Suksesi i xhudistëve nga Kosova vazhdon, Kuka fiton medaljen e bronztë

Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit, shkruan KultPlus.

Xhudistja kosovare pati një paraqitje të mirë, duke shënuar tri fitore dhe një humbje në total në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Në raundin e parë, Kuka kaloi pa luftë, kurse në të dytën fitoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.

Në çerekfinale, ajo triumfoi përballë holandezes, Guusje Steenhuis, të cilën e mposhti me dy ëaza-ari.

Loriana Kuka u ndal në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma, që e mposhti me një waza-ari.

Por, në luftë për medaljen e bronztë, Kuka ishte më e suksesshme sesa anglezja Emma Reid.

Kosova arriti që të fitojë 2 medalje të bronzta në këtë Grand Slam. /KultPlus.com