A e dini se mund të aplikoni për një yll në “Walk of Fame” me emrin tuaj

Pasja e një ylli në “Hollywood Walk of Fame” në Los Angeles me emrin tuaj, është e mundur. Sigurisht që duhet të bësh disa sakrifica dhe të jesh i gatshëm të përfshihesh, së pari duke paraqitur një kërkesë zyrtare.

Për të parë emrin tuaj në rrugën më të famshme të Hollivudit nuk mjafton të keni një karrierë të shkëlqyer pas vetes, por duhet të plotësoni edhe një aplikim me shkrim për të treguar se sa serioze janë qëllimet tuaja. Hapi i dytë është që të keni një buxhet të madh për vetëpromovim. Po ju shpjegojmë se si funksionon.

Ndërkohë Dhoma e Tregtisë e Hollivudit po pranon nominimet për yjet në Hollywood Walk of Fame vitin e ardhshëm deri në mesditën e së premtes, 26 maj. Të gjitha nominimet do të shqyrtohen gjatë takimit vjetor të Komitetit të Walk of Fame në qershor. Komiteti i Walk of Fame do të zgjedhë se cilët yje do të shpërblehen në vitin 2024.

Si të fitoni një yll në Walk of Fame

Teorikisht çdokush mund të aplikojë për një yll në Walk of Fame, mjafton të dërgojë aplikacionin në Dhomën e Tregtisë së Hollivudit dhe të presë për rezultatin. Por abonimet e ekzaminuara janë vetëm ato të njerëzve që kanë arritur diçka të madhe.

“Është një atraksion turistik. Ne duam që turistët të vijnë në Hollivud për të parë yjet e personazheve të tyre të preferuar”, shpjegon zëdhënësja e komisionit provues, Ana Martinez.

Të gjitha kërkesat duhet të kenë të bashkangjitur një deklaratë qëllimi, duke shpjeguar pse dëshironi yllin dhe duke premtuar të marrë pjesë në ceremoninë ku do të zbulohet dhe prezantohet ylli i ri në Walk of Fame.

Jo të gjithë yjet e Hollivudit janë të interesuar. Gjigantët si Julia Roberts dhe Dustin Hoffman nuk kanë aplikuar kurrë. Kjo është arsyeja pse emri i tyre nuk figuron.

Të gjitha kërkesat duhet të shoqërohen me një tarifë sponsorizimi prej 30.000 dollarësh. Gjysma e tyre shkojnë në Hollywood Historic Trust, i cili mban Walk of Fame. Pjesa tjetër e shumës përdoret për të krijuar vetë yllin, për të hequr dyshemenë normale dhe për të futur atë dhe për të krijuar kopjen e përshtatur dhe për t’ia dhënë yllit si një kujtim për ta marrë në shtëpi, për të punësuar fotografë, sigurinë dhe gjithçka që lidhet me ceremoninë.

Kush vendos nëse do ta japë

Çdo qershor, një grup i përzgjedhur i madhështorëve të Hollivudit vlerëson aplikacionet, të cilat përfshijnë edhe biografitë e përpiluara nga menaxherët e tyre. Këtu vlerësohen rezymetë e të gjithëve, për sa i përket çmimeve të fituara, rekordeve të thyera, shitjeve në arkë, arritjeve filantropike dhe çdo gjëje tjetër që mund të habisë panelin.

Ky i fundit në përgjithësi përbëhet nga gjashtë anëtarë që përfaqësojnë të gjitha kategoritë e argëtimit (kinema, televizion, muzikë). Aplikimet mbeten të vlefshme për rreth dy vjet, por mund të ridorëzohen disa herë.

Ku vendosen yjet e rinj?

Është e njohur që lokacioni më i lakmuar është përballë hotelit Roosevelt, pikërisht aty ku është ylli i Mery Streep. Një tjetër pikë mjaft prestigjioze është shëtitja drejt qendrës tregtare Hollywood and Highland. Aty janë yjet e Sandra Bullock, Nicole Kidman dhe Susan Sarandon. Fatkeqësisht, për kandidatët e radhës këto rrugë tashmë janë plot dhe për këtë arsye do të na duhet të mjaftohemi me pjesët fqinje dhe më pak prestigjioze të rrugës. Pozicionimi, në disa raste, varet nga një zgjedhje e saktë e fituesit, siç ndodhi me Muhammed Aliun, i cili preferoi që ylli i tij të vendosej në murin e qendrës tregtare për të mos lejuar që të shkelje nga njerëzit. / KultPlus.com

Figura emblematike e humorit shqiptar, Tano Banushi

Përkujtohet sot ditëlindja e njërit prej yjeve të skenës së humorit shqiptar, Tano Baushi, shkruan KultPlus.

Artisti lindi në qytetin e Shkodrës më 4 shkurt të vitit 1927 me emrin Athanas Lluko Banushi megjithëse publiku shqiptar e njeh me emrin Tano. Humori ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës së artistit pasi është rritur në një familje e cila humorin e kishin si lajtmotiv të jetës së tyre me në krye babanë e tij, Lluko Banushi.

Që në kohën kur ai ndiqte gjimnazin artisti filloj të aktivizohej në shfaqje të ndryshme deri në momentin kur në Shkodër u themelua edhe estrada profesioniste e qytetit në virin 1958. Ishte pikërisht ky momenti kur Tano Banushi u kthye në një artist i cili u vlerësua shumë dhe u duartrokit nga i gjithë publiku artëdashës shqiptar, pasi cilësitë e tij interpretative ishin shumë të larta.

Gjatë karrierës së tij artisti, Tano Banushi ka interpretuar mbi 1000 role duke mishëruar shumë personazhe, karaktere dhe figura artistike të cilat do ta kthenin në një figurë emblematike të humorit dhe estradës shqiptare.

Disa nga rrolet që do të veçonim nga ky artist janë ato në shfaqjet si “Fejesa” e Cehovit, “Një tragjedi Optimiste”, “Këshilli i ndrikullave”, “Hej moj babë”, e shumë e shumë të tjera.

Artisti gjatë karrierës së tij më të gjatë se gjysmë shekulli shkruante materiale dhe skeçe, por gjithashtu edhe kompozonte muzikën që shoqëronte materialet e krijuara prej tij, pasi sotëronte dhe luante mjaftë mirë instrumentin e kitarës.

Publiku shqiptar e identifikon artistin me shumë materiale dhe personazhe por ajo çka nuk do të iki kurrë nga memoria e publikut është materiali “Fotografia” e cila mund të konsiderohet edhe si një ndër perlat e humorit dhe estradës shqiptare./ atsh/ KultPlus.com

Dua Lipa dëshiron të bëhet yll i filmave

Këngëtarja e njohur botërore, Dua Lipa, do të dëshironte të bëhet aktore.

25-vjeçarja Lipa e cila me prejardhje është nga Kosova, është e intriguar dhe e emocionuar në lidhje me idenë e ndërtimit të një karriere në film, në bazë të përvojës që ajo e ka fituar nga aktrimi në videoklipet e saja muzikore, por nuk dëshiron që menjëherë të debutojë me një rol protagonist.

E pyetur rreth mundësisë për ta provuar veten në aktrim, Lipa tha: “Mendoj se do të më pëlqente kjo gjë. Aktrimi është definitivisht diçka që do të doja ta eksploroja dhe ta përjetoja, por fillimisht me ndonjë rol të vogël. Ndjej se tani kam vetëbesim më të lartë, ngaqë kam krijuar eksperienca të shumta dhe mendoj se anën kreative të aktrimit e kam zbuluar nga realizimi i videoklipeve muzikore. Prandaj ndihem e intriguar dhe mjaft e emocionuar rreth mundësisë që në një pikë të jetës ta provojë edhe këtë fushë të artit”.

Dua në veçanti e ka shijuar transformimin në videoklipin e saj të fundit, “Love Again”.

“Më ka pëlqyer shumë transformimi në këtë klip, dhe jam argëtuar shumë. Me këtë projekt doja të provoja gjëra të reja. Unë dhe stilisti im, Lorenzo, bashkëpunojmë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe mendoj se kur e krijuam këtë ide, ajo vazhdoi të zhvillohej tutje dhe u shndërrua në diçka që të dyve na pëlqente shumë. Jemi argëtuar shumë gjatë xhirimit të këtij klipi dhe e kam shijuar personazhin që e kam portretizuar”.

Edhe pse aktualisht, ajo po jeton në Los Angeles, Lipa e cila është në lidhje me modelin Anwar Hadid, thotë se nuk përmallohet për vendlindje deri në momentin që prishet moti.

“Është qesharake, sepse kur bie shi në L.A., atëherë unë kam mall për Londrën. Kështu që është në rregull tani, dielli po shkëlqen dhe gjithçka është mire”.

Dhe ylli i hitit “Levitating” gjithmonë mund ta bëjë veten të ndihet më mire, duke u kënaqur me ushqimet e saj të preferuara.

“Rehatinë e preferuar e gjej tek ushqimi. Thjeshtë më pëlqen ta ngushëllojë veten përmes ushqimit. Më pëlqen shumë peshku dhe patatet e skuqura, dhe më pëlqen të ha çipsa. Në fakt më shumë më pëlqejnë produktet e njelmëta. Por, në raste të caktuara kam dëshirë të ha petulla me xhem të mjedrës. Mirëpo varet nga disponimi dhe fakti se çfarë dite kam kaluar”.

Lipa gjithmonë është karakterizuar për zërin e saj unik dhe të shterur, por këngëtarja insiston se kjo nuk ka të bëjë asgjë me shprehitë e këqija.

“Unë gjithnjë e kam pasur një zë paksa të shterur, qysh në moshë të re. nuk vjen si rezultat i pirjes së duhanit. Po bëjë shaka, unë e kam lënë duhanin tash e sa kohë”.

Ylli i hitit “One Kiss” ka deklaruar që mezi prej të kthehet në rrugë me turne, tani që i është dashur t’i shtyjë sërish datat e koncerteve si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Vonesa një vjeçare e turneut e ka bërë atë edhe më emocionues për mua. Jam shumë e gatshme të kthehem në rrugë dhe mezi prej të performoj live para publikut”.

Para pak ditësh, bukuroshja me prejardhje kosovare i informoi fansat për shtyrjen e datave të koncerteve, dhe njëkohësisht u kërkoi atyre t’i ruajnë biletat e blera tashmë, si dhe u premtoi që do të mundohet t’i shtoj edhe disa koncerte në kuadër të turneut të ardhshëm. / Koha.net / KultPlus.com

Julia Roberts dhe Cindy Crawford marrin yjet në Walk Of Fame

Julia Roberts, Cindy Crawford dhe Wendy Williams kanë lënë shenjë në secilën nga industritë ku punuan.

Të enjten tre yjet botërorë u bënë pjesë e listës me 35 persona që do nderohen me yll në Hollywood Walk Of Fame në vitin 2020.

Mes artistëve të tjerë që do nderohen me yll janë Chris Hemsëorth, Christina Applegate, Spike Lee, Laurence Fishburne, Mahershala Ali, Octavai Spencer, Billy Idol, 50 Cent dhe Elvis Costello.

Julia Robert është një nga aktoret më të mëdha të Hollywood, që u ngrit si yll në vitet 1980.

Ajo ka marrë katër nominime për Oskar duke fituar ‘Aktorja më e mirë’ në 2000 për rolin e saj Erin Brockovich.

51 vjeçarja gjithashtu ka fituar tre Golden Globes Awards nga tetë nominime, në një kohë që ishte aktorja më e paguar.

Në të njëjtën kohë që Roberts shkëlqente në ekran, Cindy Crawford u bë ndër supermodelet më të njohura nga sfilatat e saj të shumta dhe daljet në kopertinat e revistave.

53-vjeçarja u bë personalitet i suksesshëm televiziv dhe sipërmarrëse e madhe./Ata.gov.al