Yll Limani risjell këngën ‘Sonte’ të grupit ‘Marigona’ (VIDEO)

Këngëtari Yll Limani ka publikuar sot albumin e tij të ri me titull ‘Tjetër’, përcjell KultPlus.

Në mesin e këngëve të publikuara, Yll Limani ka risjellë edhe këngën ‘Sonte’, një ripërpunim të këngës ikonë të grupit të njohur ‘Marigona’.

Ndërsa këngët që këngëtari ka sjellë në albumin ‘Tjetër’ janë: ‘Eja’, ‘Tuat’, ‘Gjuje’, ‘Nuk po ecë’, ‘Ndjenjë’, ‘Kanë me t’u kujtu’, ‘Mos harro’, ‘Borxhi’, ‘Injoro’, ‘Mos prit’, ‘Kqyrëm tu shku’./KultPlus.com

Në vijim KultPlus ua sjell likun e këngës ‘Sonte’:

Në qiellin e Parkut Gërmia mbrëmë munguan yjet, kishin zbritur në skenën e ‘Sunny Hill’

Era Berisha

Mbrëmë, festivali më i madh në vend, “Sunny Hill” ka futur rrënjët në qytetin e Prishtinës. Më shumë se 25 mijë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës kanë pushtuar ambientin në Parkun Gërmia. E krejt kjo për të dëgjuar, shikuar e admiruar secilin artist që ka shkelur skenën me një qëllim të vetëm, e ajo është rrëmbimi i zemrave të gjithsecilit në publik, shkruan KultPlus.

Nuk është dashur shumë kohë që mesdita të jetë koha kur publiku të krijojë radhë të gjata për të hyrë brenda. E as për të zënë vendin e tyre aty mu afër skenës, në një pozicion të favorshëm për të qenë sa më afër këngëtarëve të tyre të preferuar. Një rrugë e gjatë dhe e ngushtë është shndërruar mbrëmë në një “oqean” që e kanë parë veç artistët mbi skenë, e kjo si pasojë e një tubimi që fundi nuk i shihej aspak.

Ylli i botës, Dua Lipa, ishte artistja që ka kryesuar natën e parë të festivalit. Me një veshje elegante, sharmi i saj u dallua qysh kur këmba e saj preki skenën. Ndërsa, brohoritjet lakoheshin në vazhdimësi pa ndalë, ajo nisi interpretimin me këngën “Physical”, një performancë që i la pa fjalë të gjithë. E njashtu ishin edhe gjithë interpretimet e tjera që kanë dalë përtej imagjinatës të çdo kujt.

Duke nisur qysh nga skena që këtë vit është në një avancim të shtuar, reflektorët që posaçëm kanë ndërruar formë e ngjyrë sipas agjendës, koreografia e suksesshme e Lipës në përputhje me valltarët e tjerë si dhe prezenca e saj skenike, ka bërë që pritshmëritë e audiencës të tejkalohen krejt lehtazi.

Nga kënga në këngë e nga çasti në çast, performanca e saj magjike ka krijuar një atmosferë që ka ndezur shpirtrat e pranishëm. Kjo dallohej më së miri edhe atëherë kur ndërveprimet e Lipës me publikun mirëkuptoheshin në sekondë.

“Është një ëndërr shumë e madhe për mua për të qenë këtu sonte e për tu munduar që të krijoj një festival kështu me familjen time, me shokët e mi dhe krejt këta njerëz që janë këtu në skenë me mua. Faleminderit shumë që e bëtë këtë natë kaq speciale për mua. Faleminderit edhe gjithë atyre që kanë ardhur në Prishtinën e bukur, për të përjetuar artin, muzikën, kulturën, kreativitetin, energjinë. Kjo do të thotë bota për mua”, ka thënë Lipa pak para se kënga “Be the one” të gjente fillimin.

Në këtë natë nuk kanë munguar as disa nga hitet më të njohura të Lipës, përfshirë këtu edhe disa nga këngët e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, album ky që mbrëmë ka shfaqur sensualitetin, bukurinë dhe veçantinë e Lipës. Ajo kokë e këmbë ka dhënë shpirtin e saj, ndërsa publiku ia kthyer me të njëjtën mënyrë.

Nata e parë e “Sunny Hill” ka sjellë edhe artistë të tjerë që publiku shqiptar, dhe jo vetëm, i do aq shumë. Ishin: Galoski, Sahati, Art Lokaj&Eros, Jimpong&Friends, Sancet, grupi kosovar “SYTË”, Kida, Yll Limani si dhe Elvana Gjata.

Secili nga këta artistë ka krijuar mbrëmë një atmosferë që jehoi përtej Parku Gërmia. Zërat e tyre diversiv, stili i tyre aq unik si dhe ngrohtësia që përçuan ata në publik është thjesht “jashtë” kësaj bote. Në qoftë se shikoje lart atëherë do të vërehej dukshëm mungesa e prezencës së yjeve, kjo për shkak se “yjet” e vërtetë kishin zbritur mbrëmë mbi skenë.

Ndërkaq, sonte duke filluar nga ora 14:00 në skenë do të ngjitën artistët si: Jimpong&Friends, Edon, Yon Idy, “ZWADA”, La Fazani, Emir Taha, Onat, Cozman, Ghetto Geasy, Azet & Zuna, Dhurata Dora, Mahmood dhe J Balvin është këngëtari që do kryesojë natën e dytë të “Sunny Hill Festival”. / KultPlus.com

Yll Limani paralajmëron një këngë të re në bashkëpunim me Ledri Vulën (FOTO)

Këngëtari i mirënjohur i estradës së Kosovës, Yll Limani, paralajmëron se së shpejti do të publikojë një këngë me Ledri Vulën, shkruan KultPlus.

Derisa Vula po feston ditëlindjen e tij, Ylli ka uruar atë duke publikuar një “screenshot” ku shihet edhe kënga e tyre e cila mbanë emrin “Tonat”.

“Urime ditëlindja Ledri Vula ishalla edhe 100 tjera me tonat tonat tonat tonat të mirat. Shihemi sëëë shpeeeejti”, ka shkruar ai.

Ylli, i cili ka bërë disa bashkëpunime së fundmi, po vazhdon që të kryesojë toplistat. /KultPlus.com

Yll Limani me stilin e tij unik sjellë këngën e re “9” (VIDEO)

Këngëtari i dashur për publikun, Yll Limani, ka publikuar këngën e tij të re me titull “9”, shkruan KultPlus.

I njohur për stilin e tij unik dhe shumë të veçantë, Limani ka publikuar këngën e tij që pritet të jetë hiti i radhës.

Ky pritet të jetë vetëm një nga hitet e shumtë që do t’i sjellë këngëtari për stinën e verës. /KultPlus.com

“Lëshoja Zanin”, albumi i veçantë i Yll Limanit (VIDEO)

Një ndër artistët më të dashur për publikun, Yll Limani ka publikuar albumin e tij më të ri të titulluar “Lëshoja Zanin”, shkruan KultPlus.

Albumi është një “EP” që përbëhet nga pesë këngë që i këndojnë dashurisë.

“Gënjeshtare”, “Qaj”, “Vonë”,  “Çka Nëse” si dhe “Lëshoja Zanin” janë vargje të frymëzuara nga një histori personale dashurie e këngëtarit.

Ylli edhe kësaj radhe ka dëshmuar që përkushtimi i madh në atë që bën sjell rezultate të tilla. Këngë të thurura me plot ndjenja që jo lehtë mund të harrohen.

Andaj, jo rastësisht, albumi është mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për 24 orë ka arritur të grumbullojë rreth 1.1 milionë shikime në YouTube.

Për realizimin e këtij projekti të madh janë përfshirë një numër i madh njerëzish të cilët Ylli i ka falënderuar publikisht e sidomos menaxherin e tij Bonart Ajvazi. /KultPlus.com

‘Lamtumirë po m’thu, po si mundesh me shku e me m’harru?!’ (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare e njohur për vokalin e saj tejet të veçantë, ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin ”Ke me mungu”. Bëhet fjalë për Arilena Arën, e cila para publikut gjithmonë vjen me balada të fuqishme që jetësohen përmes zërit të saj të fuqishëm, shkruan KultPlus.

Teksti i ”Ke me mungu” është shkruar nga artisti dhe kant-autori nga Prishtina, Yll Limani. Ndërkaq, teksti i këngës flet për një dashuri të humbur.

Bashkangjitur gjeni videoklipin dhe tekstin e këngës.

Ke me mungu

Kur do të shoh e nuk do mund të flas
Kur numrin tënd nuk mund ta thërras
Nuk do jesh këtu me ma hek mërzinë
Me fol për ëndrra e me bo dashni
Në çdo sekond më kujtohesh ti
Po largohesh…

Pse nuk po rrin kur edhe unë kam me t’mungu?

A nuk dhash gjithçka?
A nuk dita me dasht?
A nuk dita me t’mbajtë?
Lamtumirë po m’thu
Po si mundesh me shku e me m’harru?

Ke me mungu
Ke me mungu

Do jetë dimri më i ftohtë
Do jetë viti më i gjatë
Do ta mbush këtë dhomë me lot
Do fundosem pak nga pak
Do largohem nga këtu
Do shkoj ku s’më njeh njeri
Këtë qytet pa ty s’e dua
Në çdo vend m’kujtohesh ti

Pse nuk po rrin kur edhe unë kam me t’mungu?

A nuk dhash gjithçka?
A nuk dita me dasht?
A nuk dita me t’mbajtë?
Lamtumirë po m’thu
Po si mundesh me shku e me m’harru?

Ke me mungu
Ke me mungu.
/ KultPlus.com

Publikohet kënga e re e Elvana Gjatës dhe Yll Limanit (VIDEO)

Këngëtarët e njohur shqiptar, Elvana Gjata dhe Yll Limani sapo kanë lansuar projektin më të ri muzikor të titulluar ‘E di x Marre’, shkruan KultPlus.

Ky projekt ngërthen në vete dy këngë të cilat gërshetohen në një dhe vijnë në forma e klipe krejtësisht ndryshe nga njëra tjetra. Dy këngët e titulluara quhen ‘E di’ dhe ‘Marre’. Kënga deri më tani ka arrirë mbi 50,000 mijë klikime.

Më poshtë gjeni informacionet mbi dy këngët e krijuara:

” E di”

Produced by Fatjon Miftari

Music: Fatjon Miftari, Yll Limani, Elvana Gjata

Lyrics: Yll Limani, Elvana Gjata

Mix & Master by Lex Barkey

Concept & Directed by: Dina Morina & Mjellma Istrefi

Cinematographer:Petrit Ukehajdaraj

Editor:Liridon Metushi

Colour Grading: Agon Nushi

“Marre”

Produced by Fatjon Miftari & Andy Gramm

Music: Yll Limani, Elvana Gjata

Lyrics: Yll Limani, Elvana Gjata

Mix & Master by Lex Barkey

Concept & Directed by: Dina Morina & Mjellma Istrefi

Cinematographer:Petrit Ukehajdaraj

Editor:Liridon Metushi

Colour Grading: Agon Nushi

Ndërsa, poshtë gjeni linkun e videoklipit: / KultPlus.com

Sot Elvana Gjata dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e parë të tyre

Sot këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata dhe ai nga Kosova, Yll Limani, do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur Elvana përmes rrjeteve sociale.

Ky do të jetë bashkëpunimi i dytë me radhë i Elvanës për këtë verë, pas bashkëpunimit të paralajmëruar mes saj, këngëtares së famshme rumune Inna dhe producentit të famshëm rumun Sickotoy. / KultPlus.com

Yll Limani lanson këngën ”A ki me rrejt” (VIDEO)

Yll Limani, këngëtari i cili tashmë njihet për tekstet e tij që zakonisht përçojnë mesazhe, sot ka lansuar këngën e tij më të re ”A ki me rrejt”, shkruan KultPlus.

Edhe kësaj radhe, teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtari dhe përpos që kënga është pëlqyer shumë nga adhuruesit e Limanit, ajo çfarë e bëri më të veçantë këngën është edhe videoklipi i realizuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Videoklipi është punuar nga ”Wonder” dhe Andi Gola e Yllka Mustafa.

Bashkangjitur gjeni videon e këngës. / KultPlus.com

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani publikojnë këngën “Mos shko”

Ditë më parë Dafina Zeqiri dhe Ylli  Limani kishin paralajmëruar se po sillnin diçka të re për publikun. Sot ata kanë publikuar këngën ‘Mos Shko’, që morri një numër të madh të shikimeve që në minutat e para të lasnimit të saj, shkruan KultPlus.

Prodhuar nga Moneyz, për melodinë dhe muzikën u përkujdes vetë Dafina Zeqiri këngën mund ta dëgjoni duke klikuar linkun e mëposhtëm./KultPlus.com

“Kohë e gjatë pa u parë”, Yll Limani ritakohet me Dua Lipën

Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit “Sunny Hill 2019”.

Shumë artistë të njohur u ngjitën në skenën e madhe të festivalit, gjersa e fundit që u prezantua ishte ylli me famë botërore, Miley Cyrus.

Ndërkohë, artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ishte gjithashtu prezente në tribunën VIP, nga ku ka ndjekur bashkë me familjarët performancat e kolegëve të saj.

Ajo ka pasur rastin që edhe të takohet me disa prej tyre, e një ndër ta ka qenë edhe këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani.

Ky i fundit ka realizuar fotografi me Duan, të cilën më pas e ka publikuar në InstaStory, ndërsa duket mjaft i buzëqeshur teksa ka pasur fatin të takohet me të.

“Kohë e gjatë pa u parë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, me çka ka lënë të kuptohet se vite më parë është takuar edhe herë të tjera me këngëtaren e njohur.

Dua përndryshe do të qëndrojë në Kosovë edhe për dy netët e tjera të festivalit. /Telegrafi/ KultPlus.com

Yll Limani lanson projektin e ri (VIDEO)

“Nuk po kalojka” është titulli i këngës më të re të Yll Limanit, të cilën e ka publikuar me videoklip.

Çifti i njohur, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, qëndrojnë prapa kësaj kënge, të cilës ia kanë bërë muzikën, respektivisht e kanë shkruar tekstin.

Sa i përket produksionit dhe orkestrimit, është kujdesur Darko Dimitrov.

“Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, faleminderit për këtë këngë të shpirtit. Darko Dimitrov faleminderit për punën dhe durimin tënd”, ka shkruar Ylli në një postim në Instagram.

Për anën vizuale të këtij projekti është angazhuar produksioni Imagine Films. / KultPlus.com

Cila është kënga më e mirë në albumin e ri të Tunës?

Këngëtarja Altuna Sejdiu – Tuna mbrëmë ka nxjerrë në Youtube albumin e saj të ri të vizualizuar, me të gjitha krijimet e saj.

Bashkëpunimet e Tunës erdhën me Yll Limanin, me Armend Rexhepagiqin, ndërsa për tekste është përkujdesur Aida Baraku dhe Ylli në disa raste.

Komentuesit mbrëmë janë gëzuar me rikthimin e Tunës, madje në një formë tjetër dhe me këngë më ndryshe se herët e kaluara.

Ka nisur me “Tani mke zemër” dhe ka vazhduar me bashkëpunimin me Armend Rexhepagiqin – Harrova, ndërsa janë në Youtube tanimë edhe këngët tjera nga albumi FORTUNA, përfshirë këtu ‘Plagë’ dhe ‘Dreqi e marrtë’.

Të shumta janë komentet pozitive për rikthimin e Tunës në skenë me këtë frekuencë muzikore, dhe me këtë stil që duket një Tuna më e qetë dhe më pak rebele se herëve tjera. / KultPlus.com

“Autumn leaves” bashkon Cricketin dhe Yll Limanin (VIDEO)

Cricketi dhe Yll Limani kanë bashkuar forcat për projektin më të ri.

“Autumn leaves” titullohet kënga që ka bashkuar producentin me këngëtarin e njohur.

Menjëherë pas publikimit kjo këngë ka marrë pëlqime të shumta dhe është vlerësuar nga fansat si një këngë që të rrëmben menjëherë.

Pak ditë më parë Limani publikoi edhe bashkëpunimin me Majkin. /KultPlus.com

Këta janë dy fëmijët kosovarë që do të sfidohen në Festivalin për Fëmijë të RTSH-së

KultPlus ka raportuar ditë më herët për këngët që do të prezantohen në Festivalin për Fëmijë të RTSH-së, këngë që janë punuar nga kompozitori Florent Boshnjaku, kurse tekstet e këngëve janë shkruar nga Yll Limani, shkruan KultPlus.

Kompozitori i këtyre dy këngëve sapo ka plasuar në rrjete sociale edhe fotografinë me të dy fëmijët, duke i bashkëngjitë edhe këtë dedikim:

Me dy zemra te vogla , Jana Shala dhe Auron Ismaili do te marrin pjese ne festivalin e RTSh per femije (festival i cili dergon kengen fituese per ne Junior Eurosong ) po na mungon edhe Yll Limani i cili ka shkruar tekstet e bukura per te dy kenget . Suksese Jana dhe Auron./KultPlus.com