Poezi nga Yllka Shehu.
Ti që n’rrugën tande
jam nis
Bamu hanë n’pikë të natës
E bamu dielli me m’dhan dritë.
Mos m’le vet,
Kur asni fjalë s’muj me
e than’
Bamu zani i zanit tem
Lot e syve t’mi kur kjajn.
Mos m’le vet,
N’kit rrugë t’ashkut pa
nisje e skaj
Në u rrxofsha me dhjetna herë
Kqyrma zemrën mos m’kqyr n’faj.
Mos m’le vet,
Se kjo dynja thojka
asht’ çmen’
Ai qi flet me trenafilin
Flas me Ty, çka mduhen ment’.
Mos m’le vet,
Se unë po t’lypi mi kit
dynja
Bamu gur, lule a insan
Banu soll Ti kta sy me pa.
Mos m’le vet,
Qiell e Tokë spo t’zajkan Ty
Pa m’kallzo pash kit gjithsi
Nji kit zemër si bane me hy? /KultPlus.com