Ambasadorja Kim i bashkohet fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë Yuri Kim iu bashkua grave aktiviste, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve qeveritare dhe ambasadorëve të tjerë për të përmbyllur 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe për shfaqjen e nismës “Off Violence, Power On” të udhëhequr nga BashArt.

Artistë shqiptarë krijuan murale në 14 bashki në mbarë vendin me mesazhe që dënojnë dhunën dhe nxisin barazinë gjinore.

Ambasada e SHBA mbështeti me krenari muralen e Elbasanit, në të cilën citohet “Një grua e mençur nuk dëshiron të jetë armike e askujt; një grua e mençur nuk pranon të jetë viktimë e askujt”, nga poetja amerikane Maya Angelou.

Gjatë aktivitetit, u ekspozuan postera me të 14 muralet nga e gjithë Shqipëria. /atsh /KultPlus.com

Ambasadorja amerikane: Xhubleta një nga veshjet më të bukura në botë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas lajmit se xhubleta është shqiptare është regjistruar në UNESCO.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Yuri Kim uron ministren e kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, ndërsa thotë se xhubleta shqiptare është një fustanet më të bukur në botë.

“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime Elva Margariti”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Veshja shqiptare katër mijë vjeçare, xhubleta është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cilësoi si dhuratë për 110-vjetorin e pavarësisë.

Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u dorëzua në UNESCO vitin e kaluar, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste. / KultPlus.com

1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët në ShBA

1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara, përcjell KultPlus.

Ambasadorja, Yuri Kim, përshëndeti aplikanten e parë shqiptare të cilës edhe iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet

Vizat turistike dhe të biznesit do të zgjaten nga 3 vjet në 10, pra, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032.

Vlefshmëria e vizave për 10 vjet u bë pikërisht në 100 vjetorin e miqësisë mes SHBA-së dhe Shqipërisë. /KultPlus.com

Zgjatet vlefshmëria e një vize në SHBA nga 3 deri në 10 vjet për shqiptarët

Viti 2022 shënon 100 vjet marrëdhënie mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Në nder të këtij 100 vjetori, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë të ditur se vlefshmëria e vizave për shqiptarët nga tre vjet sa ka qenë maksimumi do të shkojë deri në 10 vjet.

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatuar vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtete e Bashkuara”, ka thënë ambasadorja Kim.

Shqiptarët tani do të mund që përmes vizave turistike ose ato të biznesit, të posedohen me vizë 10 vjeçare në ShBA. /KultPlus.com

‘Krah për krah’, Shqipëria dhe Amerika festojnë 100 vjetorin e bashkëpunimit

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikën festojnë 100 vjetorin e marrëdhënieve në këtë vit, shkruan KultPlus.

Përmes një llogoje të dizajnuar, paraqiten flamujt e të dyja shteteve në numrin 100, i cili ka gjithashtu të përfshirë edhe shenjën “pa kufi”.

“Krah për krah”, ishte mesazhi kryesor i ambasadores së SHBA-së Yuri Kim.

Kjo logo do të përdoret përgjatë gjithë vitit kalendarik, si një arritje shumë eë rëndësishme.

“Edhe 100 vjet të tjera ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ecin përpara së bashku!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Tiranë. /KultPlus.com

Yuri Kim uron në shqip: Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka uruar në shqip Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Kim ka ndarë foto në rrjetet sociale nga atmosfera festive në ambasadë ku ka bashkangjitur urimin në shqip dhe anglisht.

“Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Wishing you and your family a wonderful Christmas and a Happy New Year”, shkruan Yuri Kim. /KultPlus.com

E quajti “kineze”, Yuri Kim replikon me ndjekësin dhe e fton për kafe

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është përfshirë në një replikë të pazakontë në rrjetet sociale me një komentues, i cili e ka etiketuar atë si ‘kineze’.

Yuri Kim postoi një ditë më parë një foto me këngëtaren Ermira Babaliu në qytetin e Pogradecit, ndërkohë që një prej ndjekësve të saj në Instagram ka shkruar për dashurinë “shqiptaro-kineze”. ‘Dashuria Shqiptaro-Kineze është një histori e vjetër dhe e bukur”, shkruan komentuesi në “Instagram”.

Nga ana tjetër, Ambasadorja e SHBA-ve, i ka kthyer përgjigje ndjekësit, madje ka shkuar më tej duke e ftuar atë për një bisedë në zyrën e ambasadës Amerikane. Në mesazh, Kim thekson se do e sqaronte ndjekësin për Kombin e saj, ndërkohë që ai duhet t’i tregonte pse mendonte se ajo ishte ‘kineze’.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, shkruan në replikë ambasadorja. Pas ftesës për një kafe dhe një bisedë në ambasadë, komentuesi e ka konsideruar vetën si njeriun më me fat në Shqipëri.

“Jam njeriu më me fat në Shqipëri! Askush nuk ka marrë një ftesë publike nga Ambasada Amerikane për një kafe dhe një bisedë të sinqertë! Unë e vlerësoj shumë ftesën tuaj zonjë, ne do të flasim për kulturat tona dhe të tjera. Zoti bekoftë Amerikën.”, shkruan komentuesi. / Mapo / KultPlus.com

Ambasadorja Kim viziton muzeun “Shtëpia me gjethe”

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve ka vizituar muzeun “Shtëpia me gjethe”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila ka publikuar dhe foto nga vizita e ambasadores në këtë muze.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vizitoi Muzeun “Shtëpia me gjethe”. Këtë dëshmi të së shkuarës sonë jo fort të largët, kur të gjithë ishim të përgjuar. Ishte kënaqësi ta shoqëroja në këtë rrugëtim, së bashku me drejtoren e Muzeut, Etleva Demollari, për të treguar jo vetëm ç’ka ishim, por mbi të gjitha atë që duam të jemi!”, shprehet Margariti.

Ky muze shpalosë njëherësh pamje të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat, mendjet dhe shpirtrat e njerëzve.

Përgjime, kontrolle, spiunime… që kanë sjellë arrestime, internime, tortura, dënime të rënda për shumë e shumë njerëz të pafajshëm… Atyre u kushtohet ky muze…

E konceptuar në 9 seksione, “Shtëpia me gjethe” përbëhet nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë./atsh/ KultPlus.com

Yuri Kim për Skënderbeun: Për guximin e tij është nderuar në të gjithë botën

6 maji është dita e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili për herë të parë e pa dritën e diellit në vitin e largët 1405.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në rrjete sociale statujën e tij në Michigan, teksa i uron ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë.

Ajo shkruan se ai e mbrojti me çdo kush popullin e tij dhe për guximin e pashoq u nderua në të gjithë botën, madje edhe në SHBA.“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405. Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan. Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”/ KultPlus.com

Ambasadorja Kim: E gjithë bota duhet të mësojë nga harmonia fetare në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një fotografi ku ndodhet së bashku me liderë të ndryshëm religjiozë, ku si urim për Pashkët ka evidentuar harmoninë fetare në vend, një standard që sipas saj duhet të ndjekë e gjithë bota.

“Çfarë kënaqësie të takosh aq shumë miq gjatë vizitës të komunitetit evangjelik këto Pashkë. Një nga gjërat që dashuroj dhe admiroj aq shumë për Shqipërinë është tradita e harmonisë (që nuk është vetëm tolerancë) midis grupeve religjioze”, thekson Kim, transmeton KultPlus.

Sipas saj, kjo është diçka që bota duhet të mësojë nga Shqipëria. ”Aktet e juaja të respektit dhe mirësisë për grupet e ndryshme i jep secilit shpresë, që është mesazhi i vërtetë i kësaj kohe”, ka theksuar tutje ajo. / KultPlus.com