Më 22 qershor 2022 ka vdekur poeti i njohur kosovar, Xhevdet Bajraj, shkruan KultPlus.
Xhevdet Bajraj i lindur në vitin 1960, në Republikën e Kosovës, ishte një poet dhe skenarist shqiptar etnik kosovar që ka banuar në Meksikë.
Bajraj iu dha rezidenca në Meksikë si refugjat falë Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve që i ofroi opsionet e Francës, Italisë apo Meksikës. Ai iku nga lufta në Kosovë për një Mexico City më paqësore ku ka banuar me gruan e tij dhe dy fëmijët. / KultPlus.com
Në Institutin e Arteve në Chicago të SHBA-së, u organizua një aktivitet dedikuar poetit kosovar Xhevdet Bajraj.
Për këtë mbrëmje poetike ka shkruar edhe
Shkrimgtari Gazmend Kapllani, i cili këtë mbrëmje e ka vlerësuar këtë mbrëmje poetike me dedikim për Bajraj, i cili ka spikatë se poezitë janë lexuar në gjuhën shqipe dhe spanjishte.
KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Kapllanit.
Mbremje e mrekullushme dje ne te famshin Institut i Arteve ne Chicago dedikuar poetit Kosovar Xhevdet Bajraj dhe poezise shqipe.
Studente te Klubit te Leximit te Studimeve Shqiptare ne Universitetin DePaul dhe te Programit te Spanjishtes lexuan poezi te Bajraj ne shqip dhe spanjisht (gjuhet qe Xhevdet Bajraj shkroi) para nje publiku shume kureshtar dhe te mrekullueshem.
Faleminderit bashkeshortes se Xhevdet Bajraj, Vjollca Bajraj, qe udhetoi nga Mexico City per te qene e pranishme dhe per te folur per jeten dhe vepren e Xhevdet Bajraj.
Faleminderit Camilla Nameti, Nazo Islamaj, Sonia Kapllani, Alejandra Delgadillo, Evelyn Nieto, Raquel Martínez, Elizabeth Wallace per leximet e mrekullueshme ne shqip, spanjisht dhe anglisht (perkthyer nga Ani Gjika (shqip) dhe Alice Whitmore (spanjisht).
Eventi u organizua nga Katedra e Studimeve Shqiptare ne Universitetin DePaul ne bashkepunim me Programin e Spanjishtes. Ne historine e qytetit te Chicagos dhe te komunitetit Shqiptaro-Amerikan kjo eshte hera e pare qe ne Institutin e Arteve lexohet dhe flitet per poezine dhe letersine shqipe.
Pesë orë e ka bartur mbi shpinë dritaren e shtëpisë së fshatit kur arriti në qytet e vendosi në shtëpinë e re i gëzuar hyri në dhomë dhe po shikonte nëpër dritare nuk e kuptonte pse nuk e shihte peizazhin e fshatit ishte e njëjta dritare nëpër të cilën kishte shikuar tërë jetën Pas nëntë muajve vdiq nga trishtimi. / KultPlus.com
Duhet guxim i madh për të jetuar në kujtesën e të tjerëve Miku im i shtrenjtë Dhembjen e kam këmishë të përditshme Me cigare të lira në xhepin e saj Dhe një biletë autobusi që kurrë nuk e shfrytëzova Për në Bellacërkë
Duhet guxim i madh të jetosh nëpër ëndrrat e të tjerëve
Miku im i vrarë Unë shpesh dehem me raki e dhembje Kafeneve të Mexico City-t Dhe fle si i vdekur Mbi ujërat e zeza të poezisë që i shkruan jeta
Kosova çeli si vezë shqiponje Pa ty Liria erdhi si fëmijë me vaj e me qyrra Dhe ende pret pranë nevojtores së historisë Të përfundojë lufta mes krimbave për kolltuqet e mbushura me pasthirrmat e atyre që nuk janë më /KultPlus.com
Isha i shtrirë si trevjeçar në livadhin pranë shtëpisë në Banjë (herë të Malishevës e herë të Therandës) kur i pashë për herë të parë retë e stërmëdha të bardha që po lëviznin në qiell dhe na kërcënonin të na përpijnë e të vazhdojnë me ne tutje apo së paku të bien mbi ne mbi shtëpinë tonë që e kishim me qira dhe të na rrafshojnë me tokë Ishte frika ime e parë e madhe që ma fshive me buzëqeshje duke më shpjeguar që ato sjellin paqe ato ua shuajnë etjen luleve e grunajave zogjve dhe kafshëve tokës
Frikën e dytë të madhe e përjetova derisa isha katër vjeç po ashtu në fshatin Banjë kur një ushtar gjerman nën qiellin e hapur nga ekrani i autokinemasë nga të gjithë të pranishmit aty më kishte zgjedhur mua për të ma drejtuar automatikun
Filmi është si ëndërr e keqe më the mos e lejo zogun e zi të zhgjëndrrës të ndërtojë çerdhe brenda kafazit tënd të gjoksit as mbi sup se do të ushqehej me ëndrrat tua që do të duhej të të hapnin shtigje kah e ardhmja Mos lejo të vdesin ëndrrat e bukura se kur ato vdesin nuk shkojnë në parajsë dhe pa ëndrrat tua ti nuk do të jesh ti por hija jote e dënuar të jetoj pa shpirt në shkallët e pendimit që nuk do ta çojnë lart por do ta zbresin në honin e përroit të vdekur që i vdekur ngutet drejt detit po ashtu të vdekur
Kur i bëra gjashtë vjet iu gëzova çarshisë së Rahovecit kinemasë bibliotekës librarisë rrushit të Rahovecit iu gëzova dhe derisa më merreshin mendtë nga bukuria në prehrin tënd mbolla ëndrra pastaj e blejtë një vresht me babanë dhe e ndërtuat një shtëpi unë nuk munda të kontribuoja në atë moshë përveç që e stolisa shtëpinë nga brenda me libra e nga jashtë e mbulova me pëllumba të butë që shkonin aq bukur me lulet e tua
Kur i mbusha të shtatëmbëdhjetat një bajloz i zi doli nga balta e Rahovecit më kafshoi në shpirt dhe dita e nesërme me kësulë të vdekjes mbi kokë e me kosë në duar më priste në shtegun ku kalonte dielli para se të lindte Ishte natë e gjatë e gjatë sa lufta
Mos lejo që të tjerët të jetojnë të ushqehen të majmen nga frika jote se të nxjerrin nga shtëpia nga lëkura jote të nxjerrin dili errësirës përpara dhe kafshoje ashtu si e kafshon kafsha e lidhur litarin se zemra kur të zvogëlohet nga frika mërdhin Mëso se poezia është mënyra më e mirë për t’u përballur me jetën dhe nëse dikush duhet të të vras le të jetë kjo metafora jote e dalë nga një imazh i gjallë i yti i realizuar në mënyrë të përsosur
Dikur më lindën fëmijët Librat lindi apartheidi erdhi lufta që kurrë nuk mbaroi Gjeneralët e rrejshëm filluan të jetojnë në librat e historisë sonë që i shkruajnë me jetët e të rënëve dhe gjakun tonë të përgjumur Pak para se të vdesësh më the nëse do të mbijetosh biri im atëherë duhet të luftosh me gjithçka ke se tek e fundit nuk ka më vend në varre A po e sheh këtë burrë duke vrapuar për në askund me fëmijën e tij të vrarë në duar një herë ishin të varrosur por nuk i mbajti varri tash po kërkon varr të ri për veten dhe për fëmijën e tij në Kosovë Se edhe Kosovën e kanë qëlluar me granata me bomba me plumba me thika krimbat e bardhë të mishit nxjerrin kokën nga plagët e saj por ajo nuk ka forcë për të jetuar e as për të vdekur nuk ka forcë Të rënët në luftë janë të fundit të llojit tonë që vdiqën si njerëz Këtyre që kanë mbetur vetëm gjuha u është rritur duke u stërvitur çdo ditë për të lëpirë çdo gjë që nuk lëpihet te tjetri përveç nëse je mizë e kalit
Nënë e kam parë një lis të vdekur një ujk të vdekur një zog të vdekur një lumë të vdekur një qiell të vdekur përveç dy-tri dashurive të vdekura që akoma më dhembin shumë edhe ty e babanë të vdekur veç vdekja ime është tmerrësisht e gjallë dhe po më afrohet ngadalë
Një grua e shndërruar në një grusht dheu ende e mban mend që dikur kishte dashuruar shumë aq shumë sa tani nga ajo në një fushë pa Zot mbinë lule Nganjëherë por vetëm nganjëherë kafshët u afrohen i nuhasin ato e dridhen pastaj e lëshojnë një zë të dhimbshëm si në ditën e parë të botës. / KultPlus.com
Ambasada e Kosovës në Tiranë organizoi mbrëmjen homazh kushtuar poetit Xhevdet Bajraj.
Pakëz më shumë se një muaj nga kalimi në amshim, Xhevdet Bajraj u kujtua në Tiranë në një mbrëmje poetike.
Shkrimtarë, publicistë dhe miq thanë se Bajraj i kushtoi jetën poezisë dhe me shumë ndjenjë e lartësi njerëzore.
Ata theksuan se poezia e Bajrajt është thirrje për liri, këngë e pambarimtë për Kosovën dhe për shqiptarinë.
Publicisti Halil Matoshi e quajti Bajrajn poetin më të madh të Kosovës:
“Në secilin variant, sille nga ta sjellësh, Xhevdeti është më i madhi! Megjithëse, ka jetuar në Meksiko Siti dhe ndoshta shumë njerëz në Kosovë nuk e kanë trajtuar qysh e meriton”, tha ai.
Poet i veçantë i letrave shqipe dhe shprehës i një dimensioni tjetër të lirisë, u cilësua Bajraj nga studiuesja Alda Bardhyli, drejtuese e Qendrësë Kombëtare të Librit dhe Leximit:
“Ndryshe nga ajo liria që flet Ali Podrimja, Azem Shkreli, apo Din Mehmeti. Flet për një liri që është e brendshme. Është një liri e një sfere tjetër, është një liri që të gjithë e kërkojmë dhe që është kërkimi i përjetshëm i poezisë”.
Ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi në mbrëmjen poetike homazh për poetin Bajraj tha se nderimi i intelektualëve tregon emancipimin shoqëror.
“E kam dëgjuar thënien se një shoqëri vlerësohet për nivelin e emancipimit për aq sa i nderon krijuesit, artistët, intelektualët në radhët e veta. Besoj që është një hap edhe kjo në atë drejtim që edhe ata që nuk e kanë lexuar sa duhet, ku bëj pjesë unë, por që e dimë që na nderojnë krijuesit”, shtoi Durmishi.
Gazetari Aleksandër Çipa tha se duke u njohur me eseistikën dhe publicistikën e Bajrajt në vendet amerikanolatine, e çmon atë si përfaqësuesin më të shquar të ekspresionit shqiptar në botë./ rtk / KultPlus.com
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, kanë organizuar mbrëmje poetike “Fishkëllimat e vdekjes”, një aktivitet homazh në kujtim të poetit Xhevdet Bajraj.
Ky aktivitet mbahet ditën e nesërme, më datë 26 korrik 2022, ora 19:30, në mjediset e Ambasadës së Kosovës e ku janë të ftuar personalitete të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Xhevdet Bajraj (lindur më 1960, në Republikën e Kosovës) është një poet dhe skenarist shqiptar etnik kosovar që ka banuar në Meksikë. Vdiq me 22 qershor të këtij viti. / KultPlus.com
Hardh Fest 2022 i dedikohet poetit të madh Xhevdet Bajraj i cili vdiq më 22 qershor të këtij viti.
Inspiruar nga vargjet e poezisë “Ca kokrra rrushi te Rahovecit”, është edhe slogani i edicionit të sivjetshëm, i cili mbahet me 2, 3 dhe 4 Shtator në Rahovec, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi, me përkrahjen tradicionale të MKRS, MBPZHR, Komuna Rahovec.
Me “Ca kokrra rrushi…”, organizatorët ju mirëpresim n’Rahovec më 2, 3 dhe 4 Shtator! / KultPlus.com
Të martën, në Soma Book Station organizohet një prezantim modest për krijmtarinë e poetit Xhevdet Bajraj, ku do të lexohen edhe disa prej poezive të tij, shkruan KultPlus.
Poet me një zë të vetin Poetik, Xhevdet Bajraj ka qenë ndër autorët e letërsisë shqipe që gjatë kohërave të turbullta kishte një guxim të shprehjes së lirë, ai ishte aktiv në poezi, drama dhe përkthime. Ishte profesor ne Mexico City dhe kohën e tij ma t’mirë e kalonte në vendëlindjen e tij në Rahovec, ai ishte me këmbë në Meksikë e zemër në Kosovë. Pjesmarrja e tij në letërsinë shqipe është e randësishme për gjeneratat që vijnë, ai është përkthyer në shumë gjuhë të botës, puna e tij është vlerësuar disa herë me cmim për librin ma të mirë në poezi e drama. Xhevdeti ka qenë nji pikë e madhe në radarin e letrarëve edhe ashtu do t’mbetet duke ndikuar gjeneratat e reja me guximin e tij për interpretimet e shoqnisë. Ai flet për dashurinë, jetën, lirinë, çorroditjet, pijen, engjujt dhe driten e yjeve duke e kthy nji pasqyrë të hidhur ndaj ironisë dhe fatit të njeriut në kohë.
Eventi do të fillojë nga ora 19:30, derisa poezitë do të lexohen nga: Alketa Sylaj, Armend Smajli, Carlos Gonzales dhe Shpetim Selmani. /KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar sot për vdekjen e poetit Xhevdet Bajraj dhe producentes Vjosa Berisha.
Ministri Çeku përmes një postimi në Facebook u shpreh se arti ynë humbi dy njerëz të jashtëzakonshëm, krijues të palodhshëm dhe personalitete të pazëvendësueshme.
Postimi i plotë i ministrit Çeku:
Dje na la Xhevdeti, sot Vjosa. Në kulmin e dhimbjes për ndarjen nga jeta të poetit të madh shqiptar, Xhevdet Bajraj, na erdhi lajmi tjetër i kobshëm për shkuarjen në amshim të regjisores dhe producentes së njohur, Vjosa Berisha.
Në momente si këto, fjalët nuk arrijnë të kapin thellësinë e dhimbjes. Arti ynë humbi dy njerëz të jashtëzakonshëm, krijues të palodhshëm, personalitete të pazëvendësueshme.
Ngushëllime familjeve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhevdetit dhe Vjosës./ KultPlus.com
Sot, në nderim të jetës dhe veprës së poetit Xhevdet Bajraj dhe regjisores Vjosa Berisha, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje.
Kjo kërkesë erdhi nga Eliza Hoxha, deputete nga radhët e PDK-së, e cila tha se me vdekjen e Vjosa Berishës, Kosova humbi një ambasadore të kulturës.
“Sot humbëm një person shumë të rëndësishëm të skenës kulturore dhe kisha pasë dëshirë që në këtë hapësirë të njohim kontributin e saj mbi 20 vjeçar në skenën kinematografike, si ambasadore kulturore e Kosovës brenda dhe jashtë saj. Dua t’i ftoj deputetët për një minutë heshtje për Vjosa Berishën”, tha Hoxha.
Në anën tjetër, Saranda Bogujevci, shtoi se duhet të nderohet edhe poeti Bajraj që vdiq dje.
“Nëse mundem ta shtoj që kemi humbur edhe poetin tonë Xhevdet Bajraj në të njëjtën kohë kështu që respekt të dy”, shtoi ajo./ KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka shprehë ngushëllime për familjen Bajraj, me rastin e vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj. KultPlus ju sjell të plotë reagimin e presidentes Osmani.
Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të poetit, z.Xhevdet Bajraj.
Ai ishte poeti, ligjëruesi e intelektuali i angazhuar, i cili ndonëse jetoi larg atdheut u bë ambasador kulturor, duke afirmuar kudo vlerat e lëtërsisë së sotme shqipe.
Poeti Bajraj iku, por vargjet na i la testament për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Krijimtaria e tij do të lë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe.
Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!
Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Bajraj!
I përhershëm qoftë kujtimi për z.Xhevdet Bajraj! / KultPlus.com
Pas një nate në tokën ku vazhdojnë të çelin lulet e fëmijërisë ku vazhdojnë të kalben ëndrrat mes lisave të përgjumur fillojnë të zgjohen sorrat dhe dielli i një qielli tjetër (nën të cilin kuptohet se ka shumë më tepër mënyra për të vrarë sesa për të bërë dashuri) Një burrë derisa po kthehej në shtëpi nga turni i natës ndeshet në park me një prostitutë lakuriq të vdekur që kishte të tatuazhuar në kërdhokull emrin e një shqiptari nga Kosova E gjora nuk i kishte dy javë që kishte dalë nga përralla / KultPlus.com
Isha i shtrirë si trevjeçar në livadhin pranë shtëpisë në Banjë (herë të Malishevës e herë të Therandës) kur i pashë për herë të parë retë e stërmëdha të bardha që po lëviznin në qiell dhe na kërcënonin të na përpijnë e të vazhdojnë me ne tutje apo së paku të bien mbi ne mbi shtëpinë tonë që e kishim me qira dhe të na rrafshojnë me tokë Ishte frika ime e parë e madhe që ma fshive me buzëqeshje duke më shpjeguar që ato sjellin paqe ato ua shuajnë etjen luleve e grunajave zogjve dhe kafshëve tokës
Frikën e dytë të madhe e përjetova derisa isha katër vjeç po ashtu në fshatin Banjë kur një ushtar gjerman nën qiellin e hapur nga ekrani i autokinemasë nga të gjithë të pranishmit aty më kishte zgjedhur mua për të ma drejtuar automatikun
Filmi është si ëndërr e keqe më the mos e lejo zogun e zi të zhgjëndrrës të ndërtojë çerdhe brenda kafazit tënd të gjoksit as mbi sup se do të ushqehej me ëndrrat tua që do të duhej të të hapnin shtigje kah e ardhmja Mos lejo të vdesin ëndrrat e bukura se kur ato vdesin nuk shkojnë në parajsë dhe pa ëndrrat tua ti nuk do të jesh ti por hija jote e dënuar të jetoj pa shpirt në shkallët e pendimit që nuk do ta çojnë lart por do ta zbresin në honin e përroit të vdekur që i vdekur ngutet drejt detit po ashtu të vdekur
Kur i bëra gjashtë vjet iu gëzova çarshisë së Rahovecit kinemasë bibliotekës librarisë rrushit të Rahovecit iu gëzova dhe derisa më merreshin mendtë nga bukuria në prehrin tënd mbolla ëndrra pastaj e blejtë një vresht me babanë dhe e ndërtuat një shtëpi unë nuk munda të kontribuoja në atë moshë përveç që e stolisa shtëpinë nga brenda me libra e nga jashtë e mbulova me pëllumba të butë që shkonin aq bukur me lulet e tua
Kur i mbusha të shtatëmbëdhjetat një bajloz i zi doli nga balta e Rahovecit më kafshoi në shpirt dhe dita e nesërme me kësulë të vdekjes mbi kokë e me kosë në duar më priste në shtegun ku kalonte dielli para se të lindte Ishte natë e gjatë e gjatë sa lufta
Mos lejo që të tjerët të jetojnë të ushqehen të majmen nga frika jote se të nxjerrin nga shtëpia nga lëkura jote të nxjerrin dili errësirës përpara dhe kafshoje ashtu si e kafshon kafsha e lidhur litarin se zemra kur të zvogëlohet nga frika mërdhin Mëso se poezia është mënyra më e mirë për t’u përballur me jetën dhe nëse dikush duhet të të vras le të jetë kjo metafora jote e dalë nga një imazh i gjallë i yti i realizuar në mënyrë të përsosur
Dikur më lindën fëmijët Librat lindi apartheidi erdhi lufta që kurrë nuk mbaroi Gjeneralët e rrejshëm filluan të jetojnë në librat e historisë sonë që i shkruajnë me jetët e të rënëve dhe gjakun tonë të përgjumur Pak para se të vdesësh më the nëse do të mbijetosh biri im atëherë duhet të luftosh me gjithçka ke se tek e fundit nuk ka më vend në varre A po e sheh këtë burrë duke vrapuar për në askund me fëmijën e tij të vrarë në duar një herë ishin të varrosur por nuk i mbajti varri tash po kërkon varr të ri për veten dhe për fëmijën e tij në Kosovë Se edhe Kosovën e kanë qëlluar me granata me bomba me plumba me thika krimbat e bardhë të mishit nxjerrin kokën nga plagët e saj por ajo nuk ka forcë për të jetuar e as për të vdekur nuk ka forcë Të rënët në luftë janë të fundit të llojit tonë që vdiqën si njerëz Këtyre që kanë mbetur vetëm gjuha u është rritur duke u stërvitur çdo ditë për të lëpirë çdo gjë që nuk lëpihet te tjetri përveç nëse je mizë e kalit
Nënë e kam parë një lis të vdekur një ujk të vdekur një zog të vdekur një lumë të vdekur një qiell të vdekur përveç dy-tri dashurive të vdekura që akoma më dhembin shumë edhe ty e babanë të vdekur veç vdekja ime është tmerrësisht e gjallë dhe po më afrohet ngadalë
Sot ka vdekur poeti kosovar Xhevdet Bajraj. Me këtë rast Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dalë me një reagim, përcjellë KultPlus.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e poetit, Xhevdet Bajraj.
Bajraj ishte figurë unike e poezisë dhe letërsisë sonë, që edhe duke jetuar larg vendit që nga 1999, e mbajti gjithmonë gjallë në poezi dhe dramë, mes tjerash, nostalgjinë për Kosovën si pjesë e përhershme dhe e pandashme e tij. Kontributi i Xhevdet Bajrajt në letërsinë moderne shqiptare është i pakrahasueshëm. Fitues i çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, Bajrajn ta kujtojmë përmes madhështisë së fjalës dhe mallit të shprehur ndër vargje.
Sot ne nuk humbëm vetëm një poet, por humbëm një artist me vlera të larta e një njeri të çmuar.
Ngushëllime familjes dhe gjithë popullit tonë! / KultPlus.com
Sot ka vdekur poeti i njohur kosovar, Xhevdet Bajraj, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.
“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit iu lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.
Xhevdet Bajraj (lindur më 1960, në Republikën e Kosovës) është një poet dhe skenarist shqiptar etnik kosovar që ka banuar në Meksikë.