Prindërit e braktisën se ishte albine, sot ajo thyen rekorde në ‘Vogue’

Kur Xueli ishte foshnjë, prindërit e saj e lanë jashtë një jetimoreje, pasi në Kinë, albinizmi nga disa njerëz shihet si një mallkim.

Albinizmi është një çrregullim gjenetik, që karakterizohet nga mungesa e pigmentimit. Kështu, njerëzit albin kanë lëkurë dhe flokë më të zbehtë se të tjerët.

Por dukja ndryshe e çoi Xuelin në karrierën e saj të modelimit. Tani ajo është 16 vjeçe dhe po kryeson në revistën prestigjioze të modës “Vogue”, përcjell KultPlus.

Ajo tregon historinë e jetës së saj.

“Stafi në jetimore më vuri emrin Xue Li. Xue do të thotë borë dhe Li do të thotë e bukur. Unë u birësova kur isha tre vjeç dhe shkova të jetoja me nënën dhe motrën time në Holandë.

Në kohën kur unë linda në Kinë, qeveria zbatoi një politikë me një fëmijë mbi familjet. Disa fëmijë, si unë, u braktisën, të tjerët rrini të mbyllur ose nëse shkonin në shkollë pasi lyenin flokët.

Por, në disa vende në Afrikë, atyre mund t’u priten gjymtyrët ose të vriten. Mjekët magjistarë përdorin kockat e tyre për të bërë ilaçe pasi njerëzit besojnë se këto mund të shërojnë sëmundje por sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, këto besime janë mite. Jam me fat që vetëm u braktisa.

Prindërit biologjikë nuk kanë lanë asnjë informacion për mua, kështu që nuk e di kur është ditëlindja ime. Por, bëra një radiografi të dorës për të marrë një ide më të saktë të moshës dhe mjekët menduan se 15 është data më e saktë”.

Xueli tregon se u përfshi në botën e modelingut kur ishte 11 vjeçe. “Një nga fotot që një agjenci shkrepi për mua u shfaq në edicionin e Vogue Italia, në qershor 2019 me Lana del Rey në kopertinë. Në atë kohë, nuk e dija se sa revistë e rëndësishme ishte dhe më duhej pak kohë për të kuptuar pse njerëzit u entuziazmuan kaq shumë”.

“Në modelim, të dukesh ndryshe është një bekim jo një mallkim dhe më jep një hapësirë për të rritur ndërgjegjësimin për albinizmin.
Modelet me albinizëm shpesh stereotipizohen dhe përdoren për të simbolizuar engjëjt ose fantazmat dhe kjo më trishton. Sidomos nëse përjetëson ato besime që rrezikojnë jetën e fëmijëve me albinizëm në vende të tilla si Tanzania dhe Malavi”, shton modelja. / KultPlus.com