Trajneri Driton Kuka, e ka prezantuar edhe një herë përpara publikut xhudisten Erza Muminoviqi, ku edhe ka shkruar për sukseset që kjo e fundit ka arritur, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Kuka, shkroi se Muminoviq është sportistja që ka fituar çdo medalje me rëndësi për garueset e reja.
“Po shpresojmë që Erza të ndjej përkrahjen e shtetit amë, të Shqipërisë, për pajisje me pasaportë shqiptare”, shkroi Kuka.
Postimi i tij i plotë:
“Për një ditë të mbarë …
Erza Muminoviqi sportistja që ka fituar çdo medalje me rëndësi për garueset e reja!
Kampione Evropiane U18
Medaliste Botërore e Evropiane U21
Medaliste Olimpike U18
Një garuese me perspektivë e cila nese dëgjon këshillat që të garoj 48 kg do arrij Normën Olimpike jam i sigurt …
Sivjet Botërori U21 por edhe gara tjera mbahen në shtete që se njohin Kosovën dhe po shpresojmë që Erza të ndjej përkrahjen e shtetit amë për pajisje me pasaportë Shqiptare!”. /KultPlus.com