.
Fjalën fillestare të fjalimit e ka marrë miku i tij, Shkelzen Maliqi, njeriu për të cilin vet Bajra tha se i detyrohet gjithë jetën. “Para ca ditësh lexova një shkrim të Fatos Kongolit që e vlerësonte lartë Xhevdetin dhe mendoj që është një vlerësim shumë i saktë, edhe unë veç fjalë të mira mund të them për këtë poet të jashtëzakonshëm që kemi” është shprehur Maliqi.
“Ajo që e veçon Xhevdetin është dedikimi i tij ndaj poezisë, veç poezi shkruan, ky njeri. Me ane të poezisë ai tergon se si shprehet revolta e shoqërisë.” -ka sqaruar Maliqi.
Ai ka shpjeguar se si ka ardhur puna që Xhevdet Bajra të shkojë në Meksikë duke thënë që ai ka gisht në këtë histori sepse ia kishte sugjeruar atij këtë rezidencë. Maliqi ka vazhduar duke thënë që në Meksisë atij i janë ringjallur shqisat për tmerrin në Kosovë, duke e trajtuar çdo aspekt të shoqërisë së vendit në poezitë e tij.
“Poezitë e tij flasin edhe për kohën e Kosoves së lirë që nuk duket që ndryshon shumë nga ajo e okopuara” ka përfunduar Maliqi. Fjalëvë të tij të bukura i është bashkëlidhur edhe Zyrafeta Shala, kryesuse e klubit letrar De Rada në Rahovec. “Këto tri libra janë si tërësi, fillimisht nga permbajtja, koha dhe situata në të cilën janë shkruar. Merren si tërësi sepse çdo vepër fillon me poezinë e fundit të veprës para saj” është shprehur ajo për mikun e saj. Ajo ka treguar që Bajra ka kaluar elementet estetike të kohës duke dalë me një stil të vetin origjinal, duke e tejkaluar mbi të gjitha edhe barrierën linguistike dhe duke hyrë në radhët e poetëve si Neruda. Sipas saj Bajra e ka futur në letërsinë spanjolle edhe letërsinë shqipe, duke i barazuar në të njëjtin nivel.
“Bajra nuk është ai mergimtari të cilin distanca e bën të krenohet për vendlindjen e tij, ai ka zgjedhur të behet kritik duke u berë zëri i shumices të cilët po i përjetojne gjitha këto deformime të klasës që na udhëheq” ka thënë ajo. Ajo e ka përmbyllur më së miri fajlimin e saj duke thënë që poezitë e Bajrës tregojnë turpin e të qenit njeri. Njashtu edhe botuesi i librit, Berat Dakaj, fillimisht e ka falënderuar poetin për bashkëpunimin duke treguar që festën e madhe të promovimit e kanë filluar që në panairin e librit në Prishtinë. Dakaj e vlerësoi shumë mikun e tij duke thënë se shkruan për gjendjen e tij, si ka kaluar në mërgim dhe si ndjehet për Kosoven.
“Ky koleksion poezish është një grumbull skicash fragmentesh dhe idesh te prezantuara ne gjuhen shqipe e spanjolle. Poezia e tij, e shkruar edhe në shqip edhe në spanisht, e nderkombëtarizon edhe çështjen e Kosoves në botë. Për t’i dhënë fund mund të them se poezitë e tij janë dokumentim i historisë se vendit” është shprehur Armagedoni, botuesi i librit. Kurse vet poeti refuzoi të flasë për librin e tij, ndërsa kur iu kërkua nga të pranishmit që ta lexojë poezinë më të mirë që kishte, ai iu përgjigj me shumë modesti – “E lexoj kur ta shkruaj”./KultPlus.com
Në Orën Poetike me poezitë e autorit Xhevdet Bajraj dhe me performancë live të këngëtares Flaka Krelani me bendin e saj, këtë vit do të jetë një festë e veçantë në Pre-Hardh Fest, i cili organizohet në kuadër të Festivalit Hardh Fest, më datë 14 korrik në Bar “Hardhia”, në Rahovec.
Së bashku me prezencën e poetit Xhevdet Bajraj, prezentimin e Librit “ Lëngu i Trëndafilave” të poetit Xhevdet Bajraj do ta bëjë Zyrafete Shala. Ndërsa poezitë do të recitohen nga Betim Zllanoga dhe Beg Popaj.
Festa do të vazhdoj në Bar ”Hardhia”, në Rahovec me performancën live të Flaka KRELANI & Band dhe MAARVEL.
Xhevdet Bajraj, ka lindur në Kosovë, ndërsa jeton dhe vepron në Meksikë. Është poet dhe përkthyes dhe ka marr shumë çmime letrare. Ndërsa që nga viti 2002 është profesorë në Akademinë e Krijimtarisë Letrare në “Universidad Autonoma de la Cuidad de Mexico” (UACM), ku ligjëron lëndën e poezisë.
Gjithashtu në këtë mbrëmje do të jenë prezent edhe Nikoqiri i Festivalit z. Nahit Veseli dhe Ambasadorët e Festivalit Shkelzen Dragaj, Bujar Berisha, Drenusha Blakaj, Skender Rama dhe Abaz Krasniqi.
Festivali “Hardh Fest” sivjet mbahet më 7, 8 dhe 9 Shtator, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi dhe në përkrahje të Partnerit të Festivalit STONE CASTLE. Gjithashtu festivali mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe partner medial DIGITALB dhe RTV 21.
Të shtunën, bëhuni gati për një mbrëmje me shumë argëtim, i rrethuar me shoqëri e “Me pamje kah vneshta”./ KultPlus.com