Tifo grupi “Dardanët” do të organizojnë mirëseardhjen për ekipin e xhudos që kanë fituar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike të Tokios.
Pas këtij suksesi historik për Kosovën, “Dardanët” i kanë ftuar të gjithë që t’iu bashkohen për të bërë një pritje madhështore për xhudistët që pritet të arrijnë të hënën në mëngjes në aeroportin “Adem Jashari”.
Nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Kosova do të kthehet me dy medalje të arta të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. / KultPlus.com
Nesër Nora e Akil Gjakova garojnë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” me fillim prej orës 4 pas mesnatës me kohën tonë lokale.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Distria Krasniqit, e cila e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe xhudistes Majlinda Kelemendi e cila është ndalur në luftën e parë në garën e xhudos por që mbetet krenaria e Kosovës dhe kampione olimpike, dëshira për një tjetër medalje olimpike akoma mund të realizohet nga Nora dhe Akil Gjakova. / KultPlus.com
Pas marrjes se detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kabinetin e saj, ka pritur në takim ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës, ata që lartësuan flamurin e Kosovës aty ku nuk arrinte dot as politika as diplomacia, shkruan KultPlus.
Sipas Osmanit, xhudistët janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë.
Duke i cilësuar si krenaria e kombit tonë, Osmani krejt në fund ka potencuar se asgjë nuk është e paarritshme dhe se me përkushtim, punë, pasion e disiplinë ëndrrat bëhen realitet.
Ky është postimi i plotë i presidentes Osmani:
Të ftuarit e mi të parë në Presidencë ishin ato e ata që lartësuan flamurin e Kosovës aty ku nuk arrinte dot as politika as diplomacia. Ka disa vjet që xhudistet e xhudistët e Kosovës janë bërë ambasadorët tanë më të mirë.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe shumë të tjerë jo vetëm që kanë korrur suksese historike në këtë disiplinë sportive, por kanë ngritur flamurin dhe nderuar himnin e Kosovës edhe në vende që akoma nuk e kanë njohur Kosovë.
Këta janë pjesa më pozitive e rrëfimit për Kosovën kudo në botë.
Këta janë krenaria e kombit tonë. Me rezultatet e tyre e kanë vendosur Kosovën në hartën e botës ndaj u jemi mirënjohës secilit nga ta!
Shpirti garues i xhudisteve e xhudistëve tanë mban mbi supe shpresën e rinisë sonë se asgjë nuk është e paarritshme dhe se me përkushtim, punë, pasion e disiplinë ëndrrat bëhen realitet. / KultPlus.com
Emra të tjerë shqiptarë po njihen me tituj në nivel ndërkombëtarë falë talentit të tyre në xhudo.
Ekipi i Kosovës në Xhudos ka fituar dy medalje në Grand Slamin e Budapestit, garë që shënon rikthimin e nivelit më të lartë të këtij sporti.
Distria Krasniqi të premten fitoi medalje të artë në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa të dielën Loriana Kuka fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë. Të dyja kishin paraqitje të nivelit të lartë, ndërsa Lorianës i kushtoi një moment pakujdesie.
Vlerësimet për xhudistet kosovare nuk mungojnë asnjëherë. Nuk kanë munguar as të dielën. Komentatori i IJF-së (International Judo Federation), që është edhe ekspert i xhudos, ka thënë disa fjalë për ekipin e Kosovës gjatë luftës së Lorianës.
“Kosova ka disa xhudiste jashtëzakonisht të forta. Është grup i vogël, nuk është grup i madh, por të gjitha prej tyre janë të klasit botëror”, ka thënë ai. /koha/ KultPlus.com