Aktori i njohur i Hollywood xhirime në Shqipëri: E dua Tiranën, është e ardhmja e Evropës

Çdo ditë e më shumë Tirana po kthehet në një destinacion të lakmuar për të gjitha kategoritë. Tundimit për të vizituar kryeqytetit shqiptar nuk i ka shpëtuar as aktori dhe producenti i njohur amerikan Robert Miano. Aktori i njohur hollivudjan ndodhet në Shqipëri prej 2 javësh, ku ka marrë pjesë në disa xhirime për një film të ri që po prodhohet me regjizor Fatmir Doga dhe producent Ylli Ujka e Marin Hoxha.

Robert Miano e cilëson Tiranën si e ardhmja e Europës, dhe një qytet që duhet të zbulohet më shumë për shkak të njerëzve, ushqimit dhe energjisë së mirë. Miano është mjaft entuziast teksa shprehet se mezi pret të kthehet sërish në Tiranë.

“Më pëlqen Tirana. Më pëlqejnë njerëzit, ushqimi, atmosfera. Mendoj se Tirana është e ardhmja e Europës, është fantastike. Duhet të zbulohet më shumë. Më shumë njerëz duhet ta njohin këtë qytet. Është fantastik, është një vend shumë i bukur. Po kaloj një kohë të bukur. Mezi pres të shoh më tepër. Do të kthehem sa më shpejt të kem mundësi. Ndoshta në qershor”, shprehet Miano.

Ai ka luajtur krah emrave të njohur të kinematografisë amerikane si Al Pacino, Michael Madsen, Johnny Depp, Christopher Walken, Chris Penn dhe Benicio del Toro./tema/KultPlus.com

Fillojnë xhirimet për ribashkimin e serialit ‘Friends’

Rikthimi i shumëpritur i serialit “Friends” do të ndodh më në fund, pas shumë anulimesh të datave të xhirimeve.

Ekipa do të fillojë xhirimet javën e ardhshme sipas një raporti të ri, pasi data e projektit ishte zhvendosur muaj me radhë për shkak të pandemisë në vazhdim, transmeton KultPlus.

Seriali i HBO Max do të zhvillojë xhirimet në Los Angeles.

Megjithëse HBO Max nuk ka pranuar të komentojë, tashmë është konfirmuar që pjesë e ekipës së aktorëve do të jenë të gjashtë anëtarët origjinal.

Ribashkimi i “Friends” nuk do të jetë një vazhdim i serialit, por një bisedë e gjatë mes gjashtë aktorëve. / KultPlus.com

Rita Ora fillon xhirimet e filmit të ri

Rita Ora është duke punuar për filmin e saj të ri.

Rita Ora ka marrë sërish rol në një film ndërkombëtar ‘Olivier’ për të cilin xhirimet veçse ja ka filluar dhe këngëtarja është fotografuar gjatë setit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

28-vjeçarja ishte e veshur me një palë pantallona të shkurtra boksi. Ylli i muzikës u fotografua në rrugët e Londrës përkrah aktorit Rafferty Law.

Rita do luajë rolin e Artful Dodger në “Twist”. Ylli me prejardhje shqiptare mbante një kafe në duar, ndërsa përgatitej të fillonte xhirimet.