Mbahet akademia përkujtimore kushtuar Ymer Rizës në 60 vjetorin e vdekjes

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka organizuar akademinë përkujtimore “Ymer Riza jeta dhe vepra” në shënim të 60 vjetorit të vdekjes, shkruan KultPlus.

Në këtë Akademi Dr.sci Behar Arllati – etnomuzikolog enkas për këtë ngjarje, përgatiti kumtesen “Ymer Riza si identitet muzikor i Gjakovës dhe fonografimet e para shqiptare në Kosovë” si dhe Behxhet Gola përgatiti kumtesen “Ymer Riza: Artist dhe Humanist i madh”.

Gjithashtu, u shfaq edhe dokumentari:” Gjurmëve të Ymer Rizes!” i autorit Demokrat A. Zhubi, ndërsa Grupi “Hadi Bajrami” realizoi një program muzikor me këngë të shoqërisë së Ymer Rizës.

E gjithë kjo akademi përkujtimore nisi nga ora 18:00 në Gjakovë, konkretisht në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”. / KultPlus.com

Sot mbahet akademia përkujtimore kushtuar Ymer Rizës në 60 vjetorin e vdekjes

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” do të organizojë akademinë përkujtimore “Ymer Riza jeta dhe vepra” në shënim të 60 vjetorit të vdekjes, shkruan KultPlus.

Në këtë Akademi Dr.sci Behar Arllati –etnomuzikolog enkas për këtë ngjarje ka përgatitur kumtesen “Ymer Riza si identitet muzikor i Gjakovës dhe fonografimet e para shqiptare në Kosovë” si dhe Behxhet Gola që ka përgatitur kumtesen “Ymer Riza: Artist dhe Humanist i madh”.

Gjithashtu, aty do të shfaqet edhe dokumentari:” Gjurmëve të Ymer Rizes!” i autorit Demokrat A. ZHUBI ndërsa Grupi “Hadi Bajrami”- do të realizojë një program muzikor me këngë të shoqërisë së Ymer Rizës!

E gjithë kjo akademi përkujtimore do të marrë pjesë të premtën me fillim nga ora 18:00 në Gjakovë, konkretisht në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”. /KultPlus.com

No description available.

‘More e kam pasë nji jaran të vjetër, sevdali shoq si gjindet tjetër’

Sonte KultPlus ju sjell këngën ‘More e kam pasë një jaran të vjetër’ të intepretuar nga zëri i paharrueshëm i Qamilit të Vogël, këngë kjo që i ështe kushtuar Ymer Rizës, shkruan KultPlus.

Qamili i Vogël ka një bagazh të madh në skenën muzikore, duke mbetur kështu njëri ndër zërat më të paharrueshëm të skenës sonë muzikore.

Qamili i Vogël i takoi plejadës së parë të këngëtarëve popullorë kosovarë të pasluftës , siç janë : Zyhra Mula, Meserete Çavolli, Mazllom Mejzini, Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja, Hivzi Vokshi, Xhejlani Broçi, Adem Ejupi , Lilijana Çavolli, Muhamet Shala, Shahindere Bërlajolli, Qerimane Imami, Myrvete Fetahu, Gonxhe Gashi, Lajde Berisha, Behixhe Pakashtica , Anton Tomi , Gonxhe Manaku , Ismet Veseli, Rexhep Zajazi e shumë të tjerë.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës. / KultPlus.com

More e kam pasë nji jaran të vjetër
Sevdali, shoq si gjindet tjetër.
Me sharkijen o plakë
Zemrën ma digj’te flakë, hej, hej
Zemrën ma digj’te flakë.
More ata gishta prej qelibari
O tuj lodru’ fort t’ushtojke zani
Vallen o sevdali.
Zemrën ma ke shkri, hej, hej
Zemrën o ma ke shkri!
Ani moj sharkia me dymbëdhet tela
More s’ka kush t’bjen ty si hera tjera!
Mallin o me na hjekë
O se pa ty o kem mbetë, hej, hej
Mjeshtri o ty t’ka vdekë.
Ani unë këtë kangë po ta qes Ymer Riza
qe ta ndin more te gjithë shoqnia ,
Mallin o me na hjekë ,
Se pa ty o kem mbet. / KultPlus.com