Flaka Loxha mposht xhudisten Kussakbayeva, kalon në raundin tjetër

Xhudistja nga Kosova, Flaka Loxha, pas suksesit në Lojërat Mesdhetare në Oran, tani po merr pjesë edhe në Grand Prix të Zagrebit, shkruan KultPlus.

Në përballje me Bakyt Kussakbayeva në kategorinë (-57kg), Loxha tregoi aftësitë e saj dhe arriti që të fitojë meçin dhe të kualifikohet në fazën tjetër.

Flaka Loxha do të përballet në raundin e tretë me xhudisten nga Monlogia, Ichinkhorloo Munkhtsedev.

Ndërkaq, edhe Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinale, derisa Laura Fazliu do të ndeshet nesër. /KultPlus.com

Xhudistja Loriana Kuka i siguron Kosovës medaljen e gjashtë në Lojërat Mesdhetare

Është siguruar edhe medalja e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë, Loriana Kuka, bëhet garuesja e pestë nga ky sport që do të ngritet në podium.

Ajo mundi në gjysmëfinale kroaten, Petrunjela Paviq, kategoria -78 kg. Urojmë që Lori ta fitojë të artën.

Shpat Zekaj, u ndal në repasazh nga kroati, Marko Kumriq, kategoria -100 kg. Ai përfundoi në vendin e shtatë. / KultPlus.com

Nora dhe Akil Gjakova nesër nga ora 04:00 nisin garën në Lojërat Olimpike

Nesër Nora e Akil Gjakova garojnë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” me fillim prej orës 4 pas mesnatës me kohën tonë lokale.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Distria Krasniqit, e cila e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe xhudistes Majlinda Kelemendi e cila është ndalur në luftën e parë në garën e xhudos por që mbetet krenaria e Kosovës dhe kampione olimpike, dëshira për një tjetër medalje olimpike akoma mund të realizohet nga Nora dhe Akil Gjakova. / KultPlus.com

Xhudistja Nora Gjakova kalon në finale

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova kalon edhe sfidën e radhës duke shkuar kështu në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Gjakova në gjysmëfinale e mposhti sllovenen Kaja Kajzer në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndwrsa në finale, Gjakova pritet të përballet me xhudisten Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia. / KultPlus.com

Nora Gjakova, xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror

Nora Gjakova ka pranuar një tjetër çmim të rëndësishëm individual, shkruan KultPlus.com

Gjakova është shpallur xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror.

Lajmin për çmimin e fituar nga Nora Gjakova e ka konfirmuar trajneri i saj, Driton Kuka, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai ndër të tjerash ka bërë të ditur se do të jetë Nora ajo që prinë ekipin kosovar në Grand Prixin e radhës, në xhudo. /KultPlus.com